Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parajsa private e Berluskonit

Shko poshtė

Parajsa private e Berluskonit Empty Parajsa private e Berluskonit

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:35 am

Edeni" i supermiliarderit italian nė Karaibe ėshtė i pėrbėrė nga shtatė vila pėrrallore

Numri i rezidencave tė ish-kryeministrit, tė ndėrtuara nė zonat mė tė bukura tė globit, shkon nė 14. Arsyeja? Zgjerimi i familjes

Iu desh tė nisej me njė prej avionėve tė tij privatė drejt e nga Sardenja, bashkė me mikun dhe bashkėpunėtorin e vjetėr, Xhani Gamondi, arkitektin peizazhist tė specializuar nė komplekset turistike, resorte e vila VIP-ash tė shpėrndara nė pikat mė tė bukura tė globit, i cili i ka ndėrtuar disa prej vilave dhe e kėshillon mbi gjithēka ka tė bėjė me shtėpitė: nga investimet nė para, deri te bimėt qė duhen pėr tė zbukuruar kopshtet e mrekullueshme.

U nisėn vetėm ata tė dy, madje edhe pa bashkėshorten e Berluskonit, Veronikėn, tė shoqėruar nga njė truprojė tė pėrbėrė vetėm prej tre njerėzish. Destinacioni, Antilet e Vogla, ai rrip ishujsh pėrrallorė qė nis nė jug tė Majamit e pėrfundon shumė pranė Venezuelės. Shkuan aty pėr t‘i dhėnė lustrėn e fundit vilės nė Antigua, e fundit e serisė (sipas asaj qė kanė thėnė burime shumė pranė ish-kryeministrit tė vendit fqinj). Cili ishte ky problem qė e detyroi tė nisej me kaq urgjencė? Lulishtari kishte gabuar zgjedhjen e disa bimėve, ndėrkohė qė, siē saktėsoi edhe vetė Berluskoni, donte tė ishte vetė i pranishėm qė gjithēka tė bėhej ashtu siē duhej. Dhe ndoshta mund tė jetė edhe vėrtet kėshtu.

Ndėrkohė qė urgjenca me tė cilėn u nis Berluskoni pa marrė parasysh se i duhej tė kalonte gjithė sipėrfaqen e oqeanit pėr tė qėndruar aty vetėm katėr ditė, me shumė gjasa mund tė fshehė interesa tė tjera, shumė mė tė rėndėsishme se zgjedhja e bimėve. Pasi nė tė vėrtetė, nė atė Eden tė mrekullueshėm karaibik, miliarderi italian zotėron jo njė, por shtatė vila.

Njė numėr i konsiderueshėm pronash tė paluajtshme qė praktikisht i shumėzon me dy rezidencat e tij, tė cilat tani arrijnė nė 14. gjashtė tė mėparshmet janė: Maēerio, Arkore, Portofino, La Ēertoza, e vetmja nga 7-8 shtėpitė qė u ka shitur rusėve dhe amerikanėve gjatė viteve tė fundit. Duhen marrė parasysh edhe dy vilat nė Bermudė, gjithnjė nė zonėn e Karaibeve, njėrėn prej tė cilave ia ka dhuruar sė bijės. Duhet llogaritur edhe njė pallat gjigant nė Ēernobio, e blerė sė fundmi, tė cilėn po e ristrukturon tėrėsisht. Dhe nėse miliarderi italian vendos tė pranojė edhe ofertėn e mikut Vladimir Putin pėr blerjen e njė vile nė njė kompleks tė ri qė po mbin nė buzė tė Detit Baltik, jo shumė larg nga Shėn Petėrburgut (po e merr seriozisht nė konsideratė propozimin) numri i pėrgjithshėm do tė shkonte nė 15.

Pėrse shtatė vila nė Antigua? "Pėr tė afėrmit dhe miqtė e panumėrt", shpjegoi dikush qė e njeh mirė dhe i qėndron vazhdimisht pranė. Nė Antigua nuk ka qenė, por siguron se bėhet fjalė pėr ndėrtime tė ulėta, tė cilat i pėrshtaten pėr mrekulli bimėsisė sė zonės.

Pėrse gjithė ky zgjerim? Duhet mbajtur parasysh qė familja po shtohet, duke pasur parasysh kėtu bijtė e nipat, por edhe pėr shkak tė tendencės sė re tė miliarderit pėr t‘u rrethuar nga shumė miq e tė afėrt, gjė qė mė mirė tė bėhet nė ambiente madhėshtore. Dhe nė fakt, kur pėrpara disa viteve i hodhi sytė pėr herė tė parė nga Antigua, pėrzgjodhi njė vilė madhėshtore faranike, ku gjithēka qe gati, por nė lojėn e rritjes sė ofertės (mendohet se shifra u vėrtit rreth 40 milionė dollarėve) ia la fitoren njė grupi amerikan.

Qė kėtu erdhi edhe vendimi pėr tė ndėrtuar komplekse vilash, i cili gjithashtu pėrbėn edhe njė investim mjaft tė mirė nė zonėn superluksoze qė Gamondi (autor i njė kompleksi tė mrekullueshėm pėr stilistin Krizia, si edhe tė vilės sė njė futbollisti tė famshėm) po pėrpiqet ta reklamojė nė gjithė botėn. Bėhet fjalė pėr gjirin Nonsuē tė Emerald Kove, njė gji nė ngjyrė tė smeraldtė qė ofron peizazhe qė zor se gjenden gjėkundi tjetėr.

"2 mijė e 8 qind kilometra breg pėrrallor, njė gadishull kodrinor qė sheh pėrballė barrierės sė koraleve", shkruhet nė sitin zyrtar ku reklamohet ky breg i smeraldtė i Karaibeve. Njė ėndėrr qė arkitekti po pėrpiqet ta kthejė nė realitet qė nga vitet ‘90.

Njeriu qė kontribuoi fort pėr ndėrtimin e bregut tė smeraldtė nė vendin fqinj (i famshmi Porto Rotondo mban firmėn e tij) u josh tani nga diēka e re, me pėrmasa shumė mė ndėrkombėtare. Njė vend krejt i veēuar dhe ekskluziv, ku tė pasurit e planetit tė mund t‘i largohen dimrit tė ftohtė nė vendet e tyre, ku mund tė gjejnė paqe me ardhjen e moshės sė pensionit, duke shpėtuar nga metropolet e mbipopulluara ku jeta po bėhet gjithnjė e mė e padurueshme, apo ku thjesht pėr njė farė kohe mund tė shijojnė diellin, puhitė e lehta dhe detin e kristaltė. Madje, edhe pa u ngarkuar me ato taksa tė tmerrshme luksi nga tė cilat zor se mund tė shpėtohet gjetkė. Sipas tė dhėnave qė vijnė nga OSBE-ja Antigua renditet si njė prej parajsave fiskale tė planetit.

"Parajsa e cila respekton tė gjitha normat e ruajtjes sė ambientit", sigurisht pėrfshin njė fushė gjigante golfi, bashkė me klubin pėrkatės me njė pamje tė mrekullueshme nga gjiri, "Klubin e Lundrimit" (janė disa barkat me vela nė dispozicion), njė klub tenisi dhe njė klub bar nė anė tė njė pishine gjigante. Shtėpitė e zhytura nė bimėsi pėrbėhen nga ambiente tė mėdha, tė gjitha me tarraca qė shohin nga deti, ndėrkohė qė mobiliet janė ndėrtuar me materiale qė ofron bimėsia lokale, ashtu siē e kėrkon tradita karaibike. Megjithatė, Gamondi nuk harron tė sjellė edhe diēka nga Italia, siē janė disa mobilie qė zor se arrin t‘ia ofrojė industria vendase.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi