Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eliza Dushku

Shko poshtė

Eliza Dushku Empty Eliza Dushku

Mesazh nga Musafir Mon Apr 28, 2008 1:35 am

Karriera e aktores me baba shqiptar

https://i.servimg.com/u/f42/12/32/55/85/eliza_10.jpg

Eliza Patrica Dushku ka lindur nė 30 dhjetor 1980 nė Boston, ajo ėshtė rritur nė Massachusetts. Ajo ka lindur nga njė baba me origjinė shqiptare dhe nga njė nėnė daneze. Nė moshėn 12-vjeēare, ajo bėn hyrjen e saj nė kinema. Eliza Dushku ėshtė zbuluar pas pesė muajsh kėrkime nėpėr Shtetet e Bashkuara pėr tė luajtur rolin e Alice kunder Juliette Lewis nė filmin ''That Night''. Ka luajtur nė shumė filma me aktor tė mėdhenj si Robert De Niro, Arnold Schwarzenegger, Ellen Barkin, Leonardo Di Caprio, James Belushi, Paul Reiser etj. Eliza ka studiuar pėr piano, bateri dhe balet. Por ajo do tė bjerė nė sy pikėrisht nė filmin ''True Lies'', ku luan pėrkrah aktorit Arnold Schwarzenegger, atėherė kur ishte vetėm 14 vjeē. Ndėrsa nė moshėn 18-vjeēare ajo ėshtė njė yll i ekranit tė madh dhe i propozohet roli i Faith nė serine Buffy the Vampire Slayer. Fillimisht ajo do tė merrte pjesė nė pesė episode, por producentja vendosi qė seritė tė zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin ''bad girl''.

Fillimet e njė karriere
Dushku filloi tė luante pėr herė tė parė nė moshėn 10-vjeēare; kur u paraqitėn sė bashku me njė nga vėllezėrit e saj nė audicionin e njė reklame, ku pas njė pėrplasje me tė, ra dhe theu hundėn. Klithamt e saj dhe gjaku qė i ridhte papushim tėrhoqėn vėmendjen e agjentit tė roleve, duke i ofruar asaj njė punė nė vend tė tė vėllait. Vetėm pak kohė mė pas, ajo do tė luante edhe rolin e saj tė parė, nė vitin 1992, nė filmin "That Night", njė 10-vjeēare qė kishte pėr idhull njė adoleshte me shpirt tė lirė qė banonte pėrballė saj. Vitin qė pasoi ajo luajti te "This Boy's Life", si vajza e Robert De Niro-s dhe gjysmė-motra e Leonardo Di Caprio (emri i tė cilit ende nuk ishte bėrė i njohur). Gjithashtu, nė film luante edhe Tobey Maguire, i cili ėshtė njė shok i saj tashmė dhe, tė cilit, i bėri njė favor tė madh sė fundmi, njė fakt qė e pohon ai vetė. "Kur m’u besua roli kryesor nė 'Spider-Man', njerėzit e Sony-it dėshironin tė ishin tė sigurtė, nėse mund t’i pėrballoja skenat e aksionit nė film", ka treguar ai nė njė intervistė tė tij. "Kėshtu qė kasetėn pėr audicionin e vura sė bashku me atė tė aksioneve dhe i kėrkova Elizės, nėse mund t'i luanim disa pjesė sė bashku. Ajo pranoi dhe mė bėri tė dukesha shumė mė mirė se ē’ isha nė tė vėrtetė", ka pohuar Tobey Maguire. Tė krijon pėrshtypjen se ėshtė specilazuar pėr tė luajtur rolin e vajzės, po tė kujtojmė edhe filmin me Arnold Schwarzenegger, nė '94 "True Lies" dhe me Paul Reiser, njė vit mė pas te "Bye Bye Love". Dushku u duk se i dha fund aktrimit si hobi. Vendosi tė ndiqte hapat e mamasė sė saj, njė mėsuese kolegji dhe aktiviste shoqėrore, duke u bėrė njė studente e zellshme e shkecave politike. Por, pas regjistrimit nė "Suffolk University", nė Boston, iu ofrua roli i Faith, vajzės sė fortė. "Mendova se 'Buffy' do tė ishte vetėm pėr disa shfaqje, por mė pas u bėra e 'keqe', u ngatėrrova me tė keqen e madhe, duke dalė si armik i Buffiy-t. Qė nga mosha 14 deri nė 16 vjeē, ka qenė e lidhur me prindrit. Edhe pse nė moshė tė vogėl dhe me ligje shumė strikte lidhur me orėt e punės pėr njė tė mitur, ajo kishte marrė pėlqimin e prindėrve. Ndėrsa kur kishte nisur xhirimin e filmit Buffy kundėr vampirėve, ende nuk kishte mbushur 18 vjeē, Eliza mori njė autorizim tė veēantė qė i lejonte qė tė xhironte gjatė natės. Qė nga ajo kohė shqiptaro-danezja, mori pjesė nė serinė Engjėll. Eliza vazhdoi me spektaklin edhe dy sezone tė tjerė. "Por do tė jetoj me kėtė rol gjithė jetėn", thotė Dushku. "Kudo qė tė shkoj, njerėzit mė pyesin se kur do tė kthehem prapė tė 'Buffy'". Nivli i besnikėrisė ndaj saj ėshtė fantastik. Hapi tjetėr ishte filmi pėr tė rinj "Bring It On", nė rolin e Goth, gjimnastes sė "rekrutuar" nga Kirsten Dunst, pėr tė ngritur peshė tifozėt e skuadrės. Pastaj "The new guy", njė tjetėr film policor pėr tė rinj, pėr tė cilin nuk ndjehet aspak keq. "Hej, isha vetėm 21 vjeē, nuk jam edhe aq larg nga ato karaktere. Nuk mė interesojnė gjėrat e mėdha, por disa role tė rinjsh qė mund t’i luaj ende, do tė vazhdoj t’i luaj". Pas pėrfundimit tė "The new guy", i cili doli pas gati njė viti, ajo luajti nė "Jay and Silent Bob Strike Back", nėn regjinė e Kevin Smith. Por, ndėrkohė, ritakohet pėrsėri me De Niro-n, nė njė film triller, i bazuar nė ngjarje tė vėrtetė, "City by the Sea", por kėtė herė jo si vajza e tij, por si e dashura e djalit tė tij, interpretuar nga James Franco, i "arratisur" pas akuzės pėr vrasje. Filmi Kthesė e gabuar (Wrong Turn), hedh hapa nė natyrėn tradicionale tė filmave horror klasik tė viteve 70. Eliza Dushku, si protagoniste nė kėtė film vjen me njė paraqitje e cila reflekton origjinėn e saj shqiptare. Nė foton qėndrore tė filmit si dhe ne foto tė shkėputura nga pjesėt e filmuara, Eliza Dushku shfaqet me shqiponjėn shqiptare me dy kokė.

Ajo ėshtė ftuar tė shkojė edhe nė Shqipėri, ku ajo ėshtė kthyer nė njė lloj simboli kombėtar, duke qenė shqiptaro-amerikanja mė e famshme (nė fakt gjysmė shqiptare, pasi nėna e vet ėshtė daneze), si aktore, pas vėllezėrve Belushi. "Presidenti shqiptar mė ka ftuar, madje, pėr tė ndenjtur nė pallatin presidencial, por unė duhet tė shkoja nė promovimn e filmit. Jam e sigurtė qė do tė shkoj. Mos u mėrzit Shqipėri, Eliza do tė vijė nė shtėpi".

Nėna dhe babai i saj janė profesorė nė universitetin e Bostonit dhe ka edhe tre vėllezėr mė tė mėdhenj. Karriera e saj nisi kur ishte 10 vjeē. Vėllai i Elizės bėnte njė audicion pėr njė reklamė dhe ajo vendosi qė ta shoqėronte. Agjenti i tė vėllait, pranoi qė tė kujdesej edhe pėr Elizėn. Gjatė kohės qė ishte nė lice, ajo e lė pėr pak karrierėn e saj pėr t'u marrė me mėsimet. Falė pėrkushtimit dhe notave tė mira pranohet nė Universitetin e Bostonit dhe nė Universitetin George Washington. Eliza nuk kishte nevojė qė tė bėnte punė tė vogla pasi qė nė fėmijėri fitonte para me xhirimin e filmave. Eliza ashtu si gjithė familja e saj ėshtė shumė e ekuilibruar. Edhe pse e zėnė me punė, ajo gjen gjithnjė kohė pėr tė dhėnė autografe apo pėr tė marrė pjesė nė vepra bamirėsie. Ajo tashmė banon nė Los Anxhelos sė bashku me vėllanė e saj mė i madh, Nate, edhe ai aktor, drejt rrugės pėr t'u bėrė i famshėm. Nė shtėpi Eliza ka njė qen tė rracės berger gjerman qė quhet Korbit dhe pesė peshq tė vegjėl. Nė moshė tė vogėl ajo ka mėsuar edhe gjuhėn e shurdh-memecėve. Ngjyra e saj e preferuar ėshtė e zeza dhe pėlqen sportin e hokeit nė akull. Kohėn e lirė zakonisht preferon qė ta kalojė me familjen e saj. Pėlqen teatrin dhe kėrcimin. Grupi i saj i preferuar ėshtė Beastie Boys.

Eliza ėshtė 1.65 cm e gjatė. Kur ka luajtur nė filmin True Lies, ndėr tė tjera edhe me aktoren Jamie Lee Curtis, larg shtėpisė, ajo ka fjetur nė shtėpinė e aktores sė famshme, nė njė krevat me tė gjitha kafshėt qė Curtis mbante nė shtėpi. Madje Eliza deklaroi se Jamie kishte qenė si njė nėnė pėr tė. Kur ishte mė e re, profesorėt dhe shokėt e saj, e ngacmonin kur merrte pjesė nė filma. Por kur ajo xhiroi njė film me Leonardo Di Caprion, ky i fundit e mėsoi se si ti trajtonte kėto lloj problemesh dhe tė mos ta vriste mendjen pėr ngacmimet e vogla tė liceut. Tatuazhi qė ajo kishte nė krah kur luante nė rolin e Faith, ka qenė fals dhe Eliza e mbante atė edhe kur dilte nė publik.

-Eliza eshte Shqiptaro-daneze.
-Familja e saj ishte e vetmja familje ne USA ne vitet 1920 qe kishte kete mbiemer (Dushku).
-Eshte votuar ne revisten australiane ''Empire Magazine'' si femra e 9-te seksi nder akotore ne vitin 2002.
-Eliza refuzon te luaje skena nudo. Ajo thote, ''Ju keni mundesi me te mire ta shikoni zotin''
-Ne vitin 2002 eshte renditur ne vendin e 13-te nga 100 femrat me seksi nga ''Maxim''
-Sporti i preferuar, ''Ice Hockey'' i femrave
-Ngjyra e preferuar eshte e zeza
-Aktorja e preferuar, Jamie Lee Curtis
-Eliza ka nje gjyshe tipike shqiptare, qe ajo e do shume edhe pse kur shikon mbesen ne skena te nxeha fik televizorin dhe nuk i flet me dite te tera (thene nga vete Eliza ne nje interviste)

Filmografi
1992 - That Night, 1993 - This Boy's Life, 1994 - Fishing with George, True Lies, 1995 - Journey, Bye Bye, Love, 1996 - Race the Sun, 2000 - Bring It On, 2001, City by the Sea, The New Guy, Soul Survivors, Jay and Silent Bob, Strike Back, 2002 - Wrong Turn, The Kiss, King of the Hill, 1998-1999, 2000, 2002-2003 - Buffy the Vampire Slayer & Angel, 2003 - Tru Calling.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi