Nje film i ri per Skenderbeun

Shko poshtė

default Nje film i ri per Skenderbeun

Mesazh nga ALbo prej Sun Apr 20, 2008 9:44 pm

Nje film i ri per Skenderbeun

Ka ardhur koha qė tė xhirohet njė film i ri pėr Skėnderbeun. Kanė kaluar plot 55 vjet qė nga krijimi i filmit "Skėnderbeu" i vitit 1953, njė bashkėprodhim shqiptaro-rus mjaft i njohur pėr kohėn. Por ai portretizim ka nevojė tashmė nė shekullin XXI pėr njė rifreskim, njė kėndvėshtrim tė ri, pėr njė shpėrfaqje sa mė humane tė kėtij personazhi legjendar. Dy regjisorė kosovarė kanė dhėnė dje nė tė pėrditshmen "Ekspress" nė Kosovė mendimet e tyre se si dhe kush mund ta realizojė njė film tė ri pėr Skėnderbeun, kjo, vetėm pak kohė pas deklaratave tė artistit tė madh shqiptaro-amerikan Stan Dragoti. Pėr tė xhiruar njė film pėr heroin kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, nevojitet njė fond i madh, tė cilin kinematografia shqiptare zor se mund ta sigurojė. Shpresat mbeten te Hollywoodi dhe te regjisorėt e njohur tė filmave epiko-historikė. Megjithėse viteve tė fundit janė bėrė shumė filma epiko-historik, tė realizuar nga regjisorėt e Hollywoodit, figura dhe luftėrat e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut deri mė tani kanė mbetur larg interesimit tė regjisorėve amerikanė. Megjithatė, kohėve tė fundit duket se gjėrat do tė ndryshojnė, pasi qė dėgjohen zėra qė regjisorė tė ndryshėm amerikanė janė tė interesuar pėr tė xhiruar njė film pėr heroin shqiptar. Pėrmenden emra tė ndryshėm, duke filluar nga kompania "Warner Bross" e deri tė producenti Zack Snyder, i cili ėshtė njė nga producentėt mė tė njohur nė prodhimin e filmave me karakter historik, suksesi i fundit i tė cilit ėshtė realizmit i filmit "300". Pėr tė bėrė njė film mbi heroin tonė kombėtar kishte paraqitur interesim edhe regjisori amerikan me origjinė shqiptare, Stan Dragoti, i cili mė herėt ishte shprehur se do ta bėnte njė film pėr Skėnderbeun, por duke u pėrqendruar mė shumė nė karakterin dhe personalitetin e tij, sesa nė betejat luftarake. Regjisori Fahri Hysaj ėshtė shprehur se duhet tė bėhet njė film pėr atė figurė madhore tė civilizimit. Ai thotė se Skėnderbeu tashmė i pėrket gjithė njerėzimit, prandaj kushdo ka tė drejtė tė bėjė film pėr tė. Ai mendon se Oliver Stone mund tė ishte njeriu i duhur pėr ta xhiruar kėtė film, pasi sipas Hysajt ai ėshtė mė i guximshmi. Ndėrsa regjisori tjetėr kosovar, Jeton Budima u shpreh se do tė kishte pranuar ta bėjė regjinė vetėm nė bashkėpunim me Hollywoodin. "Skėnderbeu ėshtė njė figurė historike dhe kjo do tė thotė shumė obligime dhe pėrgjegjėsi. Formula mė e mirė do tė ishte tė bėhej njė miks, d.m.th. ndonjė regjisor i Hollywoodit dhe ndonjė regjisor shqiptar, apo kosovar tek e fundit. Por unė nuk shoh momentalisht qė njė regjisor shqiptar tė ketė mundėsi me forca vetjake ta kryejė kėtė punė", - tha Budima. Deri mė sot filmi i vetėm me metrazh tė gjatė mbi Skėnderbeun ėshtė ai i realizuar nė bashkėpunim me rusėt nė vitin 1953. Filmi "Skėnderbeu" ėshtė njė nga prodhimet mė serioze tė kinematografisė shqiptare nė bashkėpunim me atė sovjetike. Drejtor i filmit ishte Sergei Jutkeviē, skenarist Mikhail Papava. Nė rolet kryesore luanin aktori ukrainas, Akaki Khorava, nė rolin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeu, Besa Imami nė rolin e Donikės, Adivie Alibali nė rolin e Mamicės, aktori rus Semion Sokolovski nė rolin e Hamzait, aktorja ruse Veriko Anxhaparizhe nė rolin e Dafinės, Naim Frashėri nė rolin e Palit dhe nė rolet e tjera aktorėt rusė, Xhorxhi Ēernovolenko, Oleg Zhakov, Aleksandėr Vertinski, Sergo Zakariaxhe, Vladimir Belokurov, Vagram Papazian, Boris Tenin. Nė Amerikė u shfaq nė vitin 1953, me titullin "Great Warrior Skanderbeg", (Luftėtari i Madh Skėnderbe). Filmi u xhirua nė dy vende, nė Shqipėri dhe nė Rusi, dhe ėshtė i gjatė 90 minuta. Edhe pse bashkėpunim shqiptaro-rus, filmi "Skėnderbeu" ėshtė i pari prodhim kolosal i Kinostudios. Ky ėshtė edhe filmi i parė qė pėrfaqėsoi Shqipėrinė dhe Rusinė nė Festivalin e Kanės, ku u nominua me njė ēmim pėr regjisorin. ad.pe.

Gazeta Shqiptare
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

http://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje film i ri per Skenderbeun

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 1:42 am

Gjergj Kastrioti Skenderbe Warrior King of Albania
https://www.youtube.com/watch?v=WgPO3jRbaeo

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje film i ri per Skenderbeun

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 1:44 am

Firmosni peticionin: Skanderbeg - The movie.


http://www.thepetitionsite.com/1/skenderbeg-the-movie


Peticioni Skenderbeg The Movie i drejtohet Hollywood director Zack Snyder
Sponsored by: Albanians All over USA

With this signatures we are asking Hollywood director Zack Snyder to produce a movie about Skenderbeg.

George Kastrioti Skenderbeu (Albanian: Gjergj Kastrioti Skėnderbeg widely known as Skanderbeg, is one of the most prominent historical figures in the history of Albania and of the Albanian people.He is also known as the Dragon of Albania and is the national hero of the Albanians. He is remembered for his struggle against the Ottoman Empire, through the work of his first biographer,Marin Barleti.
Skanderbeg successfully ousted the Ottoman Turks from his native land for over two decades, halting Turkey's efforts to spread Islam through a predominately Roman Catholic western Europe. Albanians fought one of the bloodiest wars in the Balkans to repulse the invasion of their ancient Illyrian homeland by the Ottoman Turks. The saga of Albanian resistance to the Ottoman Turks was written with the blood of many Albanian Kings and to their people.
For a quarter of a century Skanderbeg and Albania prevented Turks from invading Western Europe.

He deserves a Hollywood movie, a Hollywood movie that will make history.


Te nderuar anetare te forumit Albmigranti
Votojeni dhe mundohuni ta shperndani kudo qe te mundeni ne ēdo faqe shqiptare kete sondazh, qe te votohet sa me shume.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje film i ri per Skenderbeun

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi