Kejsi Tola,fituese e Festivalit te 47-te ne RTSH

Shko poshtė

default Kejsi Tola,fituese e Festivalit te 47-te ne RTSH

Mesazh nga Borebardha prej Tue Dec 23, 2008 2:26 pm

Kejsi Tola Fituese e Festivalit te 47-te ne RTSH!

Fituesja e spektaklit "Ethet 4", kengetarja e re Kejsi Tola, fiton edicionin e 47-te te Festivalit te Kenges ne RTSH. Finalja e ketij festivali tradicional dhe po aq prestigjioz u mbajt kete te diele, me 21 dhjetor ne Palatin e Kongreseve ne Tirane.

Kenga "Me merr ne enderr" e komponuar nga Edmond Zhulali, u vleresua me se larti nga juria me 126 pika. Vendin e dyte e zuri kenga "Nje jete" (119 pike), kenduar nga dueti Juliana Pasha & Luiz Ejlli, ndersa vendi i trete i takoi grupit West Side Family me kengen "Jehone" (118 pike).

Me kete kenge fituese, Kejsi Tola do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizionin 2009 qe do te mbahet vitin e ardhshem ne muajin maj ne Moske. Suksese!

- - - - - - - - - - - - - - - -
REZULTATI I PLOTE:

1. Kejsi Tola - "Me merr ne enderr" (126)
2. Juliana Pasha & Luiz Ejlli - "Nje jete" (119)
3. Group West Side Family - "Jehone" (118)
4. Besa Kokedhima - "Ajer" (109)
5. Marjeta Billo - Era e tokės (106)
6. Grupi Burn - Jam i Pari i Jetes Sime (96)
7. Dorina Garuci - Dita 1 jete (92)
8. Adelina Thaci - Oret e fundit (91)
9. Endri & Stefi Prifti - Ti bere faj (91)
10. Evis Mula - Une jam dashuria (91)
11. Erga Halilaj - Dikush mungon (63)
12. Rovena Dilo & Gent Bushpepa - S’jam balade (60)
13. Agim Poshka - Fajtor per ngrohjen globale (56)
14. Vedat Ademi - Po me prite Ti (51)
15. Era Rusi - Shpirti i humbur (50)
16. Soni Malaj - Zona zero (44)
17. Emi Bogdo - Kur buzet henen e kafshojne (43)
18. Kujtim Prodani - Nostalgji (24)
19. Shpat Kasapi - Arome mediterane (22)
20. Julian Lekocaj - Nuk Je Ti (17)

ANETARET E JURISE:
1. Eno Koco (Dirigjent)
2. Gjergj Bojaxhi (Inxhinier Elektrik)
3. Florent Boshnjaku (Kompozitor)
4. Gentian Demaliaj (Kantautor)
5. Nora Cashku (Pianiste)
6. Myfarete Laze (Kengetare)
7. Leonardo Leopoldi (Producent)

Me vone do te publikojme te dhena me te detajuara "Kush Ke Ka Votuar?"
- - - - - - - - - - - - - - - -
MEDIAT

Kejsi Tola shkon ne Eurosong

Kejsi Tola, etheistja fituese e ketij viti, do te perfaqesoje Shqiperine ne Festivalin Evropian.

Me kengen “Me merr ne enderr” me muzike dhe orkestracion te Edmond Zhulalit, tekst te Agim Docit, Tola arriti te marre vleresimin e jurise e te publikut, duke marre trofeun e festivalit, por duke prere dhe vizen per ne Rusi. Cmimin e dyte e fitoi dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli me kengen e kompozuar nga Shpetim Saraci. Ndersa ne te tretin, grupi “West Side Family” me kengen “Jehone” te kompozuar nga Ardit Gjebrea.

Mbreme ne skenen e Pallatit te Kongreseve u zhvillua nata finale e edicionit te 47-te te Festivalit te Kenges ne Radio Televizionin Publik Shqiptar. Nen prezantimin e treshes simpatike, Elsa Lila, Julian Deda e Gentian Zenelaj, qe i dhane nota te forta humori spektaklit, me regji te Pali Kukes e skenar te Koloreto Cukalit, ne skene u ngjiten per te treten here me radhe 20 kenget e festivalit. Te paret qe hapen garen dhe ndezen menjehere atmosferen, ishin cunat e grupit “West Side Family” me kengen “Jehone”, me ritme tipike shqiptare, me tupana e cifteli. Nje kenge qe u vleresua shume nga publiku. Per te vijuar me tej me Soni Malaj me nje kenge te Florian Mumajesit, duetin Juliana Pasha e Luiz Ejlli me nje krijim te Shpetim Saracit, deri tek Besa Kokedhima, e cila mbylli garen me performancen e saj te vecante. Kenget, e perzgjedhura nga nje shumesi prurjesh, u vleresuan nga nje juri e perbere nga 7 anetare, kryesisht personalitete ne fushen e muzikes. Juria perbehej nga Eno Koco, Gjergj Bojaxhi, Florent Boshnjaku, Gentian Demaliaj, Nora Cashku, Myfarete Laze dhe Leonardo Leopoldi. Vleresimit te jurise iu shtua edhe 20% nga votat e publikut, te cilet kete vit e kane pasur me te lehte te evidentojne kengen e tyre te preferuar. Permes nje formule te ideuar nga drejtori artistik Pirro Cako, te gjitha kenget u kenduan pergjate tri neteve, duke eliminuar procesin e veshtire te seleksionimeve per finale, por edhe “zhdukjes” se kengeve qe kendoheshin vetem nje here ne festival. Naten pare e te trete kenget u kenduan live, ndersa ne te dyten, kenget u ofruan te regjistruara, te riorkestruara dhe nen shoqerine e nje kengetari, apo nje grupi tjeter. Komoditeti i regjistrimit i cliroi kengetaret nga emocionet dhe la me shume mundesi per performance artistike. Mes 20 kengeve konkurrente pati krijime te bukura, balada me tekste te ndjera, por edhe te tjera, qe ndonese u kenduan tri here, kaluan pa u vene re. Gjithsesi duhet thene qe deri ne momentin e fundit, ishte e veshtire te evidentoje nje kenge nder te tjerat. Ishin disa syresh, qe mund te merrnin vizen per ne Eurosongun, qe vitin qe vjen zhvillohet ne Moske. /alma mile/panorama/22.12.08/
avatar
Borebardha
Moderator
Moderator

Female
Numri i postimeve : 206
Location : Ne perralla
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 30/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi