“Mbreti” qė lindi nga fushat e gjelbra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default “Mbreti” qė lindi nga fushat e gjelbra

Mesazh nga ALbo prej Sun Apr 20, 2008 9:11 pm

“Mbreti” qė lindi nga fushat e gjelbra

Zoti shpiku futbollin dhe mė pas i tha Peles ta mė sonte", ky ėshtė njė shėnim anonim qė shfaqet shpesh nėpėr muret e Brazilit, njė thėnie qė tregon sa i madh dhe i jashtėzakonshėm ėshtė vlerėsimi i vendit tė sambės pėr yllin e tyre tė futbollit. Ai lindi nė vitin 1940, kur nė Tres Coraēões (Tre Zemrat), nė Juglindje tė Brazilit arriti elektriciteti. U pagėzua pikėrisht me emrin Edson Arantes Do Nascimento, pėr nder tė shpikėsit tė llambės Thomas Alva Edison. Do tė ishte vėrtet njė yll ndriēues nė Brazil, por dhe nė tė gjithė botėn. Talenti i tij ka bėrė qė tė ėndėrronte njė popull i tėrė, pėr tė cilin futbolli ishte njė fe e dytė. Nė 1958 luajti nė Kupėn e Botės pėr herė tė parė, kur nuk kishte mbushur ende 18 vjeē. Nė atė Botėror ku do tė thirrej rastėsisht, do tė mahniste botėn kur si adoleshent i ardhur nga hiēi do tė ndriēonte turneun me aftėsitė e tij tė jashtėzakonshme.
Nofka Pelé
Pėr herė tė parė do tė thėrritej kėshtu nga njė shok shkolle, dhe pse nuk e ka fshehur kurrė se nuk i pėlqente. Pavarėsisht kėsaj, ai do tė mbetej dhe emri qė historia e futbollit do tė njihte. Nė realitet, Pelé ka kujtuar gjithmonė me krenari emrin e tij tė vėrtetė, me tė cilin do tė donte tė thirrej, pra Edison.
Mbreti
Zoti i futbollit, "O Rey", etj. Secili nga termat tė sjell ndėrmend tė njėjtin kujtim, atė tė njė superylli qė dominoi botėn, njė ikonė e gjallė qė kaloi ēdo primat. Pėrveē rekordit tė tij prej tri fitoresh nė Kupėn e Botės, Pelé ishte njė gjeni qė nė ēdo rast rishpikte nė mėnyrė konstante lojėn e futbollit. Me ēdo prekje, ēdo pasim, ēdo dribling, ai ishte i aftė tė bėnte diēka tė re, diēka qė tifozėt nuk e kishin parė kurrė. Instinkti i tij i pagabueshėm pėr gol, shikimi pėr pasime perfekte dhe dhuntitė legjendare pėr dribling, e bėnė atė futbollistin perfekt. E nėse "Seleēaõ" (skuadra e Brazilit) mishėronte "lojėn e bukur", pėr sytė e mijėra tifozėve nė tė gjithė botėn, njė gjė e tillė mund t'i atribuohet lehtėsisht vetive tė jashtėzakonshme tė tė famshmit numrit 10. Kishte njė vizion tė pėrkryer tė lojės dhe njė aftėsi tė spikatur pėr tė lexuar atė, tipike pėr kampionėt e mėdhenj. Shumė i plotėsuar dhe nga pikėpamja atletike, ai ishte i aftė tė bėnte 100 m nė 11 sekonda, repertori i tij ishte i plotė, ndoshta si askush lojtar tjetėr nė kėtė sport.
Publiku e dashuronte
I pazakontė dhe ndoshta i vetmi rast nė tė cilin gjatė njė ndeshje njė arbitėr pėrjashtoi O' Rei (mbretin), publiku u tėrbua nė njė lloj mase, saqė Pelé u rikthye nė lojė dhe ishte pikėrisht drejtuesi i lojės qė u detyrua tė linte fushėn e gjelbėr. Pėr tė mos folur pėr vitin 1969, qė vetėm pėr ta parė duke luajtur pėr skuadrėn e tij Santos, dy vendet afrikane Kongo Belge dhe Kongo Braziliane, qė nė atė epokė ishin tė ndarė nga njė luftė e ashpėr civile, arritėn tė firmosnin njė paqe tė pėrkohshme. Ky episod ėshtė dhe dėshmia qė figura e Pelé i kalon kufijtė sportivė tė ēdo atleti tjetėr nė botė, duke hyrė nė histori si njė nga ikonat mė tė mėdha bashkėkohore.
Ministėr i Sportit
Nė 1975, pas njė viti larg fushės sė futbollit, Pelé u mor nė ekipin e Cosmos, njė skuadėr nė pronėsi tė Warner Communications, qė duke bashkuar njė grup lojtarėsh tė jashtėzakonshėm, arriti tė fitonte edicionin e 1977 nė kampionatin e Amerikės se Veriut. Pas kėsaj fitoreje, ai vendosi pėrfundimisht tė tėrhiqej nga futbolli, pasi realizoi 1283 gola, qė i dhanė dhe titullin e goleadorit mė tė madh nė historinė e kėtij sporti. Nė mes tė viteve '90 iu drejtua politikės, duke marrė dhe postin e ministrit tė sportit. Figura e tij do tė jetė gjithmonė sinonim i futbollit tė vėrtetė, ai i pėrbėrė nga alegria dhe kėnaqėsia. Tashmė ai ėshtė i angazhuar shumė nė ēėshtjet sociale dhe shfrytėzon figurėn e tij pėr tė xhiruar spote nė favor tė futbollit afrikan dhe tė popujve tė botės sė tretė. Pėr kėtė arsye, Edison Arantes Do Nascimento, i quajtur "Pelé" do tė mbetet gjithmonė njė nga futbollistėt me tė mėdhenj tė historisė.

Gazeta Shqiptare
avatar
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi