Njė Hyji i Vetėm, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt!

Shko poshtė

default Njė Hyji i Vetėm, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt!

Mesazh nga Musafir prej Tue Apr 29, 2008 9:44 pm

NJĖ HYJ I VETĖM, ATI, BIRI DHE SHPIRTI SHENJT

Hyrje

Feja - Besimi nė Trininė Shenjte ėshtė esenca - thelbi i tėrė jetės sė krishterė. Ajo ėshtė fshehtėsia - misteri i Hyjit nė vetvete. Fshehtėsi e cila ėshtė e paarritshme - e pakapshme pėr arsyen njerėzore. Mirėpo ky Hyj nė tė vėrtetė ėshtė bėrė "i arritshėm-i kapshėm" pėr arsyen njerėzore ashtu qė nė bashkim me Shpirtin Shenjt e dergoi Birin e vet, Jezu Krishtin, nė botė i cili edhe na zbuloi Hyjin-At.
Nė bazė tė kėsaj Zbulese dhe mėsimit tė Katekizmit tė Kishės Katolike do tė mundohem, nė pika tė shkurta, tė paraqes kėtu diēka pėr Trininė Shenjte nė tri Personat - Vetjet hyjnore.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Njė Hyji i Vetėm, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt!

Mesazh nga Musafir prej Tue Apr 29, 2008 9:44 pm

NJĖ HYJ I VETĖM, ATI, BIRI DHE SHPIRTI SHENJT!


1- Zbulesa e Hyjit si Trini

Trinia e Shenjte ėshtė fshehtėsi feje, mister. Dhe ēdo njeri i cili don tė thotė diēka pėr Trininė Shenjte duhet ta kėtė parasysh kėtė fshehtėsi dhe prej saj duhet filluar fjalėn e vet. Trinia e Shenjte ėshtė bashkėsia e Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt, bashkėsi dashurie, jo bashkėsi e qenieve tė ndryshme, sikurse tek njerzit, por bashkėsi nė tė njėjtėn esencė hyjnore. Kjo ėshtė njėjtėsi apsolute e Vetjeve nė varėsi tė Dytės prej tė Parė, kurse tė Tretės prej tė Parės dhe tė Dytės; nė "tė qenet - eksistimin" e amshueshėm tė Hyjit si At, Bir dhe Shpirt Shenjt pėrkundrazi "lindjes" sė Vetjs sė dytė dhe "hukatjes" sė Vetjes sė Tretė. Prandaj forma konkrete dhe mėnyra e bashkėsisė trinitare pranė ndryshmėrisė sė Vetjeve nė tė njejtėn kohė (njė Hyj - tri Vetje hyjnore) pėr ne janė fshehtesi e thellė - e madhe. Mirėpo prapseprap nė tė gjitha kėto mundemi diēka tė arrijmė e tė dimė.

Si? Nė cilėn mėnyrė?

Qė tė mos mbese e gjithė kjo fshehtėsi, pėr kėtė u "kujdes" Jezu Krishti Vetja e dytė e Shenjtėrueshmės Trini, i cili me Mishėrimin e vet na e zbuloi Hyjin si Trini, kurse ne, pėr kėtė fshehtėsi tė paarritshme, duke i'u falenderuar Atij, prap se prap mund tė dimė diēka. Pėr kėtė mė sė miri na tregon Katekizmi i Kishės Katolike nė numrat 240 dhe 243 nė tė cilėt vijon: "Krishti na e ka zbuluar se Hyji ėshtė 'At' nė mėnyrė tė pashembullt; nuk ėshtė ky vetėm si Krijues, Ai ėshtė pėrgjithmonė At nė marrėdhenje (raport) ndaj njė tė lindurit Birit tė vet: 'askush s'mund ta njohė Atin, pėrveē Birit e pėrveē atij kujt Biri t'ia zbuloje' (Mt 11, 27)" (Katekizmi i Kishes Katolike, me tutje KKK, 240). dhe "Para Pashkėve tė veta, Jezusi paralajmeron dėrgimin e 'Paraklitit tė dytė' (Ngushlluesin-Mbrojtėsin), Shpirtin Shenjt i cili ėshtė nė vepėr gjatė krijimit dhe i cili dikur 'foli me anėn e profetėve' (Besojma e Nikesė dhe e Konstantinopolit), tani do tė jetė pranė nxėnėsve dhe nė ta qe t'i udhezojė ta njohin tėrė tė Vertetėn' (Gjn 16, 13).

Kėshtu Shpirti Shenjt ėshtė zbuluar edhe si njė Vetje hyjnore nė marrėdhėnje (raport) ndaj Jezusit dhe ndaj Atit" (KKK 243). Prandaj prej Katekizmit shihet qartė se Hyjin si Trini na ka zbuluar Jezusi dhe vetėm nėpėrmjet Jezusit mundemi ta "njohim" Hyjin si Trini. "Trinia e Shenjte ėshtė fshehtėsi feje nė kuptimin e plotė, njėra prej 'fshehtėsive tė fshehura nė Hyjin tė cilat nuk mund tė dihen nese nuk janė tė zbuluara prej Hyjit'. Hyji me tė vėrtetė, i ka lėnė gjurmet e veta si qenie nė tri Vetje, nė veprėn krijuese tė tij dhe nė Zbulesėn gjatė Besėlidhjes sė Vjetėr. Mirėpo brendėsia e Qenies sė vet si Trini Shenjte e pėrbėn fshehtėsinė e cila nuk ėshtė e arritshme pėr arsyėn tonė, as pėr 'fenė e Izraelit' para Misherimit tė Birit tė Hyjit dhe dėrgimit tė Shpirtit Shenjt" (KKK 237). Pėrmes Jezusit mundemi "ta njohim" Hyjin si At i cili e posedon - e ka hyjninė dhe se prej askujt tjetėr nuk e ka pranuar - marrė, dhe Ai kėtė hyjni nė plotėsi i'a jep Birit tė cilin e lind prej shekujve, dhe Shpirtit Shenjt nė tė cilin Ati dhe Biri bashkohen.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Njė Hyji i Vetėm, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt!

Mesazh nga Musafir prej Tue Apr 29, 2008 9:45 pm

NJĖ HYJ I VETĖM, ATI, BIRI DHE SHPIRTI SHENJT!



2- Hyji - Ati

Prej Besojmes sė Nikesė dhe Konstantinopolit mund tė shohim se nė pjesėn e parė e dėshmojmė fenė nė njė Hyj Atin e gjithepushtetshem(KKK 237). Nė jetėn konkrete tė besimtarėve shpeshherė nuk dallohet shprehja Hyj dhe At.

Hyji ėshtė njė dhe si njė ėshtė At, Bir dhe Shpirt Shenjt. Nga Besėlidhja e Re nė gjuhėn greke mundemi nė mėnyrė tė qartė ta shohim kėtė dallim. Kur paraqitet shprehja me theks tė caktuar ho Theos kjo gjithėmonė ka tė bėjė me Atin. Kjo shprehje kurrė nuk paraqitet kur ėshtė fjala pėr Hyjin nė Trini apo pėr Shpirtin Shenjt, kurse pėr Jezusin paraqitet pa theks (Krah. KUSAR, Stjepan. Misteri i Trinise Shenjte. Zagreb 1994, fq. 93; Rom 9, 5; Tit 2, 13; GJn 1, 1; 18, 20; 28; 1 GJn 5, 20.). Sipas kėsaj mundemi tė shohim qartė se shprehja ho Theos gjithmonė ka tė bėjė me Atin, mund tė them edhe si emėr personal pėr Atin.

Sa i pėrket atėrisė sė Hyjit Besėlidhja e Re na paraqet njė tė re tė madhe nė krahasim me Besėlidhjen e Vjetėr. Kurse ajo e re ėshtė se Hyji ėshtė Ati natyror dhe atėria e tij nuk bazohet vetėm nė zgjedhjen e njė populli apo nė besėlidhje me tė, por 'ėshtė At i cili ka Birin dhe ai Bir ėshtė i lindur prej shekujve prej Hyjit At'. Sipas kėsaj pėr Besėlidhjen e Re Hyji ėshtė At nė kuptimin e vet ēka ėshtė njė risi e madhe nė krahasim me Besėlidhjen e Vjetėr.

Sipas hyrjes sė ungjillit te shėn Gjonit mund tė shohim, kurse ai edhe deshmon, se njohja e Atit ėshtė nė tė vėrtetė njohja e vėrtetė e Hyjit (Krah. Gjn 1, 18.). Sepse, sipas kėsaj hyerje tė Zbulohet Hyji do tė thotė tė zbulohet Ati.

Si?

Ati ėshtė Vetja e parė i cili ėshtė Hyj dhe ai ka kryevendin (parėsinė). E gjithė ajo ēka ėshtė Hyj nė tė e ka fillimin. Ati thirret Hyj sepse nė tė realizohet ajo ēka mė parė ėshtė zbuluar pėr Hyjin dhe se ai ėshtė burimi i hyjnisė sė Birit dhe Shpirtit, nė tė ėshtė plotėsia hyjnore.

"A do tė kishim mundur Atin Hyj ta thėrrasim nėnė? (...) Hyji, sigurisht, i rrit ndjenjat emėrore ndaj popullit tė vet dhe ndaj gjithė njerėzve. (...) Por Hyjin mund ta thėrrasim vetem At, sepse ashtu e ka thirrur Jezusi. Pėrvoja me nėnėn e vet, Marinė, i'a ka dhėnė mundėsinė njerėzore qė Hyjin ta thėrras Nėnė. Mirėpo, Jezusi kėtė nuk e ka bėrė. (...) Jezusi e ka lutur Atin e vet nė vetėdijen e formuar njerėzore tė vet" (CHANTRAINE, Georges. Hyji At: ne: Svesci (Communio) 97 (99), 39.).
Sa i pėrket kėsaj pyetje Katekizmi thotė se Hyji si At ėshtė vet mirėsia dhe me butesi i kujdesshėm pėr tė gjithė fėmijėt e vet, e cila butėsi e Hyjit mund tė shprehet me ikonėn e emėrisė. Mirepo, pėrkundėr kėsaj duhet tė kemi parasysh se Hyji i tejkalon dallimet njerėzore tė gjinive, ai nuk ėshtė as mashkull as femėr, ai ėshtė Hyj. Hyji nė rend tė parė ėshtė At dhe prandaj tė gjitha veēoritė hyjnore pranojnė fytyrėn atėrore. Ati ėshtė Vetja e parė hyjnore sepse ėshtė burimi i dy Vetjeve tjera (Krs. Gjn 1, 18). Mirėpo, ky kryevend (parėsi) nuk do tė thotė se ai ėshtė mė i lartė (mė i fortė) nė rendin e eksistencės: Ati nuk ėshtė mė i madh (i lartė) se Biri as Shpirti, ai posedon (ka) kryevendin zanafillor. Hyji ėshtė At me relacionin (raportin) e atėrise, Biri eksiston si Bir me relacionin (raportin) e bijėrisė kurse Shpirti me relacionin (raportin) e "hukatjes".

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Njė Hyji i Vetėm, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt!

Mesazh nga Musafir prej Tue Apr 29, 2008 9:45 pm

NJĖ HYJ I VETĖM, ATI, BIRI DHE SHPIRTI SHENJT!



3- Hyji - Biri

U tha mė lartė se Vetja e dytė hyjnore ėshtė Biri, me relacionin (raportin) e bijerisė, tė cilin Hyji - At e lind prej shekujve nė bashkim me Shpirtin Shenjt. "'Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dergoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje, tė nėnshtruar Ligjit, qe t'i shpėrblente tė nėnshtruarit e Ligjit, qė ne ta fitonim bijesinė nė shpirt" (Gal 4, 4-5). Hyji Ati i gjithpushtetshėm e i amshuar e dergoi Birin e vet, Vetjen e dytė hyjnore qė ta pėrshkojė popullin e vet dhe tė permbush premtimin tė cilin i'a dha Abrahamit dhe pasardhėsve tė tij" (Krs. KKK 422).

Ne Besojmėn e Nikesė - Konstantinopolit e dėshmojmė fenė nė Jezu Krishtin njė tė lindurin Birin e Hyjit. Jezusi ėshtė njė i linduri Bir, i amshueshmi Bir i Hyjit i cili u bė njeri, i cili ėshtė nė Atin dhe e posedon (ka) Atin nė vete, i cili 'erdhi prej Hyjit' (Gjn 13,3), dhe u bė njeri (Krs. GJn 1,14-16). Nėse Hyji mes Jezu Krishtit dhe Shpirtit Shenjt definitivisht dhe nė plotėsi e zbuloi vetvetėn dhe me kėtė u definua si 'Ati Zotėrisė sonė Jezu Krishtit', atėherė Jezusi i pėrket eksistencės sė amshueshme hyjnore. Prandaj ai ėshtė Biri i Hyjit prej shekujve.

Metutje, pohimi i mesit tė Besojmės sė Nikesė thotė: "Besoj... nė njė Zot tė vetėm Jezu Krishtin njė tė lindurin Birin e Hyjit. Tė lindur prej Atit para gjithė shekujsh. Hyj prej Hyjit, dritė prej drite, Hyji i vėrtetė prej Hyjit tė vėrtetė. Tė lindur e jo tė krijuar. Tė njėgjejtė me Atin, nėpėrmes tė cilit u krijuan tė gjitha sendet. Dhe pėr shpėtimin e njerėzve u denjua tė lind nga virgjėra, dhe u bė njeri..." Pra, Biri nuk ėshtė i krijuar, por i lindur, dhe i njė natyre (homoousios) me Atin. Biri i pėrket natyrės hyjnore prandaj dhe qendron nė tė njėjtin rang tė eksistencės sikurse Ati (Krs. KASPER, Walter. Isus Krist. CuS, Split 1995, 216.). Ai prej pėrshpirtėrisė ndaj Atit vjen nė botė, bėhet i ngjashem me njerėz, pėrveē nė mėkat, (krs. Fil 2, 6-11) qė t'a shpetojė gjithė botėn, qė ta kryej vullnetin e Atit. Ai me kėtė nuk humbi asgjė. Mbeti Hyj, por nė tė njėjtėn kohė u bė njeri, tė gjitha keto i bėri vetėm qė ta madhėroje Atin. Duket sikur nuk mundet asgjė tė bėjė e tė mos e shikojė Atin, ai nuk mundet tė thotė se as kush ėshtė e tė mos thirret nė Atin (krs. Mt 11, 27). Nė Jezu Krishtin pra, e kemi plotėsinė e zbulimit tė Hyjit At, sepse ai i realizoi tė gjitha premtimet e Hyjit. Ardhja nė botė, Mishėrimi, jeta, mėsimi, vuajtja, ngjallja dhe ngritja nė qiell nuk janė asgjė tjetėr pėrveē madhėrimi i Atit e nė tė njetėn kohė madhėrimi i Birit nė bashkim me Shpirtin Shenjt. Nėpėr Krishtin, Fjalės (krs. Dei Verbum 2; Kol 1, 15; 1 Tim 1, 17) e cila u bė njeri, nė Shpirtin Shenjt tė gjithė njerėzit kanė tė drejtė tė dalin para Atit dhe bėhen pjesėmarrėsit e natyrės hyjnore.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Njė Hyji i Vetėm, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt!

Mesazh nga Musafir prej Tue Apr 29, 2008 9:46 pm

NJĖ HYJ I VETĖM, ATI, BIRI DHE SHPIRTI SHENJT!


4- Hyji-Shpirti Shenjt

Shpirti Shenjt ėshtė Vetja e tretė hyjnore i cili rrjedh prej Atit dhe Birit. Katekizmi thotė: "'Ēka ėshtė nė Hyjin, askush nuk di, pėrveē Shpirtit tė Hyjit' (1 Kor 2, 11). Kurse Shpirti i tij, i cili e zbulon, na mundeson t'a njohim Krishtin, Mendimin e tij dhe Fjalėn e Gjallė, por vetvetėn nuk e shpreh. Ai qė 'foli me anėn e profetėve' bėn qė ta dėgjojmė Fjalėn e Atit. Por Atė (Shpirtin) nuk e dėgjojmė. Ne e njohim vetėm nė lėvizje e cila na 'zbulon' Krishtin, nuk flet prej vetvetės (Gjn 16, 13). Mbulesa e tillė, nė kuptimin e plotė hyjnor, shpjegon pse 'bota nuk mund ta pranojė, sepse nuk e sheh e as nuk e njeh', kurse ata qė besojnė nė Krishtin e njohin sepse Ai mbetet nė ta" (KKK 678).

Ajo ēka u tha mė parė pėr Atin dhe Birin vlen edhe pėr Shpirtin Shenjt. Ai ėshtė Zot, Vetja e tretė hyjnore, njė natyrė (njėgjejtė) me Atin dhe Birin. Ai ėshtė Shpirti i Hyjit, jetėbėrės, i pandashem nė jetėn intime tė Trinisė, as edhe nė dhurimin e dashurisė sė vet pėr botėn. "Shpirti i Hyjit ėshtė fuqia krijimtare jetėsore e cila i jep eksistimin ēdo gjėje qė ėshtė, atė, qė ēdo gjė e mban dhe e udheheq" (KUSAR,Stjepan.Vep., e cituar, 128). Ai ėshtė pėr arsyėn e njeriut i pakapshėm i paarritshėm, sepse e tejkalon mundesinė dhe urtinė njerėzore.Jezu Krishti vepron nė tėrėsinė e fuqisė sė Hyjit, Ai ėshtė i shuguruar me Shpirtin Shenjt. Nė Besojmėn kishtare pėr Shpirtin Shenjt thuhet: 'i cili foli me anėn e profetėve'. Shpirti pėr Besojmėn kishtare qartė, nuk ėshtė vetėm fuqia krijuese e Hyjit, por edhe fuqia historike e Hyjit, mes tė cilės ai duke folur dhe duke vepruar pėrfshinė nė histori, qė me kėtė tė arrijė qellimin eskatologjik tė historisė: qė Hyji tė jetė gjithēka nė tė gjithė (1 Kor 15, 28)"( KASPER, Walter. Hyji i Jezu Krishtit. UPT, Gjakovo 1994, 308). Nė Shpirtin si nė atė tė Tretin nė dashurinė e Atit dhe Birit besimtarėt marrin dhuratėn e Atit mes Birit. Me Shpirtin Shenjt jemi tė pėrfshirė nė pjesėmarrjen e Abba - tė Jezusit. Shpirti prap nuk ėshtė asgjė prej vetės dhe pėr veten: ai ėshtė nė tė vėrtetė tė kuptuarit dhe dhuratė e pastėr. Nė kėtė ai ėshtė plotėsia e pastėr, gezimi i amshuar i marrjes sė dhuratės sė pastėr, lumturi dhe pėrkryeshmėri e pafund. Ai ėshtė "ekstaza" e dashurisė nė Hyjin. Nėpėr Shpirtin dhe me Shpirtin vet Trinia e Shenjt, Hyji nė tri Vetje ėshtė "nė rrugė" mes vetės kah tjetri. Shpirti ėshtė jo vetem "dhuratė nė Hyjin" por edhe Dhurata eskatologjike e Hyjit dhėnė botės, nė fund edhe qė vlen pėr shenjterin dhe pėrkryeshmerin tė pėrhershme tė botės.



Prej gjithė asaj qė u tha shihet se Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt vėrtetė nė eksistencėn hyjnore e pėrbėjnė njė Hyj tė vetėm. Tė pėrkryer nė gjithēka. Ati e lind Birin prej shekujsh, Biri rrjedh prej Atit kurse Shpirti Shenjt prej Atit dhe Birit duke e formuar ashtu njė bashkėsi tė pėrkryer. Ai ėshtė njė Hyj i vetėm tė cilin e pėrbejnė tri Vetje hyjnore, tė cilat dallohen mes veti, por jo edhe nė esencė. Tė Tretė janė tė njė eksistence - natyre mes veti, dhe tė krishterėt me plotė tė drejtė e dėshmojnė Fenė nė njė Hyj, i cili si njė ėshtė Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Njė Hyji i Vetėm, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi