Lindberg, amerikani qė "zbuloi" Evropėn

Shko poshtė

default Lindberg, amerikani qė "zbuloi" Evropėn

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:39 am

Dyqind kuajt fuqi po jepnin maksimumin pėr tė ngritur nė ajėr rrotat gjithė baltė tė atij avioni njėmotorėsh dhe njeriu qė po i drejtonte kėrkoi edhe njė tjetėr sforco, jetė ose vdekje. Jepi, jepi. Rrotat u shkėputėn, por pas disa metrave u pėrplasėn pėrsėri nė barin e dendur. "Jepi, jepi", bėrtiste me tė madhe piloti dhe kuajt u pėrgjigjėn edhe njė herė tjetėr, pulsimet e zemrės sė tyre arritėn nė 1475 pėr minutė, maksimumi qė mund tė jepnin nė atė pistė tė mbushur mė ujė. Rrotat u ngritėn edhe pėr njė herė tė dytė, por vetėm pėr tė pėrfunduar sėrish nė baltė. Pesėqind metra, katėrqindepesėdhjetė, katėrqind, mungonin nga pėrfundimi i pistės ku ai, bashkė me kuajt e tij, do tė ishin pėr copash brenda njė fraksioni. Treqind e pesėdhjetė metra dhe vetėm kur pėrballė tyre del njė traktor. Pėr herė tė fundit njeriu i kėrkon mėshirė atij qielli qė po sfidonte dhe asaj toke qė nuk donte ta lėshonte, dhe me njė tjetėr sforco, kuajt i shkulėn rrotat nga balta dhe "karroca me krahė" u ngrit nė ajėr. Kjo ndodhi dy metra larg traktorit. Ishte ora shtatė e pesė dhjetė e dy minuta e 20 majit tė vitit 1927, mbi njė fushė tė ishullit tė Long Island, i quajtur "Fusha Ruzvelt", ku sot njė qendėr tregtare ofron produktet e zakonshme qė prodhohen nė Kinė dhe fėmijėt as denjojnė tė ngrenė sytė pėr tė parė avionėt qė u nisėn nga Kenedi drejt asaj Evrope qė e arritėn brenda shtatė orėve, tė cilėn njeriu i "karrocės me krahė" e arriti pėr 33 orė e gjysmė. Duke e bėrė atė, Ēarls Augustus Lindbergun, Kristofor Kolombin e mbrapshtė, udhėtari amerikan qė hapi rrugėn ajrore drejt Evropės, siē xhenovezi kishte hapur rrugėn detare drejt Amerikės.

Nuk ėshtė se e kishte nisur mirė jetėn e tij si pionier. Lindi e quanin nė familje, ose "Shqiponja e vetmuar", siē e quajtėn tė ekzaltuar gazetat e ndryshme amerikane. Sipėrmarrja e tij e parė, nė vitin 1918, nė moshėn 17- vjeēare, nė Minesota, ishte njė ndėrmarrje industriale pėr rritjen e pulave. Ky, njė biznes tepėr i mirė, pasi qytetet e pasluftės ishin duke u populluar me hapa tė shpejtė dhe kėrkesa pėr ushqim ishte nė rritje. Arriti tė kishte deri nė 6 mijė pula qė i mbante nė kafaze tė mėdhenj qė i ngrohte me anė tė disa stufave, duke arritur tė mbante njė temperaturė konstante gjatė dimrit tė atyre rajoneve, mė tė ftohtit nė Amerikė. Njė aventurė qė pėrfundoi kur njė shkėndijė flake, nė njė nga stufat, dogji brenda pak minutave tė gjithė impiantin. E ardhmja e "Shqiponjės sė vetmuar" nisi me pjekjen mė tė madhe tė pulave nė historinė amerikane.

Dhe Lindberg nuk ishte as emri i tij i vėrtetė. Gjyshi nga i ati quhej Manson, Ola Manson, i cili ishte detyruar tė arratisej nė vitin 1859 nga fshati Gardlosa nė Suedi, ku karriera e tij si deputet nė Kuvend ra pre e akuzave pėr mashtrim dhe shpėrdorim tė detyrės. Gjatė zbarkimit nė "Quebec", ndėrmjet Ilinoisit, Mizurit dhe Minesotės, ku shumė emigrantė tė ardhur nga Skandinavia do tė sistemoheshim pėrfundimisht, u vetė pagėzua Ēarls Lindberg, dhe u pėrshtat me njė jetė tė mbushur plotė tregti, lodhje dhe ndonjė shkėmbim zjarri me tributė lokale. Pra brenda njė periudhe 60-vjeēare, njė familje emigrantėsh suedezė tė arratisur dhe me identitet fals, arritėn tė realizonin zhvendosjen e parė ajrore transatlantike. Nipi i deputetit mashtrues, me monoplanin e tij tė quajtur "Shpirti i St. Luis", nė nder tė financuesit, pikėrisht St. Luis qė i kishte dhėnė hua 10.500 dollarė pėr ta ndėrtuar, arriti nė brigjet e Nju England dhe arriti tė pėrballonte me sukses njė pjesė tė asaj pengese qė do ta shoqėronte pėr 33 orė, armiken e tij mė tė pamėshirshme: mjegullėn. Me 1703 litrat e benzinės tė shpėrndarė kudo pėr tė pėrshkuar 5810 kilometrat nga brigjet e Nju-Jorkut nė aeroportin "Le Bourget" tė Parisit, motori i avionit tė tij, njė "Wright" serie dhe nėntė cilindrat e tij as qė nuk mund tė ėndėrronin tė ngriheshin sipėr reve, stuhive, kohės sė keqe, ngricės, faktorė natyrorė qė avionėt e linjave tė sotme i kalojnė pa asnjė problem. I mbyllur nė gropzėn me gjerėsi rreth 80 centimetra dhe rreth 1.30 metra tė lartė, ai shtrėngohej nė njė jokomoditet, qė mė vonė do tė provohej nga miliona pasagjerė qė do tė paguanin pėr klasin ekonomik pikėrisht nė tė njėjtin drejtim. Lindi nuk mund t‘i zgjaste kėmbėt dhe as nuk mund tė shihte pėrpara (shihte vetėm me anė tė njė periskopi tė vogėl qė e kishte instaluar njė nga konstruktorėt me pėrvojė nė zhytje nėnujore). Jo se nuk kishte ndonjė gjė pėr tė parė gjatė brigjeve plot mjegull tė Atlantikut Verior ose sipėr sipėrfaqes gri tė oqeanit, ose tė paktėn ai donte tė shihte diēka, duke ditur mirė se ndėrmjet shkėmbinjve tė Nju England, pastaj tė Kanadasė, tė Skocisė sė Re, gjendeshin tė shpėrndara gjithandej mbetjet e 27 aeroplanėve qė kishin marrė guximin mė parė tė bėnin kėtė udhėtim aventuresk. Pas dashtimit tė fundit, ai i tre argonautėve sipėr njė avioni me tre motorė, Lindberg, i cili i njihte mirė problemet gjatė njė fluturimi, pasi kishte eksperiencė si pilot i avionėve tė postės, kishte urdhėruar qė avioni i tij "Shpirti i St. Luis" tė ndėrtohej me njė motor tė vetėm. "Thjesht ka mė pak gjėra qė mund tė prishen", kėshtu i ishte pėrgjigjur ai projektuesit dhe fabrikuesit. "Nėntė cilindrat e motorit tim "Ėright" duhet tė prodhojnė 14 milionė e 500 mijė plasje tė brendshme pėr tė shkuar nga Nju-Jorku nė Paris. Shumėzojeni kėtė numėr me tre dhe do ta kuptoni sepse njė motor i vetėm ėshtė mė i sigurt". Shpejtėsia mesatare gjatė udhėtimit ishte ajo e njė makine nė njė autostradė, 170 kilometra nė orė me rreth 1300 xhiro motorike. Drejtohej me anė tė busullės dhe yjeve kur arrinte tė shihte nga dritaret anėsore. Nuk kishte radio, e cila po tė ishte montuar nė bord, vetėm do tė kishte rėnduar dhe komplikuar bordin, pasi nuk shėrbente pėr asgjė, madje as pėr tė komunikuar me anijet, pasi ato ishin tė rralla dhe tepėr tė largėta. Nuk kishte pilot automatik, as komanda tė tjera, veē zbarrės sė timonit nė mes tė gjunjėve dhe pedalet qė duhet t‘i pėrdorte nė raport harmonik pėr tė mbajtur aeroplanin nė nivel konstant fluturimi. Njė armik tjetėr qė do ta shoqėronte pėr gjatė gjithė rrugės ishte gjumi. Por tė gjithė kėta kundėrshtarė, mekanikė, atmosferikė dhe mbi tė gjitha njerėzorė, Lindberg arriti qė t‘i mundė menjėherė dhe pas orėve tė para tė fluturimit, as qė nuk i bėnin mė pėrshtypje. Tė njėjtin hov, fiksim dhe pėrqendrim qė i kishte kushtuar ėndrrės sė jetės sė tij - asaj pėr tė fluturuar, qė e nisi kur njė "i ēmendur nė njė makineri fluturuese" kishte prekur ēatinė e fermės sė familjes sė tij nė vitin 1915 - do ta vėrtetonte edhe nė kapacitetin pėr t‘u bėrė i pėshtjelluar dhe tė kundėrshtonte tė njėjtin opinion publik, qė e kishte lavdėruar pas fluturimit dhe pastaj e kishte mbėshtetur pas tragjedisė sė jetės sė tij, rrėmbimit dhe vrasjes sė djalit tė tij nė moshėn njė vjeē e tetė muaj. Si aeroplani, tashmė i vetmuar nė Muzeun e Aviacionit tė Uashingtonit, edhe piloti i tij ishte njė vetmitar. Turmat qė ishin drejtuar drejt aeroportit "Le Bourget" pėr ta pritur, duke i dekretuar njė triumf qė vetėm Franca e freskėt me ata avionė qė fluturonin nė qiejt e Marnės mund t‘ia jepte, e trembėn. Ēdo qytet amerikan i dedikoi paradat me kotijone qė i hidhnin nga ēdo dritare, por ai gjithmonė mbante njė shprehi zemėrimi. Ēdo vizionar dhe investues e kėrkonte pėr t‘i dhėnė emrin e tij ndonjė avioni tė sapondėrtuar, ose njė kompanie tė re, siē bėri krijuesi i "Pan Am". Dhe nuk mbaroi hidhėrimi nė Amerikėn e viteve 1932, kur Betti, zonja e familjes Lindberg, shkoi nė dhomėn e Ēarls Augustit tė vogėl pėr t‘i ndezur sobėn elektrike nė njė natė tė ftohtė dimri nė Nju Xhersi, dhe vuri re se dritarja ishte e hapur. Dhe krevati ku duhej tė flinte djali ishte bosh. Kurrė mė parė dhe kurrė mė pas, aq shumė ngushėllim dhe urrejtje do tė kishte shoqėruar njė rast tė kronikės sė zezė, kėrkimi i "zogut tė shqipes", siē u quajt menjėherė fėmija. Njė komb i ēmendur, i goditur, tė paktėn deri nė gjetjen e trupit tė fshehur nėn dherishten dhe gjethet e njė pylli disa metra larg shtėpisė dhe deri nė procesin gjyqėsor kundėr "emigrantit ilegal", i cili u arrestua dhe u dėnua nė karrigen elektrike, zdrukthėtari gjerman, Bruno Hauptman, i cili nuk e pranonte akuzėn edhe pse iu raportua se nėse do tė pranonte fajin, do t‘i jepnin dėnimin e pėrjetshėm dhe jo atė me vdekje. Dhe ndodhi pikėrisht nė momentin e konvergjencės ndėrmjet admirimit dhe ngushėllimit, ndėrmjet triumfit tė eksploratorit dhe dėshpėrimit tė shpirtit njerėzor, qė diēka u shkėput pėrgjithmonė, nė tė dhe nė kombin qė e kishte shenjtėruar.

Pas kėsaj shkoi tė jetojė nė Angli me bashkėshorten e tij, Anėn, e cila ishte duke pritur njė tjetėr djalė, por qė Lindbergėt nuk donin qė tė lindte nė Amerikė. Madje edhe gruaja, siē do tė zbulonte e bija, pas kishte zbuluar rastėsisht mes gjėrave tė sė ėmės, do ta tradhtonte me njė tė dashur sekret, ashtu siē tradhtoi ai Amerikėn. Nė atė Evropė qė do ta pėrbuzte gjatė mbėrritjes, ku do t‘i pėlqente rrezatimi i ligjit, i autoriteteve, i eficencės, i progresit qė nazistėt ishin duke projektuar. Vizitonte me admirim vendosjet e Heinkelėve, laboratorėt e "Luftwaffe", drejtimin e Goering-ut, aviatorėve si ai dhe asit tė luftės sė madhe. Tentoi tė takonte Musolinin kur shkoi pėr tė vizituar Romėn Perandorake. Dhe iu kundėrvu Ruzveltit, kur kuptoi se Presidenti po e ēonte vendin drejt luftės, ndėrsa betohej se donte tė qėndronte jashtė saj. Me maskėn izolacioniste, tė doktrinės "America First", Amerika pėrpara ēdo interesi tjetėr, u bė njė apologjet i nazizmit. Dhe kur pas Perl Harborit, doli nga bota e tij e mbyllur, Ruzvelti bėri qė ta paguante duke i mohuar atij, tė parit, mė tė suksesshmit aviator nė historinė amerikane, aktivizimin nė aviacionin amerikan, madje i mohoi edhe gradėn e tij tė vjetėr si kolonel. Duhej tė kėnaqej nė frontin e Paqėsorit, duke stėrvitur pilotė tė rinj, tė cilėt habiteshin kur gjendeshin pėrballė "Shqiponjės". Madje ka kryer edhe dhjetėra misione vetmitare, pa u autorizuar nga asnjė komandė zyrtare. Zbulonte dhe luftonte vetėm me zotėsinė e tij pa asnjė informacion tjetėr mbi objektivat. Me zotėsitė e tij, pikėrisht siē kishte arritur tė mbėrrinte nė ujėrat e Irlandės pasditen e sė nesėrmes, pas ngritjes sė mrekullueshme nga balta e "Long Island". Duke bėrtitur nė heshtje edhe ai "tokė, tokė", pėrballė peskarexhave qė i tregonin afrimin e kontinentit. Njė ēast gėzimi sa qė motori pushoi, duke filluar tė nxjerrė tym vetwm pas 24 orėsh punimi perfekt. "Ja mbaroi - tha me vete - isha tepėr arrogant, tepėr i sigurt me vetveten". Dhe ndėrsa dritarja anėsore ishte e hapur dhe ai fluturonte fare pranė ujit, i bėrtiste njė peshkatari tė habitur nga ajo qė po shihte, i cili as qė nuk e dėgjonte dot: "A jam mirė kėtej pėr Irlandė? Nė ēfarw drejtimi ėshtė Irlanda?". Dyqind kuajt fuqi qė e kishin shpėtuar nga pėrplasja fatale me traktorin, rifilluan tė merrnin frymė dhe zemra e tyre filloi tė punonte. Rimori kuote. Filloi tė vėzhgonte i emocionuar Plymutthin, portin e Devonshire, ku historia e Amerikės dhe asaj angleze, kishte filluar katėr shekuj mė parė me nisjen e pelegrinėve nė bordin e "Mayflower" nė vitin 1620. E kaloi Manikėn, vazhdoi drejt "Cherbourg", goja e Senės, pastaj drejt Parisit, dhe ja shfaqen dritat e para, madje edhe turma qė nė errėsirė arrinte ta shihte nė lėndinėn e "Le Bourget" dhe qė mė pas do tė prekė tokėn nė orėn 22:24, pikėrisht 33 orė e gjysmė nga ngritja. Legjenda thotė qė nga dritarja ai tha: "Jam Ēarls Lindberg, ia dola mbanė", por fraza iu duk tepėr retorike dhe deri nė vdekje, nė vitin 1971, e mohoi ta ketė thėnė njė gjė tė tillė. Ka pranuar vetėm se ka thėnė: "A ka ndonjė mekanik kėtu?" dhe menjėherė mė pas filloi tė interesohej pėr ta ēuar nė njė vend tė sigurt avionin e tij, larg duarve tė gjuetarėve tė suvenirėve, tė cilėt ishin gati ta shqyenin me duar. Fotoja e tij e fundit pak para vdekjes, tregon njė plak 70-vjeēar, ende i mbajtur dhe i krekosur me kostum, tepėr i dobėt dhe nė krye tė njė shkėmbi tė Atlantikut Verior. I ka kthyer kurrizin objektivit dhe sheh oqeanin drejt tė cilit u nis kur ishte vetėm 25 vjeē dhe prej tė cilit, lind dyshimi, ndoshta nuk kthehem mė kurrė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi