Misteret e fatit tė fundmė tė Hitlerit

Shko poshtė

default Misteret e fatit tė fundmė tė Hitlerit

Mesazh nga ALbo prej Sun Apr 20, 2008 9:59 pm

Aventura ndodhi nė det. Itinerari fillon nė ujėrat e ftohta tė Baltikut dhe vazhdon drejt Atlantikut dhe pasi e kaluan gati tė gjithin, nga verilindja nė jugperėndim, udhėtimi pėrfundon nė brigjet e Argjentinės. Duke lundruar ishte (nėn ujė gjatė ditės dhe nė sipėrfaqe gjatė natės) njė flotė e vogėl nėndetėsesh e Rajhut III nazist, legjendarėt U-Boot tė klasės mė tė lartė. Ishin njerėz qė mund t‘u rezistonin atyre kushteve. Pėr javė tė tėra mund tė jetonin nė kushte tė paimagjinueshme, nė hapėsira klaustrofobike, mungesė ajri, ushqime tė paketuara dhe ujė qė me kalimin e kohės bėhej i papijshėm. Zhytje tė rrezikshme dhe burra tė vrazhdė, ashtu siē janė shpesh marinarėt e nėndetėseve. Por nė bord nuk gjendej vetėm ekuipazhi. Nė atė ekspeditė udhėtonin edhe pasagjerė tė rėndėsishėm. Sa tė rėndėsishėm? Atėherė, aventura e gjatė dhe misterioze zhvillohet nė det, por ama zanafillwn nuk e kishte aty. Pėrkundrazi, ajo fillon nė disa dhoma po aq tė ngushta sa ato tė nėndetėseve, po aq klaustrofobike, tė ndriēuara vetėm nga drita elektrike, 15 metra nėn sipėrfaqen e tokės. Jemi nė Berlin, nė bunkerin e Kancelarisė, nė muajin prill tė vitit 1945. Qyteti ėshtė bėrė copė-copė. Perandorisė patetike gjermane po i vjen fundi. Nė ato bodrume tė ngushta vėrtitet Hitleri, gruaja e tij e ardhshme Eva Braun dhe disa hierarkė qė akoma mendojnė, tė paktėn disa prej tyre, se mund tė kontrollojnė fatin e luftės ose sė paku fatet jetėve tė tyre. Ēfarė i lidh kėto dy ambiente kaq tė ndryshme dhe tė largėta? Ndoshta mund tė hedhim hipotezėn se Hitleri bashkė me gruan e tij tė ardhshme Braun, nuk e vranė veten nė atė bunker, dhe si pasojė trupat e tyre nuk u dogjėn nė oborrin aty pranė, dhe qė ēifti ia mbathi nė bordin e njė prej nėndetėseve drejt brigjeve mikpritėse tė Argjentinės. Ndoshta, gjithsesi, edhe nėse do tė ishte e vėrtetė, natyra prej kohėsh do ta kishte bėrė punėn e saj.

Hitleri lindi nė vitin 1889. Tashmė jemi nė 2007-ėn. Legjenda se ai mund tė kishte mbijetuar, vazhdoi tė qarkullonte shumė gjatė viteve tė pasluftės dhe pastaj, me kalimin e viteve, filloi tė venitej dalėngadalė bashkė me fantazmat e asaj stine nė tė cilėn gati mbijetuan vetėm hijet e dhimbshme tė atyre pak tė gjallėve nė kampet e shfarosjes.

Kjo ėshtė njė histori e rėndėsishme, ku sigurisht ka disa dokumente tė cilat sot e kėsaj dite nuk janė bėrė transparente pėr publikun. Qė prej 60 vjetėsh si Londra ashtu dhe Uashingtoni janė munduar qė t‘i fshehin disa tė vėrteta, ndoshta tė hidhura. Veēanėrisht pėr sa i pėrket Shteteve tė Bashkuara, as "Neni i Informacionit tė Lirė" (i cili parashikon bėrjen publike tė dokumentacioneve sekrete, madje dhe me disa pėrjashtime tė vogla) nuk i mjafton pėr tė transparent dokumentet. Ndėr kėto pėrjashtime bėjnė pjesė dhe lundrimi transatlantik i U-Boot. Nė prillin e vitit 1945, i fundit i luftės, Ushtria e Kuqe, kėrkonte tė pėrparonte drejt Berlinit me intensitetin mė tė madh. Tė gjithė ishin tė vetėdijshėm se sapo Gjermania tė firmoste aktin e kapitullimit, do tė hapej menjėherė njė tjetėr front lufte, njė luftė brenda koalicionit aleat. Nė fakt lufta nisi dhe vazhdoi gjatė. Pėr fat tė mirė qėndroi e "ftohtė", mbi tė gjitha falė terrorit tė bombės atomike. Prej kėsaj, rusėt donin tė hynin tė parėt nė Berlin. Dhe ia dolėn mbanė. Nė mesin e dytė tė prillit, Ushtria e Kuqe gjendej nė periferinė e qytetit. Hitleri u mbyll atje poshtė, fillon tė shqetėsohet, flet pėr armė sekrete, urdhėron gjeneralėt e tij pėr tė vėrshuar frontin drejt vijės finale pėr tė realizuar njė kundėrofensivė barbare. Madje mungonte dhe benzina pėr tė vėnė nė lėvizje tanket, municionet po mbaronin dhe situata po merrte tatėpjetėn. Mė datė 29 a 30 tė atij prilli, Hitleri martohet me besniken e tij, Evėn. Njė ushtar i bie fizarmonikės, ēifti vallėzon pėr disa ēaste, ėshtė festa e dasmės sė tyre. Shumė prej besnikėve tė tij nxitojnė pėr ta shpėtuar. Nė bulevardin e gjatė tė Berlinit "Unter den Linden" ėshtė nė pritje njė avion. Ai refuzon. Thotė qė njė kapiten i mirė duhet tė fundoset bashkė me anijen e tij. Mos vallė vėrtetė pėrfundoi kėshtu? Pas atyre fjalėve a u mbajt njė qėndrim i denjė? Edhe hierarkė tė tjerė kėshtu kishin thėnė, pastaj aleatėt i gjetėn duke u munduar pėr tė shpėtuar.

Ka shumė dėshmi individėsh tė cilėt pretendojnė se kanė transportuar trupin e Hitlerit dhe atė tė gruas sė tij drejt oborrit, sipėr bunkerit, pėr tė kryer amanetin e fundit, djegien e trupave tė pa jetė. Sigurisht qė ka edhe shumė kontradikta, modifikime nė rrjedhjen e ngjarjeve, madje edhe mashtrime mjaft tė qarta. Gjithashtu ka edhe tė tjera dėshmi, ato tė ushtarakėve rusė, tė cilėt hynė tė parėt nė atė bunker. A i panė kufomat? Po. Kush i identifikoi atėherė? Disa ushtarė tė thjeshtė. Por a nuk mund tė jetė bėrė fjalė pėr ēiftin Goebels, tė cilėt bėnė tė njėjtėn gjė qė supozohet edhe pėr ēiftin Hitler, vetėvrasjen? Po, nė fakt edhe kjo mund tė ketė ndodhur. I zgjuari, skeptiku Stalin, historisė sė vetėvrasjes nuk i besoi kurrė, por mbeti i bindur se gjenerali i tij donte vetėm ta qetėsonte, duke i thėnė se e kishin gjetur kufomėn e diktatorit gjerman. Ndoshta vėrtet mund tė bėhet fjalė pėr njė histori tė tillė. Ka shumė mundėsi. Nė fakt kėtu fillon pjesa e dytė e kėsaj aventure: arratisja. Gati tė gjithė komandantėt e nėndetėseve, duke iu bindur urdhrave nga lartė, i fundosėn gati tė gjitha anijet dhe nėndetėset e tyre. Por pėr disa prej tyre nuk u morr vesh kurrė asgjė. Dhe si pėr rastėsi bėhet fjalė pėr tė gjitha nėndetėset e klasit XXI, flota mė e perfeksionuar e Marinės ushtarake gjermane. Nga porti gjerman i Kielit, kjo flotė fillimisht niset drejt Bergen, njė gji tepėr i qetė nė mes tė fiordeve norvegjeze, madje rifuxho e pėrdorur edhe nga vikingėt. Pas disa ditėsh, e tėrė flota u nis drejt Atlantikut jugor. Aventura fillon. Prita, mbrėmje me radhė pa gjumė, paralajmėrime qė i detyronin tė zhyteshin nė thellėsi marramendėse. Njė prej nėndetėseve gjermane godet dhe fundos njė korvetė nė ujėrat e Amerikės Veriore. Njė tjetėr pėrballet me kryqėzorin brazilian Bahia, e fundos duke shkaktuar 336 viktima, tragjedia mė e madhe detare e Brazilit. Nė fakt, pėr t‘u shfajėsuar, tė gjitha kėto fakte janė deklaruar aksidentale. Madje pėr njė rast ėshtė thėnė se njė mitraloz i vetė anijes gjermane kishte shtėnė gabimisht mbi vet depon e municioneve tė tyre, duke shkaktuar njė shpėrthim tė madh.

Lufta nė Evropė ka mbaruar, vetėm Japonia vazhdon akoma tė rezistojė nė frontin e largėt lindor. Nėndetėset vazhdojnė tė lundrojnė me kujdes, madje shpeshherė vetėm nėn sipėrfaqe, duke dalė sipėr vetėm gjatė natės, pėr t‘i dhėnė mundėsi marinarėve tė thithin pak ajėr tė vėrtetė. Por me gjithė kujdesin mė tė madh, prania e tyre nuk mund t‘u kishte shpėtuar gjurmimeve aleate nėse nuk do tė kishte heshtur komanda e lartė e flotės ushtarake britanike. Por pėrse vallė qeveria e Madhėrisė sė Tij duhej tė mbronte nėndetėset e njė fuqie qė disa ditė mė parė kishte qenė armikja e saj? Kėtu fillon historia, jo mė ushtarake por politike. Dihet qė ndėrsa "perandoria" gjermane po binte dalėngadalė, ndėr saj dhe anglezėve pati disa kontakte sekrete me qėllim gjetjen e ndonjė marrėveshjeje pa pasur nevojėn e armėve. Konti suedez Folke Bernadote, pėrfaqėsues i "Kryqit tė Kuq" dhe njėkohėsisht filonazist, kėrkoi tė arrinte njė marrėveshje me Henrik Himler, kapo i SS. Ndonjė hierark arriti madje tė shkonte deri nė Angli pėr tė rėnė dakord jo vetėm pėr dorėzimin, por edhe pėr qėndrimin e mėpasshėm tė Anglisė. Mbi tė gjitha Ēėrēilli dukej i gatshėm pėr tė thurur madje edhe njė plan pėr ta bėrė Anglinė e tij dhe gjithė Perėndimin, tė sigurt nga shėnjestrat ekspansioniste staliniste. Kur Heri Hopkins (i dėrguari i Presidentit amerikan Truman) takoi diktatorin sovjetik nė Moskė pėr tė pėrgatitur Samitin e Potsdam, ky i fundit i tha qė mos tė kujtonte se Hitleri kishte vdekur vėrtet. Madje shtoi mendimin e tij se Borman, Goebels, Krebs dhe vetė Hitleri, ishin arratisur me njė nėndetėse. Nė fund tė fundit, shėrbimet sekrete ruse kishin informata se nė ditėt e fundit tė luftės, kishte pasur shumė vajtje-ardhje nėndetėsesh, tė cilat transportonin ar dhe objekte tė tjera me vlerė, transporte qė kryheshin deri nė Japoni. Qė dyshimet e Stalinit nuk ishin vetėm fryt i manisė sė tij tė persekutimit, kėtė e vėrteton fakti se, njė muaj e gjysmė pas, mė 10 korrik, njė nėndetėse gjermane doli nė sipėrfaqe pėrpara bazės detare tė Mar de Plata dhe iu dorėzua autoriteteve ushtarake argjentinase. Njė javė mė vonė u hap Konferenca e Potsdam, e cila duhej tė vendoste, ndėr tė tjera, tė ardhmen e Gjermanisė. Duke i shtrėnguar dorėn Trumanit, Stalin i pėrsėrit edhe atij se Hitleri nuk kishte vdekur, por ishte "arratisur nė Spanjė ose nė Argjentinė". Presidenti amerikan u befasua aq shumė nga ato fjalė saqė urdhėroi FBI-nė tė niste njė kėrkim tė hollėsishėm. Rezultati ishte njė dossier me mė shumė se 700 faqe, material i cili akoma mbahet sekret. Po me flotėn ēfarė bėhet? Gjatė kohės qė po ndodhte gjithė kjo, kishte pasur disa lajmėrime se ishin parė disa nėndetėse gjatė brigjeve argjentinase, madje deri nė jugun ekstrem tė Patagonisė. Dėshmitarė tė ndryshėm thonė se kanė parė tė zbarkojnė njerėz tė tjerė, veē pjesėtarėve tė ekuipazhit, qė mė vonė u dorėzuan si tė burgosur. "Fantazma" tė panjohura qė ishin larguar nė errėsirė drejt njė rifuxhoje qė ishte pėrgatitur mjaft kohė mė parė. A ėshtė e mundur qė mes atyre "fantazmave" tė ishte edhe diktatori nazist bashkė me gruan qė tashmė ishte bėrė bashkėshortja e tij? Ka shumė mundėsi tė jetė e vėrtetė po aq sa mund tė jetė e vėrtetė dhe vetėvrasja e tyre



Marre nga: Vetėvrasje apo ikje me shpurėn e Rajhut tė Tretė? 60 vjet mė vonė ka dokumente qė mbėshtesin variantin e dytė

Misteret e fatit tė fundmė tė Hitlerit Hitler10
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

http://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi