Diaspora shqiptare ne Amerike, atdheu i arritjeve se shqiptareve:

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default Diaspora shqiptare ne Amerike, atdheu i arritjeve se shqiptareve:

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 11:24 am

Subject: Diaspora shqiptare ne Amerike, atdheu i arritjeve se shqiptareve
Diaspora shqiptare ne Amerike, atdheu i arritjeve se shqiptareve

Feste e madhe per komunitetin shqiptare ne Amerike, ēelet shkolla e pare shqipe ne Filadelfia

Philadephia PA : Kėtu ditė opinoni shqiptarė, u njohė nėpėrmjet medias elektronike se: Shoqata Atdhetare - Kulturore Shqiptare - Amerikane" Bijtė e Shqipes" njoftoj : "Kėshilli Drejtues i Shoqatės, nė bazė tė programit vjetor, pėr realizmin e detyrave qė i ka vėnė vehtes, tė sanksionuara nė statutin e Shoqatės, ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr hapjen e shkollės sė parė shqipe, nė qytein Philadelphia - shteti federal Pennsylvania. Ceremonia e ēeljes sė kėsaj shkolle, e cila do tė mbahet ditėn e diel dt. 7 mars 2004, pritet tė shėnohet me njė koktel tė vogel, ku do tė marrin pjese , arsimtar, prindėr dhe nxėnesit e klasave tė para shqiptare .

Kėshtu, bashkėatdhetarėt tanė ne diasporė, pėrkatėsisht komuniteti i Filadelfias, e kanė privilegjin tė jenė njė urė lidhėse nėpėrmjet ruajtjes dhe kultivimit tė gjuhės sė ėmbėl dhe tė bukur shqipe, edhe kėtu pėrtej Oqeanit Atlantik . Ata me kėtė ngjarje komunitare, duke ndjekur traditėn e shkėlqyer tė shqiptarve tė parė, qė para njė shekulli, kur ata edhe shkelen Tokėn e Premtuar - Eldoradon, tė grupuar nė shoqėri, klube dhe insistucione fetare - kisha e xhamia, bėnė tė mundur qė gjuha shqipe, tė ruhet pėrtej asimilimit dhe izolimit. Kėtij fenomeni tė rrezikeshem te cilin ata e kanė pėrjetuar e pėsuar gjatė me shume se njė gjysmėshekulli me parė nė mėrgim, pikerishte kur vendi i tyre ishte nėn sundimin diktatorial, tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Duke u udhėhequr nga parimi kombėtar e shpirtėror, i shqiptarve kudo, se "Nėse je shqiptar njė herė kėtė e tregon nė radhė tė parė nė se e di gjuhėn shqipe, edhe pse jeton diku larg nėpėr tėrė botė, prej nga Amerika Veriore dhe Jugore deri nė Australi e gjetkė, shqiptarėt nė familje e mjedise shqiptare flasin, lexojnė e kendojnė shqip, edhe kėtu pėrtej Oqeanit nė Amerikėn e largėt. Shkolla e parė shqipe nė Diasporė, megjithse, nuk ka ndonjė datim zyrtar, ajo, datim ka emrin emigracioni shqiptarė. Ajo lindi e u krijua duke jetuar sė bashku me emrin e shqiptarve nė emigrim, nga frika e njohur pėr tė mos humbur indetitetin tonė kombėtar ose, mė nė fund, pėr tė mos u humbur shqipen. Pasi, gjėja mė e rrezikuar pėrballė emigrmimit ėshtė identiteti, qoftė ai i njė individi, qoftė identiteti i njė kolektivi e i njė kombi.

Duke e parė nė kėtė kėndėvėshtrim hapjen e shkollės sė parė shqipe, nė qytein Philadelphia - shteti federal Pennsylvania, nga njė grup arsimtarėsh, emigrantė tė viteve tė fundit, gazeta kombėtare Bota sot , nė Shtetet e Bashkuar tė Amerikės e pa tė udhės tė bisedojė me dy nga protagonistėt kryesorė tė kėsaj ndėrrmarje tė madhe, e me rėndėsi pėr ēėshtjen kombėtare nė Diasporė, mėsuesen Elvira Budo dhe nenkryetarin e Shoqatės Atdhetare -Kulturore Shqiptare-Amerikane "Bijte e Shqipes" ne Filadelfia, z.Llazar Vero.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Diaspora shqiptare ne Amerike, atdheu i arritjeve se shqiptareve:

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 11:25 am

Mė konkretishtė ēfarė do tė na thonit rreth kėsaj shkolle ?

Bota sot : Mė konkretishtė ēfarė do tė na thonit rreth kėsaj shkolle ?

"Bijte e Shqipes" : Ideja pėr ngritjen e shkollės pėr mėsimin e gjuhės shqipe e ka fillesėn qė nė hapat e para, qė nė pėrpjekjet e para pėr ngritjen e shoqatės "Bijėt e Shqipes". Ruajtja e gjuhės, kulturės, historisė dhe traditave tona, u bėnė synimet kryesore tė kėsaj shoqate me njė veprimtari pak mė shumė se njė vjeēare. Pas mbrėmjeve pėrkujtimore kushtuar figurave historike: Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe Ismail Qemalit, nė janarin e vitit qė shkoi , qė u pasua me pėrkujtimin e Lidhjes sė Prizrenit dhe me simpoziumin kushtuar nderimit tė emrit tė Nėnė Terezes, hapja e shkollės sė parė shqipe, nė Filadelfia ėshtė diēka tjetėr, me mė shumė peshė dhe pėrgjegjėsi. Kryesia e shoqatės i hyri me guxim kėsaj nisme dhe po e realizon me sukses.

Hapat e para ishin me tė vėrtetė mė tė vėshtirė. Kishte ngurrime,
dyshime nga individė tė veēantė brėnda dhe jashtė shoqatės : Lind pyetja, A mund t'a realizojmė kėtė ndėrmarrje kaq tė madhe, me burime njėrėzore dhe materiale tė pakta? Pėrse e bėjnė kėta njėrėz njė punė kaq tė madhe, a thua pa interes?! etj.... Kėto ishin pengesat e para , dyshime dhe mosbesime qė kėrkonin tė frenonin edhe opinionin e shėndoshė, prindėrit qė nuk donin qė fėmijėt e tyre tė harronin gjuhėn shqipe.

Pasi u gjetėn klasat dhe u porositėn abetaret, filluan regjistrimet e para tė fėmijeve erdhėn mesuesit e parė vullnetarė dhe gjithēka filloi tė ndryshonte pėr mirė. Fėmijė tė tjerė dhe mėsues tė tjerė po vijnė nga dita nė ditė e mė shumė. 7 Marsi 2004 do tė jetė njė festė e bukur e gjuhės shqipe, e fėmijve dhe prindėrve shqiptarė qė do tė shprehin edhe njė herė lidhjet e tyre, tė forta me dheun mėmė,me gjuhėn e bukur shqipe.

Bota sot : Sa mendohet tė jet pėrafėsisht numėri i nxėnėsve, klasave dhe mėsueve ?

"Bijte e Shqipes" : Duke njohur zakonin tonė qė shumė gjėra i lėmė pėr nė minutėn e fundit nuk mund tė them njė numėr tė saktė tė nxėnėsve qė sot, por mund tė them se deri tani janė regjistruar 43 nxėnės dhe kanė shprehur gatishmerinė pėr tė punuar me ta 7 mėsues. Regjistrimet vazhdojnė.Nė dispozicion tė tyre do te vihen tri klasa tė shpėrndara nė rajonė tė ndryshme tė Filadelfias, pėr t'ua bėrė mė tė lehtė mėsuesve dhe fėmijeve ndjekjen e shkollės.

Bota sot : A mendoni se keni gjetur forma dhe mėnyra reale pėr tė mbajtur gjallė gjuhėn amėtare tek femijėt tanė kėtu nė Amerikė?.

"Bijte e Shqipes" : Éshtė e vėshtirė tė thuash qė tani se kemi gjetur forma dhe mėnyra speciale pėr tė mbajtur gjallė gjuhėn amtare tek fėmijėt tanė kėtu nė Amerikė. Ne se pari jemi mbėshtetur nė dėshirėn e fėmijeve dhe prindėrve tė tyre qė ata tė mėsojnė gjuhėn shqipe. Se dyti mbeshtetemi tek pėrvoja e mėsuesve qė do ti kishte zili ēdo shkollė. Pra po e theksoj edhe njė herė ėshtė atdhedashuria pėr tė mbajtur gjallė gjuhėn tonė tė bukur shqipe qė na frymėzon tė gjithėve.

Bota sot : A ka probleme dhe ēfar u mbetet ju pėr t'u zgjidhur pėrfundimisht edhe ky problem nė mėrgim?

"Bijte e Shqipes" : Pėr t'u zgjidhur pėrfundimisht? Mbetet shumė pėr tė bėrė . Le t'ia lėmė kohės. Mbi tė gjitha kemi nevojė pėr mbeshtetje. Me kėtė rast falenderojmė edhe gazetėn kombėtare "Bota Sot" pėr propagandimin qė po i bėnė kėtij problemi nė pėrgjithėsi dhe shkollės tonė nė veēanti me anė tė kėsaj interviste.


Bota sot : A mendoni se njė dukuri e vėnė re kėtu ne Amerike, per ate qe thuhet se fėmijėt e mėrgimtarve shqiptarė tė moshave tė vogla, duke mesuar nė shkollat amerikane, dinė shumė mė mirė anglisht dhe kufizohen vetėm me fjalorin e shtėpisė nė shqip, ose duke e harruar fare Shqipen ?

"Bijte e Shqipes" : Jemi ndeshur me mendime tė ndryshme. Njė pjesė mezi presin qė fėmijėt e tyre tė mėsojnė tė shkruajnė , tė lexojnė dhe tė flasin bukur gjuhėn shqipe. Njė grup tjetėr ėshtė i shqetėsuar se fėmijet kjo gjė do t'i pengojė nė mėsimin e anglishtes apo se do t'i lėrė prapa nė mesime. Studjuesit mendojnė tė kundėrtėn dhe pėrvoja ka dėshmuar se njė gjė e tillė i ndihmon dhe zhvillon mė shumė fėmijėt. Ka edhe prindėr qė shqetėsohen me tė vėrtetė se nuk kanė mundėsi t'u mėsojnė fėmijve tė lindur nė Amerikė gjuhėn shqipe, pasi janė tėrė ditėn tė ikur nė punė dhe fėmijėt duke qėndruar me njėri tjetrin ose pranė televizorit nuk e ndjejnė nevojėn e shqipes. Kėta duam t'i ndihmojmė me gjithė zemėr. Se fundi dua tė pėrmend edhe disa prindėr qė pėr snobizėm apo pėr tė nxjerrė mllėfe meskinesh, nuk duan t'u mėsojnė fėmijve shqip dhe mburren se fėmijėt e tyre nuk dinė asnjė fjalė shqip. Kėta janė pėr tė ardhur keq dhe dua t'i harroj, pėr t'a mbyllur do tė thosha se shkolla ėshtė vetėm njė element, ndonėse shumė i rėndėsishėm, pėr mėsimin dhe ruajtjen e gjuhės shqipe. Sa mė shumė rrugė dhe mjete qė tė gjejmė , si radioja, gazeta nė gjuhėn shqipe etj., aq mė mirė do tė jetė.

Bota sot : Sa duket e nevojeshme nė Amerikė, qė brezi i ri tė mėsojė qė tė flas, tė lexojė, e tė shkruaje shqip?

"Bijte e Shqipes" : Tė mėsosh njė gjuhė tjetėr ėshtė gjithmonė njė pasuri, njė zhvillim, njė aftėsim i metejshėm i trurit , njė dritare mė shumė, sado e vogėl qė tė jetė kjo dritare. Tė mėsosh gjuhėn tėnde , tė prindėrve tė tu , ėshtė njė kartė identiteti, njė shenjė respekti dhe krenarie pėr tė parėt e tu, ėshtė vendosja e lidhjeve me botėn dhe jetėn e kombit tėnd, me historinė dhe kulturėn e vendit tėnd. Kjo, pėr mendimin tim nuk ėshtė kurre e tepėrt.

Bota sot : Ēfar proiritetesh sjell shkolla juaj ku janė prespektivat pėr tė ardhmen?

"Bijte e Shqipes" : Prioritetet e shkollės tonė janė pėrvetėsimi i gjuhės shqipe nė njė shkallė sa mė tė mirė , deri nė fitimin e aftėsisė pėr punė individuale tė pavarur , dhėnia e njohurive bazė pėr historinė dhe letėrsinė shqipe. Ndėrsa pėr pėrspektivėn e shkollės sė pari unė do tė kisha vetėm njė urim: njė jetė sa mė tė gjatė!

Bota sot : Kujtė keni menduar t'ia dedikoni suksesin nė tė ardhmen?

"Bijte e Shqipes" : Vetėm atdhedashurisė sė shqiptarėve dhe demokracisė amerikane .

Bota sot : Cilat janė ndihmat qė ju jep shteti amerikan, pėr tė mundėsuar dhėnien e mėsimit tė gjuhės shqipe, pėr nxėnesit shqiptarė nė Amerikė?

"Bijte e Shqipes" : Nuk kemi pritur ndihmė qė tė fillojmė nga puna por jo se nuk kemi nevojė pėr ndihmė. Besojmė se nė tė ardhmen nė bazė tė ligjeve dhe normave tė shtetit amerikane do tė kemi edhe mė shumė pėrkrahje e ndihmė.


Bota sot : A mundet qė njė shėmbull i tillė tė ndiqet edhe me fėmijėt e tjer shqiptarė kėtu nė Amerikė ?

"Bijte e Shqipes" : Éshtė plotėsisht e mundshme dhe dėshirojmė me gjithė zemėr , qė kėtė shėmbull t'a ndjekin edhe bashkėsi tė tjera shqiptarėsh jo vetėm kėtu nė Amerikė, por, kudo nė botė ku jetonė e punojnė shqiptarėt.

Bota sot , duke u'a uruar ēeljen e shkollės sė parė shqipe nė Philadelphia, u dėshiron suksesin e plotė nė kėtė inisiativė tė madhe! Ju faleminderit pėr bisedėn !

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi