Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Shko poshtė

default Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:11 am

U djegsha si kjo figurė e shenjtė e spėrkatur me gjakun tim, nėse tradhtoj betimin tim”. Kjo ėshtė fraza pėrmbyllėse e formulės sė betimit, e gdhendur nė kodin mafioz. Nuk ėshtė synim i ēdokujt qė tė bėhet pjesė e mafies, por nė “botėn e nėndheshme” ka rregulla po aq tė forta sa mbi dhe. Nė ciklin e historisė sė mafies, gazeta “Tirana Observer” boton sot formulėn, me tė cilėn anėtarėt e rinj, kryesisht tė “Cosa Nostra”-s betohen pėr tė qenė pjesė e pėrjetshme e saj.
Mjafton tė pėrmendim se anėtarėt e rinj duhet tė jenė patjetėr deri nė 7 breza italianė, nuk duhet tė kenė asnjė lloj lidhjeje, as farefisnore dhe as miqėsore me policinė apo prokurorinė, nuk duhet tė jenė homoseksualė, nuk duhet tė shkojnė me gratė e tė tjerėve, etj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:11 am

Rregullat

Nuk mjafton vetėm “dėshira e mirė” pėr t’u bėrė pjesė e mafies, a mė saktė e “Cosa Nostra”-s. Pėrveē aftėsive tė caktuara qė duhet tė ketė njė person qė tė mund tė rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu tė kalojė dhe njė sėrė provash. E fundit e kėtyre provave ėshtė prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatė betimit. Nė “Cosa Nostra” aplikohet njė kod i tėrė nderi, i cili shėrben si rregullator i organizatės. Rregullat pėrbėrėse tė kodit tė nderit janė bėrė tė njohura ndėr vite nga tė penduarit e mafies. Nė njė sentencė tė dhėnė nga Tommaso Buscetta-s, njė prej anėtarėve tė parėve qė ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes) ndėr shumė ligjet e pashkruara qė rregullojnė sjelljen mafioze ėshtė dhe detyrime pėr tė thėnė gjithnjė tė vėrtetėn kur flitet mes “burrave tė nderit”. Jeta e “Cosa Nostra”-s (fjala mafie ėshtė njė term letrat qė nuk pėrdoret nga anėtarėt e kėsaj organizate) ėshtė e disiplinuar nga rregulla tė ashpėr tė pashkruar, por tė paraqitura gojarisht, tė cilėt rregullojnė organizimin dhe funksionimin e tėrė organizatash. Ligjet e pashkruara dhe kodet e “Cosa Nostra”-s janė bėrė herė pas herė tė ditura nga tė penduarit qė vijnė prej kėtyre radhėve

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:12 am

Riti i anėtarėsimit

Njė anėtar i mundshėm i “Cosa Nostra”-s, para betimit ndiqet me kujdes dhe testohet pėr tė parė nėse ėshtė i pėrshtatshėm pėr t’u bėrė pjesė e organizatės. Pasi testohet ai ēohet nė njė vend tė veēuar nė prezencė tė tre “burrave tė nderit” tė familjes, ku mė i vjetri prej tyre i thotė se mafia ka pėr qėllim tė mbrojė tė dobėtit dhe tė eliminojė fėlliqėsitė. Shpohet gishti i dorės sė kandidatit dhe gjaku hidhet nė imazh tė shenjtė. Mė pas imazhit i vihet flaka dhe anėtari i ardhshėm i mafies duhet ta mbajė nė duar falkėn deri sa tė fiket krejtėsisht duke u betuar, ndėrkohė qė do t’u qėndrojė besnik parimeve tė “Cosa Nostra-s” dhe duke pranuar solemnisht: “U djegsha si kjo figurė e shenjtė e spėrkatur me gjakun tim, nėse tradhtoj betimin tim”. Pas betimit, dhe vetėm atėherė, “burri i nderit” prezantohet me kreun e familjes, sė cilės do t’i pėrkasė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:12 am

Organizimi

Celula e parė ėshtė e pėrbėrė nga “familja”, njė strukturė me bazė territoriale qė kontrollon njė zonė tė qytetit apo njė qendėr tė tėrė tė banuar, nga ku merr dhe emrin. Familja ėshtė e pėrbėrė nga “burra nderi” ose “ushtarė” tė koordinuar dhe udhėhiqet nga njė shef i zgjedhur i quajtur edhe “pėrfaqėsuesi”, i cili pasohet nga njė “zv/shef” dhe nga njė ose mė shumė “kėshilltarė”. Nėse ngjarje tė rastit bėjnė tė pamundur zgjedhjen normale tė shefit nga anėtaret e familjes, “komisioni” organizon emėrimin e “anėtarėve tė kėshillit” qė tė administrojnė pėrkohėsisht familjen deri nė kohėn e zgjedhjeve nė normale. Aktiviteti i familjeve koordinohet nga njė organizėm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bėjnė pjesė pėrfaqėsuesit e tre a mė shumė familjeve tė afėrta. Komisioni drejtohet nga njėri prej pėrfaqėsuesve tė familjeve. Komisioni ka njė rreze veprimi tė gjerė, si dhe ka detyrėn pėr tė siguruar respektimin e rregullave tė “Cosa Nostra”-s brenda secilės familjeje, e mbi tė gjitha, tė zgjidhė konfliktet ndėrmjet familjeve.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:13 am

Formula e betimit tė “Cosa Nostra”-s

Personi qė kėrkon tė anėtarėsohet mban nė duar njė imazh tė shenjtė, e spėrkat me gjakun e njė prej gishtave tė tij, i vendos zjarrin dhe mė pas e mban nė duar deri sa fiket duke pėrsėritur formulėn e betimin.

“Betohem se do tė respektoj “barrėn e heshtjes”. Nuk do tė zbuloj para tė huajve anėtarėsimin tim dhe as sekretet e “Cosa Nostra”-s. Nuk do tė bėj pyetje tė tepruara dhe nuk do tė bėhem kurrė kurioz pėr asgjė. Do tė mjaftohem me ato qė di vetė dhe ato qė mė thoni ju. Do tė them gjithmonė tė vėrtetėn pėr tė gjitha ato ēėshtje qė kanė tė bėjnė me “Cosa Nostra”-n. Nuk kam dhe nuk do tė kem asnjėherė lidhje me policinė. U djegsha si kjo figurė e shenjtė e spėrkatur me gjakun tim, nėse tradhtoj betimin tim”.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:13 am

Toto Riina, bosi i madh i “Cosa Nostra”-s

Salvatore Riina fillon tė bėhet shumė i pushtetshėm pas rėnies sė bosit tė “korleonezėve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet nė maj tė vitit l974. Pushteti i Don Totos, sikundėr zbulojnė disa tė penduar, arrin deri nė SHBA, ku nė pak vite bosi korleonez ja arrin tė lidhė aleanca me disa nga “familjet” mė tė pushtetshme tė “Cosa Nostra”-s amerikane. Pėr pushtetin e Riinas fliste nė hetimet e tij edhe prokurori Xhovani Falkone. Kėtė e bėn pas rikthimit nga udhėtimi i shkurtėr nė SHBA, ku kishte shkuar pėr tė takuar prokurorin e New Yorkut, Rudolf Xhuliani dhe prokurorin e Manhattanit, Ricard Martin. “Por shefi i “Cosa Nostra”-s nuk ishte mė Luciano Lixho, por Salvatore Riina. Ėshtė ai, qė nga vendi i arratisjes, drejtonte trafikėt mė tė mėdha tė drogės nė gjysmėn e Botės. Dhe ėshtė gjithmonė ai prapa ēdo ngjarje tė pėrgjakshme”, kishte thėnė Falkone. Hetuesit shpjegojnė shkallėn e ngjitjes zyrtare tė Toto Riina-s nė majat e Cosa Nostras, e cila arrin kulimin nė vitin l981. Ėshtė viti i fillimit tė luftės sė familjeve mafioze me njėra-tjetrėn pėr pushtet.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:13 am

Mėnyrat e vrasjeve qė kryen mafia, armėt qė pėrdorin

Kanė pėr detyrė tė pajisen me tė gjitha armėt e nevojshme, tė realizojnė skemat e pėrkryera pėr ekzekutime tė pėrgjakshme, por e rėndėsishme ėshtė qė gjithēka tė pėrfundojė ashtu siē e kanė llogaritur ata. Rėndėsi ka qė ai person qė ka tentuar tė shkelė nė rrugėn e familjeve tė mėdha tė “Cosa Nostra”-s t’i mbyllė sytė njė herė e pėrgjithmonė. Organizimi ėshtė i pėrkryer, armėt gjithashtu dhe janė tė rralla rastet kur aksioni i vrasjeve nga mafiozėt kanė dėshtuar. Betimi i tyre duhet tė shkojė nė vend dhe bosi i bosėve duhet tė marrė pa tjetėr lajmin qė objektivi i vėnė nė shėnjestėr ėshtė vrarė. E nė fakt kėshtu ndodhi fillimisht me Pio La Torre-n, i cili u ekzekutua nga dy persona me dhjetėra plumba pistolete. Edhe Xhovani Falkone i mbylli sytė pėrgjithmonė bashkė me gruan e tij, por me njė mėnyrė tjetėr. Toto Riina urdhėroi vrasjen e tij, por nė njė mėnyrė ēnjerėzore. Njė minė me telekomandė e shndėrroi nė gėrmadhė vendin ku po kalonte makina e tij. E vetėm pak javė mė pas u “hoq qafe” edhe kolegu e miku i tij mė i ngushtė, Paolo Borselino. Toto Riina dhe Salvatore Biondina urdhėruan vrasjen e Borselinos bashkė me 5 oficerė policie.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:14 am

Vrasjet brenda mafies

Prishja e aferave, konkurrenca, apo edhe dėshira pėr tė ulur dikė e pėr tė zėnė vendin e tij, bėnė qė shumė bosė tė mafies nė vitet ’80 tė “hiqnin qafe” njėri-tjetrin. Nė atė kohė kishte shumė rivalitet mes tyre, kryesisht nė familjen Korleone. Padyshim jo vetėm vrasjet e njerėzve tė shtetit, kryesisht tė drejtėsisė, u cilėsuan tė bujshme nė Amerikė. Me njė bujė tė jashtėzakonshme u shoqėruan edhe ekzekutimet e njerėzve tė pushtetshėm, por qė nuk ishin pjesė e shtetit. Ishin bosė tė mafies. I tillė ishte edhe Mikele Nevarra, bosi i familjes Korleoneze apo edhe Mikele Kavataio e mė vonė edhe Stefano Bontada i “Cosa Nostra”-s amerikane, tė cilėt u ekzekutuan nga rivalė tė tyre.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:14 am

Mafia italo-amerikane

“Cosa Nostra” amerikane u themelua nė fillim tė shekullit tė kaluar dhe u pasurua nė dy dekadat e para. Ajo lindi pėr dy arsye: Emigrimi nė SHBA i njė numri tė madh italianėsh, midis tė cilėve kishte dhe nga ata qė ishin marrė me krime. Por edhe pėr shkak se shumė mafiozė nga Sicilia pėr t’i shpėtuar ligjit nė Itali u detyruan tė shkonin nė SHBA. Njė rol tė madh nė largimin e tyre pati Mori, prefekti i Palermos, gjatė periudhės fashiste, i cili i persekutoi pėr njė kohė tė gjatė. Kjo organizatė varej nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga “Cosa Nostra” siciliane dhe janė 5 familjet nė Amerikė qė mbanin kontakt tė ngushte me krerėt nė Itali, familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:14 am

Kodi i nderit pėr anėtarėt e “Cosa Nostra”-s

Celula e parė ėshtė e pėrbėrė nga “familja”, njė strukturė me bazė territoriale qė kontrollon njė zonė tė qytetit apo njė qendėr tė tėrė tė banuar, nga ku merr dhe emrin.
Familja ėshtė e pėrbėrė nga “burra nderi” ose “ushtarė” tė koordinuar dhe udhėhiqet nga njė shef i zgjedhur i quajtur edhe “pėrfaqėsuesi”, i cili pasohet nga njė “zv/shef” dhe nga njė ose mė shumė “kėshilltarė”.
Nėse ngjarje tė rastit bėjnė tė pamundur zgjedhjen normale tė shefit nga anėtaret e familjes, “komisioni” organizon emėrimin e “anėtarėve tė kėshillit” qė tė administrojnė pėrkohėsisht familjen deri nė kohėn e zgjedhjeve nė normale.
Aktiviteti i familjeve koordinohet nga njė organizėm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bėjnė pjesė pėrfaqėsuesit e tre a mė shumė familjeve tė afėrta.
Komisioni drejtohet nga njėri prej pėrfaqėsuesve tė familjeve. Komisioni ka njė rreze veprimi tė gjerė, si dhe ka detyrėn pėr tė siguruar respektimin e rregullave tė Cosa Nostra-s brenda secilės familjeje, e mbi tė gjitha, tė zgjidhė konfliktet ndėrmjet familjeve.
Jo mė pak tė rėndėsishme janė rregullat qė disiplinojnė “rekrutimin” e “burrave tė nderit” dhe ēėshtjeve tė sjelljes sė tyre.
Kėrkesat pėr rekrutim janė: dhuntia e guximit dhe mungesa e mėshirės; njė situatė familjare transparente, e mbi tė gjitha mungesa e lidhjeve tė ēdo lloji me policinė.
Prova e guximit nuk u kėrkohet atyre personazheve qė shėrbejnė si pėrfaqėsues. Sipas njė shprehjeje tė Salvatore Contorno-s, anėtar i penduar i Cosa Nostra-s, kėtu bėjnė pjesė “fytyra e pastėr” e mafies, pra profesionistėt, administratorėt publikė, sipėrmarrėsit, tė cilėt pėrgjithėsisht nuk pėrfshihen nė veprime kriminale.
Personi qė tė dhėnat e pėrdorura mė lart afrohet me kujdes pėr t’i testuar disponueshmėrinė pėr t’u bėrė pjesė e shoqėrisė. Me tė marrė pėlqimin, anėtarėsimi i rishtarit kryhet nė njė vend nė natyrė. Nė prezencėn e tė paktėn tre burrave tė familjes, ku do tė bėjė pjesė, zhvillohet ceremonia e betimit pėr besnikėri ndaj Cosa Nostra-s.
Personi nė fjalė mban nė duar njė imazh tė shenjtė, e spėrkat me gjakun e njė prej gishtave tė tij, i vendos zjarrin dhe mė pas e mban nė duar deri sa fiket duke pėrsėritur formulėn e betimin qė pėrmbyllet me frazėn: “U djegsha si kjo figurė e shenjtė nėse tradhtoj betimin tim”.
Statusi i “burrit tė nderit” me t’u pėrftuar pėrfundon vetėm nė vdekje; mafiozi, cilado qofshin rrethanat e jetės sė tij, a kudo tė banojė, nė Itali a jashtė, mbetet gjithnjė i tillė.
“Burri i nderit”, pasi tė ketė mbaruar betimin, fillon tė njohė sekretet e Cosa Nostra-s dhe tė hyjė nė kontakt me anėtarėt e tjerė. Vetėm familja Korleone e dhe ajo e Resuttana-s nuk ua kanė bėrė tė ditur asnjėherė zyrtarisht emrat e anėtarėve tė tyre, shefave tė familjeve tė tjera.
Nė ēdo rast, njohja e “burrit tė nderit” me faktet e Cosa Nostra-s, varet rrėnjėsisht nga grada qė ai do tė ketė nė organizatė, nė kuptimin qė sa mė lart tė jetė aq mė tė mėdha janė mundėsitė qė ai tė mėsojė fakte dhe tė hyjė nė konkakt me “burra nderi” tė familjeve tė tjera.
Ēdo “burrė nderi” ėshtė i detyruar tė respektojė “barrėn e heshtjes”: nuk mund t’i zbulojė tė huajve anėtarėsinė e tij nė mafia dhe aq mė pak sekretet e Cosa Nostra-s; ky ėshtė mbase rregulli mė i hekurt i Cosa Nostra-s.
Brenda organizatės, llafet e tepėrta zakonisht nuk ēmohen: qarkullimi i lajmeve ėshtė i reduktuar nė minimumin e domosdoshėm dhe “burri i nderit” duhet tė pėrmbahet pėr tė mos bėrė pyetje tė tepėrta sepse kjo ėshtė shenjė e kuriozitetit tė pavend dhe ēon nė lindjen e dyshimeve ndaj personit nė fjalė.
Kur burrat e nderit flasin mes tyre pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me Cosa Nostra-n kanė detyrim absolut pėr tė thėnė tė vėrtetėn dhe kur bėhet fjalė pėr “burra nderi” tė familjeve tė ndryshme ėshtė mirė qė tė asistojė nė bisedė njė i tretė qė mund tė konfirmojė pėrmbajtjen e bisedės.
Kush nuk thotė tė vėrtetėn pėson sanksione tė rėnda qė variojnė nga pėrjashtimi e deri nė vdekjen e personit nė fjalė.
Kėto koncepte janė tė njė rėndėsie themelore pėr tė vlerėsuar deklaratat e kryera nga “burrat e nderit”, pra nga anėtarėt e Cosa Nostra-s dhe pėr tė interpretuar sjelljet dhe bisedat.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:15 am

Falkone e Borselini, dy miqtė qė u ekzekutuan nga mafia

Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino ishin lindur nė Sicili, aty ku integroheshin kasaphanat e luftės. Tė dy jetėt e tyre gėrshetoheshin shpejt, si tė ishin manjetike, qė as tritoli i mafies nuk arriti t’i ndante dot. Padurim i tyre pėr t’u ndeshur me gjithēka qė ishte e pa drejtė, ēdo ditė sa vinte e rritej. Padurim pėr t’u ndeshur me gjithēka qė cenohet, me kėtė pėrbindėsh qė quhet “Mafie”. E ndėrkohė, Xhovani, mė 23 maj 1992, vdes nė duart e Paolos. Pranė trupit tė mikut, Paolo kishte pasur vetėm njė impresion, por tepėr tė fortė: “Duke e mbajtur me fytyrė tė kthyer ndaj meje Xhovani Falkonen, nė frymėmarrjen e fundit, mendova se bėhej fjalė pėr njė takim tė mėvonshėm me tė”. E nė fakt kėshtu ndodhi. 56 ditė pas vrasjes sė Falkones, ekzekutohet edhe Borselino.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Formula e betimit tė mafiozėve dhe struktura e tyre

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi