Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekstremistet mbildhen ne Athine, per autonomi

Shko poshtė

Ekstremistet mbildhen ne Athine, per autonomi Empty Ekstremistet mbildhen ne Athine, per autonomi

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 14, 2008 9:29 pm

Ekstremistėt grekė qė veprojnė nė Shqipėri nuk ndalen ende nė qėllimet e tyre antishqiptare. Pėr kėtė arsye, sot nė Athinė tė Greqisė, nė njė kohė kur situata nė kryeqytetin helen ėshtė ende e tensionuar, ...
... shoqata ekstremiste, qė bashkėjetojnė me tezėn e vjetėr tė Vorio-Epirit, do tė organizojnė njė takim tė pėrbashkėt. Nė njė njoftim tė shoqatės OMONIA, bėhet e ditur se nė kėtė takim, pėrveē shumė antishqiptarėve, do tė jenė tė pranishėm edhe rebeli Vasil Bollano, i njohur si sfidues i ligjeve shqiptare, dhe kryetari i PBDNJ-sė Vangjel Dule, partia e sė cilit ėshtė pjesė e qeverisė.

“Temė e kėtij aktiviteti do tė jenė tė gjitha problematikat qė shqetėsojnė vorio-epirotasit”. “Tė dielėn, nė takimin e OMONIA-s me shtetasit shqiptarė me origjinė greke, pritet tė merren vendime tė rėndėsishme me ecurinė e 6 pikave tė propozuara nė memorandumin drejtuar komisionit tė mbrojtjes dhe ēėshtjeve tė brendshme tė Parlamentit grek”, - shkruhet ndėr tė tjerash, nė reagimin e shoqatave me frymė greke, tė kryesuar nga shoqata e Vasil Bollanos, OMONIA.

“OMONIA mbėshtet rrugėn e Shqipėrisė drejt Evropės. Por, nėnshkrimi i MSA-sė duhet tė kryhet pasi tė plotėsohen gjashtė kushtet”-shkruhet mė tej, duke i vėnė kushte tė forta Tiranės zyrtare, pėr tė plotėsuar kėrkesat e kėsaj pakice nė Shqipėri, shumica prej tė cilėve tė blerė nga Athina. Por nuk ndalen me kaq, kėto shoqata kėrkojnė edhe autonominė e Vorio-Epirit, i cili nuk ka ekzistuar ndonjėherė.

Gjithashtu ata etiketojnė si “kriminale” apelin e deputetit Spartak Ngjela pėr tė ndjekur penalisht kreun e OMONIA-s, Vasil Bollano. Reagimi erdhi menjėherė pas reaksionit tė fortė qė prodhoi nė Tiranė, memorandumi i organizatės sė minoritetit grek drejtuar Athinės zyrtare, nė lidhje me kushtet qė duhet tė plotėsojė Shqipėria para se Greqia tė ratifikojė Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit. “Kryeministri i Shqipėrisė, para se ta cilėsonte memorandumin si ‘klithmė ekstremistėsh’, duhet tė jepte sqarime pėr njė sėrė ngjarjesh tė rėnda tė dhunimit tė lirive e tė drejtave tė minoritetit grek, siē ėshtė rasti arbitrar i grabitjes sė pronave tė grekėve tė Nivicės nga njė trust shqiptar, pėr interes tė tij”, - thuhet nė kėtė komunikatė.

Nė deklaratė gjithashtu i jepet njė “pėrgjigje” edhe reagimit zyrtar tė qeverisė greke, qė nėpėrmjet zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Jashtme, Jorgos Kumucakos u shpreh se, “Greqia nuk do tė ndikohet nga pretendimet absurde, por ne sė shpejti do tė firmosim ratifikimin MSA-sė sė Shqipėrisė me BE-nė”. “Qeveria e lodhur e Karamanlisit mund ta quajė tė mbyllur ēėshtjen Vorio-Epirote, por nuk e quajnė tė tillė banorėt e Vorio-Epirit, dhe Shqipėria do tė bėhet mė e shėndetshme nga implementimi i 6 pikave qė pėrmenden nė memorandum”, - citojmė nga kjo deklaratė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ekstremistet mbildhen ne Athine, per autonomi Empty Re: Ekstremistet mbildhen ne Athine, per autonomi

Mesazh nga bledikorcari Mon Dec 15, 2008 10:38 pm

kur te shikojne majen e veshit apo mamate nuse atehere do behet vorio preshi i pavarur apo autonom.
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Ekstremistet mbildhen ne Athine, per autonomi N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi