OSBE financon arkivin elektronik tė regjistrimit tė pronave

Shko poshtė

default OSBE financon arkivin elektronik tė regjistrimit tė pronave

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 8:49 pm

OSBE ka siguruar ndihmė teknike dhe financiare pėr krijimin e njė baze elektronike tė dhėnash pėr kėrkesat pėr kthimin dhe kompensimin e pronave qė nga viti 1993. Baza elektronike e tė dhėnave do t i sigurojė AKPR-sė informacion tė saktė dhė qė mund tė arrihet lehtė lidhur me llojet dhe sasinė e tokės qė kėrkohet pėr kthim dhe kompensim. Sapo hartat pėr vlerat e tokės tė pėrfundojnė, Shqipėria do tė ketė tė dhėna tė besueshme pėr koston e pėrgjithshme tė procesit tė kthimit dhe kompensimit. Kjo bazė tė dhėnash do tė shėrbejė edhe si njė mjet i administrimit dhe kėrkimit tė rasteve, duke i dhėnė mundėsi agjencisė qė t i gjykojė kėrkesat nė mėnyrė tė efektshme. Ajo do tė sigurojė kapacitetin e nevojshėm teknik pėr zgjidhjen e rasteve nė rend kronologjik, sipas vendndodhjeve pėrkatėse gjeografike. “Baza e tė dhėnave do tė pėrmirėsojė kapacitetin e agjencisė pėr tė administruar procesin e kthimit dhe kompensimit dhe, si rezultat, qeveria do tė jetė mė e aftė pėr tė bashkėrenduar procesin e legalizimit”, - tha ambasadori Pavel Vacek, kryetari i Prezencės sė OSBE-sė. Kjo iniciativė u financua me 40 000 euro nga Qeveria e Republikės Ēeke. Prezenca e OSBE-sė e ka mbėshtetur procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave qė nga viti 2004, kur ligji pėrkatės hyri nė fuqi.

Gazeta "Ballkan"

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi