c'eshte europa??

Shko poshtė

default c'eshte europa??

Mesazh nga bledikorcari prej Wed Apr 30, 2008 12:20 pm

Nga vjen emri Europe.
Europa eshte nje nga te dashurat e Zeusit dhe nena e femijeve te tij Minos, Radamantis dhe Sarpedon. Zeusi e harriti duke u kthyer ne dem mbi te cilin ajo hipi per te kaluar detin dhe te harrinin ne Krete. Zeusi i beri te dhurata : nje qen, nje burre bronzi qe te kudjesej dhe nje shtize qe gjihmone qellonte ne shenje.Gjithashtu u be grua e Asterionit mbretit te Kretes.

Dmth Evropa jone plake sipas legjendes se emrit te saj do jete e dashura qe do pjelli bastarde.

Bastardet e Evropes:

1-konflikti France -Spanje:kane ekzistuar qe ne shekulline XVIII dhe kane qene konflikte dinastike qe ju kane shkaktuar deme te medha financiare te dy paleve

2- Konflikti Angli - Spanje : Ne 1713 mbasi doli fitore nga Lufta e Trashegimise Spanjolle , Anglia siguroi te drejten per te pasur nen fuqi Mesdheun nepermjet kontrollit te Gjibraltarit dhe Menorkes ( i pari akoma dhe sot nuk i eshe kthyer Spanjes) gjoja per te garantuar ekuilibrin nderkombetar..

3- Konflikti Suedi- Rusi Konflikte qe kane filluar qe ne kohen e Gustavo Adolfos dhe qe nuk munden te zgjidhen as ne kohen e Karlos se XII dhe Gustavit III

4- KOnflikti Danimarke - Suedi. Ne 1709 Danimarka ben nje marveshje me kundershtaret e Suedise duke firmosur nje traktat ne Kopenhagen me Rusine ku e lejon Rusine te pushtoje Eskanien (pushtimi i saj ishte nje nga qellimet kryesore te politikes se jashtme daneze) por trupat u munden ne Helsinborg(shkurt 1710) dhe Gadebusk (dhjetor 1712) perpara superioritetit suedez.

5- KOnflikti Poloni - Rusi . Ne shekullin e XVIII POlonia ishte nje shtet shume i dobe dhe kjo jua dhe krah Rusise dhe me pak Suedise qe te benin nje harte te re ku Polonia nuk ekzistonte me.Por per nje "fat " historik qe Rusia dhe Suedia nuk rane dakort per zonat shteti ekziston edhe sot .

6-Konflikti Portugali- Spanje. Ne shekullin e XVIII Portugalia firmos nje traktat me Angline (Traktati i Meuthenit) ne te cilin bejne nje bllok kunder Spanjes dhe gajate luftes se Sapnjes Portugalia ka qene aleate e Anglise.

7-Konflikti Itali-Angli, Austri. Ne shekullin e XVIII me dekadencen turke fillaun interesat per kontrollin e Mesdheut qe ēuan ne konfliktin e Italise me Angline dhe Austrine.
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : c'eshte europa?? N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: c'eshte europa??

Mesazh nga bledikorcari prej Wed Apr 30, 2008 12:22 pm

Nga deklarata e Schuman ne traktatin e CECA

--------------------------------------------------------------------------------

Ne shtator 1920 Aristid Briand, kryeminister francez, propozon perpara Shoqtes se Kombeve nje projekt te ndertimit europian.
Lufta e dyte boteroore e shtoi me shume bindjen ne domosdoshmerine e nje ndertimi te thelle europian dhe per kete Jean Monnet, kryeminister francez ne mergim me 5 gusht 1943 propozon nje projekt per nje bashkim europian me qellim qe te mbarohej lufta dhe te arrihej paqja.
Kjo ide vazhdohet me tej me nje fjalim te Churchill, ne 1946 ku flet per „rindertimin e familjes europiane“, ne menyre ae te krijohej nje kunderpushtet ndaj amerikaneve.
Ne qershot 1947 shihet qarte brenda parlamentit francez dhe atij anglez krijimi i lobeve pro ndertimit te unonit europian.
Me 1948, krijohet krijohet levizja europiane e unifikimit te asociacioneve pro ndertimit europian.
Me 9 maj 1950 vjen deklarata Schuman e hartuar nga Schuman dhe Monet e cila do te sjelle si rezultat mbledhjen e Frances, Gjermanise, Hollandes, Italise, Luxembourg dhe Belgjikes rreth ketij plani.

Me 20 qershor 1950 ky traktak vihet nen drejtimin e Monet.

Projekti CECA, Traktati i Parisit 1951.

CECA do te thote Komuniteti Europian i Qymurit dhe Hekurit.
Ky traktat hyn ne fuqi ne 1952 dhe parashikohet qe te zgjase per rreth 50 vjet dhe fryma ne te cilin ndertohet ky traktat eshte ai i krijimit te nje dinamike komunitare dhe krijimin e komunitetit te shkembimit reciprok. Linjat kryesore te CECA ishin, qarkullimi i lire i produkteve ekonomike, lirine e shperndarjes se prodhimit dhe hyrjen e lire ne vendet e prodhimit. Supresioni i pengasave, shkembim ekonomik konkurence te lire, ulje taksas, dhe TVSH.
Mbikeqyrje te tregut dhe konkurences, suguria, pjesemarja dhe mbeshtetja per modernizimin e qymurit dhe hekurit, duke pasur si qellim zhvillimin ekonomik dhe punesimin.


- Institucionet supra-nacionale

- Autoriteti i Larte, organi ekzekutif kontrolli politik i se ciles i eshte besuar nje asambleje te perbere nga 9 personalitete te pavaruar nga shtetet pjesemarres.

Artikulli 56 i traktatit parashikon que Autoriteti i Larte mund te marre masat e duhura per te bere balle transormimeve ekonomike dhe sociale.
Artikulli 12 dhe 9 i ( Traktatit te Brukselit me 8 nentor 1965) parashikon fusionin e autoritetit te larte me komisionin europian.

- Keshilli i Ministrave, ka fuqine vendimmarrese, ka nje pushtet te madh.

- Gjykata, eshte e perbere prej 9 anetaresh te gjithe gjygjetare, controllon aktet europiane, eshte nje organ gjygjesor administratif per te rregulluar problemmet e brendeshme te Unionit Europiane.
Traktati i CECA, eshte nje traktat i cili ishte bazuar vetem per nje numer te caktuar pjesemaresish, dhe prej nga institucionet qe ishin krijuar.

Dy Traktatet e Romes, (25 mars 1957, dhe 17 prill 1957)

Lind Traktatit CEE
Lind Traktati CEEA, Euratomi.

Mbas traktatit te 1952 vihhet ne dukje deshira e disa vende te hyne ne kete traktat.
Atehere Spaak, nje nga krijusit e Unionit ngarkohet me detyren e realizimit te nje raporti te cilin ai e paraqit ne Venecia ne 1956 e cila sjell diskutime dhe debati per zgjerimin e Komunitetit Europian Ekonomik (CEE) ne Paris dhe Bruskel.


1- Traktati i CEE,

Ky eshte me i njohuri nder Traktatet, me nje objekti afat mesem per tregun e perbashket. Ambicia e ketij traktati ndodhet e nenshkruar ne nenin numer 2 ne te cilin thuhet se komuniteti ka per mision, nepermjet hapjen e nje tregu te perbashket dhe nje afrim progresif i politikave ekonomike te shteteve anetare dhe nje zhvillim harmonik te autoriteteve ekonomike ne gjithe bashkesine, si nje shprehje te vazhdueshme te ekuilibrit, nje stabilitet te thelleuar, nje rritje progresive e nivelit te jeteses dhe kohesionin e politikave sociale.

Principet e medha
-Qarkullimi i lire i mallrave
Nje gjestion i perbashket i buqesise.
Zhdukja e barrierave te shkembimit.
Qarkullim i lire i punetoreve.
Qarkullim i lire i sherbimeve komunitareve.
Qarkullim te lire te kapitalit nen nje harmonizim te ligjeve te fiskalitetit.

- Traktati CEEA/EURATOM.

Ky traktat ka si qellim xhestionin e perbashket te energjise berthamore civile dhe per te zgjidhur veshtiresite qe kishin te benin me suvranitetin e shteteve.
Missioni i ketij traktati ishte formimi dhe rritja e shpejte e uniteteve berthamore civile te kerkimit shkencor, (venia e perbashket e masave te sigurise berthamore, flotorja e detyrimeve dhe normave te sigurise per popullsine, dhenia e fondeve per te vene ne vend instalimin me interes civil, dhe furnizimi i gjithe popullesise me energji te prodhuar nga industria berthamore.

- Akti Uniik
Akt i firmosur me 17/07/1986 dhe hyn ne fuqi vetem me 1 korrik 1987. Ky akt kishte si qellim ti adoptohej kushteve te reja te CEE me zgjerimin e saj me anetaret e rinj dhe synon se dyti te bejen daljen e CEE nga kriza qe fillon ne vitin 1984 me krijimin e keshillit europian ne Fonainebleau qe krijon nje komitet ad hoc, dhe qe vazhdon ne 1985 me konferencen interkontinentale.
Qellimi i Aktit Unik eshte te beje tregun e brendesh te komunitetit ne nje hapesire pa kufi shteteror ne te cilin te krijohej plotesisht qarkulllimi i lire i mallrave dhe personave sherbimeve de kapitaleve te sigurohej sipas dispozitave te ketij trakteti te ri i cili ka kete synim :

Nje reforme e perhapjes se kapitaleve komunitare, transferte e kapitalit national drejt CEE.
Nje reforme mbi kuoten e votes, reforma qe lidhen me procedurat e bashkpunimit midis parlamenteve.
Dhenien e nje kopetence pushtetit ekzekutif, dhe zhvillimin e kopetencave, ne kerkim shkencor, zhvillimin ekonomik, sigurine, monedhen e ardheshme te perbashket, kohesion ekonomik dhe socail, politiken e mjedisit dhe se fundi coperimin me jashte.



Kompleksi Bashkimi Evropian

Njė ndėr objektivat parėsore ėshtė kontribuimi drejt bashkimit tė Evropės. Ēfarė nėnkupton kjo? Nė radhė tė parė kjo do tė thotė i pėrkrahim pėrpjekjet pėr bashkimin e tėrė kontinentit evropian. Situatėn e krijuar pas ndryshimeve epokale tė vitit 1989, e shohim si rast historik. Kjo do tė thotė se qėllimi ėshtė realizimi i njė Evrope evropiane, d.m.th. i njė Evrope qė e ruan dhe e zhvillon identitetin e saj evropian. Ky identitet shprehet nė larminė kulturore, por edhe nė kulturėn evropiane, pjesė tė pandashme tė sė cilės janė demokracia dhe tė drejtat e njeriut, si vlera qendrore evropiane.

Kompleksi tematik pėr Bashkimin Evropian trajton institucionet, tė cilat i kanė vėnė vetes detyrėn e "realizimit tė njė bashkimi gjithnjė e mė tė ngushtė tė popujve tė Evropės". Para sė gjithash do tė trajtohen kėto pika:

Si u zhvilla Bashkimi Evropian (BE)?

Si funksionon ai? Cilėt faktorė ndikojnė nė zhvillmin e tij?

Si duket organizimi institucional i tij? Kush vendos nė BE?

Cilat janė sfidat aktuale, para tė cilave ndodhet BE-ja? Cilat janė zhvillimet aktuale nė bisedimet rreth zgjerimit tė BE-sė?



Sfondin e kėtyre materialeve tė zgjeruara online mbi BE-nė e pėrbėn fakti se njohuritė mbi BE-nė kanė ngecur shumė prapa rėndėsisė dhe domethėnies sė tyre praktike pėr pothuajse tė gjitha fushat e jetės nė kontinentin e Evropės. Vetėm njė kuptim i mirėfilltė i kėtij organizimi tė komplikuar lejon formimin e njė mendimi tė bazuar, jasht paragjykimeve dhe legjendave.

Meqenėse Bashkimi Evropian ka njė faqe cilsore dhe tė zgjeruar interneti,kemi hequr dorė nė kėtė kompleks tematik nga pėrpilimi i njė "linkliste" tė veēantė pėr BE-nė. Preferime pėr faqe tė caktuara tė internetit mbi temėn mund tė gjeni. Faqja zyrtare e BE-sė ka kėtė URL: http://www.europa.eu.int





Parlamentin Evropian (PE), pjesė nga Website-t , dhe Komisionin Evropian, nga libraria audiovizuale .

Adresa e internetit e PE: http://www.europarl.eu.int/home/default_en.htm

Adresa e internetit e Komisionit Evropian: http://www.europa.eu.int/comm/index_en.htm

"Audiovisual Library": http://www.europa.eu.int/comm/mediatheque/index_en.html
--------------------------------------------------------------------------------
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : c'eshte europa?? N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: c'eshte europa??

Mesazh nga bledikorcari prej Wed Apr 30, 2008 12:35 pm

thenie per evropen---....

Tė kundėrtat konvergojnė, dhe nisur nga tė kundėrtat formohet thurja mė e bukur ; dhe tė gjitha gjėrat mbėrrijnė nga grindja.
HERAKLITI, v. 500 p.e.s

Anglezi ėshtė armik i Francezit vetėm sepse ai ėshtė francez, Bretoni e urren Skocezin thjesht sepse ai ėshtė skocez ; Gjermani ėshtė me thikė nė fyt me Francezin, Spanjolli me tė dy. O perversitet njerėzish, larmia sipėrfaqėsore e emrave tė vendeve tė tyre mjafton ajo e vetme pėr t’i pėrēarė ato ! Pėrse nuk pajtohen ato mė mirė mbi tė gjitha vlerat qė ato ndajnė sė bashku ?
ERASME, 1515.

Eshtė e nevojshme qė Princat e njė pakti tė pėrbashkėt t’i barazojnė monedhat, pėr qė ēdokush tė mundet pėr tė kontraktuar ngado pa humbje.
EMERIC CRUCE, 1623.

Qėllimi im suprem ėshtė pėr tu lajmėruar Krishtin tė gjithė popujve nė emėr tė atdheut tonė europian ; dhe ja pėrse ne duhet sė pari tė bashkohemi ndėrmjet nesh. Sepse ne Europianėt e tjerė, ne duhet tė jemi tė konsideruar si udhėtarė tė mbarkuar nė tė njėjtėn anije.
AMOS COMENIUS, 1645.

Nėse do tė dija diēka qė tė mė qe e dobishme pėr mua dhe e dėmshme pėr familjen time, do ta flakja tej nga mendja ime. Nėse do tė dija diēka qė do tė ishte e dobishme pėr familjen time dhe e dėmshme pėr atdheun tim, unė do tė kėrkoja ta harroja. Nėse do tė dija diēka tė dobishme pėr atdheun tim dhe e dėmshme pėr Europėn dhe llojin njerėzor, do ta shikoja atė si njė krim.
MONTESQUIEU, 1720-1755.


Abati i Saint-Pierre, qė mė dallon mjaft pėr tė mė nderuar me korespondencėn e tij, mė ka dėrguar njė vepėr tė bukur mbi mėnyrėn pėr tė rivendosur paqen nė Europė. Dhe mjaft e praktikueshme ; pėr ta zbatuar duhet veēse pėlqimi i Europės dhe disa vogėlsira tė tilla.
FREDERIC II, Letėr ndaj Voltaire.1736.

Mė pėlqen gjendja ime prej tė huaji ngado. Duke ju adhuruar juve, por pronarė gjetkė, Francez nė Austri, Austriak nė Francė, qė tė dy nė Rusi. Ky ėshtė mjeti pėr t’ia arritur kudo.
CHARLES-JOSEPH, PRINCE de LIGNE, Letėr ndaj markezit de Coigny, 1787.

Cilido qė dėshiron tė shkruajė historinė e ndonjėrit prej shteteve tė mėdhenj tė Europės gjatė dy shekujve tė fundit ėshtė i detyruar pėr tė shkruar historinė e mbarė Europės.
WILLIAM ROBERTSON, 1769.

Do tė vijė koha ku Europa nuk do tė jetė tjetėr veēse njė familje e madhe, atėherė do tė zbatohet pakti i federimit tė llojit njerėzor.
MIRABEAU, 1790.

Dy Perandori do tė ndajnė ndėrmjet tyre […] tė gjitha avantazhet e qytetėrimit, fuqisė, gjenisė, letėrsisė, arteve, armėve dhe industrisė : Rusia nga krahu i Lindjes, dhe Amerika, e kthyer e lirė nė ditėt tona, nga krahu i Perėndimit, dhe ne tė tjerėt, popuj tė bėrthamės, ne do tė jemi tepėr tė degraduar, tepėr tė poshtėruar, pėr tė ditur ndryshe sesa nga njė traditė e turbullt dhe idiote atė ēka ne kemi qenė.
MELCHIOR GRIMM, Letėr ndaj Catherine tė Rusisė, 1790.

I vetmi dallim qė ekziston ndėrmjet tė egėrve amerikanė dhe atyre tė Europės, ėshtė qė tė parėt kanė ngrėnė tashmė mė shumė sesa njė hordhi armike, ndėrsa tė tjerėt dinė tė pėrfitojnė mė mirė nga armiqtė e tyre ; ato i pėrdorin kėta armiq pėr tė shtuar numrin e tė nėnshtruarve tė tyre, dmth tė instrumentave qė ato i paracaktojnė pėr pushtime mė tė gjėra.
EMMANUEL KANT, Projekt paqeje universale, 1795.

Edhe nėse do tė mund tė imagjinonim, nė njė shtet tė stėrmadh federativ tė tillė siē vetėm Europa do tė mund ta formonte njė, njė autoritet aq tė madh pėr tu imponuar interesave vetjake vendimet dhe ligjet e tij, paqja e pėrjetshme nuk do tė mbretėronte megjithatė midis popujve.
FRIEDRICH VON GENTZ, Mbi paqen e pėrjetshme, 1800.

Europa ėshtė vendi i lirisė, dmth i formimit, nėpėrmjet rivalitetit tė shteteve, tė forcave tė veēanta dhe tė ndryshme njėra nga tjetra. Kjo larmi ėshtė kthyer, pėrgjatė shekujsh, karakteri dallues i formimit tė Europės.
FRIEDRICH VON SCHLEGEL, Mėsime mbi historinė moderne, 1810

Larmia, kjo ėshtė organizim ; uniformiteti, ky ėshtė mekanizėm. Larmia, kjo ėshtė jeta ; uniformiteti, kjo ėshtė vdekja.
BENJAMIN CONSTANT, Mbi frymėn e pushtimit dhe tė uzurpimit nė raportet e tyre me qytetėrimin europian, 1814

Nuk mendoj qė pas rėnies dhe zhdukjes sė sistemit tim, tė ketė nė Europė ekuilibėr tjetėr mė tė madh tė mundshėm sesa bashkimi dhe konfederimi i popujve tė mėdhenj. Sovrani i parė qė, nė mesin e sė parės grindje tė madhe, do tė pėrqafojė me pėrkushtim kauzėn e popujve, do tė gjendet nė krye tė tėrė Europės, dhe do tė mundet pėr tė tentuar gjithēka qė ai do tė dojė.
NAPOLEON i I-re, cituar nga Las Cases, 1823.

Napoleoni i Madh bashkoi gjysmėn e Europės nėn perandorinė e tij dhe nėpėrmjet peshės sė shembullit tė tij ushtron mbi gjysmėn tjetėr ndikimin mė tė lumtur. Falė gjenisė sė tij, mbarė Europa do tė formojė sė shpejti njė familje tė madhe, tė bashkuar nga e njėjta fe, i njėjti Kod ligjesh dhe masash tė njėjta.
PIERRE SIMON DE LAPLACE, Ekspozimi i sistemit tė botės, 1813
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : c'eshte europa?? N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: c'eshte europa??

Mesazh nga Musafir prej Thu May 01, 2008 12:58 am

Nėse duhet tė pėrgjigjemi nė pyetjen e parashtruar, do tė shtoja se:

Evropa ėshtė njė shtėpi e pastėr qė hedhurinat i mban nė Ballkan!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: c'eshte europa??

Mesazh nga Musafir prej Thu May 01, 2008 4:20 pm

Evropa ? Njė bashkėsi e pėrbėrė nja kombe e shtete sovrane pa familje e traditė ! Dashuri e ftohtė e procedurave dhe ligjeve !

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: c'eshte europa??

Mesazh nga Vizitor prej Thu May 01, 2008 8:56 pm

evropa eshte kultura tradita dhe ligji

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: c'eshte europa??

Mesazh nga Musafir prej Sat May 03, 2008 8:05 pm

Satelit i jupiterit
dhe dicka per shtese eshte totalisht i mbuluar nga uji me disa kilometra akull siper qe cahet e mbyllet sa here qe ndryshon temperatura

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: c'eshte europa??

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi