Tekste kengesh shqiptare

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:20 am

73. Vaj moj lule
Vaj moj lule qi n’a ēelė sivjet
O prite borėn deri sa t’tretė.
Djelmėnisė na i falish me shnet
O vjen behari e nuk na nget.
Na u kthy’ moti pėr sė mari
Ēelin vjollcat dhe zymylat.
E myzhde ashik po vjen djali
O mbushen bahēet plot bylbyla.
E ti bre djalė m’a shkofsh ymrin rahat
E ty ta dhashin gjithēka kėrkon.
E nal ta jap nji nasihat
Kam nji rixha e t’ma ngojsh!
E sytė e mi kan marrun tallas
Me gazep po shkojnė si deti.
Goja jote inxhi, elmaz
E se na sun’ t’ja u qesim o kimetin!
______________________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:21 am

74. Shkon bylbyli pėr hava
I: Shkon bylbyli, hej aman
O pėr hava tuj fluturu’. :I
I: O nal ta jap nji amanet
Dashnores o me m’ja ēu’. :I
Prej dashnores, hej aman
O na ka ardhė moj nji selam:
- O ti qė n’kofsh dashnori im,
Zdirgju n’bahēe t’bojm Bajram!
Karajfili, hej aman
O lule e hijshme, lule e shpeshė.
- O mos m’a lu’j dashnore synin
Po m’tranon moj kah po m’keshė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:21 am

75. Rrushe mori Rrushe
Rrushe, lumja Rrushe
Rrushe dil n’oborr!
Rrehe defin me ni dor-e
Hajde, hajde
Rrehe defin me nji dor-e!
Rrushe mori Rrushe
Rrushe dil nė bahēe!
Po t’vjen era molla lalēe
Hajde, hajde
Po t’vjen eramolla lalēe.
Rrushe mori Rrushe
Rrushe dil n’sokak-e!
Lujma shtatin si bajrak-e
Hajde, hajde
Lujma shtatin si bajrak-e!
Rrushe, lumja Rrushe
Rrushe dil n’livadh-e!
Po t’vjen era portokall-e
Hajde, hajde
Po t’vjen era portokall-e.
Rrushe mori Rrushe
Rrushe shkel nė themėr!
Qysh ma le moj dryshk nė zemėr
Hajde, hajde
Qysh ma le moj dryshk nė zemėr?
Rrushe mori Rrushe,
Rrushe bukurie.
Vjen jarani me t’pa ty-e
Hajde, hajde
Vjen jarani me t’pa ty-e.
Rrushe mori Rrushe,
Rrushe n’kapixhik-e.
Rrehe defin me ni gisht-e!
Hajde, hajde
Rrehe defin me ni gisht-e!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:21 am

76. Tė kam thanė moj pulpulaqe
Tė kam thanė moj pulpulaqe
Ja’ ke rri te lala.
Faqja jote rrumbullake
Gushėn pala-pala.
Ja’ ke rri se tė don shpirti
Porsi sytė e ballit.
Dashuninė tande kush s’e dijti
Oh si t’ja baj hallin?
Tė kam dashtė edhe tė due
Tė don zemra ime.
Edhe ti mė ke ngacmue
M’ke lanė shumė kujtime.
Pėr kujtim ta jap nji lule
Sa mos me m’harrue.
Zemrėn time ti ma shkule
Aman, sa tė due!
Ta kujtoj dashninė e vjetėr
Nuk asht’ fjalė e kotė.
Pėrveē teje nuk du’ tjetėr
Asnji nė kėtė botė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:22 am

77. Vlla e motėr bashkė
Vlla e motėr bashkė
Pushkatu’ dhe varė
Nė Gjakovė o prej t’pashpirtėve
O bre gjakatarė.
I: O pėr pa i mbushė njizet vjet
Nana qan pėr bijt e vet. :I
Ganimetja th’rret:
- Abedin o vlla!
Ēou e shihe motrėn tande
Afėr teje ra!
O t’pėrqafoj e t’marr erė
Karanfil o nė pranverė.
Me ferexhe veshė
Dhe me peēe mblu’
Kur mė shihke nana, halla
Nė kanop tuj m’vu’.
Oh rrijnė tuj kja, tuj vajtu’
Sikur qyqet pa pushu’.
Nana thrret’ me za:
- O ju bijt e mi!
Ju kam rritė t’pa babė, jetima
Qyshse nė vogjli.
Oh sod m’u mshel mu’ kjo shpi
E jam mbet me du’r nė gji.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:22 am

78. Kadaldal po vjen pleqnia
Kadaldal po vjen pleqnia
I: M’i kjanė hallet ēiftelia. :I
Ka nisė gishtat s’po m’punojnė
Edhe zani mirė s’po m’shkon.
Trupi jam kurr s’u bo rahat
Tuj kėndu’ n’qytet e n’fshat.
Kur unė isha n’ditė ma t’mira
Mall e kishin me m’pa te shpija.
Unė kėtė kangė qi po kndoj’ ma i pari
Ka me i ra n’mend ēdo kangtari.
79. Kangė pėr Ymer Rizėn (2)
More e kam pasė nji jaran tė vjetėr
Sevdali, shoq si gjindet tjetėr.
Me sharkijen o plakė
Zemrėn ma digj’te flakė, hej, hej
Zemrėn ma digj’te flakė.
More ata gishta prej qelibari
O tuj lodru’ fort t’ushtojke zani
Vallen o sevdali.
Zemrėn ma ke shkri, hej, hej
Zemrėn o ma ke shkri!
Ani moj sharkia me dymbėdhet tela
More s’ka kush t’bjen ty si hera tjera!
Mallin o me na hjekė
O se pa ty o kem mbetė, hej, hej
Mjeshtri o ty t’ka vdekė.
Ani unė kėtė kangė po ta qes Ymer Riza
Ani le ta knojnė krejt o shoqnia.
Mallin o me na hjekė
O se pa ty o kem mbetė, hej hej
Se pa ty o kem’ mbetė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:23 am

80. Ngoni shokė se ē’thotė Nezimi
Ngoni shokė se ē’thotė Nezimi
Se ashiku s’gjindet o kudo.
Janė ispatet e Rrahimit
Duro guhė mos besado-e, ai.
Jam nji dervish jam i bijade
O falma Zot ēunin axhakzade
O le t’a kujtojė Perėndinė
Mos ta braktisė ai ashikninė, ai.
Leu divadhi n’gjyl tė detit
Hapi rremzit zu dynjanė
Ēka po i thotė i dashni ashikut:
- Hajde i mjerė ta kjajmė sevdanė!
Preva hyrkėn vuna qylah.
Dola me bo testir dynjanė.
Ē’konka konė elhyqmililah
Me i braktisė o shokė e jarana, ai.
O gjithė kėto bejte t’mira m’i fole
Pėr mi gjithė t’vuna nji mret.
O pėr mjedis t’mejdanit dola
Tash jam nisė pėr n’ahiret.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:23 am

81. Lavdu’ qoftė moj Perėndia
I: Lavdu’ qoftė moj Perėndia
Qė ta dha kėtė bukuri, jar. :I
I: O natė e ditė po kjaj si fmija
E s’po m’teren sytė e mi. :I
Vetllėn holl si hana s’pari
Syni jot si yll me bisht, jar.
Kaēurrelat n’midis ballit
Pėrmbi shoqet moj da me gisht.
Ēohem heret pa ra dielli
Dal n’dritare me t’shikju, jar.
O e kthej kry’t prej drandofillit
N’gjoj bylbylat tuj kėndu’.
O bylbyl, o bylbyl shkreta
Qi sa kohė je mbyllė n’kafaz, jar.
O medet hallin, unė o i mjeri
Derisa qi po pėlcas.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:23 am

82. Nė agim rrezet e para
Nė agim rrezet e para
Drandofill mbulu’ me vesė.
I: Manushaqe si ma e para
Pėr ēapkėnėn sy e vetull zezė. :I
Me kombajna korrė nė fushė
Kokrra gruri si flori.
Mbush hambaret gushė pėr gushė
Knaqet’ zemra e nji ēifti t’ri.
Ti moj vashė, moj drenush-e
A s’ma fal faqen ma parė
Ndėgjon vasha faqekuqe
Ja merr zemrėn dhe i digjet zjarr.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:24 am

83. Te ‘i dugojė e re
I: Te ‘i dugojė e re
Nė magaze t’vjetėr. :I
I: Djalė si Sulejmanin
Nuk ban nana tjetėr. :I
Porsa dola n’bahēe
Me pi kafe t’amla.
Po na vjen shoqnia
Veshun allafranga.
Bahēja plot me lule
Sa kishin lulue.
S’bashku djem e vajza
Ja kan nisė me knue.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:25 am

84. Ty t’krijoi natyra
Ty t’krijoi natyra
Lule pėrmbi tjera
Tash na vjen pranvera
Plot me t’bukra ngjyra.
I: O sa tė du’!
Qė mė knaqe mu’! :I
Manushaqja ime
Plot me ngjyra t’hijshme
Ke nji bojė si flutur
Plot me erė tė shijshme
Zemėr pėr mu’
Shpirtin ta du’!
Jeta ishte e shijshme
Je moj manushaqe.
Shpirtin mu’ ma knaqe
Ti o me shpresime
Plot me madhni
O shpirti im!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:25 am

85. Mora lajm se je feju’
I: Mora lajm se je feju’
Mori vajzė e buk’ra ti. :I
I: Dashninė time ke harrue, aman
Qysh t’mashtroi moj ai njeri? :I
Ka sa kohė qė u fejove
Disa herė ti fjalė mė ēon.
Thojshe prore qė s’mė harron, aman
E se din se tash asht vonė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:25 am

86. Prej shtėpisė kur jam dalė
I: Prej shtėpisė kur jam dalė
Dhe nė burg jam ra. :I
I: Kush s’vjen me m’pa, as me m’shiqu’
I mjeri sa keq kam pėsu’ :I
Herėt n’mėngjes hana ndriēon
Yjt’ po xixėllojnė.
Nji erė e shkretė po don me m’tretė
I mjeri vetėm kam mbetė!
N’moshėn e re nji qyqe m’k’ndon
Zemrėn m’a helmon.
Mjaft o m’ke therrė, m’ke marr nji lul’ t’re
S’mė ke lanė gjallė as nė dhe.
K’ndon nji bylbyl mbi vorr tė ri:
- Pėr mu a do t’ketė dritė?
Do t’shkoj e tres me ‘i mal tė shkretė
Pėr mu’ ma s’do t’ketė jetė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:26 am

87. Ylli i sabahit
Ylli i sabahit
Drita e syve t’mi
I: Kush tė ka ngucatė
Qė m’ke marrė mėni? :I
Hajde osmanli
Kush a ēun si ti?
Koke nazeli
Hallin kush s’ma di!
N’a ka dalė nė Shkodėr
Nji topēi me nam.
Sylēe Begu i vogėl
Si uvill me nam.
Sylēja ēka ka thanė:
- Qirakllėk nuk du’!
Bektash Aga i fortė
Mu’ mė ka zapu’.
Bregut t’vi’s po m’shkon
Fustanat me i anė.
- Sylēe Beg na i g’zon!
T’paskan ra taman.
Ore ēun, bre ēun
Gushėn sikur plumb.
Mos m’a pi rakinė
Se tė ban zullum!
Zullumi tė gjet’t
More baca i vet!
Hallku t’kan hasret
More top sheqer!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:26 am

88. Ditė e zezė 30 qershori
Ditė e zezė tridhjetė qershori
U hap fjala lajm i zi.
I: Shokun tone vdekja e mori
N’kohė ma t’bukur tė rinisė. :I
Vdekja e tij qe e papritur
Nė centralin elektrik.
Kush ndėgjoi mbet i habitun
Nana e vet qėndroi trimnisht.
Kėtė lajm t’zi qė ndjeu Kosova
E ma larg, nė Shqipėri.
Pėr kangtarin nga Gjakova
Idriz Dhomin, djal tė ri.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:26 am

89. Kangė pėr Hysen Bajrin
Hysen Bajri o po bon o me dor-e:
I: - Nuk po muj o baclok o me folė! :I
Se m’ka ra o gjaku nė gojė
Se m’ka ra o gjaku nė gojė
M’kanė pre shkijet o me jatagan-e.
Hysen Bajri o po duel nė shkallė
I: - T’madhe briti’: - O ju bajraktarė! :I
I: Mos mė leni o nėr Shekullar-e :I
M’u ka m’bush o trupi o plot varr-e!
Hysen Bajri o more fjalė o ka ēu-e:
- Kajmni shokt’ o m’a fort o se mue!
Kajma Smajlin, o mor kajma Zekėn!
I: Qysh nuk ikėn o more me m’lanė vetėm! :I
Bashkė me mu, o e kanė ba dekėn.
_________________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:30 am

90. N’mes ballit ma ke i nishon
N’mes ballit o ma ke i nishon-e, ai,
O pėr andej o shkėlqen n’faqe.
O bukurinė ma ke me fermon
O si nė prill manushaqet.
- O vaj moj lula o ju sa jini,
O vallė mbret o ju kon kini?
- O mret e kemi derjah gjylin.
Vezir kemi o karajfilin!
O zamaku i bardhė thotė: - Jam shah-e!
O pėrmbi t’gjitha hedh pėrpjet-e
Jaratisun me shumė degė
Dorė mė dorė o na i majshin djemt-e.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:30 am

91. Na po g’zohem vjen o Bajrami
Na po g’zohem-o vjen o Bajrami
More piqem Zot me Adem Begin.
E konke konė qesi jarani, o medet!
O mirė po i bjen karadyzenit!
Kush ta kepi dallaman-e
More me njato du’rzi-o si biluri?
Fol Adem tu shtoftė o nuri!
Mbi vorr tand t’u djegsha nuri!
Ecja jote nabushaqe
More plasa e mjera o gjithė tuj kajt-e!
E po m’shkon djali nėpėr bahēe
E unė prej tejet s’kam tė ndam-e!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:30 am

92. Pesėdhjet vjet o shokė i bana
I: Pes’dhjet vjet o shokė i bona
I mjeri kam hy n’pleqni. :I
I: Hala mirė nuk e kuptova
Ēdo me thanė dashuni. :I
Vonė e mora vesh i shkreti
Ēdo me thanė me qenė ashik.
Mora vesh ēka ashtė sikleti
Kjo sevda don ustahllyk.
Ustahllyku, marifeti
Janė dy gjana pėr ashik.
Le ta marrin vesh mileti
Se pleqėnia vjen nji ditė.
M’ka pasė thanė nji plak i vjetėr
Kjo sevda don marifet.
Bon’ gjynah me kqyrė naj tjetėr
Rri me tanden qė ke kismet
__________________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:31 am

93. Hem vallahi, hem bilahi
I: Hem vallahi, hem bilahi
S’e kam ditė se ē’asht’ maraki! :I
I: Unė i mjeri keq gabova
Prej mallkimit m’u prish gjaku. :I
Dola n’bahqe me karrikė
Tė gjithė lulat m’u kan afru’.
Edhe zogj’t m’u kanė avitė
Pėr xhananin qi ka pėsu’.
Unė kangėn po ta qes
E gjithė bota ka me t’a knu’
E pabesė moj paske qenė
Sa besnik tė kam qėndru’!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:31 am

94. Sytė si xixillonjė
I: Sytė si xixillonjė
Oh, sa fort i du’.
I: Ata kur m’shikojnė
N’shpirt mė prekin mu’. :I
Gojėn si kutia
Vashė o ti ma ke.
Dhambėt si inxhia
Sa e bukur je!
Veē me nji shikim
Dashnor n’ty jam ba.
Prandaj si kujtim
Kėtė kangė unė po ta la.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:31 am

95. Shtat ditė ymėr n’kėtė dynja
I: Shtat ditė ymėr n’kėtė dynja:
Gjashtė idhnim e nji sefa. :I
O me njat’ ditė shka do t’bojim na
Thirrja emnin: - Ja Allah!
Se kam ditė se kam kujtu’
Me Allahun o jam taku’.
Mos e ban vehten gjithkush
Me hyp n’kumbull, me lyp rrush!
Me hypė n’kumbull me lypė rrush
Se tė sheh e tė flet dikush.
Mall, evlad nė kėtė dynja
Kujton kush se gzime i ka.
Derte, gajle vijnė pa nda
Thirrja emnin: - O ja Allah!
Gjith kand t’shohish me kapuē t’bardhė
Mos kujto se gjenė manfatė!
Gjithė kand t’shohish me flokė e mjekėrr
Me zemėr banja muhabetin!
Vnoja menėn nė bejatė!
A ka besė o nė tarikatė?
Mos ia kqyr o ilajetin!
Me zemėr shehut banja hyzmetin!
Hej dervish sa mirė po flet
Je i lidhur pėr Ehli Bejt.
Ehli Bejtin hak e di
Jam evladi sadedi.
Hej dervish bona derjah
Nji ditė vdesim tė ton na.
Nji ditė vdesim tė ton na
S’met gėzim, as s’met sefa!
____________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:32 am

96. Kangė pėr Metė Isufin
Metė Isufi djal i ri-e
Se n’Gjakovė o ka m’sy o me hi-e!
Se n’Gjakovė ka m’sy o me shku-e
Tri herė dyert o ju kan ngujue!
Hima Daka n’mahallė t’Qerimit,
Dil e nije pushkėn e trimit!
Dil e nije qysh-o kėrset-e!
I: Ju prallaza metshi’ shkret-e!
I: Qysh s’u ēelet kurrnjoni vet-e! :I
Pėr me pshtu’ kėtė Muhamet.
- Unė jam dalė o pėr m’u ēartė-e
I: Nuk jam Dula qė i du’ grat-e :I
Jam nji djal o qi t’kalli flak-e.
T’kalli flakė t’kalli barut-e!
Nal bre shoq, o ti mos u ngut-e!
Nal kadale Shaqir Curri!
Se je le o s’ke tesh k’si burri!
Se je le s’ke tesh k’si burri
I: Ku qilloj o dy komtė i nguli! :I
Ti lo plumat o rreth ushkuri!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:32 am

97. Kėngė pėr Bajram Currin
Hej, dridhet toka, po ushton Malėsia
Hej, nė kėto male po lufton djelmėnia
I: Hej, bashkė me trima e kėsaj Krasniqes
Me Bajram Burrin o zemėrēelik-e! :I
Ref.:
Bajram Curr, o Bajram Curr
Emni yt s’harrohet kurr!
Tė ka lind-o nanė Gjakova
S’tė harron Kosova!
Bajram Curr, o Bajram Curr
Emni yt s’harrohet kurr
Tė ka mbajt-o Dragobia
S’tė harron Shqipnia!
Hej, na du’l trimi nė kėto male tona
Hej, tym e flakė po n’a i rrjedh nga goja
N’luftė me tradhtarin, o Kadri Mehmetin
Se n’Dragobi-i ai trimi n’a mbeti.
Ref.:
Bajram Curr…
Hej, moj Kosovė-o ty t’a lumsha shpinėn!
Hej, bijtė e tu’ e kan lu’jtė martinėn!
Me Bajram Currin, Isa Boletinin,
Me Azem Bejtėn e Hasan Prishtinėn.
Ref.:
Bajram Curr…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:33 am

98. Dora jote t’u praroftė
Dora jote t’u praroftė!
O, kjoftė e plot-e pėrgjithmon-e ai!
O ashikut i derdhen lot-zitė.
Ref.:
Shpirt, more vetullat ilall
All me sy e vetulla edhe qepallė
O besa m’trete, po m’bon o me hall!
Zemra ashikut si gastare
O ajo thehet me i gjysė fjale.
O, a po m’flet shpirt-o boma i qare?!
Ref.:
Shpirt…
Zemra ashikut si qibriti
Fjalė e besė don djalė ashiku, ai
O veē pėr dhunė o tė mynafikut!
Ref.:
Shpirt…
Tė kam dashtė edhe tė du’
O itikati n’a u maru-e, ai
O a po m’flet shpirt-o ēka po thu-e?
Ref.:
Shpirt…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi