Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Shko poshtė

default Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:17 pm

Pėr tė rrėshqitur nga tema, ngjitemi mbi njė porosi tė shenjtė: qė Qeveria e Kosovės nė bashkėveprim me faktorin nndėrkombėtar, tė konvokojė debat parlamentar pėr zėvendėsimin e termit Kosovė me termin Dardani, njė emėr qė krijon edmirim nė botė, ngase kujtdo qė ia pėrmend kėndejpari fjalėn Kosovė, i rrėnqethen flokėt kur i kujtohen masakrat barbare qė kanė zhivilluar serbėt nė kėtė zonė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:17 pm

Baki Ymeri (Bukuresht)
Nė armatėn e shtypit, ēdonjėri ka nevojė pėr miq, njėsoj siē ēdo gjeneral ka nevojė pėr ushtarė. Tė jesh pronar i njė gazete, don tė thotė tė bėhesh njė personalitet. Shfrytėzon pėrvojėn tėnde dhe inteligjencinė e tė tjerėve, flijon kohėn, shėndetin dhe paratė, zgjeron horizontin e njohurive dhe rrjetin e miqėsisė, inauguron mendimet tua, fshikullon ligėsinė, matrapazllėkun dhe padrejtėsitė, nxjerr nė pah dritėn e sė vėrtetės. Duaj qė tė mundesh dhe ndritu qė tė jesh! - na porosit Bibla e Shenjtė. Dashuria dhe dituria e vėrtisin botėn, ndėrsa shtypi ėshtė pushtet pėr pėrvetėsimin e saj. Nuk ka asgjė nė botė qė tė ēarmatos mė shumė se sa mendimi qė pėrmban mirėsi. Letra e Florinjtė (me afirmimin e mirėsisė), dhe Letra e Zezė (me demaskimin e ligėsisė), janė dy shtyllat e faqes sė parė tė gazetės sė parė tė Shoqėrisė sė parė shqiptare tė shqiptarėve tė Rumanisė „Drita” (Lumina). Gazeta mban titullin Shqiptari (Albanezul) (1888/1903), njė tribunė e shqiptarizmit tė mbrujtur me dashuri ndaj kombit dhe atdheut. Themelues dhe drejtor i saj ėshtė patrioti korēar, Nikolla Naēo (1847/1913). Nė ballė tė gazetės sė tij figurojnė 6 vargje tė shkėputura nga Bibla e Shenjtė: Godit tė tė hapin/ Thirė tė tė digjojnė/ Kėrko tė tė japin/ Ndritu qė tė jesh/ Duaj qė tė mundesh/ Puno qė tė kesh.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:18 pm

Nikolla Naēo, sipas Lasgushit, „boton tė parėn gazetė shqipėtare, bėn tė parėn shkollė shqipėtare, inauguron tė parėn kishė shqipėtare, dorėzon tė parėn xhami shqipėtare, redakton tė parin plan strategjik pėr Kryengritjen e Madhe shqipėtare”. Gazeta e Naēos, sipas Lasgushit, „ka pėr qėllim tė vazhdojė luftėn e filluar pėr tė nxjerrė nga robėria fisin shqipėtar, duke e ngopur me dashurinė e shentėruar tė mėmėdhesė, ta mėsojė kombin shqipėtar qė ta ruajė me shenjtėri gjuhėn e tij, karakterin e tij, zakonet e stėrgjyshėrve dhe madhėrinė e tij tė pėrmėndur”. (Njė fatos i veteranėrisė shqiptare, fytyra urdhėronjėse dhe aktiviteti historik i kryeveteranit Nikolla N. Naēo-Korēa, Konstancė, 1932). Numri i parė i gazetės doli nė dritė para 120 vitesh, mė 7 Gusht 1888. Gazeta del njė herė nė javė, „nėnė urdhėrit tė njė pleqėsie”, me artikuj nė gjuhėn shqipe dhe atė rumune,. Nė faqet e para tė numrave tė parė, tribuna kombėtare e e shoqėrisė Drita hapet me dy shtylla: Letėra e Florinjtė dhe letėra e Zezė, nė tė cilat lartėsohen atdhetarėt dhe fshikullohen tradhėtarėt, fajtorėt, prishėsit e shoqėrisė e tė njerėzisė, njerėzit me shpirt tė vogėl qė u shėrbejnė interesave tė poshtra e tė turpshme. Matrapazėt i gjen sot e kėsaj dite nė Albano/Maqedoni: bojkotojnė sponsorizimin e botimit tė shtypit shqiptar nė Shkup e Bukuresht, hedhin trillime fantasmagorike kundėr veteranėve tė luftės qė dhanė kontribut pėr ērobėrimin e Dardanisė. Mendimet e mia, thekson N. Naēo nė njė broshurė tė tij, „drejtoheshin kah krijimi i njė marrėveshjeje ndėrmjet shqiptarėve nga tė gjitha anėt e botės nėpėrmjet botimit tė njė gazete, qė do t’i shprehte konkretisht dhe do t’i pėrfaqėsonte drejtėsisht kėrkesat dhe aspiratat mbarėkombėtare”.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:18 pm

Misioni elementar i Shqiptarit, ėshtė pėrforcimi i lidhjeve shqiptare me popullin rumun. Rumania, sipas Shqiptarit, “ėshtė vendi mė mikpritės nga gjithė Orienti, atdheu i pėrparimit dhe i tė gjitha lirive”. Misioni i Shqiptarit tė Naēos ėshtė patriotik dhe fisnik: ngritja e kulturės dhe e arsimit, zgjimi i ndjenjave kombėtare, botimi i teksteve shkollore pėr shkollat e para qė hapeshin njėra pas tjetrės nė Shqipėri. Nė artikullin "Ē'duam dhe ē' kėrkojmė", jepet programi i gazetės, qė, de facto, ishte programi i Shoqėrisė Drita, dhe ai qėndron nė: „Futja e gjuhės amtare nė shkolla dhe kishė, Themelimi i shoqėrive dhe shkollave Shqiptare, Zhvillimi i gjuhės, historisė dhe letėrsisė nacionale, Botimi i librave, revistave dhe gazetave shqipe pėr tė pėrhapur dritė dhe kulturė ndėr popullin shqiptar". Nė vazhdim lansohet njė apel qė nė tė vėrtetė ėshtė njėfarė manifesti sipas tė cilit "gjithė shqiptarėt, nga tė gjitha anėt e botės, pa dallim feje e fisi, duhet tė ngritemi, tė kontribuojmė me punė, me pasuri, me fjalė, me mendje e me zemėr, dhe nė momentin e duhur, madje edhe me jetėn, pėr ēlirimin e kombit shqiptar." Shohim pra se ata qė i fajėsonin redaktorėt e gazetės Drita tė Brailės pėr "gjėra politike", ata vetė vėnė nė njėfarė detyrimi, pėrdorimin, nė rast nevoje, madje edhe tė luftės sė armatosur. Pėr Shqiptarin e Bukureshtit shkruajnė Lasgush Poradeci, Vani Burda, Vehbi Bala, Ismet Dėrmaku, Elida Petoshati, Catalina Vatasescu etj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:19 pm

Duke shkruar pėr shtypin shqiptar tė Rumanisė, Kristia Maksuti thekson se ėshtė interesante tė ndjekim mėnyrėn nė tė cilėn janė reflektuar relacionet me Perandorinė Osmane, kujdesin pėr tė mos zgjuar dyshime, pėr tė treguar nė permanencė faktin se Shoqėria Drita dėshiron tė pėrfitojė tė drejta dhe liri pėr popullin shqiptar, nė kuadrin dhe nė pėrkufizimet territoriale tė Pėrandoirisė, se ėshtė fjala jo vetėm pėr tė drejta legale tė pėrdorimit tė gjuhės dhe kulturės shqiptare, qė aktiviteti i tyre nuk ėshte i drejtuar kundėr Sulltanit dhe se nuk kėrkojnė revendikime politike qė do tė ēonin deri nė pavarėsinė shtetėrore tė Shqipėrisė. Por, nė tė vėrtetė, ishte e qartė pėr ēdo patriot shqiptar se lufta pėr emancipimin kulturor ėshtė e gėrshetuar ngushtė me luftėn e ēlirimit kombėtar dhe se nė instancė tė fundit, kjo kontribuon nė krijimin e rrethanave tė nevojshme pėr pėrfirimin e pavarėsisė. Konsiderojmė se kėto masa paraprake, duke patur parasysh kushtet politike ekzistente nė atė kohė, ishin nė njėfarė mėnyre tė justifikuara, edhepse mė vonė, Porta Osmane do tė kėrkojė qė qeveria rumune tė dėbojė njė pjesė tė patriotėve shqiptarė qė aktivonin nė tėrritorin e Rumanisė, si pasojė e faktit se zhvillonin aksione kundėr interesave tė Portės. Madje, edhe nė periudhėn kur qeveria rumune sishte nė relacione tė mira me Perandorinė Osmane, kėto kėrkesa nuk qenė plotsuar.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:19 pm

Porta osmane ishte mė tolerante se inkuizicioni serbo/bizantin
Edhepse gazeta ka preokupime permanente lidhur me aktivitetin e shoqėrisė Drita, historiografia shqiptare konstaton se duke u bazuar nė proces/ verbalet e mbledhjeve, duke botuar lajme tė panumėrta pėr organizimin e shoqėrive kulturore shqiptare nga tė gjitha anėt, duke u sjellur lėvdata atyre qė merreshin me gjuhėn dhe letėrsinė shqipe, me disa theksime tė dukshhme tė luftės pėr pėrfitimin e tė drejtave tė popullit shqiptar, megjithatė, pėrmes leximit tė artikujve tė saj, qė nė shikim tė parė, pėrfitohet pėrshtypja se gazeta ka njė orientim filoosman pėr shkak tė qėndrimeve tė matura ndaj portės sė Lartė. Kėshtu theksojnė udhėheqsit e shoqėrisė, me dėshirėn e tyre pėr t'i mbrojtur anėtarėt e saj nga ēfarėdoqoftė represaljesh, duke llogaritur se kėshtu do tė mund tė zhvillojnė njė punė tė dobishme pėr ēėshtjen shqiptare. Ata insistonin tė pėrfitojnė vullnetin dhe proteksionin e sulltanit, duke e shpallur pėr patron tė shoqėrisė, apo duke e zgjedhur ndėr anėtarė nderi disa pėrfaqsues tė qeverisė osmane, si pėr shembull Fahrudin Beun, ambasadorin e Turqisė nė Bukuresht. Tek e fundit, as qė ka nevojė tė krijojmė alergji ndaj turqve qė ishin mė tolerantė se sa serbėt dhe grekėt qė kanė zhvilluar gjenocid kundėr etnsit shqiptar dhe arumun, nė Dardani dhe Ēamėri. Pėr tė rrėshqitur nga tema, ngjitemi mbi njė porosi tė shenjtė: qė Qeveria e Kosovės nė bashkėveprim me faktorin nndėrkombėtar, tė konvokojė debat parlamentar pėr zėvendėsimin e termit Kosovė me termin Dardani, njė emėr qė krijon edmirim nė botė, ngase kujtdo qė ia pėrmend kėndejpari fjalėn Kosovė, i rrėnqethen flokėt kur i kujtohen masakrat barbare qė kanė zhivilluar serbėt nė kėtė zonė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:20 pm

Prof. Xhelku Maksuti pėrmend faktin se nga pėrmbajtja e serisė sė parė tė gazetės Shqiptari/Albanezul, nga e cila janė botuar 27 numra, i fundit duke qenė botuar mė 26 korrik l889, vlen tė pėrmendet nekrologu dedikuar publicistes rumune me origjinė shqiptare, Elena Gjika, botuar nė numrin l0 (12 nėntor l888), nga i cili citojmė "Ylli mė i ndritur nga qielli i Shqipėrisė martire, u shua pėrjetė, njėra prej shpresave mė tė buzėqeshura shkon drejt varrit, Dora d'Istria (Princesha Elena Gjika), engjėlli mė i adhuruar, zėri mė i bukur, qenja mė e butė e fisit Pellasgo – Latin, na braktis nė ēastet mė tė dhembshme nėpėr tė cilat kalojmė, mu tani kur tė gjitha shikimet tona ishin tė drejtuara ndaj saj.'' Nė vitin 1890 do tė dalė numri i ardhshėm (nr.28), duke patur si pėrgjegjės zotin Dimitrie Fatea. Numri 29 nuk gjendet. Pas njė ndėrprerjeje nėntė vjeēare, mė 1899, filloi tė dalė njė seri e re e tė njėjtės gazetė, duke nisur me numrin 30 te ketij viti (1899): Kjo seri e re e gazetės del nė format tė smadhuar, prej 30/45 cm. po nė 4 faqe, por qė nga kjo herė nė gjuhėt shqipe-rumune-franceze, duke patur pėr drejtor Nikolala N. Naēon, flamurtar i njohur dhe i vėrtetė, udhėheqės i palodhshėm i shoqėrisė Drita, natyrė vullkanike, atdhetar i shquar dhe besnik deri nė vdekje i luftės sė popullit shqiptar.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:20 pm

Me tė gjitha qėndrimet e tij tė papėrmbajtura dhe nganjėherė kontradiktore, ai do tė rradhitet ndėr patriotėt mė tė rėndėsishėm shqiptarė nė territorin e Rumanisė, duke u mbetur besnik idealeve tė veta, deri nė mbarim tė jetės, nė vitin l913, kur u shua si pasojė e kancerit nė hundė. Redaksia dhe administrata e kėsaj gazete gjendej nė Bukuresht, nė Rrugėn e Dritės (Strada Luminei, numėr l). Botimi ėshtė i pėrjavshėm, por i njė kohėzgjatje tė shkurtė, ngase pas 4 numrave, do tė ndėrpresė ekzistencėn, numri i fundit i kėsaj serie duke qenė nr.4, i 15 shkurtit tė vitit l899. Pas njė ndėrprerjeje katėrvjeēare, sipas hulutmive shkencore nė Bibliotekėn e Akademisė, prof. Xhelku Maksuti konstaton se gazeta Shqiptari, kėsaj rradhe nėn titullin L’Albanais, do tė dalė nė njė seri tė re, nė serinė e tretė, nė vitin l903, si e pėrjavshme, dhe atė nė 6 faqe tė (formatit 30/45 cm.), me artikuj nė gjuhėt shqipe, rumanishte dhe frėngjishte. Por, as kjo seri nuk do tė zgjasė shumė, duke u botuar vetėm 11 numra. Redaksia dhe administrata gjendeshin nė Rrugėn Amzei 26, nė Bukuresht, duke patur pėr drejtor Nikolla Naēon. Duke rruajtur po tė njėjtėn linjė tė orientimit, me tendenca filo-osmane, nė numrin 1, tė 8 qershorit, 1903, nė faqen e parė, nė kuadrin e artikullit "Nė adresė tė lexuesit", thuhet: "Gazeta Shqiptari e rifillon, me numrin e sotėm, botimin e saj.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:20 pm

Dhelpra e Ballkanit dhe Kosova nė faqet e gazetės Shqiptari
Kjo tribunė besnike interesave shqiptare, e botuar pėr herė tė parė mė l888-l889, dhe pastaj pėr njė kohė tė shkurtė mė 1899 dhe 1903, pėrjeton njė jetė tė re, pas njė ndėrprerjeje tė gjatė, dhe atė si pasojė e disa rrethanave tė trishtme e tė rėnda, qė zhivohen sot nė Siujdhesėn Ballkanike”. Nė numrin e parė tė vitit 1903, botohen vargjet e Pashko Vasės (1825-1892). Numrat e ardhshėm mbajnė artikuj si: “Shqiptarėt dhe reformat”, “Apel drejtuar shqiptarėve”, “Rumania nė Ballkan”, etj., tė cilat nė tė vėrtetė rrahin ēėshtje tė situatės aktuale, ekzistente nė atė periudhė, duke milituar pėr njė bashkim tė gjithėmbarshėm tė kombit shqiptar. Gazeta Shqiptari gėzoi popullaritet nė kohėn e saj, sa nė rradhėn e shqiptarėve, po aq edhe nė atė tė opinionit publik rumun dhe tė huaj, pėrmes faktit se tėrhiqte vėmendjen mbi disa ēėshtje tė rėndėsishme, aktuale, duke patur si synim, aq sa kishte mundėsi, t'i bashkojė nė njė front tė vetėm, krejt shqiptarėt, t'i mobilizojė tė gjitha forcat e mundshme lidhur me pėrkrahjen e kauzės shqiptare. Xh. Maksuti dhe I. Dėrmaku, konstatojnė se Shqiptari arriti tė tėrheqė nė anėn e saj edhe njė serė personalitetesh rumune, disa figura tė shquara tė jetės politike dhe kulturo-shkencore, t'ua pėrmbajė interesat madje edhe tė marrin pjesė nė aktivitetin e udhėhequr nga Shoqėria Drita, organ shtypi i sė cilės ishte.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:21 pm

Vlen tė theksohet nė kėtė kontekst fakti se Shqiptari i Naēos ka botuar disa artikuj edhe pėr Kosovėn, duke e konsideruar Serbinė si Dhelpra e Ballkanit (nr.25/1889). Serbėt e pranojnė vetė se nuk kanė kulturė, se nuk marrin vesh nga tė drejtat e njeriut, se dinė vetėm dy gjėra: tė kėndojnė dhe tė luftojnė. Njėri ndėr ta din tė shkruajė edhe vjersha, spiuni i Millosheviqit, ish/sekretar i shoqatės sė shkrimtarėve serbė, vllahu i shitur, poeti Adam Puslojiē, korespondent i Akademisė Rumune, pjesėmarrės nė protestat proruse e proserbe tė Mitrovicės, kundėr Kosovės dhe forcave ndėrkomėtare tė NATO-s dhe UNMIK-ut (2008). Edhe rromėt dinė tė kėndojnė, por disa mė kot e kanė, derisa u bėnė instrument i shtrigave tė Beogradit pėr plaēkitje monstruoze nė Kosovė (1999). E kujt ishte Kosova para 119 vitesh, sipas Shqiptarit tė Bukureshtit? Pėrgjigjen e gjeni nė versionin shqip (Kosova), qė u botua krahas variantės rumune (Cossova) nė numrin 24 tė vitit 1889:

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:21 pm

“Nė kėtė dakikė qė shkruajmė kėto rradhė, bėhet festa nė Kosovė tė Shqipėrisė, festa e pansllavistėve qė pėr 500 vjet qė nė kohė tė luftės ndėr mes tė turkut dhe serbit, lufta tė cilėn e fituanė turqit nė Ballkan. Mė shumė komitete sllave ngaj Bullgaria, ngaj Serbia, ngaj Male Ziu, dhe ngaj mė shumė vise tė ujėdhesės tė Ballkanit, ngaj Rusia dhe ngaj Austro-Ungaria, thonė (se) janė ardhur nė Shqipėri pėr kėtė niet. Pėr ēudi ėshtė kjo festė ndėr shqipėtarė, vėllehtė dhe turqit ngaj ujdhesa e Ballkanit...: kjo festė qė del nė shesh sot bje mė shumė erė orthodhoksie pansllaviste, se sa festė e kombit, dhe me zemėr tė qėruarė ngaj anė e Serbisė, sikur duket ngaj ditėtoret sllave!...Se: Ēduanė serbrit tė rėfejnė botės me kėtė sebep, i cili nuku ka asnonjė niet tė qėruarė? Ēkanė mbuluarė serbrit nė Kosovė, qė tė kenė sebepnė tė dreqtė e ta sbulojnė tani me kaqė panair? Lavdinė e kombit? Po kjo e knaz Lazarit, qė u vra nė Losovė, nuku ėshtė mė: aju humbi, qė atėherė, vetėm njėherė mė parė kur vdiq princi (i) tyre Dushan. Mėsim? Nuku kanė pasur serbrit as njė herė. Lavdinė e luftės? Dhe kjo nuku ėshtė pėr veē lavdia e turqve qė muntnė sllavėt dhe elinėt, nė (si)ujėdhesėn e Ballkanit. Ē’niet ka tė fshehur nė gjith kjo festė pansllaviste me kaqė donoma?”

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:22 pm

Falė inisiativės sė prof.dr. Xhelku Maksutit, historian rumun me mprekardhje shqiptare, 90 vjet pas botimit tė numrit tė fundit tė Shqiptarit tė Naēos, nė gusht tė vitit 1993, del seria e re e kėsaj tribune tė dashur, me tė njėjtin emėr: Albanezul/Shqiptari, duke patur mė vonė si pikėmbėshtetje tė botimit, pėrkrahjen financiare tė Qeverisė rumune, pėrkrahje e cila u ndėrpre gjatė vitit 2001 si pasojė e shpifjeve publicistike tė serbofilit Razvan Voncu dhe intrigave djallėzore tė njė klani merkantelist, i pėrbėrė nga dy shqiptarė tė shitur, njė pseudo/mik i Kadaresė dhe njė deputete jo/shqiptare e „minoritetit” shqiptar (Oana Manolescu). Kontributi i Shqiptarit tė Xhelku Maksutit pėr afirmimin e Kosovės dhe kulturės shqiptare nė Rumani ėshtė i hatashėm. Nė kuadrin e artikullit Shtėpia jonė nė gjerėsinė e shpirtit stėrgjyshor, poeti dhe eseisti rumun, Mihai Antonescu, thekson faktin se revista Albanezul tubon nė faqet e saj emra tė njohur pėrnga shpirtgjrėsia dhe prestigji i letėrsive tona bashkėkohore. (Viata de pretutindeni, nr. 1-7, Arad, 2007). Deri nė vitin 2005 revista doli nė sajė tė sponsorizmit tė Xhemile Susliut, me prejardhje fisnike nga Liseci i Tetovės, duke patur pėr kryeredaktor z. Luan Topēiu, ndėrsa qė nga viti 2005, Shqiptari e sheh dritėn e botimit tė shtypur dhe elektronik, nė sajė tė pregaditjes, kontributeve vullnetare dhe udhėheqjes sė autorit tė kėtij shkrimi (B.Y.).

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:22 pm

Sllavizmi vjen nė Kosovė me qibritin nė xhep
(Fagment nga artikulli Kosova, Shqiptari, nr. 14/1889)

Ēkėrkojnė serbrit nė Kosovė? Ha!...mbesojmė, Europa nuk munt tė jetė kaqė qorkė, satė mos kupėtohet njė niet kaqė tė dukur, me sy dhe me qepalla, kush ta fshehė njė sher politik qė duket! Sllavizmi vjen nė Kosovė me qibrit nė xhep. Ajy kėrkon nė Ballkan mashė tė zerė zjarrė...! Ajy e di qė kombi mė luftar nė Ballkan ėshtė shqipėtari, i cili gjithėnjė ngaj qė gjendet nė terėt mendja e tij, dhe fuqia, qe masha dhe krahu i fortė, pėr kombet qė janė tė dėlira sot nė Ballkan! Shqipėtari ėshtė nė errėsirė, pa dritė, dushmanėt e gėnjejnė kollaj ngaj e padia, shqipėtari nuk ėshtė i zoti tė bėnjė probė tė drejtė nė rojtjen e tij, dhe ndėr rojtjen e kombeve tė tjera tė botės, qė ta mbesonjė ėndėrrėn, shqipėtari nėnė turkun ron i dėlirė dhe pa rėndėsira (pagime), dhe jo si rojnė kombet e tjera nė komshitė, me rėndėsira tė mėdha dhe si ropėr.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:22 pm

Po kur vjen sllavi, dhe i thotė ca gėnjeshtra tė mėdha nė vesh, duke thėnė qė kombi sllav ron shumė mė mirė, dhe ėshtė mė (i) dėlirė, dhe ka gjithė tė mirat, et(j), et(j), shqipėtari (i) mbeson nga sebepi qė ėshtė qor. Kėtu ėshtė plaga, me intrigat munt tė hedhė shkėndijat nė mes tė Ballkanit: sllavizmi e di kėtė ngaj istoria e kohės sė shkuarė! Sllavizmi ka shumė shpresė ta harrimė nietnė e tij, ajy mbeson qė punėn e ka gati; se Apostojtė e tij nuk rinė me duar nė gji: kanė futur shumė intrika nė vesh tė shqipėtarėve; njė nga kėta Apostuj ėshtė mbuluar nė Manastir. Shumė musulmanė shqipėtarė janė intriguar ngaj sllavėt: ja u kthyenė mendjen me tė taksurat tė rena. Ija e padija ku e shpie tė mjerin njeri, nė ēenem, intrika edhe mbretėrinė e humb! Na vjen shumė keq qė Europa, e cila rėfehet qė interesatet pėr ujėdhesėn e Ballkanit, dhe mė tepėr Turqia, nuku ju bėnė mėsime tė ngjarat qė shkuanė nė Ballkan! Thamė gjithėnjė, dhe do tė thomi se nuku ėsht as serb, as Bullgar, as Rus, as Orthodhoks, as grek, pėr veē Shqipėtar i qėruarė. Shqipėtari ka nevojė pėr mėsim, qė tė kupėtonjė vetė tė mirėn, qė asnonjė tjatėr komb a mbretėri, smund tė ketė lirėsinė tė fisit, tė zakoneve dhe tė dhėna mė pak, se si gjendet tani nė krahun e qiverisė Turkut! Shqipėtarit i lipset gjuha e tij qė tė kėndonjė, dhe ta dijė sa tė mira gėzon shqipėtari, mė tepėr se ngaj ato kombet e tjera, qė quhen mė vehte...nė ujėdhesėn e Ballkanit!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Musafir prej Mon Apr 28, 2008 2:23 pm

Po tė sqohet shqipėtari, ėshtė i zoti ta ruanjė gjithėnjė ujėdhesėn tė mos turbullohet kurrė, nga ēdo milet sado i fortė qė tė jetė, dhe nga ēdo anė qė tė vinjė: Po, kėshtu qor, dhe pa dije, shqipėtari do ndeznjė zjarrė, dhe do apė dorėn me dushmanėt fort kollaj, pėr tė keqen e fisit dhe tė mbretėrisė (sė) turkut, si dhe interesave tė gjithė Evropės qė kanė nė Orjent! E ngasim gjenė pėrsėri, (M)bretėrinė e Turkut, Austro-Ungarinė dhe Anglinė, qė ti mbarojnė kėto sebepe qė thamė. Mė nė funt, i lutemi qeverisė tonė Otomane, tė bėnjė shkoli tė gjuhės tė tyre shqipėtarėve, qė serbi ėshtė dushman, bullgari dushman, maleziu dushman, moskovi, greku dushman, dhe tė gjithė punojnė qė tė sjellin qiverinė Rus(e) nė ujėdhesėn e Ballkanit, dhe tė na bėjnė ropėr, e tė shuajnė fisin shqipėtar!” (Kosova, artikulli i botuar nė tė pėrjavshmen Shqipėtari / Albanezul, nr.24, Bukuresht, 1889. Varianta rumune mban titullin Cossova. E riprodhoi me pėrmirėsime tė imta ortografike: B. Y.)

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Gazeta Shqiptari nė 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi