Babai mban vajzėn tė mbyllur nė bodrum pėr 24 vjet

Shko poshtė

default Babai mban vajzėn tė mbyllur nė bodrum pėr 24 vjet

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 4:49 am

Policia austriake ka liruar gruan nga babai pėr tė cilin dyshohet se 24 vjet e ka mbajtur rob nė bodrum tė shtėpisė sė tyre dhe si rrjedhojė ėshtė bėrė baba i shtatė fėmijėve tė saj, transmetojnė mediat austriake.

Siē njofton “Sky News”, gruaja e zėnė rob - Elisabeth F, e cila ėshtė konsideruar si e zhdukur qė prej vitit 1984, tani ka 42 vjet. Policia pohon se ky rast ėshtė zbuluar kur fėmija mė i moshuar nga shtatė fėmijėt, vajza 19-vjeēare, ėshtė gjetur e vetme nė shtėpinė e tė dyshuarit. Vajza tani gjendet nė spitalin e qytetit Amstetten nė jug tė Austrisė dhe, siē pohojnė zyrtarėt e policisė, ėshtė nė gjendje kritike.

Policia gjithashtu i ka rėnė nė gjurmė nėnės dhe fėmijėve tjerė tė cilėt tani gjenden nė duart e policisė lokale pėr hulumtime tė mėtutjeshme.

Besohet se mashkulli i dyshuar pėr kėtė krim tė tmerrshėm ėshtė njė 73 vjeēar. ( telegrafi)

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi