Nga janė prindėrit e nobelistit tė Viagras, Ferid Murati?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default Nga janė prindėrit e nobelistit tė Viagras, Ferid Murati?

Mesazh nga nardlushnja prej Sun Apr 27, 2008 9:31 pm



Nga janė prindėrit e nobelistit tė Viagras, Ferid Murati?




Ferid Murati lindi mė 14 shtator tė vitit 1936 nė Whiting, Indiana, ShBA, nga Xhabir Murad Ejupi (i ati shqiptar) dhe Henrieta Bowman (e ėma amerikane). Ai ėshtė diplomuar nė Universitetin e Virxhinias




Prof.Dr.Ferid Murati.
Enj, 24 Pri 2008 08:23:00




SHĖNIM I REDAKTORIT – Materiali i mėposhtėm ėshtė pėrgatitur nga gazetarėt e Kontakt, pas disa pyetjeve tė ndryshme tė ardhura gjatė muajit tė fundit rreth shqiptarėve qė kanė fituar ēmime ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti, fituesit tė Nobelit nė Mjekėsi, shqiptaro-amerikanit Ferid Murati.
Ferid Murati lindi mė 14 shtator tė vitit 1936 nė Whiting, Indiana, ShBA, nga Xhabir Murad Ejupi (i ati shqiptar) dhe Henrieta Bowman (e ėma amerikane). Ai ėshtė diplomuar nė Universitetin e Virxhinias, ku gjithashtu u emėrua profesor nė vitin 1970. Aty ka punuar deri nė vitin 1981, para se tė zhvendosej nė Stanford.
Studimet e tij janė pėrqendruar nė efektin e nitroglicerinės nė trupin e njeriut. Ai ka punuar mbi kėtė temė pėr vite tė tėra bashkė me Robert Furchgott dhe Louis Ignarro. Tė tre bashkė fituan Ēmimin Nobel nė 1998. Gjatė atij viti ka patur kritika prej tyre ndaj njė fizikanti tjetėr pretendent pėr ēmimin, i quajtur Salvador Moncada, i cili nė mėnyrė tė habitshme, i pavarur nga treshja e studiuesve fitues, kishte arritur paralelisht nė pėrfundimet e Ignarros.
Njė nga sukseset mė tė mėdha profesionale tė Ferid Muratit ėshtė shpikja e Viagras, tashmė me famė nė tė gjithė botėn. Murati aktualisht kryen kėrkime shkencore nė Universitetin e Teksasit.
Profesorit Murad i ėshtė dhėnė titulli "Doktor Nderi" nga shumė universitete dhe institucione prestigjioze arsimore-shkencore ndėrkombėtare. Gjithashtu, ka titullin "Doktor Honoris Causa" nga Universiteti i Europės Juglindore nė Tetovė.
Babai i z.Murati ėshtė nga viset shqiptare tė Maqedonisė. Gjatė njė ceremonie pėr dhėnien e njė ēmimi nė Tetovė, ai vetė tha se babai i tij ėshtė nga njė fshat i Gostivarit dhe se ka emigruar nė Amerikė nė fillim tė viteve 1900.
Ndoshta ėshtė rastėsi por, njė mik i nderuar i shqiptarėve, senatori Bob Dole, do tė reklamonte nė televizionin amerikan produktin mjekėsor tė bazuar nė zbulimin e tij, njė koincidencė kuptimplotė.
Babai i nobelisit, Xhabir Murad Ejupi emigroi nga Gostivari, nė moshė tė re, kur ishte 18 vjeē, nga nevoja pėr tė ndihmuar familjen e madhe, e cila u ndodh ngushtė pas vdekjes sė nėnės, qė e la atė jetim nė moshėn 12 vjeē. Tė ardhurat nga shitja e ėmbėlsirave nuk mjaftonin pėr tė siguruar jetesėn. Vėshtirėsitė ekonomike dhe mungesa e punės e detyruan djaloshin nga Gostivari tė merrte rrugėt e Evropės sė turbulluar nga valėt e Luftės sė Parė Botėrore, e cila sapo kishte filluar. Xhabirit iu dha mundėsia qė nė vitin 1914 tė marrė njė anije dhe, nėpėrmjet Ellis Island-it tė fillojė jetėn e re nė Amerikė. Pas peripecive tė para nė New York, ai kursen para pėr udhėtimin nė Ohio, ku punon nė njė uzinė tė shkrirjes sė ēelikut. Shkėputet pėr njė kohė nė Detroit dhe mė pas nė Chicago, ku u vendos pėrfundimisht sė bashku me gruan e tij, Henrietta Josephine Bowman. Jetonin me tė ardhurat e fituara nga njė restorant i tij nė veri tė Indiana-s dhe mė pas nė Chicago. E gjithė familja, pėrfshirė nobelistin e ardhshėm dhe vėllezėrit e tij, Abdurrahmanin dhe Turhanin, duhej tė punonin pėr tė siguruar jetesėn dhe, mundėsisht, tė mbėshtesnin edhe tė afėrmit e lėnė nė vendlindje.
Kontaktet e z.Murati me botėn shqiptare gjithsesi kanė qenė tė pakta, por prezenca e tij nuk ka munguar. Kohėt e fundit, ai ishte nė njė ligjėratė me studentėt e Prishtinės si dhe botoi njė editorial nė gazetat "Iliria" nė SHBA dhe "Shekulli" nė Tiranė lidhur me pavarėsinė e Kosovės.
Nė fakt, tė dy shqiptarėt e vetėm qė kanė marrė Ēmimin Nobel janė shqiptarė tė Maqedonisė. E para ėshtė Nėnė Tereza (Gonxhe Bojaxhi) qė e ka marrė pėr Nobelin pėr Paqen.
Ndėrsa shqiptari i parė kandidat pėr Ēmimin Nobel ka qenė At Gjergj Fishta, i cili mė 1940 u rendit ndėr kandidatėt pėr ēmimin prestigjioz. Edhe shkrimtari ynė Ismail Kadare ka qenė disa herė kandidat.


Marre nga "Shekulli"

nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 46
Shteti :
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nga janė prindėrit e nobelistit tė Viagras, Ferid Murati?

Mesazh nga Musafir prej Sun Apr 27, 2008 9:36 pm

Kur jam takuar me z. Ferid Murati , mė tha se babai i tij ėshtė na LLakovica e Gostivarit !

Edhe ai pėrgatiteshte t'i vizitojė familjen, pasi e kishin thirr nė Universitetin e Tetovės tė mbaj njė Ligjeratė e pas asaj ai do tė ishte mysafir nė vendlindje . Kjo ka ndodhur pėrpara ca viteve e sakt nuk e di!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi