Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Shko poshtė

default Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:01 am

Shkruar nga Blendina Cara - TO

Nė vendet anėtare tė NATO-s, licencimi dhe ruajtja e depove ushtarake tė municioneve, bazohet ose buron nga rregullat e "Rregullores sė Ruajtjes dhe Transportit sė Municioneve (AASTP)". Kjo rregullore bėn tė mundur qė standarded e depozitimit dhe distancat e sigurisė tė ruhen dhe tė forcohen duke minimizuar mundėsinė e dėmeve nė rast tė ndonjė shpėrthimi tė papritur. Nė shumė vende tė tjera nuk ekziston njė mbrojtje e kėtij lloji, por mund tė jenė disa "zona tė ndaluara" tė vendosura pėrreth ndėrtesave strategjike, duke pėrfshirė kėtu depot e municioneve.
Kėto zona bazohen mbi kėrkesa pėr njė standard: pastrimin e zonės pėr siguri dhe jo mbi pasojat e llogaritura tė njė shpėrthimi tė paplanifikuar. "Threat Resolution Ltd." ka njė bazė tė dhėnash tė shpėrthimeve aksidentale nė depot e municioneve qė shfaqin gjithnjė e mė shumė raste incidentesh duke qenė se depozitat e armatimeve, tė cilat janė shpesh trashėgimi e Luftės sė Ftohtė" vazhdojnė tė degjenerojnė. Qė prej vitit 2000, ka pasur 91 shpėrthime aksidentale (pa pėrfshirė shpėrthimin e Gėrdecit ditėn e shtunė mė 15 mars 2008) nė depot e municioneve, 39 prej tė cilave nė vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, apo depo tė ndėrtuara nga Bashkimi Sovjetik, ku kanė mbetur rreth 4-5 tonė municioneve nga Lufta e Ftohtė. Por depot e armatimeve dhe municioneve nuk paraqesin vetėm rrezik. Nėse ato mirėmbahen siē duhet dhe vendosen nė terrenet strategjike, rreziku qė ato mund tė paraqesin mbetet minimal. Por cilat janė disa prej depove mė tė mėdha tė municioneve dhe armatimeve nė botė? Mė e madhja mendohet se ėshtė ajo e vendosur nė Nevada, SHBA. "Tirana Observer" boton 8 prej depove tė armatimeve dhe municioneve, ndėr mė tė mėdhatė dhe tė rregulltat nė tė gjithė botėn.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:01 am

Depoja e armėve "Hawthorne", SHBA

Depja e arėmve "Hawthorne", ėshtė njė depo e madhe e depozitimit tė municioneve nė pjesėn perėndimore tė Nevadės nė SHBA. Depoja ka njė sipėrfaqe prej 595 kilometra katrorė dhe bunkerėt e depozitimit zėnė njė sipėrfaqe prej 55,700 metra katrorė. Kjo mendohet se ėshtė depozita mė e madhe e municioneve nė botė. Kjo depo ka rezerva municionesh, tė cilat pėrdoren nė 30 ditėt e para tė njė konflikti tė madh tė mundshėm. Depoja menaxhohet nga njė kontraktor i pavarur me anė tė njė marrėveshjeje me qeverinė. Depoja ka nisur ekzistencėn e saj si "Depoja e municioneve detare e Hawthorne". Ajo u krijua pas njė tragjedie tė madh qė ndodh nė "Depon e Municioneve Detare" nė Nju Xhersi nė vitin 1926. Aksidenti shkatėrroi depon duke shkaktuar dėme tė rėnda. Humbja monetare ishte 84 milionė dollarė. Si rezultat i njė hetimi kongresional nė vitin 1928 u vendos krijimi i njė depoje nė njė zonė tė largėt dhe jo tė banuar nga njerėzit.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:02 am

Depoja e armėve "Anniston", SHBA

Depoja e armėve "Anniston" gjendet nė Alabama, SHBA. Njė ndėr misionet e saj kryesore ėshtė depozitimi i armėve kimike. Nė kėtė depo punojnė mbi dy mijė njerėz dhe ka njė sipėrfaqe prej 65 kilometra katrorė. Tanket dhe pajisjet e tjera riparohen dhe testohen atje, por qėllimi parėsor i "Anniston" qė prej Luftės II Bottėrore ėshtė magazinimi i municioneve. "Anniston" ėshtė njė prej tetė depove nė SHBA, ku ruhen armė kimike. "Anniston" ėshtė depoja e vetme qė mund tė kryejė mirėmbajtjen e automjeteve tė rėnda luftarake dhe komponentėve tė tyre. Pas luftės nė Irak, mbi njė mijė tanke dhe mjetė tė tjera tė blinduara u depozituan aty nė pritje tė riparimit. Depoja ėshtė skicuar Qendėr e Ekselencės Teknike pėr tanket "M1 Abrams" dhe ėshtė depo kandidate pėr riparimin e tankeve "M60 Patron", "AVLB", "M728" etj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:02 am

Depoja e armėve "Tobyhanna", SHBA

Depoja e armėve "Tobyhanna", SHBA ėshtė qendėr logjistike e Departamentit tė Mbrojtjes sė SHBA e specializuar nė sistemet elektronike. Depoja ėshtė themeluar mė 1 shkurt 1953 dhe ndodhet nė Pensilvani. Ajo ėshtė depoja kryesore sot pėr riparimin, pėrmirėsimin dhe integrimin e sistemeve tė komandės, kontrollit, kompjuterėve, mbikėqyrjes, zbulimit tė forcave tė armatosura. Depoja "Tobyhanna" ėshtė lider nė zonėn e pajisjeve testuese automative, integrimin e sistemeve dhe pėrshkallėzimin e sistemeve elektronike. Ushtria e ka skicuar depon "Tobyhanna" si qendrėn e saj tė "Ekselencės Industriale dhe Teknike pėr drejtimin e raketave etj". Depoja ėshtė gjithashtu punėdhėnėsi mė i madh nė verilindje tė Pensilvanisė, me njė personal prej pesė mijė vetash qė punojnė nė instalim. Impakti ekonomik rajonal i depos arrin rreth 2 miliardė dollarė nė vit.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:02 am

Depoja e armėve "Miesau", Gjermani

Depoja e armėve "Miesau" ėshtė zona mė e madhe e depozitimit tė armėve jashtė SHBA. Misioni i saj ėshtė tė lėshojė, marrė, depozitojė, transferojė, inspektojė, inventarizojė dhe tė ruajė tė dhėnat e rezervave e municioneve. Nė vitin 1990, "Njėsia e Eskortės Teknike" kreu njė projekt me rėndėsi historike tė quajtur operacioni "Golden Python (Pitoni i artė)". Projekti pėrfshinte lėvizjen e mbi 100 mijė raketave toksi-kimike nga Gjermania nė Johnston Atoll. Pėr paketimin e municioneve toksi-kimike u pėrdorėn kontenierė ēeliku dytėsorė (SSC). Operacioni filloi mė 26 korrik me 28 karvanė, tė cilėt i depozituan armėt nga depoja "Clausen", ku gjendeshin nė fund tė shinave tė depos sė armėve "MIesau". Karvani i fundit nė Miesau ishte mė 1 shtator 1990.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:03 am

Depoja e armėve "Sagami", Japoni

Pėrveē instilacioneve nė Tokorozawa dhe Sagami, ekzistojnė dhe nėndepo pėr ruajtjen e produkteve tė naftės dhe municioneve. Depozita "Sagami" ndodhet nė qytetin Sagamihara, prefektura e Kanagaėa-s, Honshu, Japoni. Ajo ėshtė baza e Batalionit tė 35-tė, Qendra e Shpėrndarjes sė Agjencisė sė Mbrojtjes, Qendra e Ushtrisė Amerikane pėr Promovimin e Shėndetit, Qendra e Shkencės dhe Teknologjisė Ushtarake pėr Lindjen, zyrat e forcave amerikane nė Japoni dhe Ruajtja e Pajisjeve Mjekėsore tė Flotės. Arsenali i Gjashtė i Ushtrisė Perandorake Japoneze ėshtė themeluar nė vitin 1935 dhe mė vonė ėshtė bėrė i njohur si Arsenali Ushtarak Sagami. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte njė nga zhvillimet mė tė mėdha industriale tė ndėrtuara ndonjėherė nga qeveria japoneze pėr tė prodhuar tanke pėr ushtrinė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:04 am

Depoja e armėve "Falcon-78 ASP", Katar

Katar ka lejuar Shtetet e Bashkuara tė ruajnė municione nė ndėrtesėn nė shkretėtirė me emrin "Falcon-78". Arcent-Qatar ruan prezencėn dhe ushtron komandėn, kontrollin dhe mbrojtjen mbi forcat e Ushtrisė nė Qatar. Siguron mbėshtetje pėr instalimenė kapin "As-Syyliyah" dhe "Falcon-78 ASP" dhe shėrben si kanal pėr tė gjitha transaksionet mes Ambasadės Amerikane dhe forcave "DoD" nė Qatar. Pajisjet e paravendosura pėrfshijnė tanke "M1A1 Abrams" dhe automjete luftuese "M2 Bradley" si dhe armatime, tanke, artileril dhe qendra studimore inxhinierike. Procesi i shpėrndarjes sė pajisjeve ėshtė i ndėrlikuar dhe i mirėorganizuar deri nė detajin mė tė vogėl

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:04 am

Depoja e armėve "Sanem", Luksemburg

Sanem, Luksemburg ėshtė vendndodhja e Materialeve tė Rezervave tė Luftės. Batalioni i Pajisjeve Ushtarake ruan pajisjet e "Air Force" amerikane nė njė bazė nė Sanem, e cila ėshtė nėndegė e Bettenbourg-ut. Shpėrndarja e Materialeve tė Rezervave tė Luftės gjithashtu pėrbėn njė histori suksesi. Materialet e ruajtura nė Sanem, Luksemburg janė njė mėnyrė efektive dhe me vlerė pėr sa i pėrket parave dhe mirėmbajtjes sė tyre. Nė atė pozicion gjeografik, ajo janė tė disponueshme nė ēdo rast. Me kėrkesė tė Zyrės Qendrore tė Manaxhimit sė Tankeve nė Hill AFB, qendra u pėrdor pėr tė provuar sa ishte nė gjendje tė ruante Materialin e Rezervave tė Luftės tė "Air Force". Projekti filloi nė vitin 2000 dhe ende vazhdon. Skuadra inspekton 251 tanke me karburant, me vlerė 18 milionė dollarė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:04 am

Depoja e armėve "Hythe", Britani

Depoja e armėve "Hythe", ndryshe nga depot e tjera depoziton anije dhe pajisje tė tjera tė marinės. Ajo gjendet pranė portit tė Southamptonit dhe ofron lehtėsira dhe forcė pune tė trajnuar pėr mirėmbajtjen, ruajtjen dhe mbėshtetjen e mjeteve lundruese tė ushtrisė. Depoja e armėve "Hythe" luan njė rol tė rėndėsishėm nė mirėmbajtjen e njė sėrė anijesh tė rezervuara pėr pėrdorim nė jugperėndim dhe juglindje tė Azisė. Nė bregun jugor tė Anglisė, depoja e armatimeve "Hythe" kryen tė gjitha nivelet e depozitimit. Aktualisht aty gjenden mė shumė se 65 artikujt kryesorė tė marinės. Kėto artikuj pėrfshijnė rimorkiatorė, pajisjse vetėlėvizėse, vinēa lundrues dhe kalldrėme lundruese. E komanduar nga njė major i ushtrisė, "Hythe" ėshtė njė instalim i vjetėr i ministrisė sė Mbrojtes sė Britanisė, duke datuar qė nė Luftėn I Botėrore.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Depot mė tė mėdha tė armatimeve nė botė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi