Tė famshmit qė ndėrruan jetė nė vitin 2007

Shko poshtė

default Tė famshmit qė ndėrruan jetė nė vitin 2007

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 10:51 am

Njė vit ka dhe njė bilanc qė s’ėshtė i lehtė pėr t’u shkruar. Tė mėdhenjtė qė u ndanė nga jeta kėtė vit. Ata qė kontribuan gjithė jetėn e tyre nė fusha tė ndryshme e ato qė ishin tė njohur dhe bėnė bujė me vdekjen e tyre. “Tirana Observer” boton listėn e figurave mė tė njohura mbarė botėrore qė ndėrruan jetė nė vitin 2007. A nuk ishte Luciano Pavarotti aq i madh sa bėri qė gjithė bota tė mbajė frymėn nga shoku, kur dėgjoi lajmin e kobshėm?
E sikur tė mos mjaftonte humbja e njė njeriu tė madh tė muzikės operistike, tė cilėn ai e kėndoi nė mėnyrė tė tillė qė ta bėnte tė dėgjueshme pėr tė gjitha masat e shtresat e njerėzve, ai u bė protagonist i lajmeve tė shėmtuara nė lidhje me trashėgiminė e tij. Vajzat e tij nga martesa e parė u shfaqėn nė gazeta e televizione duke akuzuar bashkėshorten e dytė tė babait se nuk meritonte gjithė pasurinė qė i kishte lėnė ai. Sidoqoftė kjo nuk ndikon aspak nė statusin e tij prej ikone dhe s’e zbeh humbjen e madhe qė i ka shkaktuar muzikės vdekja e tij. Njė figurė tjetėr qė la njė vend bosh nė botėn e gazetarisė veēanėrisht, ishte Enzo Biagi, i konsideruar si pasardhėsi real i Indro Montanelli-t. Biagi ishte aktiv pėr gjashtė dekada nė gazetari dhe autor i pothuajse tetėdhjetė librave. Ai fitoi shumė ēmime dhe medalje. Deri nė vitin 2001 punonte nė stacionin televiziv “Rai Uno”. Presidenti i parė i Federatės Ruse, Boris Yeltsin, e cili e udhėhoqi vendin nė njė periudhė tejet tė vėshtirė gjithashtu ndėrroi jetė kėtė vit. Serisė sė kėtyre vdekjeve i shtohet dhe ajo e “arkitektit tė modės” Gianfranco Ferre. I gjithė komuniteti i botės sė modės “e vajtoi” largimin nga kjo jetė tė njė mjeshtri tė madh, i cili njihej si njė perfeksionist e njė kritik i mprehtė. Njė vdekje shokuese ishte dhe ajo e Chris Benoit, sportistit tė restling, i cili pėrpara se tė vetėvritej, sipas raporteve tė policisė, vrau bashkėshorten dhe djalin e tij. Lista vazhdon me tė tjerė emra, tė cilėt nė njė mėnyrė a njė tjetėr kanė lėnė gjurmė sa kanė qenė gjallė, ose me vdekjen e tyre, siē ishte dhe rasti modeles 18-vjeēare nga Uruguai, e cila vdiq pas njė infarkti, qė sipas mjekėve e kishte fillin nga anoreksia, sėmundje kjo mjaft e pėrhapur ndėr modelet.

Luciano Pavarotti u nda nga jeta mė 6 shtator 2007

Tenori italian ishte njė ndėr mė tė famshmit nė botė, pėr transformimin e muzikės klasike nė njė formė tė pėlqyeshme pėr tė gjitha masat. Ai njihet pėr performancat e tij televizive si “Tre tenorėt”, “Pavarotti dhe miqtė”, etj.

Enzo Biagi u nda nga jeta mė 6 nėntor 2007

I konsideruar si njė ndėr gazetarėt e publicistėt mė tė denjė tė Italisė, Biagi ishte aktiv pėr gjashtė dekada nė gazetari dhe autor i pothuajse tetėdhjetė librave. Ai fitoi shumė ēmime dhe medalje. Deri nė vitin 2001 punonte nė stacionin televiziv “Rai Uno”.

Gianfranco Ferre u nda nga jeta mė 17 qershor 2007

Vdekja e tij shkaktoi zi tė madhe nė botėn e modės, ku ai ishte njė personalitet i padiskutueshėm. Ai njihej si “arkitekti i modės” dhe ka punuar me emra tė famshėm e tė njohur si Dior dhe Arnault.

Chris Benoit u nda nga jeta mė 24 qershor 2007

Lojtari i famshėm i sportit restling, i adhuruar nga fansat e kėtij sporti, u nda nga jeta nė rrethana mjaft tė rėnda. Ai u gjet i vetėvrarė nė shtėpi me gruan dhe djalin e tij. Sipas autoriteteve ai ka vrarė mė parė ato pėr t’i dhėnė mė pas fund jetės sė tij.

Boris Yeltsin u nda nga jeta mė 23 prill 2007

Presidenti i parė i Federatės Ruse, Boris Yeltsin ndėrroi jetė pas njė infarkti nė prill tė kėtij viti. Yeltsin u zgjodh president nė qershor tė vitit 1991 dhe e mbajti kėtė post pėr tetė vite nė njė periudhė tė vėshtirė pėr Rusinė.

Yolanda Denise King u nda nga jeta 15 maj 2007

Vajza e madhe e Martin Luther King, Jr. dhe Coretta Scott King ishte gjithashtu njė aktiviste pėr tė drejtat e njeriut dhe regjisore. Ajo u gjet e vdekur nė shtėpinė e vėllait tė saj nė Santa Monika, Kaliforni.

Barbara Cox Anthony u nda nga jeta mė 28 maj 2007

Pasuria e saj arrinte nė 12 miliardė dollarė duke u bėrė gruaja mė e pasur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe njė ndėr mė tė pasurat nė botė. Ajo njihet pėr bamirėsitė dhe ndihmėn financiare qė ka dhėnė sidomos nė Havai.

Lady Bird Johnson u nda nga jeta mė 11 korrik 2007

Claudia Alta “Lady Bird” Taylor Johnson ka qenė Zonjė e Parė e SHBA nga viti 1963 deri mė 1969. Ajo ishte bashkėshortja e presidentit amerikan Lyndon B. Johnson. Gjithė jetėn ajo ishte avokate e ruajtjes sė burimeve natyrore.

Jean-Pierre Cassel u nda nga jeta mė 19 prill 2007

Aktori francez, i cili nė vitet ’70 njohu kulmin e suksesit tė tij. Ai ishte babai i Vincent Cassel, po aktor i njohur dhe gjithashtu bashkėshort i aktores sė famshme italiane, Monica Belluci.

Kurt Vonnegut u nda nga jeta mė 11 prill 2007-11-30

Vonnegut ishte njė romancier amerikan dhe kritik social. Ai njihet veēanėrisht pėr veprat e tij ku pėrzien satirėn me humorin e zi. Ai vdiq nė moshėn 84-vjeēare nė Manhatan, Nju Jork pasi u dėmtua gjatė njė rrėzimi nga shkallėt.

Nina Wang u nda nga jeta mė 3 prill 2007

Gruaja mė e pasur e Azisė kishte njė pasuri prej 4.2 miliardė dollarėsh nė momentin e vdekjes. Ajo vdiq nė sanatoriumin e Hong Kongut dhe shkaqet e vdekjes nuk janė bėrė akoma tė qarta, por ėshtė spekuluar se bėhej fjalė pėr kancer.

benito Lorenzi u nda nga jeta mė 3 mars 2007-11-30

Ish-sulmuesi italian Benito “Veleno” Lorenzi mbahet mend si njė sulmuesve qė ka luajtur me Interin dhe Alesandrian nė Serinė A. Me Interin ai ka shėnuar 143 gola nė 314 ndeshje zyrtare, ndėrsa me pėrfaqėsuesen e Italisė ka shėnuar 4 gola nė 14 ndeshje.

Eliana Ramos u nda nga jeta mė 13 shkurt 2007

Modelja nga Uruguai trondit gjithė botėn, kur u gjet e vdekur nė shtėpi pas njė infarkti nė zemėr. Vdekja e saj shkaktoi zemėrim tė madh ndaj agjencive tė modės, tė cilat u akuzuan se i detyrojnė modelet tė mos ushqehen pėr tė qenė sa mė nėn peshė.

Yelena Romanova u nda nga jeta mė 28 janar 2007

Rusja Romanova ishte vrapuese e distancave 3 mijė metra dhe ka fituar njė medalje tė artė nė vitin 1992, ndėrkohė qė kishte filluar tė punonte si trajnere me njė grup atletėsh tė rinj. Ajo u gjet e vdekur nė shtėpinė e saj dhe shkaqet e vdekjes nuk dihen akoma.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi