Solana, "perfaqesues super i larte" i BE-se per disa muaj?

Shko poshtė

default Solana, "perfaqesues super i larte" i BE-se per disa muaj?

Mesazh nga Vizitor prej Sun Apr 27, 2008 1:16 am

Perfaqesuesi i Larte i Bashkimit Evropian per politiken e jashtme, Havier Solana ka gjithmone e me shume shanse per te qene, te pakten per disa muaj, perfaqesuesi "super" i larte, post i krijuar nga traktati i ri evropian, thane diplomatet evropiane. Sipas tyre, "po perparon ideja per ta pare Solanen te qendroje ne detyre deri ne perfundim te mandatit te tij te pare, ne tetor 2009, ose per nente muaj, nese traktati i ri hyn ne fuqi ashtu sic eshte parashikuar me 1 janar. Havier Solana, socialist spanjoll, 65 vjec, eshte kryediplomati i BE-se qe prej vitit 1999. Traktati qe zevendesoi Kushtetuten Evropiane te hedhur poshte i jep Perfaqesuesit te larte kompetenca me te zgjeruara per te dinamizuar politiken e jashtme te unionit. Titullari i emeruar per pese vjet, do te jete zevendespresident i Komisionit Evropian dhe do te kryesoje takimet e ministrave evropiane te Puneve te Jashtme si dhe do te drejtoje nje sherbim te ri diplomatik te unionit, qe bashkon perfaqesite jashte vendit te Komisionit dhe te zevendesave dhe emisareve te Solanes. Tetorin e kaluar, njezet e shtate vendet vendosen te menaxhonin nje periudhe tranzicioni, deri ne vjeshte 2009, me qellim qe t'u mundesojne eurodeputeteve te zgjedhur pranveren e ardhshme te kene se cfare te thone lidhur me emerimin e titullarit ne kete post prestigjioz. Mbajtja e Solanes ne kete periudhe do te mundesonte te kufizoheshin sulmet e papritura qe priten me njoftimin e zbatimit te traktatit te Lisbones, nenvizojne diplomatet. Ne ekuilibrin e komplikuar qe duhet gjetur per emerimet e Perfaqesuesit te Larte, te kryetarit te Keshillit te BE-se, post i krijuar po nga traktati, dhe te pasardhesit ne krye te presidences se Komisionit Evropian te portugezit Jose Manuel Barroso, kandidat per nje mandat te dyte, disa vleresojne se vonimi i emerimit te Perfaqesuesit te Larte perfundimtar do te ishte nje veprim i mirepritur. Por "ende nuk eshte vendosur asgje", nenvizojne keta diplomate, per me teper qe vete Solana nuk i ka shprehur qellimet e tij. Per Perfaqesuesin e Larte perfundimtar emri i permendur me shpesh eshte ai i shefit te diplomacise suedeze, Carl Bildt. Por Solana nuk perjashtohet plotesisht ndersa shume diplomate thone se eshte teper heret per te spekuluar.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi