Armėt qė "qėlluan" shekullin XX

Shko poshtė

default Armėt qė "qėlluan" shekullin XX

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:48 am

Atentatet e famshme qė nga ai ndaj Mbretit Umbeto deri tek ai ndaj Aldo Moros

Gjithēka qė nga pistoletat, pushkėt, apo thikat qė nė dorė tė terroristėve e fanatikėve "gdhendėn" njė pjesė tė historisė

Nė qytetin e Meksikos, nė bodrumin e njė muzeu tė vogėl, u gjet edhe njė tjetėr armė e vrasjeve tė shekullit tė terrorit, me tė cilėn agjenti sekret Ramon Merkader, mė 20 gusht tė vitit 1940, goditi pėr vdekje revolucionarin Leon Trozkijin. Kjo ishte njė nga ngjarjet mė tė bujshme dhe mė mizore mes shumė tė tillave tė atyre viteve, ndaj qė kėtej lind ideja pėr tė "analizuar" pistoletat, pushkėt apo thikat, qė nė dorė tė terroristėve dhe fanatikėve tė ndryshėm, kanė goditur nė zemėr shekullin e kaluar, duke ndryshuar shpesh rrjedhėn e ngjarjeve. Ishte e martė, njė ditė e zakonshme si gjithė tė tjerat, kur nė qiellin e vrenjtur tė qytetit tė Meksikos, Merkader do t‘i merrte jetėn njėrit prej liderėve tė Revolucionit tė Tetorit, qė ishte dėnuar me vdekje "kudo qė tė jetė dhe me ēdo kusht" nga Stalini, qė nė tė ftohtin e acartė tė Moskės, nuk hezitoi tė urdhėronte vrasės me pagesė pėr ta asgjėsuar. Thonė se nė sėpatėn e vogėl alpine, qė u gjet nė bodrumin e njė muzeu tė vogėl tė qytetit tė Meksikos, dukeshin ende njollat e thara tė gjakut, sidomos nė majėn dhe bishtin e shkurtėr prej druri. Laboratorėt e policisė meksikane i bėnė analizėn e ADN-sė, me qėllimin e vetėm pėr tė mbyllur njėherė e pėrgjithmonė tė gjitha intrigat, hetimet dhe shumė sekrete pėr njė nga vrasjet politike, mė mizore dhe mė tė bujshme tė shekullit tė 20-tė, i quajtur ndryshe shekulli i terrorit, dhe i pagėzuar qysh nga nisja e tij me gjakun e Mbretit italian Umberto I dhe nga plumbat e anarkistit Gaetano Breski. Shekullit, tė quajtur ndryshe i shkurtėr, historiani i famshėm anglez Erik Hobsbaun dhe jo vetėm ai, i atribuon njė tjetėr vrasje tė rėndėsishme, mė 28 qershor tė vitit 1914, nė urėn e lumit Appel nė qendėr tė Sarajevės. Nė kėtė ditė, ekstremisti serb Gavrilo Princip, do tė gjuante me tre plumba mbi trupin e trashėgimtarit tė fronit tė Austro-Hungarisė, Franz Ferdinandit. Kjo vrasje do tė ishte edhe shkaku i shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Pikėrisht nė atė vend dhe nė atė moment do tė ndodhnin shumė gjėra njėkohėsisht: do tė tronditej ekuilibri i perandorive tė shekullit tė 19-tė dhe sigurisht paqja e tė gjithė Evropės. Por sipas historianėve tė tjerė, shekulli i 20-tė ishte edhe shekulli mė i gjatė, qė nisi me vrasjen e sovranit italian dhe e mbylli rrugėtimin e tij me terroret, komplotet, luftėrat globale, me rėnien e kullave binjake me njėzet muaj vonesė, mė 11 shtator tė vitit 2001, dhe me shpėrthimin e kamikazėve, luftės asimetrike, terrorizmit eksponencial, frikės brenda kufijve elektronikė tė Amerikės dhe brenda hapėsirės mentale tė tė gjithė Perėndimit, tė dhunuar me armė tė pa imagjinuara dhe tė pa eksperimentuara kurrė mė parė. Sigurisht qė nuk bėhet fjalė pėr sėpatėn qė pėrdori Merkader, por pėr mėnyrat qė Muhamed Atta pėrdori pėr tė goditur zemrėn e Nju-Jorkut dhe gjithė botės. Nė tė vėrtetė, terrorizmi ėshtė njė fjalė me prejardhje franceze, qė daton qė nga koha e Robespierit, por ajo qė ushqen substancėn d.m.th, sekretin, bashkėpunėtorėt, planin, i ka rrėnjėt nė historinė e perėndimit latin, kur nga 23 goditje thikash, vetėm njėra do tė ishte fatale dhe do t‘i sillte vdekjen Perandorit Ēezar. Rruga e tij pėrgjatė shekujve, viktimat e pamėshirshme tė tė cilit janė bėrė papėt, mbretėrit apo njerėz tė tjerė tė famshėm, ka bėrė qė njeriu pėr tė arritur qėllimet e tij tė armatoset me thika, helm, radikalizėm islamik me irredentizėm. Mė pas nė Rusinė cariste "adopton", barutin qė pėrdorej nga revolucionarėt e parė tė shoqėrisė punėtore, apo nga studentė e rinj nihilistė, bomba artizanale si ajo me tė cilėn njė italian i quajtur Felipe Orsini donte tė vriste nė vitin 1858 Napoleonin II, nė Paris, pėr t‘u hakmarrė ndaj gjakut tė derdhur nė Perandorinė Romake. Por ka edhe mė. "Mjeti vrasės" mund tė jetė njė pistoletė e madhe e tipit "Colt" dhe ndonjė thikė rezervė, si ajo qė aktori amerikan John Ėilkes Booth do tė mbante me vete mbrėmjen e 14 prillit tė vitit 1865. I "ndihmuar" nga pija dhe nga fati, Booth do tė shkonte ngadalė dhe i pashqetėsuar nga askush prapa kurrizit tė Presidentit Abraham Linkoln, i ulur nė skenėn e teatrit "Ford" nė Uashington pėr ta gjuajtur me njė goditje nė zverk. Vrasėsi qė u fsheh nė njė magazinė do tė kapej shumė shpejt, ndėrsa prononconte fjalėt "Jugu u hakmor". Akoma mė "mahnitėse" ėshtė mizoria me tė cilėn konti Felix Jusupov dhe tė pėrbetuarit e tij vranė nė natėn mes 16 dhe 17 dhjetorit tė vitit 1916, nė Shėn Peterburg, Rasputinin, monarkun siberian, magjistarin, alkimistin, "shpirtin e zi" tė Carit Romanov, dhe i dashuri i careshės Aleksandra. Do ta vrisnin tre herė njeriun, qė njihej si i pavdekshėm, nė fillim duke i hedhur cianur nė verė dhe pastaj me goditje pistolete. Rasputini ra nė dysheme dhe nė pamje tė parė dukej i vdekur. Komplotistėt dolėn tė festonin fitoren dhe thirrėn njė mjek pėr tė vėrtetuar vdekjen e Murgut tė Ēmendur. Por fitorja ishte e nxituar edhe kėsaj here.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Armėt qė "qėlluan" shekullin XX

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:49 am

Fisnikėt pritėn deri nė 3 tė mėngjesit, orė kur kishin menduar tė hidhnin kufomėn nė ujėrat e ftohta tė lumit Neva. Tė gjithė u larguan tė tmerruar dhe vetėm Jusupov shihte i paralizuar Rasputinin qė filloi ta ndiqte, duke qeshur dhe i gjakosur me duart e ngritura si njė shtrigė. Rasputini do tė binte nė tokė vetėm nga njė goditje nė kokė tė Purishkeviē, ndėrsa dy ushtarė i thyen tė gjitha kockat. Mė pas e morėn tė gjakosurin pėr ta hedhur nė ujėrat e lumit, por ai merrte ende frymė. Ishte vėrtet i pavdekshėm. Ushtarėt hapėn njė tė ēarė nė akullin e lumit dhe e futėn atje murgun. Trupi i tij u gjet me njė krah jashtė tė ēarės dhe me gishtat e bashkuar, qė formonin njė gjest bekimi. Gjithēka ndodhi para syve tė Carit tė fundit Nikola II, tetė javė para se revolucioni tė pushtonte gjithė Rusinė. Pas kėsaj, fati i keq filloi tė bjerė mbi fisnikėrinė dhe shtėpinė mbretėrore. Ēdo gjė ndodhi siē e kishte predikuar ai. Revolucioni eliminoi familjen e Carit nė tetor tė vitit 1917. Kjo valė, qė do tė shkaktonte miliona viktima, do tė mbėrrinte edhe nė Lagjen e Kojoakan nė jug tė qytetit tė Meksikos, ku prej disa vitesh jetonte teoricieni dhe revolucionari, themeluesi i Armatės sė Kuqe. Leon Trockij. Trockij ishte dėbuar dhe internuar nga Rusia, qė nga viti 1928, nė fillim nė Kazakistan pastaj nė Turqi dhe Francė dhe vazhdonte tė zhvillonte njė fushatė politike kundėr diktatorit. Ishte Stalini qė urdhėroi vrasjen e Trockit. Qė prej vitit 1937 ai jetonte me bashkėshorten Natalia nė njė vilė nė periferinė e kryeqytetit meksikan. Vila e tij ishte shndėrruar nė njė fortesė tė vėrtetė. Rreth e rrotull shtėpisė sė rrethuar me mure tė larta, ishin vendosur dhe kulla vėzhgimi, ku roje tė armatosura vėshtronin ambientin brenda dhe jashtė saj. Pasi shpėtoi nga sulmi i parė, nė maj tė vitit 1940, njėzet persona tė armatosur rendė me mitraloza, granata dhe automatik, tė veshur si policė, dhe nėn udhėheqjen e David Alfaro Sikejros, sulmuan vilėn e tė internuarit, por Trocki dhe familja e tij shpėtuan pėr mrekulli. Aksioni pėrfundoi me 300 shtėna dhe plagosjen e disa prej rojeve tė armatosura, megjithatė nuk arritėn tė kalonin dot pragun e vilės. Pas kėsaj, Sikejros, i ndihmuar edhe nga poeti Pablo Neruda u vendos nė Kili. Nga rezidenca e tij, Stalini i ēmendur dhe i fiksuar pėr asgjėsimin e tij, thurte planet pėr njė sulm, tė dytė. Pėr kėtė qėllim, detyra iu ngarkua agjentit tė ri 27- vjeēar Ramon Merkader, qė pėr tė fituar besimin e Trockit duhej tė hiqej si njė revolucionar i devotshėm. Mbasditen e 20 gushtit, Merkader hyn pėr herė tė pestė nė studion e tij. Merkader kėrkonte njė mendim pėr njė artikull qė gjasme e kishte shkruar sipas filozofisė sė tij. Edhe pse ishte verė, Ramoni mbante veshur njė xhaketė nėn mėngėt e sė cilės kishte fshehur njė pistoletė tė kalibrit 45, njė thikė dhe njė sėpatė tė vogėl alpine. Trocki vendosi syzet pėr ta lexuar me qetėsi ēka ishte shkruar aty. Pasi ngriti kokėn pėr tė thėnė se ajo ēka ishte shkruar aty ishte shumė konfuze dhe e paqartė, maja e sėpatės i ngulet nė pjesėn ballore tė kokės. Gjaku pėrhapet nė tė gjithė dhomėn. Trocki bie pėr tokė dhe bėrtet me tė madhe. "Njė ulėrimė e dhimbshme dhe ēnjerėzore", do tė thoshte mė vonė Merkander, i arrestuar nga rojet e sigurisė dhe i dėnuar mė pas me 20 vjet burg. "Njė e bėrtitur qė nuk kam pushuar kurrė sė dėgjuari", do tė shkruante ai nė vitet e fundit tė jetės sė kaluar nė Moskė dhe pastaj nė Kubė, ku mbylli sytė i prekur rėndė nga sėmundja e kancerit nė vitin 1978. Njė vit qė na sjell ndėr mend njė tjetėr ngjarje tė madhe tė ndodhur nė Italinė fqinje, ku Aldo Moro do tė mbyllte sytė i vrarė nga njerėzit e Brigadės sė Kuqe. Nė mars tė vitit 1978, politikani i njohur italian do tė rrėmbehej nga militantė klandestinė qė mbronin idetė leniniste dhe ishin tė armatosur me "Skorpion", prodhim ēekosllovak i modelit Vz61 dhe kalibėr 7.65 tė quajtur nga ushtarėt "si pronė e revolucionit". Pas disa muajsh, ditėn fatale tė 9 majit 1978 u gjet nė bagazhin e njė makine "Renault" nė rrugėn "Montalcini" nė Romė, pak larg selisė sė Partisė Demokracia Kristiane. Pėr tė gjithė vrasėsit me pagesė, atentatorėt apo vrasėsit, asnjė thikė, pushkė, helm, apo predhė ėshtė fatale se sa rasti ku vendoset pėr fatin e tij dhe tė viktimės. Gaetano Breci u var nė qelinė e tij vetėm njė vit pasi ishte dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa Nathuran Godse, qė nė mbrėmjen e 30 janarit tė vitit 1948 nė Nju Delhi goditi dy herė kraharorin e Gandit, u pėrkul tre herė para shpirtit tė madh tė pavarėsisė indiane ("Un e adhuroja atė burrė", do tė thoshte) u kap, u dėnua dhe mė pas u vra. Historia vazhdon mė tej. Lee Harvery Osėald, qė nė Dallas, mė 22 nėntor tė vitit 1963 goditi njė herė me pushkėn e tij "Mannlicher Carcanoi", tė kalibrit 6.5 mbi flokėt e llakosura tė John Fitzgerald Kennedy dhe mbi ėndrrėn amerikane, ka njė fytyrė tė shastisur pėrpara modelit special 38, qė me dy goditje Xhak Rubin e shtriu nė tokė, duke i thėnė: "Vdis o mi haleje". Tė gjithė tė dėnuar pėrjetė pėr tė kujtuar atė ēast. Tamam si palestinezi Shiran Bishara Shiran, qė nė kuzhinat e hotel "Ambasador" nė Los Anxhelos, "shkėputi" me tri goditje tė njė pistolete tė kalibrit 22, rrugėn drejt Presidencės, tė Bob Kennedit, ndėrsa njė vit mė vonė, dėgjonte si njė i huaj procesin qė do ta dėnonte me vdekje. Apo djaloshi i bardhė, James Earl Ray, qė urrente tė zinjtė, urrente Martin Luter Kingun dhe pėr ta vrarė pozicionohet nė njė pallat pėrballė motelit "Lorraine" nė Memfis. E inkuadroi nė teleskopin e pushkės sė tij "Remington" rreth orės 18 tė mbrėmjes sė 3 prillit tė 1968-ės dhe godet njė herė tė vetme viktimėn qė plumbi do t‘i prekte qafėn. Apo si ish- tipografi, Mark David Chapman, qė nuk ishte aspak terrorist, por qė nė 8 dhjetorin e vitit 1980 do tė ecte pėr rreth dy orė pėrballė Dakota Builing nė Nju-Jork pėrpara se tė godiste me pesė plumba shpinėn e Xhon Lenonit, qė e konsideronte si shkakun e dėshtimit tė tij nė jetė. Pėr vite me radhė, nė qelinė e burgut tė Atikės, e gjithė bota do tė "trokiste" nė ndėrgjegjen e tij me qindra letra nė ditė, plot me pėrēmim dhe urrejtje qė i kishte marrė jetėn idhullit tė tyre. Ato do tė ishin edhe dėnimi i pėrjetshėm i njė njeriu qė nė mbrojtjen e tij nė gjyq kishte deklaruar "Unė nuk isha askush. Doja qė bota tė mė kujtonte". Nė fund, askush nuk mund ta harrojė shikim e pėrhumbur tė turkut Ali Akēa, drejt Papa Gjon Palit II, nė foltoren e Rebibias. Nė maj tė vitit 1981 ai u plagos rėndė nga Mehmet Ali Akēa, qė me njė "Browinning" tė kalibrit 9, kishte vendosur tė vriste njeriun e shenjtė. Nė tė fund, e gjithė historia e terrorizmit, e obsesioneve tė tij, e vrasjeve ekzemplare, ndėrlikohet kur njerėzit kanė njė objektiv, atė tė fikjes sė njė jete, dhe sigurisht pa e imagjinuar se errėsira nuk sjell dritė, por fiksime tė tjera, tė pėrjetshme si gjurmėt errėta tė gjakut mbi njė sėpatė tė vogėl alpine.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Armėt qė "qėlluan" shekullin XX

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:49 am

Njeriu i paqes

Nė Nju Delhi, mė 30 janar tė vitit 1984, Nathuran Godse gjuajti dy herė me njė Beretė automatike 9 mm nė kraharorin e Gandit, pastaj u pėrkul tri herė pėrpara njeriut tė paqes

"Pushkatimi" i Luter Kingut

Mė 3 prill tė vitit 1968, i riu i bardhė James Earl Ray, vrau liderin me ngjyrė Martin Luter King, me njė pushkė "Remington"

Krimi Moro

Ai qė qėlloi kundėr presidentit tė Partisė Demokracia Kristiane, mė 9 majin e vitit 1978 ishte njė mitraloz "Skorpion" model VZ61 i kalibrit 7.65, prodhim ēekosllovak

Tre plumba pėr Bobin

Palestinezi Shiran Buishara Shiran vrau senatorin Kennedi me tre goditje tė njė pistolete kalibėr 22 nė kuzhinėn e hotel "Ambasador" nė Los Anxhelos, mė 5 qershor tė vitit 1968

Vrasėsi nė Dallas

Sipėr, pushka Mannlicher-Carcano, e kalibrit 6.5 me tė cilėn Lee Harvey Oswald gjuajti njė herė mė 22 nėntor tė vitit 1963 nė Dallas. Sekuenca fotografike, lart, majtas, tregon Presidentin Kennedi tė goditur pėr vdekje dhe pėrkrah, bashkėshorten e tij Xheki, qė pėrkulet mbi trupin e sė shoqit pėr t‘i dhėnė ndihmėn e parė. Mė pas Oswald u vra nga Xhak Rubin me njė 38 special

Krimi

Mė 20 korrik tė vitit 1900, mes pemėve tė rezidencės mbretėrore nė Monza, anarkiku Gaetano Bresci goditi me njė revolver Mbretin e Italisė, Umberton I, duke nisur kėshtu "shekullin e terrorit"

Revolucionari

Mė 20 gusht tė vitit 1940, Ramon Merkader qėllon pėr vdekje Leon Trocki, me njė sėpatė alpinizmi. Themeluesi i Armatės sė Kuqe do tė mbyllte sytė njė ditė mė vonė

I fiksuari dhe ikona e popit

Mė tetė dhjetor tė vitit 1980, Mark David Chapman, vrau Xhon lenonin me 5 goditje pistolete nė shpinė pėrpara "Dakota Building" nė Nju-Jork

Erik Hobsbaun

"Askush nuk mund ta shkruajė historinė e shekullit XX nė tė njėjtėn mėnyrė me tė cilėn do tė shkruante historinė e ndonjė epoke tjetėr . Kjo sepse nuk mund tė tregohet mosha e jetės tėnde nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn mund tė shkruhet historia e periudhave tė njohura vetėm nga jashtė"

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Armėt qė "qėlluan" shekullin XX

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi