Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumturi amerikane

Shko poshtė

Lumturi amerikane Empty Lumturi amerikane

Mesazh nga Musafir Fri May 02, 2008 12:34 am

Lumturi amerikane

SHBA, vendi ku pleqtė janė mė tė lumturit. Sipas rezultateve tė njė studimi tė fundit tė kryer nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės del se me plakjen nuk ikin tė gjitha kėnaqėsitė e njėrit dhe se "mosha e tretė" mund tė jetė shumė mė e bukur nga sa ne e imagjinojmė nė tė ritė tonė. Sipas studimit, amerikanėt mė tė lumtur janė ata qė janė njėherazi edhe mė tė moshuarit.
Njė tjetėr rezultat ėshtė se ata janė krahasuar me njė brez mė parė shumė mė aktivė nė jetėn e tyre. Madje tė qenit njė person aktiv e social tė ndihmon shumė tė jesh nė formė e tė hedhėsh pas krahėve melankolinė e moshės. Sipas autorit tė studimit, lajmi i mirė ėshtė se me kalimin e viteve vjen edhe lumturia dhe se jeta pėrmirėsohet ndėrsa njė person nis e avancon nė moshė.

Tė mėsosh tė jesh i kėnaqur


Stresi nė njė sasi tė caktuar nė moshė tė avancuar ėshtė i pashmangshėm, pėrfshi edhe dhimbje tė ndryshme tė trupit, frikėra dhe pėrjetimet e sėmundjeve, apo vdekjeve tė njerėzve tė familjes, apo edhe tė miqve e shokėve tė afėrm. Megjithatė, personat e moshuar zakonisht kanė nisur qė tė kėnaqen e tė ndihen mirė me atė qė kanė dhe kjo ėshtė diferenca e tyre me personat nė mesomoshė, tė cilėt shpesh janė tė pakėnaqur me sa kanė arritur nė jetė. Kjo ndodh pjesėrisht pėr shkak se tė moshuarit kanė mėsuar se si t‘i ndryshojnė dhe t‘i zvogėlojnė objektivat e tyre, dikur tė mėdha dhe tė pranojnė veten pėr atė ēka janė, tė pranojnė arritjet dhe mosarritjet e tyre pėr ato qė janė. Sipas njė studiuesi, njė person nė moshė tė avancuar arrin tė kuptojė e kristalizojė nė mendjen e tij se nė fund tė fundit ishte mė mirė qė nė jetėn e tij ishte njė mėsues i thjeshtė nė vend tė njė fituesi tė "Nobelit". Ky studim ėshtė i rėndėsishėm, sepse njerėzit vazhdojnė tė mendojnė se fazat e hershme tė jetės janė mė tė bukura se ato tė mėvonshmet dhe si pasojė rreth fazės sė pjekurisė ėshtė krijuar njė "mit i rremė" i mungesės sė lumturisė. Gjetjet e reja tė studimit bazohen nė disa intervista ballė pėr ballė tė bėra nė mėnyrė periodike me grupmosha amerikanėsh nga mosha 18-vjeēare nė atė 88-vjeēare. Gjithsej nė studim morėn pjesė 28 mijė persona. Pėr sa u pėrket shkallėve tė lumturisė kishte shumė ulje e ngritje gjatė studimit, luhatje tė cilat korrespondonin me periudhat e mira dhe mė pak tė mira ekonomike. Por e veēanta ėshtė se nė tė gjitha rastet amerikanėt e grupmoshave mė tė avancuara ishin mė tė lumturit. Ndėrkohė qė tė rinjtė me ngjyrė dhe tė varfrit ishin ndėr mė tė palumturit e tė intervistuarve. Kėto diferenca zbeheshin me plakjen e njerėzve. Nė pėrgjithėsi, shanset pėr tė qenė tė lumtur rriteshin me 5% me kalimin e ēdo dhjetėvjeēari jete. Nė pėrgjithėsi, 33% e amerikanėve tė moshės 80-vjeēare ishin tė lumtur dhje kjo kundėr atyre tė moshės 18-vjeēare, tė cilėt ishin ndėr grupmoshat mė tė palumtura. 20% e tė intervistuarve nuk ishin aspak tė lumtur me ekzistencėn e tyre. Njė studim i veēuar i Universitetit tė Ēikagos doli nė pėrfundimin se 5% e njerėzve tė moshave nga 57 deri nė 85 pėrfshiheshin nė njė ose mė shumė aktivitete sociale tė paktėn njė herė nė javė. Kėto aktivitete pėrfshinin shoqėrizimin me fqinjėt, pjesėmarrjen nė shėrbime fetare, vullnetarizmin apo organizmin nė takime grupesh. Personat e moshuar kishin dy herė mė shumė predispozitė pėr tė kryer ndonjė nga kėto aktivitete se ata qė ishin nė tė 50-at.

Miti i "plakut" tė izoluar

Rrethet shoqėrore tė njerėzve kanė tendencė tė tkurren me kalimin e moshės. Kjo pėr shkak tė stereotipave tė vjetėr, por nė fakt, studimi nxori nė pah se kohėt kanė filluar tė ndryshojnė dhe bashkė me to kanė nisur tė bien edhe stereotipat e vjetėr. Sipas studimit 70-80-vjeēarėt janė aktivė me kishėn dhe me fqinjėt dhe kryejnė aktivitete tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin edhe me pjesėmarrjen e bashkėshorteve e shpesh edhe tė nipėrve apo mbesave. Pėr shumė persona tė moshuar, lumturia ėshtė dalja dhe shoqėrizimi me njerėz dhe kjo ėshtė njė kėshillė shumė e mirė lumturie pėr ata qė duan tė jenė tė lumtur. Pėr shumėkėnd, qetėsia dhe ndjenja e lumturisė ėshtė e lidhur me tė pranuarit e situatės nė tė cilėn ndodhesh dhe tė vetvetes. Me kalimin e moshės, iluzionet pėr veten dhe jetėn bien dhe mė nė fund njerėzit mbeten vetėm me veten e tyre, me atė vete tė vėrtetė tė zhveshur nga ėndrrat e ambiciet e planet e parealizuara. Ndėrkohė, studime tė mėparshme kanė treguar se moshat e mesme kanė tendencė qė tė jenė mė tė stresuarat. "Tė gjithė presin prej teje dhe ti ke shumė pėr tė bėrė dhe shpesh nuk bėn asgjė dhe pėr kėtė ndihesh i frustruar dhe si pasojė i palumtur", ėshtė shprehur njė 50-vjeēar. Si pėrfundim, studimi i fundit mbyllet me shprehjen: "Nėse arrin t‘ia dalėsh mbanė pėr shumė vite do tė arrish tė shohėsh dritė nė fund tė tunelit".

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lumturi amerikane Empty Re: Lumturi amerikane

Mesazh nga bledikorcari Fri May 02, 2008 8:46 am

amerika per mua dhe nga ato qe kam degjuar eshte vetem per pune dhe per ek,jete personale dhe lumturi me kuptimin e jetes qe ben jashte orarit te punes sbesoj se ka.kam njerez shume ne amerike dhe ata me thone se ketu ka vetem pune dhe shtepi.iku nja kusheri i imi para 4 vjetesh ne usa dh me dergoi nje foto para 6 muajsh ku e pashe dhe nuk e njoha,i kishin rene tere qimet e kokes dhe ishte thinjur shume,si plak ishte bere nga ankthi dhe nga puna,iku me lesh ne koke qe ketu dhe u be qose.
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Lumturi amerikane N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi