Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Shko poshtė

default Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:16 am

Kushdo qė u mundua dhe tentoi tė hidhte pak dritė, apo tė kryqėzonte “Cosa Nostra”-n pati njė fund tragjik. Mafia organizoi vrasjet mė tė bujshme kundėr atyre qė tentuan tė “fusin hundėt” nė punėt e bosėve tė mėdhenj. Por jo vetėm pėr ata. Madje ekzekutimet mė tė mėdha fillojnė me vetė bosėt e “Cosa Nostra”-s, si Mikele Nevarra apo Mikele Kavataio. Mė pas vrasje tė bujshme u cilėsuan ekzekutimi i Xhovani Falkone-s, Paolo Borselino-s, Roko Kiniēi-t, Pio la Torre-s, Salvo Lima-s, Karlo Alberto Dala Kieza-s, Gaetano Kosta-s, Xhuzepe Montanaa-s, etj.
Dikush apo shumėkush, nuk dėshironte qė dy prokurorėt, Falkone dhe Borselino tė ecnin mė tej nė punėn e tyre, sepse ata kishin filluar tė ecnin nė “tokė tė ndaluar”, sepse kishin filluar tė preknin interesa deri atėherė tė paprekshme, sepse shikonin se ata nuk ndiheshin vetėm. Mė parė “rrėzohet” Falkone, mė 23 maj 1992, dhe pas tij, nė kuadrin e 56 ditėve, mė 19 korrik 1992, do tė vinte radha e Paolo Borselinos dhe rojeve tė eskortės, Agostino Catalano, Valter Kosima, Vincendo Li Muli, Emanuela Loi dhe Klaudio Traina. Pėr ekzekutimet e tyre u akuzuan Toto Riina dhe Salvatore Biondino. Ndėrsa personi qė ka shtypur telekomandėn pėr vrasjen e Falkones ėshtė Xhovani Bruska, i cili ėshtė arrestuar dhe ėshtė kthyer nė bashkėpunėtor tė drejtėsisė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:16 am

Vrasjet brenda mafias

Prishja e aferave, konkurrenca, apo edhe dėshira pėr tė ulur dikė e pėr tė zėnė vendin e tij, bėnė qė shumė bosė tė mafies nė vitet ’80 tė “hiqnin qafe” njėri-tjetrin. Nė atė kohė kishte shumė rivalitet mes tyre, kryesisht nė familjen Korleone. Padyshim jo vetėm vrasjet e njerėzve tė shtetit, kryesisht tė drejtėsisė, u cilėsuan tė bujshme nė Amerikė. Me njė bujė tė jashtėzakonshme u shoqėruan edhe ekzekutimet e njerėzve tė pushtetshėm, por qė nuk ishin pjesė e shtetit. Ishin bosė tė mafies. I tillė ishte edhe Mikele Nevarra, bosi i familjes Korleoneze apo edhe Mikele Kavataio e mė vonė edhe Stefano Bontada i “Cosa Nostra”-s amerikane, tė cilėt u ekzekutuan nga rivalė tė tyre.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:17 am

Arrestimet

Edhe pse janė arrestuar dhjetėra anėtarė tė mafias si nė Itali ashtu edhe nė SHBA, edhe pse shumė prej tyre janė kthyer nė tė penduar tė drejtėsisė dhe kanė treguar gjithēka, kanė nxjerrė emra, fakte, kanė dhėnė dėshmi mjaft tė ēmuara pėr drejtėsinė, pėrsėri duket se kėsaj organizate tė frikshme nuk i vjen asnjėherė fundi. Shefat historikė tė “Cosa Nostra”-s siciliane kanė qenė Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano, por edhe shumė tė tjerė, qė janė arrestuar apo ekzekutuar. Vrasjet mes anėtarėve tė mafias kanė qenė nė rastet mė tė shumta mes “Cosa Nostra”-s italiane dhe asaj amerikane, apo siē quhej ndryshe, “Triumvirat”. Kjo organizatė u krijua nė vitet ’70 dhe ’80 nga Badalamenti Gaetano, sė bashku me Stefano Bontadėn dhe Mikele Grekon kishin krijuar tė ashtuquajturėn “Triumvirat” tė “Cosa Nostra”-s.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:17 am

EMANUELE BAZILE
Emanuele Bazile ishte karabinieri mė i respektuar dhe mė i zoti i Monrealit, i cili u vra nga anėtarėt e “Cosa Nostra”-s, teska ishte duke u kthyer nga njė festė pėr nė shtėpi, sė bashku me gruan Silvanėn dhe vajzėn dyvjeēare, Barbaran. Bazile kishte zbuluar prova dhe dėshmi tė forta pėr rrjetin dhe aktivitetin e “Cosa Nostra”-s dhe nėse mafia nuk do ia kishte prerė nė mes kėtė nismė karabinierit 31-vjeēar, ai premtonte arrestime mjaft tė bujshme tė bosėve tė mėdhenj tė mafias. E nė fakt nuk ishte e thėnė qė ai t’i shkonte deri nė fund kėsaj pune. Pasi u ekzekutua nė sy tė familjes sė tij, mė 4 maj tė vitit 1980. Pas vdekjes ai ėshtė respektuar me Medaljen e Artė nga qeveria italiane, pėr kontributin e dhėnė nė luftėn kundėr krimit.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:17 am

GAETANO KOSTA
Prokurori i Famshėm i Palermos nė vitet ’80-tė, Gaetano Kosta, ekzekutohet vetėm disa ditė para se tė kryheshin disa arrestime mjaft tė rėndėsishme tė bosėve tė “Cosa Nostra”-s, pėr tė cilėt ai kishte siguruar provat e nevojshme dhe kishte prerė fletė-arrestet. Ai vritet mėngjesin e 6 gushtit tė vitit 1980, vetėm disa hapa larg shtėpisė sė tij, i qėlluar katėr herė nga pistoletat e dy “killer”-ve. Ekzekutimi i tij u argumentua me faktin se sapo kishte lėshuar njė urdhėr arresti pėr bosin e madh tė “Cosa Nostra”-s, Rosario Spatola. Madje pėr kėtė veprim i kishin dalė kundėr edhe kolegėt e tij, tė cilėt kishin refuzuar qė ta firmosnin. Ai u shpall fajtor nga mafia vetėm sepse kishte respektuar ligjin dhe kishte tentuar tė kryqėzonte bosėt e saj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:18 am

PIO LA TORRE
Pio la Torre ishte njė polic i thjeshtė sicilian qė kėrkonte tė luftonte mafian me ēdo kusht. Ai ka lindur nė provincėn e Palermos mė 24 dhjetor tė vitit 1927. Pasi mbaron studimet kthehet nė Sicili dhe kėrkon tė drejtojė njė betejė tė madhe qė, sipas tij, ishte ajo e luftės kundėr mafies. Pėr La Torren mafia pėrbėnte njė rrezik tė madh jo vetėm pėr Italinė, por pėr tė gjithė Mesdheun. Por ai filloi tė gėrmonte shumė, aq sa bosėve tė “Cosa Nostra”-s nuk u pėlqeu dhe kėrkuan ta hiqnin qafe. Kėshtu mėngjesin e 30 prillit tė vitit 1982, teksa La Torre sė bashku me njė kolegun e tij po ndiqnin njė makinė tė dyshimtė, afėr makinės sė tyre afrohen dy motorė dhe i qėllojnė pėr vdekje.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:18 am

KARLO ALBERTO DE LA KIEZA
Vrasja e gjeneralit tė policisė italiane, Karlo Alberto Dela Kieza, u cilėsua si ekzekutimi mė i bujshėm i mafias nė atė kohė. Dela Kieza, i lindur mė 27 shtator tė vitit 1920, nė Saluzo, ishte njė nga gjeneralėt mė tė njohur dhe mė tė respektuar tė Italisė. Madje ai ishte cilėsuar si gjenerali perfekt. E nėse nga populli i thjeshtė dhe pushtetarėt e ndershėm italianė ai shihej me sy tė mirė, jo tė njėjtat pėrshtypje linte pėr mafian. De la Kieza kishte nisur tė zbulonte njė sistem ryshfeti qė pėr shume vite kishte mbajtur tė shtrėnguar ekuilibrat ndėrmjet politikanėve tė korruptuar, afaristėve dhe majės sė “Cosa Nostra”-s. Kjo bėri qė ai tė ekzekutohej nė njė atentat mafioz mė 3 shtator tė vitit 1982.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:18 am

ROKO KINIĒI
Roko Kiniēi ishte shefi i Paolo Borselinės, kur nė vitin 1975 ai emėrohet hetues nė Prokurorinė e Palermos. Bėrthama antimafie e Prokurorisė sė Palermos nė atė kohė pėrbėhej nga katėr prokurorė, Borselino, Falkone dhe Barrile, tė cilėt punonin pėrkrah njėri-tjetrit, duke dhėnė nė punė gjithēka, profesionalizmin e tyre, nėn drejtimin mjeshtėror dhe kurajoz tė shefit tė hetuesisė, Roko Kiniēi. Nga puna e katėrshes sė fortė, mafia filloi tė ndjente goditjet, dhe nė kėtė formė filloi tė lėvizte. Do tė kėrkonte tė rrėzonte me dhunė protagonistėt qė kėrkonin tė zbulonin rrjetin e “Cosa Nostra”-s. Kėshtu mė 4 gusht tė vitit 1983 do tė vritej shefi i hetuesisė, Roko Kiniēi, sė bashku me rojet, me njė autobombė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:19 am

XHUZEPE MONTANA
Komisari Xhuzepe Montana ishte dirigjenti i skuadrės speciale antimafia tė Palermos. Ai ishte cilėsuar si njė investigator i vendosur i kriminalitetit tė mafias. Bashkė me mikun e tij, Antonio Kasara, ai kishte drejtuar disa operacione tė suksesshme, tė cilėt kishin vėnė nė pranga dhjetėra bosė tė mafias. Madje komisari Bepe Montana, siē njihej ai, kishte arrestuar dy mafiozė mjaft tė rėndėsishėm. Katėr ditė pasi kishte kryer arrestimet e rėndėsishme, teksa Bepe Montana ndodhej nė plazh me shoqėrinė dhe tė fejuarėn, mė 28 korrik tė vitit 1985 ai vritet nė njė atentat mafioz. Dy persona, tė cilėsuar si “killer” tė mafias, pasi e kanė qėlluar pėr vdekje janė larguar nga vendi i ngjarjes.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:19 am

SALVO LIMA
Salvo Lima, i lindur mė 23 janar tė vitit 1928 nė Palermo, ishte njė politikan sicilian, i cili u ekzekutua nga mafia. I ati i tij ishte njė mafioz, por ky nuk arriti tė ndiqte plotėsisht rrugėn e tij. Kjo gjė nuk i pėlqeu as mafias, por edhe prokuroria s’e kishte me sy tė mirė, pasi Lima ishte i pėrfshirė nė njė organizatė tė tillė, ndoshta edhe pa dėshirė, por thjeshtė si trashėgimtar. Ai nuk arriti tė plotėsonte dot marrėveshjen qė kishte nėnshkruar me mafian pėr tė zgjidhur disa ēėshtje gjyqėsore nė dėm tė tyre, dhe sipas organit tė akuzės, kjo ishte arsyeja qė mafia e ekzekutoi atė mė 12 mars tė vitit 1992 nė Palermo.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:19 am

XHOVANI FALKONE
Falkone ka lindur nė 18 maj 1939 nė Palermo, ishte njė gjykatės italian, i cili u specializua pėr ndjekjen e krimeve tė “Cosa Nostr”-s. Ka qenė i njohur pėr gjyqet e tij, ku nga 474 mafiozė, 360 janė dėnuar pėr krime tė rėnda dhe 119 janė dėnuar nė mungesė. Sekretet e mafies, Falkone i mori nga Tomaso Busketa, mafioz sicilian. Falkone u vra sė bashku me gruan e tij dhe tre policė mė 23 maj 1992. Makina nė tė cilėn ata udhėtonin shpėrtheu nga njė bombė qė ishte vendosur nė segmentin e rrugės nė tė cilėn ata po udhėtonin. Vrasja ishte organizuar nga Salvatore Riina, si njė hakmarrje ndaj Falkones nė dėnimet qė ai kishte dhėnė nė gjyqin e madh tė varjeve.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:20 am

PAOLO BORSELINO
Miku i ngushtė i Falkones, Paolo Borselino, i cili pėrfundoi edhe magjistraturėn nė tė njėjtėn kohė me tė dhe kishin vendosur qė bashkė tė luftonin mafian, vendos qė tė vazhdojė punėn e lėnė nė mes tė Falkones pas vrasjes sė tij. Borselino filloi tė shkelte nė atė qė quhej “tokė e ndaluar” e familjeve mafioze, kryesisht tė “Cosa Nostra”-s dhe bosėve tė mėdhenj nuk u erdhi aspak mirė qė ai po i “fuste hundėt” kaq shumė. Kėshtu nė kuadrin e 56 ditėve nga vrasja e Falkones, mė 19 korrik 1992, do tė vinte radha e Paolo Borselinos dhe rojeve tė eskortės, Agostino Catalano, Valter Kosima, Vincendo Li Muli, Emanuela Loi dhe Klaudio Traina. Pėr ekzekutimet e tyre u akuzuan Toto Riina dhe Salvatore Biondino.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:20 am

MIKELE NEVARRA
Padyshim jo vetėm vrasjet e njerėzve tė shtetit, kryesisht tė drejtėsisė u cilėsuan tė bujshme nė Amerikė. Me njė bujė tė jashtėzakonshme u shoqėruan edhe ekzekutimet e njerėzve tė pushtetshėm, por qė nuk ishin pjesė e shtetit. Ishin bosė tė mafies. I tillė ishte edhe Mikele Nevarra, bosi i familjes Korleoneze. Nevarra quhej ndryshe “Babai jonė”, por nė fakt diku u prishėn pazaret, u prekėn interesat dhe ai u ekzekutua mė 2 gusht tė vitit 1958, atėherė kur mafia ishte nė lulėzimin e saj. Pėr vrasjen e tij u akuzua Luēiano Lexhio, i cili kėrkonte qė tė merrte ai drejtimin e familjes sė madhe Korleone.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:20 am

MIKELE KAVATAIO
Mikele Kavataio, i ashtuquajturi “Kobra”, ka lindur nė Palermo nė vitin 1928. Ai konsiderohej si krimineli mė i madh italian i asaj kohe, bosi mafioz qė drejtonte Akuasantan nė Palermo. Protagonisti i luftės sė parė tė mafies nė Itali, ekzekutohet nga rivalėt e tij mė 10 dhjetor tė vitit 1969, kur ishte 41 vjeē. Vrasja e tij u shoqėrua me njė bujė tė jashtėzakonshme pėr vetė faktin se ai shihej si njeriu mė i rėndėsishėm dhe mė i pushtetshėm i mafies. Sipas hetimeve qė u kryen pas vrasjes sė tij, rezultoi se ishte Toto Riina ai qė kishte organizuar gjithēka, duke dashur tė jetė vetė njeriu mė i fuqishėm i asaj periudhe.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:21 am

ĒEZARE TERRANOVA
Njė nga njerėzit mė tė rėndėsishėm tė drejtėsisė sė asaj kohe nė Itali ishte edhe Ēezare Terranova, i cili u pėrpoq tė hidhte pak dritė mbi “Cosa Nostra”-n. Nė fakt kjo ishte detyra e tij, por qė i solli edhe fundin e njė karriere tė shkėlqyer. Mafia mėngjesin e 25 shtatorit tė vitit 1979, organizoi ndaj tij nė Palermo atentatin e pėrgjakshėm, ku mbeti i vrarė Terranova dhe bashkė me tė edhe karabinieri Lenin Mancuso. Terranova nuk mbahet mend vetėm si njė nga njerėzit mė tė rėndėsishėm tė drejtėsisė, por edhe si deputet dhe si anėtar i Komisionit Parlamentar tė Antimafias. Puna e tij u lidh shumė me ēėshtjen e zbulimit tė rrjetit tė madh tė mafies, por gjithēka iu pre nė mes.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:21 am

BORIS XHULIANO
Nė vitet ’80—tė Boris Xhuliano u cilėsua si investigatori mė i suksesshėm i policisė dhe skuadrės sė Palermos. Ai pėrdori metodat mė speciale tė hetimit pėr tė zbuluar lidhjet qė kishin politikanėt nė fund “70-tė mė mafien dhe nė fakt deri diku ia arriti qėllimit. Kjo u cilėsua si njė sukses i Xhulianos pėr vetė faktin se proceset gjyqėsore deri nė ato vite tė gjitha kishin dėshtuar pėr mungesė provash. E nė tė vėrtetė Xhuliano kėtė kėrkonte, qė tė gjente provat e nevojshme qė implikonin zyrtarėt me mafien e “Cosa Nostra”-s. Por puna e tij u pre nė mes, pasi kishte shkelur nė rrugėn e gabuar. Mafia organizon njė atentat ndaj tij, mė 21 korrik tė vitit 1979 nė Palermo, ku ai mbetet i vdekur.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:21 am

STEFANO BONTADE
Bondate ėshtė cilėsuar si njė ndėr shefat e “Cosa Nostra”-s sė Amerikės. Stefano Bondate ka qenė anėtar i “Triumviratit” tė “Cosa Nostra”-s nė vitet ’70-tė-’80-tė. Nga shumė tė penduar dhe bashkėpunėtorė tė drejtėsisė, ai ėshtė konsideruar si ndjekės i vijės sė mafies klasike, larg drogės dhe vrasjeve. Ai ėshtė njohur si kundėrshtar i korleonezėve dhe i Toto Riinės. Prishje aferash mes grupeve rivale dhe bosėve amerikanė e italianė tė mafies, konkretisht tė “Cosa Nostra”-s, sollėn edhe konfliktet dhe rivalitetin me bosėt e mėdhenj. Me urdhėr tė Riinės ai ekzekutohet mė 23 prill tė vitit 1981, kur ishte nė moshėn 42 vjeēare, nė Palermo.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vrasjet mė tė bujshme tė realizuara nga mafia

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi