Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Shko poshtė

default Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:48 am

Kėto kohė, ėshtė nė modė koncepti i "vdekjes" sė gjeografisė. Ne jetojmė nė njė kohė interneti dhe komunikimi, ku vendndodhja nuk ka mė rėndėsi. Tė paktėn kėshtu duket nė pamje tė parė. Por zėrat pėr abdikimin e gjeografisė duket se janė ekzagjeruar pak si tepėr. Fakti ėshtė se vendi ka rėndėsi dhe mė shumė se sa mund tė mendohet. Interneti mbetet njė fenomen gjerėsisht lokal dhe numri i njerėzve qė udhėtojnė, pėr punė apo kėnaqėsi, ėshtė gjithnjė e mė shumė nė rritje. Le tė marrim lumturinė. Mund tė mendohet se nė kėtė ditė globalizimi dhe komunikimi nė ēast, diferencat kombėtare qė karakterizojnė lumturinė do tė zhdukeshin. Por s'ka ndodhur kėshtu. Psikologėt nė universitetin "Leicester" nė Britani kanė prodhuar hartėn e parė botėrore tė lumturisė. Duke pėrdorur tė dhėna nga shkenca e re e lumturisė, ata kanė krijuar njė atlas me kode ngjyrash hareje, njė topografi tė shpirtit njerėzor. Lumturia, mesa duket ėshtė si nafta. Disa vende e kanė bollėk, tė tjerė s'e njohin fare. Harta ka disa surpriza tė vogla gjithsesi. Vendet e Amerikės Latine janė ndėr mė tė lumturit nė botė, pavarėsisht varfėrisė dhe situatave politike tė lėkundshme. Sipas ekspertėve ka njė shpjegim pėr kėtė: lidhjet e ngushta familjare nė vendet e Amerikės Latine, tė cilat hasen dhe tek latinėt nė SHBA. Mesa duket, pjesa mė e madhe e lumturisė sonė nuk pėrcaktohet nga ajo se ēfarė jemi, por nga ku jemi. Nuk ėshtė klima apo topografia, e as ndonjė "energji" misterioze qė i bėn njerėzit e lumtur, po ėshtė kultura kombėtare. Disa kultura janė thjesht mė tė mira e tė afta pėr tė prodhuar qytetarė tė lumtur se sa disa tė tjera, qė nga moldavėt e zymtė e deri tek zvicerianėt e gėzuar kronikė. Studimet kanė dėshmuar se faktorėt e jashtėm si cilėsia e qeverisė, besimit tek tė tjerėt dhe deri nė njė farė mase dhe paratė, pėrcaktojnė lumturinė tonė mė shumė se asgjė tjetėr. Nė mėnyrė intuitave, ne e njohim kėtė lidhje ndėrmjet gjeografisė dhe lumturisė. Ne flasim pėr kėrkimin e lumturisė apo gjetjen e gėzimit si tė ishin vendndodhje nė atlas, vende aktuale tė cilėt mund t'i vizitojmė nėse do kishim hartėn e duhur dhe aftėsitė e duhura naviguese. Korrespondentėt qė udhėtojnė nė vende si Irak, Afganistan dhe Indonezi e shohin se ato nuk janė vende tė lumtura. Kjo ka kuptim deri nė njė farė pike. E vėrteta ėshtė se njerėzit e palumtur jetojnė nė vende shumė tė palumtura. Ndaj njė korrespondent, Eric Weiner, vendosi tė udhėtonte nė gjithė globin pėr tė gjetur vendet mė tė lumtura. Ende qė kanė njė apo mė shumė pėrbėrės, tė cilėt ne i konsiderojmė si thelbėsor pėr lumturinė: para, kėnaqėsi, ēokollatė e familje. Udhėtimi i Weiner filloi nė institutin e tė Dhėnave Botėrore tė Lumturisė "Word Database of Happiness". Sipas drejtorit tė institutit, Ruut Veenhoven, vendet mė tė lumtura nuk u pėrshtaten domosdoshmėriisht koncepteve tona tė formuara nga ide fikse e tė pėrgjithshme. Disa prej vendeve mė tė lumtura nė botė, si Islanda dhe Danimarka janė homogjene, duke hedhur poshtė besimin amerikan se ka mjaft forcė e lumturi nė diversitet. Njė zbulim tjetėr i Veenhoven ėshtė se shpėrndarja e tė ardhurave nuk pėrcakton lumturinė. Vendet me njė hendek tė madh ndėrmjet tė pasurve dhe tė varfėrve nuk janė mė pak tė lumtur se vendet qė kanė banorė njėsoj tė pasur. Njė zbulim tjetėr i rėndėsishėm ėshtė se disa prej vendeve mė tė lumtura nė botė janė tė errėta dhe tė ftohta, ndryshe nga parajsat tropikale qė portretizohen gjithnjė si vende tė mbushura me gaz e hare. Nuk ėshtė ēudi qė vendet demokrate janė mė tė lumtur se ato diktatorialė. Besimi tek tė tjerėt ėshtė njė kusht tjetėr paraprak pėr njė komb tė lumtur dhe ky ėshtė njė fakt shqetėsues pėr lumturinė amerikane. Nė vitin 1960, 58 pėrqind e amerikanėve mendonin se mund tė kishin besim tek tė tjerėt. Nė vitin 1990, vetėm 35 pėrqind e popullsisė vazhdonin tė kishin atė mendim. Ēfarė mund tė na mėsojnė tjetėr vendet mė tė lumtura tė botės? Mund tė na mėsojnė se paratė kanė rėndėsi, por jo aq shumė sa mendojmė ne. Familja ėshtė e rėndėsishme. Edhe miqtė gjithashtu. Zilia ėshtė helmuese. Dhe tė menduarit me tepri. Marrėdhėniet me njerėzit janė njė temė e pėrsėritur shumė herė. Jean-Paul Sartre deklaroi dikur: "Ferri janė njerėzit e tjerė". Sartre ėshtė gabuar, ose mbase shoqėrohej me njerėzit e gabuar. Shkenca e re e lumturisė, ka zbuluar se pjesa mė e madhe e kėnaqėsisė sonė pėrcaktohet nga cilėsia dhe sasia e marrėdhėnieve tona. Veenhoven, muratori i lumtur i tė dhėnave, kishte tė drejtė kur tha: "Lumturia kėrkon kushte tė pėrshtatshme, por jo parajsėn. Ne jemi tė pėrshtatshėm. Ne mund tė mbijetojmė. Mund tė gjejmė lumturinė nė shumė vende".

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:48 am

1. Danimarka

Kryeqyteti: Kopenhagen
Sipėrfaqja: 43,094 kilometra katrorė
Popullsia: 5,475,791
Shkalla e lumturisė: 8.2
GDP-ja pėr person: 37 mijė dollarė

Danimarka ėshtė vendi i forcės punėtore mė tė lumtur nė botė. Shkalla e papunėsisė nė vitin 2007 ishte vetėm 2.7 pėrqind. 75 pėrqind e forcės punėtore janė anėtarė tė sindikatave. Historikisht, Danimarka, ashtu si dhe fqinjėt e saj skandinavė ka qenė njė prej kulturave sociale mė progresive nė botė. Njė prej figurave mė pėrfaqėsuese tė vendit ėshtė autori i famshėm i pėrrallave, Hans Christian Andersen.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:48 am

2. Zvicra

Kryeqyteti: Berna
Sipėrfaqja: 41,285 kilometra katrorė
Popullsia: 7,591,400
Shkalla e lumturisė: 8.1
GDP-ja pėr person: 38 mijė dollarė

Zvicerianėt janė tė aftė dhe tė pėrpiktė, relativisht tė pasur dhe nuk pėrballen me papunėsinė. Rrugėt e tyre, ajri dhe uji nga ēezma janė shumė tė pastėr. Ēokollata ėshtė njė obsesion kombėtar. Njė arsye pėr lumturinė e tyre ėshtė se jetojnė diku nė njė tė mesme tė artė. Lumturia e zvicerianėve, sipas "Forbes", ėshtė mė shumė se kėnaqėsia, por mė pak se gėzimi i plotė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:49 am

3. Austria


Kryeqyteti: Vjena
Sipėrfaqja: 83,872 kilometra katrorė
Popullsia: 8,316,487
Shkalla e lumturisė: 8.0
GDP-ja pėr person: 36 mijė dollarė

Thuajse 80 pėrqind e konsumimit total tė energjisė sė Austrisė vjen nga burime tė pėrtėritshme si nga uji dhe nga era, nga impiantet diellore dhe ato bio. Vjena gjithashtu ėshtė shtėpia e njė prej operave mė tė mėdha tė botės "Opera Shtetėrore e Vjenės" dhe ka gjithnjė "Sachertorte", njė konfeksion mė se i kėnaqshėm ēokollate. Kodrat rreth e rrotull gjallėrojnė nga tingujt e muzikės.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:49 am

4. Islanda

Kryeqyteti: Reikjaviku
Sipėrfaqja: 103,000 kilometra katrorė
Popullsia: 316,252
Shkalla e lumturisė: 7.8
GDP-ja pėr person: 40 mijė dollarė

Pėr arsyen e thjeshtė se vendi ėshtė i errėt dhe i ftohtė, "Forbes" fillimisht ishte skeptike ndaj renditjes sė Islandės si vendi i katėrt mė i lumtur nė botė. Por kombi ėshtė njė familje (gjenetikėt kanė zbuluar qė tė gjithė banorėt kanė lidhje me njėri-tjetrin). Kur njerėzit pėrshėndeten, fraza qė ato pėrdorin pėrkthehet "eja i lumtur", ose kur ndahen "shko i lumtur".

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:49 am

5. Finlanda

Kryeqyteti: Helsinki
Sipėrfaqja: 338,145 kilometra katrorė
Popullsia: 5,307,578
Shkalla e lumturisė: 7.7
GDP-ja pėr person: 34 mijė dollarė

Finlanda ėshtė kombi mė i lirė nė botė kur vjen puna tek tė drejtat civile dhe liria e shtypit. Vendi gjithashtu ka nivele tė ulėta korrupsioni dhe 75 pėrqind e kostos sė kujdesit shėndetėsor tė qytetarėve mbulohet nga njėsitė publike. Gjobat e trafikut vendosen sipas mundėsisė sė personit tė gjobitur pėr tė paguar. Pėr tė njėjtėn shkelje, njė njeri i pasur gjobitet mė shumė, ndėrsa njė me mė pak tė ardhura paguan njė gjobė mė tė vogėl.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:50 am

6. Australia

Kryeqyteti: Kanbera
Sipėrfaqja: 7,741,220 kilometra katrorė
Popullsia: 21,260,000
Shkalla e lumturisė: 7.7
GDP-ja pėr person: 34 mijė dollarė

Nė vitin 2006, disa ekonomistė e renditėn Australinė tė dytėn, pas Islandės, nė njė lloj tė ri liste lumturie. Duke pėrdorur Indeksin e Zhvillimit Njerėzor tė OKB-sė, i cili mat arsimimin dhe GDP-nė, studiuesit arritėn nė pėrfundimin se australianėt ishin mė tė lumtur se njerėzit e vendeve tė tjera, edhe pse ata punojnė me orare mė tė zgjatura dhe nuk kanė shumė siguri punėsimi.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:50 am

7. Suedia

Kryeqyteti: Stokholmi
Sipėrfaqja: 449,964 kilometra katrorė
Popullsia: 9,182,927
Shkalla e lumturisė: 7.7
GDP-ja pėr person: 34 mijė dollarė

Suedia njihet pėr njė pafundėsi shėrbimesh tė sponsorizuara nga shteti. Pėr qytetarėt suedezė, shteti ėshtė si njė familje qė nuk lejon t'u mungojė asgjė fėmijėve tė saj. Shteti paguan pėr fėmijėt, pėr prindėrit, ka njė kosto tavan pėr shėrbimet shėndetėsore. Suedia, gjithashtu u siguron shtetasve tė saj kujdes shėndetėsor dentar falas deri sa mbushin 20 vjeē.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:50 am

8. Kanadaja

Kryeqyteti: Otava
Sipėrfaqja: 9,984,670 kilometra katrorė
Popullsia: 33,244,000
Shkalla e lumturisė: 7.6
GDP-ja pėr person: 38 mijė dollarė

Kanadaja mund tė mbetet herė pas here nė hije pėr shkak tė fqinjit tė saj gjigand nė jug, por sensi i fortė i identitetit kombėtar dhe bukuria natyrore me tepri, e bėjnė atė njė prej vendeve mė tė lumtura tė botės. Kanadaja ka dhe njė prej GDP-ve mė tė larta pėr person. Arsye tė tjera pse Kanadaja ėshtė njė vendi i lumtur janė shkalla e ulėt e kriminalitetit dhe aksesi nė universitete.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:51 am

9. Guatemala

Kryeqyteti: Guatemala Siti
Sipėrfaqja: 108,890 kilometra katrorė
Popullsia: 13,000,000
Shkalla e lumturisė: 7.6
GDP-ja pėr person: 4 mijė dollarė

Njė prej proverbave popullore mė tė vjetra tė botės duhet tė jetė e vėrtetė: Paratė nuk mund tė blejnė lumturinė. Kjo ėshtė mė se e vėrtetė pėr Guatemalėn, e cila renditet nė dhjetėshen e vendeve mė tė lumtura tė botės. GDP-ja e saj ėshtė mė e ulėta e vendeve tė listės, por pavarėsisht kėsaj, Guatemala ka njė popullsi tė lumtur e tė qetė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:51 am

10. Luksemburgu

Kryeqyteti: Luksemburgu
Sipėrfaqja: 2,586.4 kilometra katrorė
Popullsia: 480,222
Shkalla e lumturisė: 7.6
GDP-ja pėr person: 81 mijė dollarė

Ndryshe nga Guatemala, Luksemburgu provon se paratė, me raste dhe mund ta blejnė lumturinė. Ai ka GDP-nė pėr banor mė tė lartė nė botė. Dhe me njė akses tė plotė nė arsimin e lartė, 100 pėrqind e popullsisė ėshtė e shkolluar. Banorėt e Luksemburgut gjejnė paqe e qetėsi dhe nė panoramėn e mrekullueshme qė e rrethon. Vendi ėshtė cilėsuar dhe si mė i sigurti nė botė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:51 am

11. Republika e Irlandės

Kryeqyteti: Dublini
Sipėrfaqja: 70,273 kilometra katrorė
Popullsia: 4,339,000
Shkalla e lumturisė: 7.6
GDP-ja pėr person: 43 mijė dollarė

Kushdo qė ka thėnė se vendet me diell janė mė tė lumtur, nuk ka qenė asnjėherė nė Irlandė. Edhe pse nė disa vende tė Irlandės bie shi 275 ditė tė vitit, temperaturat rrallėherė bien nė zero, edhe nė dimėr. Nė vitin 2005, Irlanda u rendit nė krye tė njė liste pėr cilėsinė e jetesės, hartuar nga "The Economist", ku pėrfshiheshin kritere si shėndeti, barazia gjinore dhe liria politike.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:52 am

12. Meksika

Kryeqyteti: Meksiko Siti
Sipėrfaqja: 1,972,550 kilometra katrorė
Popullsia: 108,700,891
Shkalla e lumturisė: 7.6
GDP-ja pėr person: 11 mijė dollarė

Vendi me numrin mė tė madh tė spanjisht-folėsve nė botė, Meksika, ėshtė njė vend me bukuri tė rralla natyrore dhe me rėndėsi tė madhe shkencore. Nė vend mund tė gjenden rreth 200 mijė specie, ose thėnė ndryshe 10-12 pėrqind e bio-diversitetit tė botės. Meksika tėrheq gjithashtu njė numėr tė madh turistesh nga e gjithė bota, e veēanėrisht nga SHBA-ja.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 11:54 am

13. Norvegjia

Kryeqyteti: Oslo
Sipėrfaqja: 385,155 kilometra katrorė
Popullsia: 4,752,735
Shkalla e lumturisė: 7.6
GDP-ja pėr person: 55 mijė dollarė

Norvegjia gėlon nga rezervat natyrore, duke pėrfshirė vajgurin, peshkun, pyjet dhe mineralet. Njė arsye se pse standardi i jetesės ėshtė aq i lartė, ėshtė se kėto burime janė gjigande nė krahasim me numrin e popullsisė. Nga viti 2001 deri nė vitin 2006, kombi skandinav ka qenė nė krye tė Indeksit tė Zhvillimit Njerėzor tė OKB-sė, i cili bazohet nė shkallėn e arsimimit dhe tė ardhurave pėr banor.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga bledikorcari prej Wed May 07, 2008 12:53 pm

14-- shqiperia

kryeqyeti-- tirana
siperfaqja: 28000 km katror
popullsia:3.500.000
shkalla e lumturisi .... 25
GDB-ja per person 2000 dollare

shqiperia eshte vendi me i lumtur ne bote sepse asnjeri spunon,te gjithe dhe gjithe diten bejne xhiro neper ruge(matin rruget),perdite dhe tere diten kafenete dhe klubet jane plot me njerez qe pijne qeshin dhe kendojne,dhe kur vene neper shtepira ja fusin gjumit per 7 pale qejfe dhe ngrihen prape diten tjeter me te njejtin motiv: te veme sa me pere neper kafenete dhe tja fillojme te pires dhe thashethemeve.

ps: mos emerni me tere mend se shaka ishte
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Vendet me njerėzit mė tė lumtur tė botės dhe arsyet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi