Tekste kengesh shqiptare

Faqja 3 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 7:59 am

20. Pėr herė t’parė kur t’pashė moj Dije
Pėr herė t’parė kur t’pashė moj Dije
I: Sa kishe lulu’. :I
I: Sytė e tu moj bukurije
M’banė me t’dashunu’. :I
Ti n’ferexhe ishe mbyll-e
Moj e bukura vashė.
Ballit tand si hanė me yll-e
Mashallah i thashė.
Si m’diq nana njerka m’erdhi
Vu’jtjet kurr s’mu ndanė.
Nisa gjak pėr goje t’derdhi
Jetė pėr mu’ nuk ka!
Kėrkush hallin mu’ tė mjerit
Nuk don me ma dijtė.
Veē nji Shpend i im i zemrės
E n’gjofsha pėr ditė!
Shpendi yt jam unė, moj Dije
Hatrin pse s’ma ki?
Mish e shpirt jam pėrmbas teje
Po vij gjithė tuj shkri.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 7:59 am

21. Vetlla jote more djalė
Vetlla jote more djalė
More bash si harku me shigjetė
E djem’t e bukur do t’i dojmė
E oh medet
Deri sa tė vajmė n’atė jetė.
More kush ta kepi dallamanė
More m’ato du’rzitė si o biluri?
Oh fol Adem t’u shtoftė nuri, oh medet!
O mi vorr tond t’u djegsha nuri!
More n’a po gzohem na vjen o Bajrami
More piqem Zot nė Adem Begun!
E koka kon’ qesi jarani, o medet!
O mirė po i bje o karadyzenit.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:00 am

22. M’agoi dita
I: M’agoi dita n’breg t’nji prroni
Ka nisė dielli me rrezu’ :I
I: Eni shokė e ju m’shiqoni
Delet fushės tuj blegru’ :I
N’gjoj bylbylat n’kupė tė qiellit
Kah kėndojshin si pėrherė.
Dhe bariu me kang’t e fyellit
Ia thot mirė se vjen pranverė.
M’ēeli drita n’breg t’njaj prroni
A po m’shihni ju bari?
Merrni fy’llat ju m’kujtoni!
Nji shok t’jujin sevdali.
Sytė e mij prej lotsh s’po m’teren
Halli im m’ka mujtė pėrherė
Me kangė t’mia ēeli derėn
E prej trupit derdhi vner.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:00 am

23. Kur tė pashė moj lulja e bardhė
I: Kur tė pashė moj lulja e bardhė
Lulja e bardhė plot me erė :I
I: Nė mė dash’ moj sa t’kam dashtė
Nuk mė len vetėm n’pranverė. :I
Ref.:
Hajde moj unė o tė du’
Besa moj shum o tė du’
Dogje vehten, mė fike mu’,
Aman mė fike mu’!
A s’ma fal moj dashuninė
E mė thu’j se unė o tė du’?
Po tė lutem lulja ime,
Dil n’dritare me t’shikju’.
Ref.:
Hajde…
Tash na vjen o mu’ji majit
Mu’ji i majit plot gjelbrim.
Zemrėn time do ta fali
Ty dashnore plot gėzim.
Ref.:
Hajde…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:00 am

24. Bash n’zeman tė djelmėnisė
Bash n’zeman tė djelmėnisė
Porsa i mbusha njizet vjet
I: Koka shkrue prej Perėndisė
Me e marr rrugėn pėr gurbet :I
N’hastahane tė dovletit
Erdh heqimi o me m’pa mu’:
- Po t’kallxoj o rrezikzi
Jeta jote o ka maru’!
Mori hanė sonte po t’shof-e
Rrezet tuja tuj zbukuru’
Amanetin e asaj nane
Hallallykun o me m’ia ēu’!
Dola n’bahēe prej oborrit
Me mend t’mia tu’ mendu’:
- A ēohet i dekni prej vorrit
Pėr me ardhė e me bisedu?
Amanet shokėve ja u la:
- Mos me kjajtė mos me m’vajtu’
Dhimtė e mia me m’kujtu’
Mbi rrasė t’vorrit o me m’i shkru’!
Ju dallėndyshe qė po shkoni,
Po ju jap nji porosi:
- N’sheher timin kur t’kaloni
Thu’ni ka dekė o ai djal’ i ri!
Lamtumirė o djemt e ri
Lamtumirė o fushė e male!
Tash oi mbylli sytė e mi
Se pa dekė nuk paska qare!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:01 am

25. Gonxhe ēeli trandafilli
Gonxhe ēeli trandofilli
I: Era e tij m’huton. :I
I: I lshon rremzit, bani hije
N’zemrėn time m’ngushėllon. :I
Kah flutron o zog i zi
Andej kah flutron.
Merr kėtė lulė tė zemrės sime
Dhe dashnores m’ia ēon.
Kah flutron o zog me lara
Andej kah flutron.
T’fala i ban dashnores sime
Andej gjithnji kah shkon.
A mban n’mend bylbyl i vogėl
Na kur bisedu’m
Kem’ tė strukur porsi gogėl
E s’na lan’ me u argtu’.
26. O jaran i lumi jaran (version)
Ēka ke vajzė, qė po m’ban kaq gazep?
Kush t’ka folė keq pėr mu’?
I: Mynafiku vend mos gjet’t
As n’dynja, as n’ahret! :I
Po vijnė zogjt tuba tuba
Shkojnė e pijnė ujė nė lum.
Se ē’faj pata djalo unė?
Pse m’a merr fjalėn pėr dhunė?
O jaran, i lumi jaran
Na erdh koha pėr m’u nda.
Veē kujtom me ndoj selam
Ditė o pėr ditė ose vjet-o pėr vjet.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:01 am

27. Nji kėllėf me ar t’a ēova
Jar, nji kėllėf me ar t’a ēova
E, edhe i letėr zotnisė sate.
Jar, me lot t’mi t’a shkrova,
Hiē gajle pėr mu’ s’pate.
Hiē gajle pėr mu’ nuk pate,
Pėr mu’ t’mjerin koftė kėshtu!
I: Shokė e shoqe pse s’mė therrni
Por mė lini me hek kėshtu? :I
Jar, si lis me rrema m’hapesh bre
E, e se di se ē’mendje ke.
Jar, fort po tutna se po m’ēartesh bre
Oh, e po m’shtjen gjallė nė dhe.
O gjallė nė dhe, nė dhe marofsha
Pėr mu’ t’mjerin koft’ kėshtu.
Prej vorrit, vorrit u ēofsha,
T’ardhsha bre djal me t’shikju’!
Jar, si shkohet moti kėshtu, bre?
Oh, gjithmonė tuj hekun zi.
Ja, a s’mendon se ke me vdek bre?
Ke me hi ne dhe tė zi.
Kur mė bjen ndėrmend pėr ty
Ti kurgja nuk je kah di.
Besa djal-o s’ti jap syzitė
Edhe tu’t s’i ndrroj pėr t’mitė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:02 am

28. Kush ma i pari bani
I: Kush ma i pari bani
More djal gurbetin? :I
I: Allahi o mos ja dhashtė
Kurr-o selametin! :I
Tri ditė ymėr i kena
Nė kėtė tokė fallxhore.
Edhe kėto tė mjerat
Nė gurbet na i more.
Borė e shi tuj ramun
Nė fushė mė zu nata
Pa kurgja m’u mlu’mun
Jastyk guri pata.
Pėr midis nji pylli
Hajnit mė kan dale.
M’i kan ngrehė martinat
Me zor donė me m’ndalė.
N’kto siklete t’mija
Nanėn e kujtova.
Ajo thot e mjera:
- Vetėm, qysh e lshova?
Ulurojshin malet
Ujqt’ e zi untue.
Gjithė mė bante zemra
Se don me m’coptue.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:02 am

29. Tridhet ditė ka Ramazani
I: Tridhet ditė, tridhet ditė ka Ramazani :I
A sot e nesėr falet-o Bajrami
I: Aman-aman, xhanėm aman
E syni i gocės sikur filxhan. :I
I: Hajde t’shkojmė, hajde t’shkojmė tė rrijm-o nė Shkodėr! :I
Atje ku gocat na kcejn-o me lodėr
Aman moj gocė, njat qafėn si rosė
E zemrėn time ti ma ke sosė.
I: Hajde shkojmė, hajde t’shkojmė tė rrijm-o n’Malsi-e! :I
Atje ku gocat kcejnė me tepsi.
E mirė moj bijė, njat shtatin selvi
O, zemrėn time ti ma ke gri.
I: Hajde shkojmė, hajde t’shkojmė tė rrijm-o n’Tiranė! :I
T’mjert jaranat qysh donė me i lane.
Aman moj gocė, njat qafėn si rosė
T’shkretėn zemėr ti m’a ke sosė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:03 am

30. Gazeli
Elif t’u bona ashik
Kam shtri qafėn, t’rashė nėr kom’
Medet, medet!
Pushkė e shpatė t’i lashė nė dorė
Hej, hej!
Oj medet ymri se m’shkoi e vajti
O se dynjaja s’ka kujt me i metė
M’sa i ka metė Hazret Sulejmanit, hej, hej!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:03 am

31. U zdorgja prej promje
U zdorgja prej promje
Pėr skaj nji hamomi.
I: Du’l Eminja e bukur, aman
Nėn hije t’limonit. :I
Hej, selamin ja dhash-e
Selamin s’ma muer.
Pasha din e iman-e, aman
Nuk foli me mue!
Kur dola nė bahēe
N’bahēe me shetitė.
Du’l Eminja e bukur, aman
Lulet tuj vaditė.
Lulet po i vaditė
Lulet s’po i vaditė.
T’shkru’met e beqarit, aman
S’po e lanė me pa ditė.
E kur fryni era
Mu mė ra nė shpinė
Kur m’i prishi tufat, aman
E bistekve t’mij-e.
Kur shkova nė krue
Me la duer e faqe
Mos m’u mshef mbas kronit, aman
Se zemrėn ma plase!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:03 am

32. Ka motmot e disa muej
Ka motmot e disa mu’j-e
Kemi pasė dashni tė randė
I: Tash do t’i kallxoj gjithkuj-e
Vet ke ikė se unė s’t’kam thanė. :I
Me pas dijtė se ke ndoj tjetėr
Unė ma rallė tė kisha ardhė
Me harru’ dashninė e vjetėr
Pa u marr ngryk s’ta baj hallall-e.
Miku i mirė erzin ta ru’n-e
Aj kėrkund leqe s’tė ban-e
M’prit me t’mirė se s’jam i huej
Jarabi t’a marrsha t’keqen!
T’marrsha t’keqen dhe gjynahet
Pėrmas teje unė do t’des.
Copa e grima do tė bahem
E prej zemrės kurr s’tė qes!
Kur mė dilshe n’derė t’oborrit
M’bajshe zemrėn zi si korbi
Mos i paēa sytė e ballit
S’jam razi me folė k’to fjalė!
Kur mė dilshe nė megrim-e
Ka shumė kohė qi kan kalue
Asnji send o pėr kujtim-e
Asnji letėr s’ma ke ēue!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:04 am

33. O banėm Zot
O banėm Zot rrasė nė kru’!
Le t’vijė Mihanja e tė laj mbi mu’.
Ref.:
I: Mihane bre, hoj-dado hoj
Ku m’a le moj besėn-o? :I
O banėm Zot, lalė, bylbyl nė mollė!
T’a shoh Mihanėn nė kmishė’ t’hollė.
Ref.:
Mihane,…
Banėm Zot shpend n’atė lis!
T’a shoh Mihanėn, lalo, tuj qendisė.
Ref.:
Mihane…
Banėm Zot shpend n’atė ftu’!
T’a shoh Mihanėn lalo tuj gatu’.
Ref.:
Mihane…
Banėm Zot shpend n’atė plep!
T’a shoh Mihanėn, lalo, tuj ba vek.
Ref.:
Mihane…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:04 am

34. More Ili*, more krajl
More Ili, o more krajl
O shko te pasha boma’ nji hall!
O pasha ndodhi nji o vezir
T’a hjek kokėn s’tė jep o tehir.
- O more Ili, o ku m’je l’shue?
- O deri n’kishė, o po kam o nji punė!
- Ku o nisė more qaj’ murtati
Bashkė me popin, ku dojnė o me shkue?
O, kėrkoj pasha o vilajetin,
E kėrkoj more Rumelinė.
Me dy djem qi na i gjet nė Shkodėr
Pėr me premun o pop-o Ilinė.
Ēka i ka thonė, o Dana Ilisė:
- O merre Husėn o shtine m’rena!
Ai asht njeri o i valisė
Le t’na ngojin qeto’ kuvena!
O se nė Shkodėr o na vajt haberi:
- O paska pre o Dana Ilinė!
Tė gjithė shkit’ o janė ra pėr dhe
Mish nė faqe o s’u ka mbetė.
More Ili, o more krajl
O, a po t’hidhet m’u ēu’ o prej vorrit?
Me kėrku’ more vilajetin
Me punu’ si ke pasė o adetin?
Mori shpi, o mori trimneshė
O Hysen Aga i Podgoricės.
Ai po vjen me shpatėn ngjeshun
Kuēit ia zuni o granicėn!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:05 am

35. E para pemė piqet qershia
I: E para pemė piqet qershia
Edhe dita vjen tuj nxe. :I
I: Kurr s’mbarojnė hallet e mia
Gjersa t’vdes e hi nė dhe. :I
Tė gjitha pemėt o nji nga nji
Qesin lule e lulėzojnė.
Kurse mu’ hallin s’ma dinė
M’rrinė pėr seri e m’shikojnė.
- Kush ndėr ju pra mė ngushllon?
Erė me lule po ju flas.
Kush ndėr ju pra mė gėzon,
Se jam mbushur me maraz?
36. Lulzoi fusha, lulzoi mali
Lulzoi fusha, lulzoi mali
Bukuri ka dalė n’dynja.
I: Ku m’je kon qė m’ka marrė malli
Sytė e mi janė mbush me vaj. :I
Po vetė nana: - Ku kam djalin?
Ku kam djalin ku ka mbetė?
Ai ka vdekė e ka mbaru’
Vorri i tij ju ka rrafshu’!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:05 am

37. Dil njiher moj vajzė e bukur
Dil njiher moj vajzė e bukur
I: Sa tė shoh nė derė. :I
I: Ta shof trupin tand si flutur
Qė m’ke dal n’pranverė. :I
Ta shof ballin si yll drite
Lule nė behar.
Le t’na jesin kujtimet e ditės
Pėr dashninė e parė!
T’ejten proma n’tetė sahati
Kah dera tė rashė.
Pashė ytė at, njat zemėrthatin
S’fola, por tė pashė.
Shkova n’shpi, dola n’dritare
Nisa t’qaj me lot.
Mori vajzė, e shkreta beqare
M’ban me vaj n’kėt mot.
Doli hana tė shėndrisi
Porsi f’tyrė gjelinė.
Gjithė natyrėn aman e stolisi
Ma shtoi dashuninė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:06 am

38. Si n’a u bo kjo puna e verės
I: Si n’a u ba kjo puna e verės?
Hajde Naze t’bojmė sefa! :I
I: Me ja ditė hallin dashnorit
Gjithmonė digjet pėr sevda. :I
Flok’t m’i kishe krrela-krrela
- Nal’ bre dreq mos m’i pėrzi!
Jam e dashnja k’ti ashikut!
Fasligen e ru’j nė gji.
Nga dritarja rri shikjojsha
Isha ulė tuj pi raki.
Me m’i dhonė o treqin qese
Nuk ta jap synin e zi.



39. Kah dera tė rashė me t’pa
Kah dera tė rashė me t’pa
E kthej kryt e t’shoh nė burg, vajzė e re
E kthej kryt e t’shoh nė burg.
I: O hap dritaren pėr me t’pamun!
A s’ma hjek tė shkretėn sevda. :I
Vu’jtjet tona s’do t’harrohen
Shtat vjet rresht dashni na u banė, vajzė e re
Shtat vjet rresht dashni na u banė.
O kush ke ai qė na trazoi?
Veē yt at zemrat na i helmoi.
Vet’llėn holl si hana s’pari
Fjalė e besė kur po m’i jep, vajzė e re
Fjalė e besė kur po m’i jep.
O unė i mjeri e mora iletin
E s’do t’kem heqim n’kėtė jetė.
Fjalė e besė kur m’i ke dhanė
Pėr sė gjalli s’kem’ m’u nda, vajzė e re
Pėr sė gjalli s’kem m’u nda!
O, ndigjo kangėn qė ta kėndoj
Mbasi dashunia vazhdon!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:07 am

40 . Ma e bukur m’dole se m’thanė
Ma e bukur m’dole mori se m’thanė
Ti je kadėr mu’ me m’vra.
O unė o prej teje s’kam o tė ndamė
E unė prej teje qysh do t’dahem?
O se unė jam nji jaran sadik.
Pashė bukurinė qi ma ke hallall!
E po t’marr kur del behari.
E ē’hall pata me t’dashtė unė ty?
O veē pėr s’tepri m’zu sevdaja
Kur dola me pa dashnoren.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:08 am

41. Sa me t’shpejtė ma vune kamėn
I: Sa me t’shpejtė ma vune kamėn
E mė more gjithkaq mėni, aman mėni! :I
I: Balli yt sedefe moj xhanėm
Ēka t’kam ba i mjeri se di! :I
Mė difto ku t’kam dukunisė
Fol me gojė barem ta di, aman ta di!
Qenke mret i gjithė vajzave,
Bukuria s’ka t’maruem, aman t’maruem.
Yll i bardhė, more djalė i bukur
Qe sa kohė t’kam zanė pėr mik, aman pėr mik.
Unė kam dijtė se kam me tė pasė
Pėrgjithmonė je mbetė besnik, aman besnik.
Besnik’ria ē’do me thanė?
Tjetėrkend mos me shiqu’!
Pėr atė besėn qė m’a ke dhanė
Kur atėher jena bashku,aman bashku’.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:08 am

42. Nė pranverė, lulet nė behar
I: Nė pranverė lulet nė behar :I
I: Kur filloi dashnia pėr t’u bashku’
Hallin tim s’ma din askush. :I
Prej gyrbetit o ti ke ardhė.
Unė me sy vashė o kur tė pashė
Prej teje nuk kam tė ndamė!
Tash po shkoj unė nji vjet ushtar
Pushkė e hanxhar vashė i ke nė dorė
Therrėm, ti mos mė trathto!
T’kam dhanė fjalė deri nė bashkim
Se do t’jeshė vashė, o fati im
Lule moj, o plot gėzim!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:08 am

43. Na u ka smu’ Zyrafetja
Na u ka smu Zyrafetja
E vetmja e nanės.
Oh kallxoj bijė, kallxoj ti nanės
Se ēfar smundje ke!
Oh, smundja ime, nana ime e dashun
S’asht’ prej Perėndisė.
Oh, smundja ime nana ime e dashun
Asht’ prej dashunisė!
Oh, kallxoj bijė, kallxoj nanės
Me kend ke dashni?
Oh, shpirti im, moj nana ime e dashun
Me nji djalė tė ri!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:09 am

44. K’ndo o zog i malit
I: K’ndo o zog i malit
Se sot jam mėrzitė. :I
I: K’ndo kangėn e djalit
E m’shėro nė shpirt. :I
Zemra ime e shkreta
Asht tuj vujtun zi.
M’bahet porsi bleta
T’shof at djalė tė ri.
Prej sė largu ndjeva
Zogun tuj kėndu’.
Menjėher u ktheva
Me mall me e ndėgju’.
At’her zemra ime
Si lule n’mėngjes.
U mbush me kujtime
N’dashuni u ndez.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:09 am

45. Ti qė m’vrave mu (version)
Ti qė m’vrave mu’, o
Zoti ty tė vraftė, jalla!
Mė vrave moj mė plagose
I: O plag’t e mija, s’kanė o tė shėruem, jalla!
Mė vrave more, mė sose. :I
Vetė ma ke dhanė besėn
Se nuk due tjetėr, jalla.
Pėrmas teje more xhanan.
Oh dy pikat shej ti lash nė vetull, jalla
Pėr kujtim t’i lash nishan
Nė zabel tė erdha
O nė muej tė majit, jalla
Tė gjeta si zog i hutuem.,
O rri xhanan-e kurr-o ti mos qaj e jalla
M’i fshin lotzitė se t’erdha unė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:10 am

46. Kur njė ditė tė pashė
Kur njė ditė tė pashė
Rrugės tuj kalue.
I: Rrijshe gjithė tuj qeshė :I
I: Pa tė folė nuk m’u durue,
Thash’ e kujt do t’jeshė. :I
Thash’ e kujna je ti moj vashė
Sa fort m’ke pėlqy,
I: Sa fort m’ke pėlqy’ o, lule
Gjithė mendoj pėr ty. :I
Me ata sy si rrushi,
Vetullat gajtan-e
I: Kur m’shikon kajherė :I
I: Zemrėn time ma ligshton-e
Dersa tė marr erė. :I
Dersa tė marr erė moj Hyrie
Pse je luleborė
Pse je luleborė e hajde
Fol se m’ke nė dorė.
Fjalėt tua t’buk’ra
Tash qė po m’i thue
I: Ma shtove dashninė :I
Pra mbas teje tjetėr s’due
Pėrveē Hyrinė
Pėrveē Hyrinė, ti o moj lule
Tjetėr s’di ēka tė them.
Tjetėr s’di ēka tė them e hajde
Moj e buk’ra zanė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:10 am

47. Ē’ke more mret’ (djalė)
Ē’ke more mret’ qi mė bon gazep?
Kush t’ka fol keq pėr mu’?
I: Oh mynafiku vend mos gjet’t
As nė dynja as n’ahiret! :I
Po vijn zogj’t tuba tuba
Shkojnė e pijnė ujė nė lum-e.
O s’e ē’faj pata i mjeri unė
Qė m’a merr o djal fjalėn pėr dhunė?
O jaran o i lumi jaran,
O na erdh vakti pėr m’u nda.
Veē m’kujto me naj selam-e
O ditė o pėr ditė, o vjet o pėr vjet.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tekste kengesh shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi