Elita 5”: “Nuk merremi me shifra”

Shko poshtė

default Elita 5”: “Nuk merremi me shifra”

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 11:03 am

Elita 5”: “Nuk merremi me shifra”
E merkure, 09-04-2008, 08:46pm (GMT+1)

Elita 5 Sapo dorėzuan 7000 euro pėr familjet e viktimave nė Gėrdec, shumė e mbledhur gjatė koncertit tė bamirėsisė mbajtur nė Tetovė

Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Korrierin”, grupi tetovar “Elita 5” pėrgėnjeshtron lajmin e dhėnė nė disa tė pėrditshme, lidhur me shumėn qė arrin rreth 15 milionė lekė tė vjetra gjatė koncertit tė organizuar pėr ftesėn e NATO-s pėr anėtarėsim. Madje, grupi nga Maqedonia kishte pranuar me shumė kėnaqėsi ftesėn e dhėnė, jo vetėm pėr faktin e ftesės sė Shqipėrisė nė NATO. Arsyeja e vizitės lidhet edhe me shumėn e mbledhur pėr viktimat e Gėrdecit, nė dy koncertet e bamirėsisė tė mbajtur nė Tetovė. Ata menduan tė jepnin kontributin e tyre, duke mbajtur pėr dy ditė me radhė koncert nė Pallatin e Kulturės nė Tetovė. Pas njė mungese tė gjatė nė skenėn shqiptare, “Elita 5” ka menduar tė rikthehet pėr publikun e kryeqytetit me njė koncert recital, qė do tė mbahet mė 26 prill nė Pallatin e Kongreseve. Nga sa mėsuam, repertori do tė pėrmbajė baladat dhe kėngėt mė tė njohura pėr publikun shqiptar, tė alternuara me kėngėt mė tė fundit tė grupit. Ndėrkaq, djemtė qė janė sė bashku qė prej 20 vjetėsh nuk njohin lodhje. Sė shpejti do tė publikojnė kėngėn tė re.

-Ėshtė pėrfolur se ju keni marrė njė shumė tė konsiderueshme tė hollash, rreth 15 milionė lekė tė vjetra, qė ishte edhe gjysma e buxhetit pėr koncertin organizuar pėr ftesėn e anėtarėsimit nė NATO. Realisht, sa i vėrtetė ėshtė njė fakt i tillė?

“Mė vjen shumė keq qė njė gazetė e pėrditshme spekulon me shifra qė nuk janė reale. Kur na ka ardhur ftesa, ne u gėzuam jashtė mase, pėr faktin qė na kanė vlerėsuar si artistė. Mbi tė gjitha, ne vijmė nga bota e artit dhe nuk na pėlqen tė merremi me shifra dhe nuk na vjen mirė qė njė e pėrditshme tė na ngatėrrojė me ēėshtje politike, pasi ne jemi tė hapur pėr gjitha partitė”.

-Mund tė mė thoni sa ėshtė shuma e tė hollave qė keni marrė?

“Mė lart theksova se, nuk se nuk na pėlqen tė merremi me shifra, por pėr njė gjė ju siguroj, qė nuk janė aq shumė sa thuhet nė media tė ndryshme. Aq mė tepėr qė ne sapo dorėzuam 7000 euro tė mbledhura pėr familjet e viktimave nė Gėrdec. Kėshtu qė qėllimi ynė ėshtė shkon mė tej se paratė”.

-Kjo ėshtė shuma qė u mblodh gjatė koncertit tė bamirėsisė pėr Gėrdecin?

“Bėhet fjalė pėr dy koncerte qė u mbajtėn nė Pallatin e Kongreseve nė Tetovė, nė tė cilėt patėm tė ftuar edhe kėngėtaren Genta Ismaili. Mund t’ju them se ishin tė shumtė njerėzit qė u solidarizuan me dhembjen e familjarėve, duke ofruar ndihmėn e tyre, edhe pse me njė biletė modeste”.

-Ju ishit tė parėt dhe tė vetmit qė organizuat njė koncert, menjėherė pas tragjedisė sė Gėrdecit.

“Kur morėm vesh pėr tragjedinė, ishim nė njė koncert nė Bolzano tė Italisė. Pasi u kthyem, menduam qė tė jepnim ndihmesėn tonė me anė tė muzikės dhe kėshtu organizuam koncertin”.

-Duke qenė se ka kaluar njė kohė e gjatė qėkur keni mbajtur njė koncert recital nė Tiranė, keni menduar tė ktheheni sėrish?

“Jemi nė bisedime me Pallatin e Kongreseve, pėr tė organizuar njė koncert recital mė datė 26 prill. Mund t’ju siguroj qė ėshtė punė e kryer”.

-Ēfarė repertori do tė pėrfshihet nė koncert?

“Pėrgjithėsisht do tė jenė kėngėt nga albume tė ndryshme, qė kėtu nė Shqipėri pėlqehen shumė, por do tė ketė edhe kėngė nga albumi i fundit. Dua tė theksoj se zgjodhėm Tiranėn, pasi e dimė qė jemi shumė tė pėlqyer. Sa herė qė dalim nė skenė, publiku i njeh tė gjitha kėngėt dhe i kėndon ato sė bashku me ne”.

-Po pėrgatisni ndonjė kėngė tė re?

“Pėr momentin kemi nė duar njė kėngė ritmike, pėr faktin se balada kemi mjaftueshėm. Por gjithnjė nė stilin tonė.

-Duke qenė se jeni sė bashku qė prej 20 vjetėsh, keni menduar ndonjėherė se ky ėshtė momenti pėr tė thėnė stop?

“Jo, pasi ne jemi si vera e zezė, sa mė e vjetėr, aq mė e mirė. Kėshtu qė, pėr sa kohė qė muzika jonė pėlqehet, do tė vazhdojmė tė jemi “Elita 5”.

-Si i shihni kėngėtarėt e panumėrt qė dalin ēdo ditė?

“Pėr ne kjo ėshtė pozitive, pasi duke qenė njė stil tjetėr nga ata, nuk na rrezikojnė, aq mė tepėr qė kemi 20 vjet qė rezistojmė. Por, nga ana tjetėr, jo tė gjithė ata qė dalin dinė tė kėndojnė live, ēka ėshtė cilėsia e parė e njė kėngėtari”.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi