BESIMIMTARET MYSLIMAN

Shko poshtė

default BESIMIMTARET MYSLIMAN

Mesazh nga Musafir prej Sat Apr 26, 2008 8:00 pm

Ferit Ramadani



KUR’ANI - POROSIA E MADHE




Kur flitet e shkruhet pėr njė vepėr siē ėshtė Kur’ani – Famėlartė, fjala e All’llahut xh.sh., i pėrmbledhur dhe i shpallur pėr njėzet e tri vjet nga frymėzimi dhe porosia qė e pėrcolli Pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s , nuk mundet tė mos theksohet boshti i pėrshkrimit unikat qė pėrbrenda ēėshtjes sė zhvillimit njerėzor trajton shumė risi , ndėrsa nėpėr breza , trajtohet qoftė pėrmes mishėrimit shpirtėror tė popujve, qoftė pėrmes inkuadrimit institucional tė sistemeve qė bėhen bartės tė imponuar pėr ta zgjėruar botėkuptimin e fesė. Edhe pėr fenė Islame janė prezente mendimet e tilla. Megjithatė, Kur’ani, nė Islam ėshtė njė vepėr qė ka mishėruar Urtinė – kur shkalla e prapėsisė shfaqej dhe shfaqet dita sot, pėr hir tė rrethanave tė zhvillimit tė xhelozisė pėr tė dominuar njėri mbi tjetrin. Kur’ani institucionalizon tė Vėrtetėn dhe qėndron kundėr tė pavėrtetės qė krijohet nėpėr aparate e rende tė ndryshme tė sistemeve shoqėrore e shtetėrore . Kur’ani edhe pėr nga aspekti praktik e sendėrton tė Drejtėn kundrejt synimeve qė tė rrėnojnė me padrejtėsi qė rrėmbejnė pėrmasat e pėrditshmėrisė sonė.

Gjatė gjithė kėsaj kohe sa kaloj, 14 shekuj, Kur’ani, kur e kur, pati tendenca qė pluhuri i harresės ta mbulojė e ta fshijė pa gjurmė e pa nishan. Kur e kur, Kur’ani kaloj nėpėr zgripe e katandi . Por, sot, e paskėtaj, Kur’ani shfaqet e do tė shfaqet si Porosi e Madhe , ku njeriu do ta kuptojė dhe do ta ndjejė ēdo tė thotė jeta, do ta kuptojė dhe do ta ndjejė gjallėrinė dhe vakumin e krijuar nga ata qė u pėrpoqėn ta zbehin , por kurrė ta mposhtin, apo ta nxjerrin nga binarėt e Ligjit preciz tė Krijimit tė Gjithėsisė, e cila, do tė jetojė e do tė zhvillohet pėr aq sa ia ka nda All’llahu . Edhe pse, gjatė kėsaj tė kaluare shekullore, pėr Islamin pati tendenca tė ngushtimit, Kur’ani pati ngulitje nė frymėmarrjen shpirtėrore tė njerėzimit, i cili, nė shumė variante pėrpjekjesh e ruajti dhe e kultivoi moralin qė ta bėjė jetėsimin e pėrballimit me gjithēka se: Mbi tė gjitha Kur’ani ėshtė fjala dhe vepra e Gjithmėshirshmit, Mėshiruesit, Fuqiplotit – All’llah!

Brendia e njė domethėnie pėr nga kuptimi i tė rrėfyerit, tė jep tė kuptosh tėrė qėndresėn e pėrhershme tė Krijimit tė Gjithėsisė. Kjo dėshmi u bėhet ritual i pranimit tė gjithėve por, e pranojnė ata njerėz tė urtė tė brezave qė ngado tė shkojnė do tė pėrballen me parandjenjėn se: All’llahu i ruan nga e keqja sa herė t’i lutesh, ndėrsa, pėr ēdo ēast ua shikon gabimet, ndaj, ata ruhen nga ato. Nė kėtė klimė dhe nė kėto rrethana tė jetės ėshtė pėrforcuar ndjenja se binarėt e kėsaj qėndrese mbahen me zbatimin e rregullt tė detyrave kryesore tė Islamit, gjegjėsisht , me zbatimin e sharteve tė Islamit. Vetėm atėherė pretenduesi i kėtij niveli mundet t’i arrijė, t’i prekė, mbase edhe t’a hapė derėn e Xhennetit, qė tė hyjė e tė prehet nė botėn e Ahiretit .
Gjithė kjo ėshtė sfida e shpalljes se si do tė bėhet pėrulja ndaj Krijuesit , i cili, ua bėn tė mundur dhe ėshtė tolerues pėr pamundėsitė qė, jeta ua nxori njerėzve . Kjo shkallė e pėrhershme e mirėkuptimit dhe e trajtimit qė i pėrfill drejtė veprimet dhe lutjet e njerėzve qė punojnė nė bazė tė Kur’anit i shpie ata nėn ndikim tė drejtė pėr drejt tė All’llahut, prej ku lind e zgjerohet rrethi i bashkėpunimit, i bashkėjetesės dhe synimeve tė pėrhershme tė bashkėsive tė njerėzve qė duan mirėqenie dhe zhvillim tė vlerės sė barazisė.

Shikuar nga ky kėndvėshtrim, nė prizmin e trajtimit del haptazi se Kur’ani nė vete jo vetėm qė i ka tė gjitha, por, duke pasur edhe kodin special ai njėkohėsisht i hap ēėshtjet dhe flet pėr to me tabanin e fortė tė elokuencės se hapi i pėrparimit dhe shkalla e krijimit tė njė lumturie nuk i takon vetėm kėsaj jete tė materializuar, por, ka edhe mė shumė se kaq qė shpie deri te arritja e lumturisė shpirtėrore, e cila, lumturi arrihet atėherė kur krijesa e Gjithmėshirshmit, Mėshiruesit, Fuqiplotit - All’llahut , Njeriu , tenton qė nga fitimi qoftė nė dituri e, qoftė nė pasuri ta shpėrndajė atė drejtė dhe me njė qėllim qė t’i ndihmojė tė tjerėt pėr aq sa ai ka mundėsi dhe pėr aq sa , tė tjerėt prej tij kanė nevojė. Nė mėsimet e Kur’anit, jo rastėsisht ėshtė bėrė shtyllė kryesore detyra e Zeqatit, sepse, krijon mundėsitė e boshtit prej ku nis rrjedha e kanalit tė ndihmave qė u del brezave nė pėrballime kur janė tė vėnė nė relacionin e gjendjeve: I pasuri – i varfėri; i punėsuari – i papunėsuari; i riu – plaku; prindi – fėmija. E, nė shumė raste janė nė pėrballje i shėndoshi – i sėmuri.

Nė kėtė rrethxhirim shprehet gjithė trajtimi i racionalitetit tė Kur’anit qė krijon relacione pėr tė vėrtetėn e ndodhive jetėsore, mbase, prej saj ndėrlidhet edhe me pasojat se ēka mund t’u ndodhė po atyre brezave nėse ata, pėr hir tė gjendjes qė kanė dhe pozitave qė arrijnė nė pushtet, bėhen pėrbuzės tė detyrave tė pėrcaktuara nė Islam, apo predikues tė veprimeve dhe tė furnizimeve me mall haram. Nė kėtė segment ku bashkėveprojnė njerėzit duke kryer detyrat e Islamit, ashtu siē trajtohen nė Kur’an, krijohet njė linjė e pėrgjithėsuar e njėsimit se , ashtu siē ėshtė shahdeti, namazi, ramazani e haxhxhi, detyra shpirtėrore, trupore e materiale , po aq si detyrė e njėkohėsisht, ėshtė obligim edhe zeqati, i cili pėrgjatė jetės sė njeriut qyshkur lind , rritet , zhvillohet e plaket, ai, ka nevojė pėr t’u ndihmuar, e njėkohėsisht , nė kėtė periudhė, ka mundėsi edhe tė ndihmojė… !

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi