Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 kompanite me te medha te globit

Shko poshtė

100 kompanite me te medha te globit Empty 100 kompanite me te medha te globit

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:34 am

Blerina Hoxha - Koha Jone

Te kesh nje ekonomi te mire eshte qellimi i secilit prej nesh. Pikerisht per kete, te dish se kush jane aktivitetet dhe bizneset, te cilat gjenerojne fitime te larta, mbetet gjithmone nje kuriozitet. Sipas nje renditje te revistes "Forbes", 100 bizneset me fitimprurese ne bote dominohen nga industria e bankave, tregtia e naftes dhe gazit, telekomunikacioni dhe interneti. Per te bere kete klasifikim eshte marre parasysh performanca, e bazuar ne shtrirjen e aktivitetit ne fitimin vjetor dhe asetet. Mbi bazen e ketyre kritereve, bankat rezultojne te jene bizneset me te medha dhe gjenerojne me shume te ardhura. Bankat dhe gjithnje bankat. Ne te gjitha klasifikimet jane te parat. Nga 100 bizneset me te medha, plot 30 prej tyre jane banka. Pas bankave, ne radhe per nga madhesia vjen biznesi i naftes dhe gazit. Ne renditjen e "Forbes" 12 nga 100 te medhenjte jane kompani qe merren me prodhimin shperndarjen dhe tregtimin e gazit dhe naftes. Ne radhe pas bankave dhe aktivitetit te naftes dhe gazit jane kompanite e sigurimeve dhe telekomunikacioneve. Gjithashtu, edhe tregtia e ushqimeve dhe cigareve dhe prodhimi i automjeteve jane biznese VIP, qe kryesojne si aktivitete ne ekonomine mbareboterore.

Revista ekonomike "Forbes" prej dekadash ben renditjen vjetore te me te pasurve te kesaj bote dhe kompanive me te medha. Agjentet e redaktoret e saj ndermarrin shume kerkime e verifikojne shifra e te dhena pa fund per te qene sa me te freskuar me informacione mbi aktivitetet e pasurine e deklaruar te njerezve qe kapin majat e luksit, pasurise e mireqenies dhe qe nga ana tjeter, sigurisht, perbejne edhe motoret e zhvillimit per shume rajone e shtete ne bote, duke punesuar ushtri te tera njerezish ne industri e dege te ndryshme te ekonomise, biznesit, industrise, argetimit, spektaklit, teknologjise, ndertimtarise, transporteve, sistemit bankar e financiar etj. Per 2007 "Forbes" numeroi ne rang boteror 946 miliardere dhe 2000 kompani me asete miliarda dollare. Ne vitin 2006, numri i tyre ishte 793. Kjo perben nga ana tjeter, ne terma me konkrete ekonomike, 35 per qind me shume se niveli i vitit qe shkoi dhe dy te tretat e te gjithe miliardereve gjate vitit qe shkoi u bene me te pasur. Nga te gjitha analizat njoftohet se, kompanite e medha me se shumti jane te perqendruara ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, gjithashtu edhe miliarderet.

SHBA dominion kompanite gjigante

Shtetet e Bashkuara te Amerikes si ekonomia me e madhe e botes jane zoteruese te kompanive me te medha te globit. Keshtu, nga 100 kompanite dhe aktivitetet me te fuqishme te globit, 32 prej tyre kane si vend origjine SHBA. Bankat me te medha te botes ndodhen atje. Per rrjedhoje, SHBA kane edhe numrin me te madh te miliardereve. 415 nga 946 miliarderet jetojne ne SHBA. Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane vendi me ekonomine dhe teknologjine me te madhe dhe me te zhvilluar ne bote me te ardhura per fryme 43 500 USD. Ne kete treg ekonomia eshte e orientuar drejt individeve dhe bizneseve. Kompanite amerikane kane bashkepunime te medha me partneret ne Evropen Perendimore dhe Japoni, duke shtrire kapitalet e tyre dhe duke ndikuar ne punesim dhe promovimin e produkteve te reja. Ne disa raste ky proces shoqerohet me barriera nga rivalet, nderkohe qe firmat e huaja e kane me te lehte te hyjne ne tregun amerikan. Kompanite amerikane jane ne front te zhvillimit te teknologjise, vecanerisht ne kompjutere dhe mjekesi dhe pajisje ushtarake, avantazhet e te cilave zene fill qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore. Qe nga viti 1975, te ardhurat e familjeve u rriten 20 per qind. Por ne pergjigje te sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 shifrat mbreselenese nuk jane me te tilla. Lufta ne mars-prill 2003 ndermjet SHBA dhe Irakut dhe mbikeqyrja e mevonshme me ane te trupave ushtarake ka bere qe nje pjese e burimeve kombetare te te ardhurave te shkojne per ushtrine. Rritja e PBB nga 2004-2006 ka shenuar ritme te uleta, e ndikuar negativisht edhe nga uragani Katrina. Nderkohe qe rritja e cmimeve te naftes ndikoi ne rritjen e inflacionit dhe te papunesise dhe po vazhdon te kete efekte negative. Ne terma afatgjate ekonomia amerikane do te ndeshet me probleme te investimeve ne infrastrukture, me rritjen e kostove ne mjekesi dhe pensione, me plakjen e popullsise, me deficitin tregtar, staniacionin e te ardhurave ne disa shtresa te popullsise.

PBB 13.21 trilion dollare

PBB per fryme 43500

Rritja vjetore e PBB 3.2%

City Group, kompania me e madhe ne bote

City Group sot eshte grupi me i madh ne bote i sherbimeve financiare. Ajo mban llogarite e me shume se 200 milione konsumatoreve ne me shume se 100 vende. Historia e suksesit te kompanise me te madhe te botes nis ne krijimin e fondit te Citybank ne 1812. Grupi e ka diversifikuar portofolin ne sherbimet financiare dhe te kartave, sigurimeve etj. Asetet e grupit jane 247 miliarde dollare.

Viti 2007 rrit numrin e miliardereve

Viti 2007 eshte pa dyshim me i pasuri ne historine e njerezimit. Kurre me pare nuk eshte vene re nje rritje e tille". Interesant eshte gjithashtu fakti se 60 per qind e miliardereve nuk e kane trasheguar pasurine e tyre, por e kane krijuar me punen e veprimtarine e tyre. Nderkohe, nje fakt tjeter interesant eshte dhe prania e 55 miliardereve nga Gjermania e qe jetojne sipas revistes "Forbes" po ne Gjermani. Kjo, me distance ne fakt nga vendi i pare, SHBA-ja perben dhe vendin e dyte ne renditje per nga numri i miliardereve ne rang boteror, porse ndiqen shume prane nga miliarderet ruse; me 53 te tille. E po te krahasonim shifren e pergjithshme te pasurise se gjermaneve me ate te ruseve, rezulton qe ruset ta kene kaluar dukshem ate, e konkretisht raporti eshte 232 me 245 miliarde dollare.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi