Greqia, leje speciale emigrantėve pėr festat e fundvitit

Shko poshtė

default Greqia, leje speciale emigrantėve pėr festat e fundvitit

Mesazh nga ALbo prej Mon Dec 15, 2008 10:39 pm

Tė gjithė emigrantėt shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi mund tė vijnė nė atdhe pėr festat e fundvitit nė sajė tė njė leje tė veēantė. Ministria greke e Rendit, ka publikuar dje qarkoren e nėnshkruar nga ministri Prokopis Pavlopulos.Kush pėrfiton nga qarkorja e lėshuar nga Ministria e Brendshme dhe lista e dokumenteve tė nevojshme
GREQI- Tė gjithė emigrantėt shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi mund tė vijnė nė atdhe pėr festat e fundvitit nė sajė tė njė leje tė veēantė. Ministria greke e Rendit, ka publikuar dje qarkoren e nėnshkruar nga ministri Prokopis Pavlopulos. Kėshtu emigrantėve shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė mėnyrė tė ligjshme nė Greqi u lejohet dalja drejt atdheut tė tyre dhe hyrja nė Greqi prej datės 15-11-2008 deri nė datėn 31-01-2009.

Kjo vetėm nė rastet kur janė larguar nga Greqia brenda datės sė pėrcaktuar. Sipas kėsaj qarkoreje, tė drejtėn pėr tė lėvizur e kanė tė gjitha ata emigrantė tė vendeve tė treta qė disponojnė leje qėndrimi, e cila nuk ka skaduar. Kategoritė qė pėrfitojnė nga kjo leje janė emigrantėt me leje qėndrimi qė i ka skaduar afati, shtetasit shqiptarė qė kanė bėrė kėrkesė pėr herė tė parė pėr leje qėndrimi dhe emigrantėt shqiptarė tė cilėt kanė kėrkuar bashkim familjar, punėsim ose studime. Pėr tė marrė kėtė leje ata duhet tė kenė me vete edhe disa dokumente specifike.
Lista e dokumenteve
Emigrantėt me leje qėndrimi qė i ka skaduar afati do tė duhet qė gjatė hyrje daljes sė tyre tė disponojnė :
a) Pasaportėn e vlefshme ose dokument tjetėr udhėtues qė njihet nga shteti grek.
b) Lejen e qėndrimit qė ka skaduar.
c) Vėrtetimin e tipit Α (me ngjyrė blu) sipas tė cilit ai ka dorėzuar tė gjitha dokumentet pėr rinovimin e lejes sė qėndrimit, para skadimit tė saj.
Kėtu pėrfshihen tė gjitha kategoritė si, emigrantėt me punė tė pėrhershme, ata me punė tė pėrkohshme, ata qė punojnė nė bizneset e tyre tė pavarura, studentėt, emigrantėt qė kanė marrė bashkimin familjar, bashkėshortė tė shtetasve grekė etj.
Β-Shtetasit shqiptarė qė kanė bėrė kėrkesė pėr herė tė parė pėr leje qėndrimi duhet edhe ata tė kenė:
a) Pasaportėn e vlefshme ose dokument tjetėr udhėtues qė njihet nga shteti grek.
b) Vėrtetim tė tipit Α (me ngjyrė blu) qė fakton se janė dorėzuar tė gjitha dokumentet pėr rinovimin e lejes sė qėndrimit, para skadimit tė saj.
C- Pėr emigrantėt shqiptarė tė cilėt kanė kėrkuar bashkim familjar, punėsim ose studime duhet:
a) Pasaportė e vlefshme ose dokument tjetėr udhėtues qė njihet nga shteti grek.
b) Vizat qė kanė marrė pėr kėto arsye nga organet greke.
c) Vėrtetimin qė kanė dorėzuar dokumentet pėr lejen e parė tė qėndrimit.
avatar
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi