Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

turqit zhdukin armet antike.

Shko poshtė

turqit zhdukin armet antike. Empty turqit zhdukin armet antike.

Mesazh nga bledikorcari Mon Dec 15, 2008 11:04 pm

[bTurqit zhdukin armet antike
Aleksander Ndoja
E Hene, 15 Dhjetor 2008

Rreshen- Fadromat zbulojne shpellen e rralle pergjate segmentit ne ndertim Rreshen-Kalimash, por brenda disa ditesh vendi hidhet ne ere me tritol duke zhdukur te gjitha gjurmet e ketij vendi historik dhe me vlera per arkeologjine. Skandali eshte bere i ditur nga punetoret shqiptare, qe akuzuan ata turq se shkaterruan kete objekt dhe moren prej andej arme te shumta antike, heshta, shpata dhe afresket e gjetura ne brendesi, duke i larguar ne menyre te fshehte. Autoritetet vendore ne zonen e Fanit bene me dije se kishin degjuar per kete ngjarje te ndodhur ne muajin nentor te ketij viti por te mbajtur sekret dhe se diten e sotme do te kryejne nje inspektim ne kete zone. Punetoret u shprehen per gazeten "KJ" se atyre u eshte thene nga punonjesit turq se po te tregonin do te hiqeshin nga puna dhe menjehere jane zhvendosur per nje sektor tjeter te kantierit.

Punetori

Shpella eshte zbuluar gjate punimeve te kryera ne fshatin Konaj, kur fadromat e firmes "Bechtel-Enka" shembnin nje pjese mali. Punetori F. Gjoka, rrefen per gazeten se aty gjendeshin edhe 20 punetore te tjere shqiptare, pervec atyre turq. Por keta te fundit qe po punojne per ndertimin e autostrades Rreshen-Kalimash, kane mbajtur te fshehur gjetjen e nje vlere jashtezakonisht te madhe historike gjate kohes qe punonin per nxjerrjen e inerteve per trasene e rruges. "Pasi zbuluam shpellen, dalluam brenda vizatime te ndryshme dhe sende te tjera. Por ata nuk na lejuan te punojme me ne kete sektor dhe menjehere jemi zevendesuar me punonjes te kombesise turke, me qellim mbajtjen sa me te fshehet te ketij skandali", thote Gjoka.

Ngjarja

Ka qene fillimi i muajit nentor, kur nje grup punonjesish te firmes Bechtel-Enka, kryesisht te kombesise turke dhe shqiptare, kishin marre detyre te canin nje pjese te maleve, ne fshatin Konaj te komunes se Fanit ne Mirdite. Banoret e zones dhe vete punetoret shqiptare te treves se Mirdites e dinin se ne lashtesi ka qene e ndertuar "Kalaja e Anderfajt". Madje edhe tani ne kete vend dallohen qarte rrenojat e kesaj kalaje per te cilen flitet ne dokumentet historike dhe ne libra te ndryshem, si "Fani dhe njerezit e tij". "Sapo makinerite tona filluan te germonin ne faqen e malit per te nxjerre prej andej gure te cilet thermohen ne nje gurore dhe me pas hidhen ne rruge, kemi pare se si u hap nje shpelle brenda se ciles dukej nje hapesire e madhe", tregon F. Gjoka per gazeten. Ai shprehet se ka arritur te shohe qe muret ishin te veshura me vizatime te ndryshme murale te cilat ishin te ruajtura mire. "Me tej morem urdher per t'u larguar menjehere prej aty, madje jemi porositur qe te mos flasim asnje fjale, ne te kundert do te largoheshim nga puna. Kemi mesuar se ne ate sektor personeli eshte i kombesise turke", vijon punetori. Dyshohet se ne shpelle jane gjetur nje numer i madh armesh antike, si heshta, shpata apo afreske te ndryshme, qe mund te kene pasur destinacion Turqine, pasi ngjarja u mbajt e fshehte dhe nuk iu raportua autoriteteve vendore sipas procedurave qe ndiqen ne keto raste.

Zyrtaret nuk u vune ne dijeni, firma duhet te raportonte ngjarjen

Mbajtja sekret e ngjarjes eshte kthyer ne nje legjende ne zonen e Mirdites. Cdo dite e me shume flitet per kete skandal te punetoreve turq, ndersa ata shqiptare shprehen se disa dite me pas ky vend eshte hedhur ne ere me tritol duke prishur vendngjarjen. Nderkohe qe ne pershkrimin e kontrates me qeverine shqiptare ka nje pike detyruese kur eshte fjala per ruajtjen e vlerave historike. Burime te sigurta konfirmojne se ne ambientet e shpelles jane gjetur dhe nxjerre prej andej nje sasi e konsiderueshme armesh antike. Ato jane future menjehere ne mjetet e firmes dhe nuk ka ndonje percaktim te qarte per destinacionin e tyre, ndonese jane nje pjese e rendesishme e historise se shqiptareve. Mesohet se kjo ngjarje nuk eshte shenuar as ne procesverbale apo regjistrat e firmes dhe prej nje muaji asnje prej zyrtareve nuk eshte informuar per zbulimin e shpelles

ne zonen e Fanit.

Konaj, vendi rrethohet me roje

Prej nje muaji, ne fshatin Konaj, zona e Fanit, vendi eshte i rrethuar me roje dhe askush nuk lejohet qe t'i afrohet shpelles, e cila eshte gjetur ne nje zone historike, kur prej shekujsh ka qene e ndertuar "Kalaja e Anderfajt". Megjithese vendi nuk eshte ne linjen e ndertimit te rruges, por ne nje zone te paracaktuar per te marre gure per inerte, hyrja e shpelles eshte mbuluar serish, per te mbuluar gjurmet e nje vjedhje te mundshme.
---------------------

Burimi[/b]
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : turqit zhdukin armet antike. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi