Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eliza Dushku

Shko poshtė

Eliza Dushku Empty Eliza Dushku

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 14, 2008 9:26 pm

Eliza Dushku Eliza_dushku_05

Kush eshte…

Eliza Patrica Dushku ka lindur nė 30 dhjetor 1980 ne Boston, ajo eshte rritur ne Masacustet. Ajo ka lindur nga nje
baba me origjine shqiptare dhe nga nje nene daneze. Ne moshen 12-vjecare, ajo ben hyrjen e saj ne kinema. Eliza Dushku eshte zbuluar pas pese muajsh kerkime neper Shtetet e Bashkuara per te luajtur rolin e Alice perbri Juliette Leeis ne filmin !Ate nate. Ka luajtur ne shume filma me aktor te medhenj si Robert De Niro, Ellen Barkin, Leonardo diCaprio, Xhim Belushi. Eliza ka studiuar pėr piano, bateri dhe balet. Por ajo do tė bjere ne sy pikerisht ne filmin (True Lies) ku luan perkrah aktorit Arnold Shvazeneger, atehere kur ishte vetėm 14 vjeē. Ndersa ne moshen 18-vjecare ajo eshte nje yll i ekranit te madh dhe i propozohet roli i Faith ne seri !Buffy kunder vampireve!. Fillimisht ajo do te merrte pjese ne pese episode, por producentja vendosi qe serite te zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin (bad girl).


E liza e ka nisur karrieren e saj ne nje teater te vogel per femije dhe gjate kesaj kohe ajo shperblehet per performancen e saj. Pikerisht ne vitin 1993, ajo luan nė filmin This boy’s Life, se bashku me Di Caprion, emri i tė cilit ende nuk ishte bere i njohur. Qe nga mosha 14 deri ne 16 vjec, ka qene e lidhur me prindrit. Edhe pse ne moshe te vogel dhe me ligje shume strikte lidhur me oret e punes per nje te mitur, ajo kishte marre pelqimin e prinderve. Ndersa kur kishte nisur xhirimin e filmit Buffy kunder vampireve, ende nuk kishte mbushur 18 vjec, Eliza mori nje autorizim te vecante qe i lejonte qe te xhironte gjate nates. Qe nga ajo kohe shqiptaro-danezja, mori pjese ne serine. Engjell. Filmi Kthese e gabuar, hedh hapa ne natyren tradicionale te filmave horror klasik te viteve 70. Eliza Dushku, si protagoniste ne kete film vjen me nje paraqitje e cila reflekton origjinen e saj shqiptare. Ne foton qendrore te filmit si dhe ne foto tė shkeputura nga pjeset e filmuara, Eliza Dushku shfaqet me shqiponjen shqiptare me dy koke.Nena dhe babai i saj jane profesore ne universitetin e Bostonit dhe ka edhe tre vellezer me te medhenj. Karriera e saj nisi kur ishte 10 vjec. Vellai i Elizes bente nje audicion per nje reklame dhe ajo vendosi qe ta shoqeronte. Agjenti i te vėllait, pranoi qe te kujdesej edhe pe
r Elizen. Gjate kohes qe ishte ne lice, ajo e le per pak karrieren e saj per t’u marre me mesimet. Fale perkushtimit dhe notave te mira pranohet ne Universitetin e Bostonit dhe ne Universitetin Xhorxh Uashington. Eliza nuk kishte nevoje qe te bente pune te vogla pasi qe ne femijeri fitonte para me xhirimin e filmave. Eliza ashtu si gjithe familja e saj eshte shume e ekuilibruar. Edhe pse e zene me pune, ajo gjen gjithnje kohe per te dhene autografe apo per te marre pjese ne vepra bamiresie. Ajo tashme banon ne Los Anxhelos se bashku me vellane e saj me i madh, Nate, edhe ai aktor, drejt rruges per t’u bere i famshem. Ne shtepi Eliza ka nje qen te rraces berger gjerman qe quhet Korbit dhe pese peshq te vegjel. Ne moshe te vogel ajo ka mesuar edhe gjuhen e shurdh-memeceve. Ngjyra e saj e preferuar eshte e zeza dhe pelqen sportin e hokeit ne akull. Kohen e lire zakonisht preferon qe ta kaloje me familjen e saj. Pelqen teatrin dhe kercimin. Grupi i saj i preferuar eshte Beastie Boys.

A e dini se

E liza eshte 1.65 cm e gjate. Kur ka luajtur ne filmin True Lies, nder te tjera edhe me aktoren Jamie Lee Curtis, larg shtepise, ajo ka fjetur ne shtepine e aktores se famshme, ne nje krevat me te gjitha kafshet qe Curtis mbante ne shtepi. Madje Eliza deklaroi se Jamie kishte qene si nje nene per te. Kur ishte me e re, profesoret dhe shoket e saj, e ngacmonin kur merrte pjese ne filma. Por kur ajo xhiroi nje film me Leonardo Di Caprion, ky i fundit e mesoi se si ti trajtonte kėto lloj problemesh dhe te mos ta vriste mendjen per ngacmimet e vogla te liceut. Tatuazhi qe ajo kishte ne krah kur luante ne rolin e Faith, ka qene fals dhe Eliza e mbante ate edhe kur dilte ne publik

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi