8 mė tė fortėt qė drejtuan botėn nė 2007-ėn

Shko poshtė

default 8 mė tė fortėt qė drejtuan botėn nė 2007-ėn

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:40 am

Mund tė thuhet pa frikė se ata janė mė “tė fortėt” e botės nė kuptimin e plotė tė fjalės. Ata mbajnė ēelėsat e kabineteve tė tetė vendeve qė pėrfaqėsojnė nė total 65 pėr qind tė ekonomisė botėrore dhe pjesėn mė tė madhe tė fuqisė ushtarake botėrore. Janė liderėt e grupit G8, forumit tė pėrbėrė prej tetė shteteve mė tė fuqishme nė botė, SHBA, Rusia, Gjermania, Italia, Franca, Japonia, Britania e Madhe dhe Kanadaja.Samitet e kėtij forumi shoqėrohen shpesh me protesta e kritika.
Por cilat janė qėllimet e G8-s dhe si funksionon ky grup i fuqishėm politik e ekonomik?

G8

Grupi i tė tetėve (G8) ėshtė njė forum ndėrkombėtar pėr qeverinė e Francės, Italisė, Kanadasė, Gjermanisė, Japonisė, Rusisė, SHBA-sė dhe Britanisė sė Madhe. Sė bashku kėto vende pėrfaqėsojnė 65 pėr qind tė ekonomisė sė botės dhe shumicėn e fuqisė ushtarake globale dhe pothuajse gjithė sasinė e armėve bėrthamore tė botės. Aktivitetet e grupit pėrfshijnė konferenca pėr gjatė gjithė vitit dhe studime tė politikave pėr tė mbėrritur nė samitin vjetor tė tė gjithė krerėve tė shtetit. Nė kėtė takim pėrfaqėsohet edhe Komisioni Evropian. Presidenca e G8-s ėshtė me rotacion dhe ēdo vit i takon njėrit prej vendeve. Presidenti i radhės, qė kėtė vit ishte kancelarja gjermane, Angela Merkel, pėrcakton agjendėn vjetore dhe drejton samitin vjetor.

Struktura

G8 ka qėllimin tė jetė njė forum joformal dhe ndaj i mungojnė strukturat administrative si tė organizatave tė tjera ndėrkombėtare, siē ėshtė OKB apo Banka Botėrore. Grupi nuk ka njė sekretariat tė pėrhershėm apo zyra pėr anėtarėt. Presidenca e grupit rrotullohet ēdo vit tek vendet anėtare dhe mandati i ri fillon ēdo 1 janar. Gama e ēėshtjeve qė diskutohen nė takime pėrfshin shėndetin, mjedisin, ēėshtjet ndėrkombėtare, punėn, drejtėsinė, terrorizmin dhe tregtinė. Ekziston gjithashtu dhe njė grup i ndarė takimesh i njohur si “G8+5”, i krijuar gjatė samitit tė vitit 2005 nė Skoci, ku marrin pjesė ministrat e Financės dhe tė Energjisė nga tė tetė vendet plus pesė vende shtesė: Kina, Meksika, India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Kritikat dhe protestat

Duke qenė se takimet vjetore janė tė njė profili jashtėzakonisht tė lartė, ato shpeshherė janė qendėr e protestave nga grupe qė mbrojnė ide tė caktuara apo demonstrata nė rrugė nga aktivistė tė ndryshėm. Qendra mė e njohur e kritikave ndaj vendeve tė G8-s ėshtė se ato janė pėrgjegjėse pėr ēėshtje globale si varfėria nė Afrikė dhe vendet nė zhvillim pėr shkak tė politikave tė borxheve dhe tregtisė; ngrohja globale pėr shkak tė emetimeve tė dioksidit tė karbonit, e problemeve tė tjera qė kanė lidhje me globalizimin.

Krijimi

Koncepti i njė forumi pėr demokracitė mė tė mėdha industriale botėrore doli si nevojė pas krizės sė naftės nė vitin 1973. Nė vitin 1974, SHBA krijoi grupin “The Library Group”, njė takim joformal mes zyrtarėve tė lartė financiarė tė SHBA-sė, Britanisė sė Madhe, Gjermanisė Perėndimore, Japonisė dhe Francės. Nė vitin 1975 presidenti francez, Valéry Giscard d’Estaing, ftoi krerėt e kėtyre vendeve nė njė samit nė Rambuje. Gjashtė liderėt pranuan qė takimet vjetore tė organizoheshin me anė tė presidencės me rotacion, duke formuar fillimisht Grupin e tė Gjashtėve (G6). Njė vit mė vonė grupit iu bashkua dhe Kanadaja. Pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik ishte radha e Rusisė pėr t’iu bashkuar grupit G7 dhe me iniciativėn e presidentit tė SHBA-sė, Bill Clinton, nė vitin 1997 Rusia iu bashkėngjit formalisht grupit.

Gjermania:
Republikė
Federale Parlamentare
Kancelare: Angela Merkel, presidente e G8-s pėr 2007-n
Mori detyrėn:
22 nėntor 2005

SHBA:
Republikė Federale Kushtetuese Presidenciale
President:
George W. Bush
Mori detyrėn:
20 janar 2001

Britania e Madhe:
Demokraci Parlamentare dhe Monarki Kushtetuese
Kryeministėr:
Gordon Brown
Mori detyrėn:
27 qershor 2007

Rusia:
Republike Federale
Semi-Presidenciale
President:
Vladimir Putin
Mori detyrėn:
31 dhjetor 1999

Kanadaja:
Demokraci Parlamentare (Monarki Federale Kushtetuese)
Kryeministėr:
Stephen Harper
Mori detyrėn: 6 shkurt 2006

Franca:
Republikė Unike
Semi-Presidenciale
President:
Nicolas Sarkozy
Mori detyrėn:
16 maj 2007

Italia:
Republikė Parlamentare
Kryeministėr:
Romano Prodi
Mori detyrėn:
17 maj 2006

Japonia:
Demokraci Parlamentare dhe Monarki Kushtetuese
Kryeministėr:
Yasuo Fukuda
Mori detyrėn:
26 shtator 2007

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi