Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Alia ,turizem ne jug

Shko poshtė

Ramiz Alia ,turizem ne jug Empty Ramiz Alia ,turizem ne jug

Mesazh nga nardlushnja Sun Apr 27, 2008 9:41 pm

Ramiz Alia, turizem ne Jug


Xhemil Beharaj
E Diele, 27 Prill 2008
Ramiz Alia ,turizem ne jug 20080410


Ish-udheheqesi i fundit komunist, Ramiz Alia, ka zhvilluar ditet e fundit nje tur vizitash turistike ne zonat e Jugut te Shqiperise. Ai eshte shoqeruar nga djali i tij, i cili ka mberritur nga Franca, si dhe nusja e shtepise, me origjine franceze. Persona qe kane shoqeruar ish-presidentin ne keto vizita tregojne per “Koha Jone” se qellimi i turit turistik treditor ka qene njohja e francezes me bukurite e natyres shqiptare dhe pasurite e medha historike e arkeologjike qe bart ky vend. Grupi i vogel ka levizur me nje veture private dhe ka mberritur fillimisht ne qytetin e Lushnjes. Ketu Alia eshte pritur nga ish-kryetari i LSI-se per qytetin e Lushnjes, Haxhi Kalluci. Pasi kane pire kafe ne nje prej lokaleve periferike prane autostrades, ish-presidenti Ramiz Alia, djali dhe bashkeshortja e tij franceze, jane drejtuar pikes turistike te Ardenices. Me pas vizita ka vijuar ne nje kafe ne “Art galeri Frasheri” ne Fier, per te vijuar me nje vizite disaoreshe ne Parkun Arkeologjik te Apolonise e me pas ne parkun arkeologjik ne Bylis te Mallakastres. Drejtori i Parkut Arkeologjik “Apolonia”, Marin Haxhimihali, pohon per “Koha Jone” se “i kam pritur, por nuk kam mundur qe t’i shoqeroje, pasi Ramizi ndenji ne lokalin "Leon rei" per te pire kafe nen shoqerine e miqve te tij, ndersa djali dhe bashkeshortja kane vizituar parkun”. Nga biseda me drejtorin Haxhimihali, por edhe nga persona te tjere, qe shoqeruan ish-presidentin shqiptar ne kete vizite, mesohet se per shkak te moshes Ramiz Alia ka preferuar qe te qendroje ne kafe nen shoqerine e miqve te tij, duke biseduar per tema shoqerore, por nuk kane munguar edhe opinionet e tij qe ka dhene per politiken e sotme shqiptare, si dhe per drejtuesit e partive politike shqiptare. Ish-presidenti ka vijuar me pas drejt qytetit te Vlores. Ai eshte ndalur per nje vizite ne keshtjellen e Ali Pashes, ne Porto Palermo, si dhe ne qytetin e Sarandes. Me pas, ai ka mberritur ne qytetin e Gjirokastres. Stacioni kryesor i vizites se ish-presidentit Alia ka qene keshtjella e gurte. “M’u duk pak e habitshme kur pash qe nje nga nje automjet se bashku me nje djale dhe nje vajze, disi te rinj ne moshe, zbriti edhe Ramiz Alia”, thote roja i deres se Kalase. Fillimisht ai ka kujtuar se mos e kishte ngaterruar me dike tjeter. “Por, pasi zbriti nga makina dhe beri disa hapa ne drejtim te portes se hekurt, atehere pash me vemendje dhe konstatova se nuk kisha gabuar ne percaktimin se ai ishte ish-presidenti Ramiz Alia”, rrefen roja i Muzeut te Kalase, minutat e para te kontaktit me familjen Alia. Plot xhentilese dhe miresjellje, ata i kane kerkuar nese mund te vizitonin mjediset e brendshme te Kalase se gurte. Roja ka treguar gatishmerine e vete per te shoqeruara mysafirin e vecante madje ka nxituar te vendose ne dijeni per ardhjen e tij edhe punonjeset e Muzeut te Kalase, zyra e te cilave ndodhet disa metra larg hyrjes kryesore te Kalase. Pasi ka pershkuar me kembe kalldremin e gurte pergjate galerise ne hyrje te keshtjelles ish -presidenti Alia, djali i tij dhe nusja e djalit kane kontaktuar me punonjeset e muzeut te Kalase. “Per mua ishte dicka emocionuese ta shikoja nga afer ate”, thote njera prej punonjeseve te Muzeut te Kalase. Pjesetaret e familjes Alia nen shoqerine e ciceroneve te Muzeut kane vizituar nga afer disa prej mjediseve te Kalase se Argjiros. “Eshte vertet emocionuese qe pas kaq vitesh te jem serish ne Keshtjellen e Gjirokastres”, ka dialoguar Alia me ciceronet e Muzeut. Sipas ketyre te fundit, krahas pranise ne Gjirokaster pas disa vitesh mungese, qellimi i vizites se familjes Alia ne keshtjellen e gurte duket se ka qene edhe njohja e nuses franceze te familjes me historine e kesaj keshtjelle, muret e se ciles mbartin ne vetvete legjenden e princeshes Argjiro qe me foshnjen ne duar u hodh nga lartesia e tyre per te mos rene e gjalle ne duar te turqve. Pas gati 30 minutash qendrimi ne Kalane e Gjirokastres, ish-presidenti Alia i shoqeruar edhe nga djali dhe nusja franceze e familjes eshte larguar, duke iu drejtuar qytetit te Beratit. Vizita eshte perqendruar vetem ne lagjen “Kala”, nje nga lagjet me te vizituara te ketij qyteti. Alia eshte ngjitur ne kembe ne keshtjellen e kalase ku ka qendruar rreth nje ore se bashku me familjaret e tij. Ai eshte pare te vizitoje se pari rrugicat e kesaj lagje nga ku mund te shohesh gjithe qytetin e Beratit nga larte, ndersa me pas ka vizituar muzeun Onufri.

Rrefimi: Si e prita Ramizin

Petrit Morina eshte pergjegjesi i lokalit "Leon Rei" ne kodren qe dominon parkun kombetar arkeologjik “Apolonia”. Ai ka qene personi qe i ka sherbyer ish-presidentit Ramiz Alia dhe personave te tjere qe ishin ne shoqerine e tij. Lidhur me kete fakt, Morina pohon se vizitori i shquar mberriti rreth drekes. “Ai, pasi pershendeti te pranishmit, qe ndodheshin ne oborrin e lokalit, preferoi qe te rrinte ne tavolinen nen hijen e ullirit shekullor. Pasi mora porosine e tavolines, Ramizi porositi kafe ekspres dhe nje shishe uji. Teksa po i sherbeja me pyeti: Nga te kemi? Kosovar, i thashe, kemi ardhur qe ne vitet '30. Nga c’vend i Kosoves je, me tha Ramizi, une u pergjigja: Nga Mitrovica. Po, e di, vazhdoi me poshte ai. Ne shkolle kur kam qene kam pasur shume shoqeri me djem Kosove, edhe ne banke kam pasur te tille. Me ne fund edhe Kosova u be, ajo qe ish enderruar prej shume vitesh. Ramizi pohon me poshte pergjegjesi i lokalit ishte i moshuar, por i fresket ne fytyre. Morina tregon se vizita e tij ne lokal ishte rreth 20 apo 30 minuta. Ashtu si e kemi tradite ne shqiptaret, i thashe: Do rrini te drekojme, sepse eshte kohe dreke? Jo, me tha Ramizi, jemi te shoqeruar dhe do te levizim per ne vende te tjera. Me pas, ata u ngriten dhe u larguan, tregon pergjegjesi i lokalit, Petrit Morina

Pedagogu: Po kalon nje pjese e historise

Ndersa ish-presidenti Ramiz Alia vizitonte parkun arkeologjik te Apolonise, ai perballet me nje grup studentesh te Universitetit “Aleksander Xhuvani” te qytetit te Elbasanit. Pedagogu qe shoqeronte studentet ngadaleson hapat, dhe iu afrohet te rinjve qe ishin ulur tek Odeoni. “Shikoni mire perreth, pasi ketu ndodhet edhe nje pjese e rendesishme e historise se ketij vendi”, tha pedagogu, duke iu treguar me dore studenteve ish-presidentin qe ne ate kohe po kalonte ne rrugen prane Odeonit. Ai shoqerohej nga djali i tij dhe bashkeshortja, ndersa nje numer i madh vizitoresh te rastesishem kishin mbushur rrugen ku ecte Ramiz Alia. Deshmitare ne vendngjarje treguan se studentet ngriten kokat dhe pane atje ku u tregoi pedagogu, por shume pak prej tyre njohen udheheqesin e fundit komunist dhe njekohesisht presidentin e pare te epokes pluraliste. E kuptueshme, pasi pjesa me e madhe e tyre ishin fare te rinj dhe kishin qene pothuajse foshnja kur ne Shqiperi ndodhen ndryshimet qe sollen demokracine.
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 53
Shteti : Ramiz Alia ,turizem ne jug N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

https://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi