Kronika e zeze

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:27 pm

Korce, percillet ne banesen e fundit 17-vjecarja

KORCE - I jepet lamtumira e fundit 17 vjecares Matilda Petriti e cila humbi jeten pas operacionit ne bajame. Fundi i saj fatal ka bere qe te afermit te akuzojne mjekun e klinikes private Xhevahir Hoxhallari i cili kishte bere nderhyrjen kirurgjikale per heqjen e bajameve.

Ne ceremonine mortore ne fshatin Libonik, te rrethit te Korces ka mare pjese i gjithe fshati, mes lotesh ne vendin ku u lind dhe u rrit vajza. Daja i vajzes Luan Adili eshte shprehur se operacioni per heqjen e bajameve ishte si pasoje e shqetesimeve te vazhdueshme qe kishte vajza, rezultat i infeksionit te vazhdueshem. “Vizita” e fundit e 17 vjecares ne spitalin e Korces ka qene nje dite para vdekjes se saj.

Kur ajo eshte paraqitur e shoqeruar edhe nga mjeku qe ka kryer fillimisht operacinin per heqjen e bajameve se bashku me familjaret e saj. Sipas mjekut specialist shefit te repartit te ORL-se ne spitalin e Korces, Maksi Lubonja, vajza eshte paraqitur me hemoragji, gje qe pas nderhyrjes se mjekeve ne kete spital eshte nderprere. Pas mjekimit dhe dhenies se dy flakoneve me gjak, vajza eshte cuar ne QSUT per nje mjekim me te specializuar. Sipas Lubonjes, shkak i vdekjes se Matildes ka qene nje shok hemoragjik.

Mendimi i pergjithshem i mjekeve te spitalit te Korces lidhur me vdekjen e pacientes se re eshte anomalia e saj individuale lidhur me enet e gjakut, ndersa sipas mjekeve operacioni i kryer per heqjen e bajameve ka qene korrekt.


Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Kosovė: Policia kap njė sasi armėsh, arreston katėr vetė

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:28 pm

Policia tha se armėt e kapura ku kishte edhe mitralozė, mortaja dore e antiajrorė, u janė dorėzuar trupave tė NATO-s.

Autoritetet thanė se armėt mund tė ishin nisur pėr nė Maqedoninė fqinje. Kosova dhe Maqedonia kanė ngritur grupet e punės dhe kanė nėnshkruar njė protokoll pėr rrjedhėn e negociatave pėr pėrcaktimin e vijės kufitare ndėrmjet tyre.

Njė marrėveshje e nėnshkruar nė vitin 2001 ndėrmjet Shkupi dhe Beogradit i ka lėnė 2 mijė e 500 hektarė tokė tė Kosovės nė territorin e Maqedonisė.

Marrėveshja ėshtė pranuar nga OKB-ja por ėshtė kundėrshtuar nga institucionet e Kosovės dhe banorėt vendas.

Maqedonia refuzoi javėn e kaluar njė kėrkesė tė Beogradit qė Serbia tė jetė pjesė e negociatave pėr kufirin, ndėrkohė qė e ka lidhur kėtė ēėshtje me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. //ii

Burimi:Zeri i Amerikes

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Babai-monstėr pranon abuzimin me tė bijėn nė qilarin e shtėpisė

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:30 pm

Shkruan "Njė austriak 73-vjeēar, inxhinier elektrik, ka pranuar se ka mbajtur vajzėn e tij tė mbyllur nė qilar pėr 24 vjet dhe se ėshtė babai i shtatė fėmijėve tė saj. Historia e tmerrshme, e zhvilluar nė njė godinė normale dykatėshe, nė qytetin industrial tė Amstetten-it, kujton atė tė austriakes tjetėr, Natasha Kampush, qė kaloi tetė vjet e mbyllur nė njė bodrum dhe mundi tė dilte qė andej vetėm nė 2006-ėn...

Austri, 24 vjet nė "shtėpinė e tmerreve" Elizabet Fritzl, 42 vjeē, i kishte rrėfyer policisė tė dielėn se babai i saj, Jozef Fritzl, e kishte mbyllur atė nė qilarin e shtėpisė ku ata jetonin nė 1984-ėn, e kishte droguar dhe lidhur para se ta "burgoste" atje. Tre prej fėmijėve tė saj, tė moshės 19, 18 dhe 5 vjeē, qėndronin tė mbyllur nė qilar, qė nga lindja, dhe nuk e kishin parė kurrė dritėn e diellit, tha policia, duke ngritur kėshtu shqetėsime pėr gjendjen e tyre fizike dhe mendore. Dy mė tė rinjtė janė djem, ndėrsa mė e madhja, ėshtė vajzė. "Fritzl ka pohuar tani se ai e kishte mbyllur vajzėn e tij pėr 24 vjet dhe se vetė ai ishte babai i shtatė fėmijėve tė saj", ka deklaruar Franz Polzer, shefi i njėsisė sė hetimeve kriminale nė provincėn e Austrisė sė poshtme pėr agjencinė e lajmeve "Reuters".

Fritzl ka pohuar gjithashtu, se kishte djegur trupin e njėrit prej fėmijėve qė kishte vdekur menjėherė pas lindjes. Mediat austriake raportojnė ndėrkohė, se ai e kishte djegur trupin nė njė kazan. Tre prej fėmijėve, dy vajza dhe njė djalė, ishin rritur ndėrkohė, nga Jozefi dhe bashkėshortja e tij. Hetuesit ndėrkohė kanė kryer kontrolle tė imtėsishme nė qilarin ku janė mbajtur tė mbyllura viktimat. Gjatė mėngjesit tė djeshėm, ekspertėt e kriminalistikės, nė uniforma tė bardha, nxorėn njė numėr kutish me prova nga shtėpia, qė gjendet nė njė rrugė tė shumėfrekuentuar, tė mbushur me dyqane.

Fritzel kishte fshehur derėn e qilarit pas disa rafteve dhe vetėm ai e dinte kodin sekret pėr tė hapur derėn e hekurt. Disa pjesė tė qilarit nuk ishin mė tė larta se 1.70 metra dhe zyrtarėt nė Amstetten thonė se labirinti nėn tokė pėrmbante njė numėr ndarjesh. Fotografitė e bėra tregonin njė korridor tė ngushtė dhe tė errėt qė tė ēonte nė dhomat e tjera ku gjendej njė kuzhinė, njė dhomė gjumi si edhe njė banjė e vogėl me dush. Njė tub ndėrkohė siguronte ajrin. Amstetten, ėshtė njė qytezė qė gjendet mbi njė zonė kodrinore, rreth 130 kilometra nė perėndim tė Vjenės. Ėshtė njė qytezė industriale e banuar nga rreth 22 mijė njerėz.

Rasti u zbulua pasi vajza 19-vjeēare u sėmur rėndė dhe u dėrgua nė spital dhe mjekėt kėrkuan ndihmėn e tė ėmės pėr tė dhėnė mė shumė detaje nė lidhje me historinė e saj mjekėsore. Fritzl atėherė kishte nxjerrė Elisabetėn dhe dy fėmijėt e tjerė nga qilari dhe i kishte thėnė bashkėshortes, qė mendonte se vajza e tyre ishte zhdukur pa lėnė gjurmė, se ajo ishte kthyer. Elisabeta kishte rėnė dakord tė tregonte gjithēka vetėm pasi kishte marrė garanci nga policia se nuk do tė kishte asnjė lloj kontakti me babanė, qė siē kishte rrėfyer ajo, kishte abuzuar me tė qė nė moshėn 11-vjeēare. Ndėrkohė, Natasha Kampush, qė ka kaluar vitet e saj tė adoleshencės nė njė situatė tė ngjashme, u ofroi ndihmė viktimave dhe tha nė radion ORF se do tė donte tė bisedonte me kėtė familje.

"Mund ta imagjinoj se ėshtė shumė e vėshtirė si pėr nėnėn e fėmijėve ashtu edhe pėr bashkėshorten e kėtij krimineli ta kapėrcejnė kėtė situatė", tha ajo. Psikiatri Maks Fredrik, qė ka trajtuar edhe vetė Natashėn, thotė se fėmijėt po u nėnshtrohen testeve nė spital, veēanėrisht pėr problemet me sytė dhe lėkurėn pėr shkak tė mungesės sė ekspozimit tė tyre ndaj dritės sė diellit. "Edhe shoqėrisht, fėmijėt nuk mund tė kenė asnjė sens komuniteti qė do tė ishte fituar nėse ata do tė kishin shkuar nė shkollė apo aktivitete tė tjera", tha Fredrik. Ky rast rrėqethės ka ngritur tashmė edhe shumė pikėpyetje nė lidhje me rolin e autoriteteve dhe fqinjėve qė nuk kanė mundur tė pikasin asgjė tė pazakontė nė "shtėpinė e tmerreve". Nė tė vėrtetė, sipas zyrtarėve, Fritzl kishte ndėrtuar me kalimin e viteve shtesa pėrreth shtėpisė dhe qilarit sekret.

"Komuniteti i Amstetten-it duhet tė mbulohet nga turpi... Fqinjėt kanė mbyllur sytė dhe nuk kanė parė ēfarė ndodhte fare pranė tyre", shkruante nė njė editorial njė gazetė austriake. E pėrditshmja "Der Standard", theksonte: "I tėrė vendi duhet tė pyesė veten ēfarė po shkon me tė vėrtetė keq". Njė tjetėr e panjohur e madhe rrethon edhe bashkėshorten e Jozefit, Rozmarinė. Si ka mundėsi qė ajo tė mos ketė qenė nė dijeni tė gjithēkaje qė po ndodhte. Policia thotė se e beson variantin qė Rozmari nuk ka ditur se ēfarė i ka ndodhur vajzės kur ajo u zhduk nė 1984-ėn. Asaj i ishte thėnė se Elisabeta ishte larguar me dėshirėn e saj dhe pėr mė tepėr, u kishte dėrguar njė letėr prindėrve ku kėrkonte qė tė mos e kėrkonin atė.

Burimi:Gazeta Shqip

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Lushnjė, vidhen nė mes tė ditės 13 milionė lekė

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:31 pm

"Hajdutėt helmuan qentė dhe hynė nė fabrikėn e sallamit ...  

Njė grup hajdutėsh kanė shfrytėzuar marifetet e filmit tė famshėm pėr fėmijė "Tomka dhe shokėt e tij", pėr tė realizuar vjedhjen e 13 milionė lekėve tė reja nė njė fshat tė Lushnjės. Hajdutėt kanė helmuar qentė qė ruanin ndėrtesėn katėrkatėshe ku ndodheshin paratė dhe pastaj kanė vepruar lirshėm. Ngjarja Personi i dėmtuar ėshtė Agim Gjeka, banor i fshatit Gore tė Lushnjės.

Ai ėshtė president i firmės "Gerosi", e regjistruar si firmė prodhimi dhe tregtimi sallami e produktesh tė tjera nė Rrethin e Lushnjės. Nga burimet nė vendin e ngjarjes mėsohet se Agim Gjeka kishte siguruar shtėpinė dhe dyqanin, duke i mbyllur ato dhe kishte shkuar pėr drekė nė Divjakė. "Shkuam nė Divjakė pėr drekėn e Pashkės. E mbyllėm fabrikėn, dyqanin dhe shtėpinė, si dhe portėn kryesore tė objektit. Siguruam gjithēka, por nuk lamė rojė, sepse ishte ditė dhe ēuam qentė nė ruajtje", tregon Agim Gjeka.

Ai thotė mė tej se kur ėshtė kthyer pasdite nė shtėpi ka parė se qentė nuk reagonin, ndėrsa nė tė kishin hyrė njerėz. Shtėpia, fabrika dhe dyqani ndodhen nė tė njėjtėn ndėrtesė nė fshatin Gore, tė komunės me tė njėjtin emėr nė Rrethin e Lushnjės, pėrgjatė autostradės Lushnjė-Fier. Gjeka ka njoftuar Policinė e Lushnjės kur ka parė se mungonte e gjithė shuma e lekėve qė kishte vendosur nė dhomėn e gjumit.

Ai tha dje pėr gazetėn "Shqip" se ka njė pistė hetimi dhe atė ia ka sugjeruar edhe grupit tė hetimit.

Policia

Uniforma tė shumta policore tė Komisariatit tė Lushnjės kanė mundur qė mbrėmjen e sė dielės tė marrin vetėm dėshmitė e familjarėve dhe tė tė dėmtuarve, ndėrsa gjurmėt e vendit tė ngjarjes i kanė marrė dje si pasojė e ndriēimit tė dobėt. Bėhet e ditur se policia ka shoqėruar mbi 10 tė dyshuar, kryesisht banorė tė zonės dhe pritet qė tė deklarojė zyrtarisht njė autor.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, bėhet e ditur se vjedhėsit, tė cilėt dyshohen se janė tre, kanė hyrė nga pjesa e prapme e objektit, andej nga edhe qarkullimi i njerėzve ėshtė mė i rrallė. Si fillim, ata kanė hyrė nė fabrikėn e sallamit pėr tė kaluar mė pas nė dyqan dhe nė ambientet e tjera tė ndėrtesės katėrkatėshe, ku edhe jeton familja e Agim Gjekės.

Pistat e hetimit Policia e Lushnjės konfirmon pėr "Shqip" se janė dy pista hetimi. Njėra prej tyre ėshtė ajo e ndonjė tė afėrmi, i cili e ka ditur mjaft mirė lėvizjen e tė zotit tė shtėpisė, si dhe vendndodhjen e shumės sė madhe tė lekėve.

Ndėrkohė, qė si pistė tjetėr hetimi, ėshtė zbritja nė Lushnjė e njė grupi vjedhėsish banesash e dyqanesh, tė cilėt prej kohėsh e ushtrojnė aktivitetin e tyre nė tė gjitha qytetet e vendit. Kjo pistė ėshtė mė pak e mundshme, por nuk pėrjashtohet, pasi komunikimi i krerėve tė Komisariatit tė Lushnjės me krerė tė policisė nė rrethe fqinj ka treguar zhvendosjen e "bandės sė vjedhėsve" drejt Jugut tė vendit.

Firma e sallamit "Gerosi" ka katėr vjet qė operon nė tregun shqiptar. Ajo e ka shpėrndarė rrjetin e saj nė tė gjithė vendin. Agim Gjeka ka qenė emigrant nė Itali pėr shumė vite dhe me paratė qė siguroi nė emigrim investoi nė prodhimin e nėnprodukteve tė mishit.

Burimi:Gazeta Shqip

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Prostitucion ne burg, te mitura ne takimet speciale

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:33 pm

Aleksander Ndoja

E Merkure, 30 Prill 2008

Prokuroria e Matit ka ndermarre nje hetim intensiv, pasi te dhenat e mbledhura prej nje muaji flasin per te pakten 15 vajza qe kane hyre ne burgun e sigurise se larte qe prej muajit mars te vitit te kaluar. Mosha e tyre varion sipas hetuesve, por mesohet se ka patur edhe te mitura 14-15 vjece. Organi i akuzes dyshon se keto vajza qe kane arritur te penetrojne ne brendesi nen hunden e drejtuesve, mund te kene arritur qe te fusin brenda sharren e penjezuar te diamantit, me te cilen jane prere hekurat e qelive, nga ku ishte planifikuar te arratiseshin rreth 75 te burgosur.

Ndonese burimet e prokurorise nuk pranojne te japin asnje informacion ne lidhje me kete hetim, burime te sigurta nga Burgu i Burrelit konfirmojne se gjate vitit te kaluar, sidomos ne stinen e vjeshtes, jane regjistruar skandale ne lidhje me takimet speciale. Jane te pakten 15 raste te konfirmuara nga organi i akuzes, duke filluar nga marsi i vitit te kaluar. Vajza te mitura, por dhe te rritura, packa se nuk kane pasur asnje lidhje me te denuarit, jane futur ne mjediset e burgut, duke bere seks me te denuar kundrejt perfitimeve ne leke.

Gardiane te ketij burgu tregojne se ne cdo ore te dites dhe te nates, vajza te reja dhe gra kane frekuentuar qelite e seksit, madje ndonjehere pa asnje dokument ligjor qe do te faktonte identitetin e tyre. Nje fakt i tille ne lidhje me ushtrimin e prostitucionit ne qelite speciale te Burgut te Burrelit ka dale ne siperfaqe gjate hetimit te 10 te arrestuarve, ish-zyrtare dhe punonjes te ketij institucioni, pas largimit te dy te denuarve me burgim te perjetshem. Punonjes te sigurise se jashtme dhe te brendshme kane deklaruar para togave te zeza dhe organit te akuzes se ish-drejtuesit e burgut kane urdheruar ne jo pak raste qe vajzave, te mos u kontrollohen dokumentet personale qe kerkohen per takimet speciale.

"Ka ndodhur qe ne mesnate jemi urdheruar te fusim ne qelite e takimeve speciale vajza 14-15 vjecare, madje jemi urdheruar te mos u kontrollojme as pasaportat apo certifikatat", tregon njeri nga gardianet, i cili kerkon qe te mbetet anonim per shkaqe te kuptueshme. Deshmite e shume gardianeve, por dhe burime te tjera informacioni kane ndihmuar Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Mat te zbardhe te verteten. Dosja per takimet speciale qe mbahej ne Drejtorine e Burgut te Burrelit eshte pare me kujdes nga specialistet e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe Prokuroret qe kane hetuar arratisjen e dy te denuarve, duke aluduar se ekziston mundesia qe pikerisht keto "mysafire" te vecanta mund te kene derguar ne qeli sende te ndaluara.

Megjithese prokuroret e Matit hezitojne te japin informacion per mediat, burime te besueshme tregojne se ne dosjen e takimeve speciale fshihen shume skandale. Per te faktuar ngjarjen e shfrytezimit te vajzave per prostitucion, gardiane te Burgut te Burrelit tregojne inicialet e dy vajzave: A. R. dhe L. V., njera prej tyre nen 15 vjec. I denuari me qejfli, trafikant droge Ish-drejtuesit e Burgut te Burrelit jo vetem kane pasur "harmoni", por edhe i kane derguar femra ne dhomat e takimeve speciale S. SH., i denuar per trafik nderkombetar lendesh narkotike.

Here pas here mesohet se ai kerkonte prezencen e vajzave kundrejt nje bakshishi te majme, por shumat nuk behen publike dhe prokuroria po heton kete skandal. Hetuesit thone se raste te tilla jane te shumta, nderkohe qe prokuroret shpresojne se gjate hetimeve ne ditet ne vazhdim do te mund te zbardhin shume shkelje te tjera, te cilat kane ndodhur vitet e fundit ne burgun e sigurise se larte ne Burrel.

Si u arratisen te paraburgosurit Rreth dy vjet me pare ne 2 maj te 2006 tre persona qe ndodheshin ne dhomat e paraburgimit ne Fier pasi kishin prere hekurat e qelise u larguan nen hunden e rojeve policise per t'u rivene perseri ne pranga disa dite me pas. Ne ate kohe 6 policise te dhomave te paraburgimit u proceduan penalisht ku disa u lane te lire dhe disa te tjere kryen disa muaj burg dhe fituan lirine.

Burimi:Koha Jone

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Itali, dy pacientė vdesin pas operacionit tė bajameve

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:34 pm

Nė Itali, dy mjekė janė dėnuar me 8 muaj heqje lirie, pėr shkak tė neglizhencės sė treguar nė detyrė, nė trajtimin e njė pacienteje.

Njė 16-vjeēare nė Itali ka humbur jetėn, pas njė operacioni pėr heqjen e bajameve. Nėna e saj ėshtė shprehur tejet e pakėnaqur nga autoritetet, lidhur me dėnimin mjaft qesharak tė mjekėve, qė sipas saj i hoqėn jetėn sė bijės.

Ajo ka kėrkuar qė vdekja e vajzės sė saj tė mos ishte e kotė, por tė paktėn tė vlente nė mėnyrė tė tillė qė t‘i shėrbente shpėtimit tė shumė jetėve tė tjera, qė rrezikohen nga pakujdesitė apo gabimet e mjekėve. Nė Itali janė regjistruar dy raste tė tjera pacientėsh qė kanė humbur jetėn pas operacionit tė bajameve. Njė ndėr ta ka qenė edhe njė i mitur 3-vjeēar.

Burimi:Gazeta Shqip

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Vdekja e adoleshentes, flet mjeku i akuzuar.

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:37 pm

"Hoxhallari: Hemorragjia, 4 ditė pas operacionit. Babai: Fajtorė janė mjekėt. Ekspertiza: I ėshtė prerė damari...

Eglantina Bardhi

Prindėrit e 17-vjeēares Matilda Petriti akuzojnė mjekėt pėr vdekjen e saj. Ekspertiza: I ėshtė prerė damari Operohet pėr bajamet, vdes nga hemorragjia Vdekja e njė pacienteje 17-vjeēare ka vėnė nėn hetim njė grup mjekėsh tė shėrbimit tė ORL-sė nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nga Prokuroria e Tiranės dhe Pogradecit. Pacientja Matilda Petriti ka humbur jetėn ditėn e diel nė mbrėmje pasi ishte operuar mė parė nga bajamet nė njė klinikė private nė Pogradec, pronė e mjekut Xhevahir Hoxhalalri, qė punonte njėkohėsisht edhe nė Spitalin Francez pranė QSUT-sė. Prindėrit e saj, akuzojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė mjekun Hoxhallari, por edhe mjekėt e QSUT-sė, si pėrgjegjės sė vdekjes sė vajzės sė tyre.

Ndėrkohė qė ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrė nė pah se pacientes i ėshtė kėputur njė damar, i cili ka qenė edhe shkak i hemorragjisė. Ngjarja Pėr shkak tė problemeve tė shpeshta me bajamet qė kishte Matilda, prindėrit e saj, mė 7 prill tė kėtij muaji iu drejtuan njė klinike private nė Pogradec, pronė e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Sipas prindėrve tė saj, mjeku Hoxhallari, i cili ka kryer edhe ndėrhyrjen kirurgjikale kundrejt njė pagese prej 11 mijė lekėsh, 2 orė pas operacionit ka rekomanduar dėrgimin e saj nė shtėpi, pasi ajo nuk ka patur mė probleme. Nė fakt, nuk ka ndodhur kėshtu, pasi 22 ditėt nė vijim pėr Matildėn kanė qenė me hemorragji, ku i ėshtė nėnshtruar edhe 4 operacioneve tė tjera derisa ajo ndėrroi jetė nė spital.

Duke parė gjendjen e vajzės, i ati, Besim Petriti tregon se ishte transferuar nė Maliq, pėr tė qenė mė afėr ndonjė emergjence. Pikėrisht tė dielėn pasdite vajza ėshtė pėrkeqėsuar, duke pėsuar hemorragjinė e radhės. Mė pas ėshtė dėrguar drejt shėrbimit tė ORL-sė nė QSUT, ku ėshtė kontrolluar nga njė grup prej 5 mjekėsh tė kėtij spitali, tė cilėt sipas prindėrve kanė siguruar se ajo nuk ka probleme. Por nė orėt e vona tė ditės sė diel, pacientja ka patur pėrsėri hemorragji, derisa rreth orės 20 ajo ka ndėrruar jetė. Ekspertiza Tė hėnėn nė mėngjes nisi ekspertiza mjeko-ligjore pėr tė vėrtetuar nėse gjatė operimit ishte prerė njė nga damarėt, rezultatet e tė cilės po priteshin edhe nga Prokuroria. Ekspertiza ka dalė me konkluzionin se vdekja ka ardhur pėr shkak tė hemorragjisė. Familjarėt kishin akuzuar mė herėt se gjatė operimit ishte prerė njė damar qė shkaktoi hemorragjinė e vazhdueshme. Ndėrkohė bėhet e ditur se autopsia ėshtė kėrkuar nga policia, e cila prej mesnatės sė djeshme ka nisur hetimin pėr kėtė rast. Dje janė marrė nė pyetje tė afėrm dhe disa mjekė qė janė pėrfshirė nė kėtė ngjarje




Mjeku i akuzuar, Xhevahir Hoxhallari ka shpjeguar pėr gazetėn tė gjitha detajet e ngjarjes pėr Matilada Petritin Hoxhallari: Pėr fajtorėt, le tė vendosin hetimet Gjatė operacionit pacientja 17-vjeēare nuk ka patur asnjė komplikacion. Hemorragjia i ka filluar 4 ditė pas ndėrhyrjes kirurgjikale. Ky ka qenė njė ndėr justifikimet e mjekut Xhevahir Hoxhallari, i akuzuar pėr vdekjen e pacientes nga Korēa, Matilda Petriti. Nė njė intervistė dhėnė nė linjė telefonike pėr gazetėn "Shekulli", Hoxhallari ka shpjeguar tė gjitha detajet e ngjarjes. Ai thekson se nuk e di nga se ka ardhur vdekja e pacientes, por ėshtė i bindur se nuk ka bėrė asnjė gabim profesional. Madje ai pohon se ka qenė i pari qė ka njoftuar policinė pėr kėtė ngjarje, duke lėnė tė nėnkuptojė se faji mund tė jetė i dikujt tjetri. Familjarėt e 17-vjeēares Matilda Petriti ju akuzojnė se jeni pėrgjegjės i vdekjes sė saj.

Ēfarė mund tė na thoni nė lidhje me kėtė ngjarje? Para rreth 25 ditėsh, pacientes i kam realizuar operacionin pėr heqjen e bajameve. Gjatė operacionit vajza nuk ka patur asnjė komplikacion. Madje komplikacionet i kanė filluar 4 ditė pas ndėrhyrjes kirurgjikale dhe konkretisht hemorragjia. Ėshtė dėrguar nė spitalin e Korēės pėr mjekim. Mjekėt e kėtij spitali mė thanė se pacientes i ėshtė hequr gjak i mpiksur nė plagėn ku ėshtė bėrė operacioni, por pas kėsaj gjendja ėshtė normalizuar dhe ėshtė dėrguar nė shtėpi. Pas dėrgimit nė shtėpi marr vesh qė ajo ka pėsuar hemorragji mė tė madhe. Mendoni se gabimi mund tė ketė ndodhur nė spitalin e Korēės? Unė nuk mendoj asgjė. Po e ritheksoj edhe njėherė, hemorragjia i ka filluar 4 ditė pas operacionit, ēka do tė thotė se ndėrhyrja ka qenė korrekte. Pėr gabimet apo fajtorėt, do tė flasin hetimet.

Mė pas e kam futur pėrsėri nė operacion, i ėshtė bėrė njė kapje nė vendin e plagės, ku i shpėrthente gjaku. Pas kėtij operacioni, pacientja ėshtė normalizuar dhe komplikacionet e tjera i kanė filluar 25 ditė pas operacionit. Ėshtė dėrguar nė spitalin e Korēės rreth orės 5 tė pasdites. Unė, duke e patur vetė merak kėtė rast, kam vajtur nė spitalin e Korēės rreth orės 8 tė mėngjesit dhe vura re se gjendja ishte e stabilizuar. Megjithatė mendova se pacientja kishte nevojė pėr ndjekje mė tė specializuar dhe e sollėm nė Tiranė, dhe konkretisht nė shėrbimin e ORL-sė pranė QSUT-sė. E kam shoqėruar vetė pacienten me ambulancė nga Korēa dhe kemi mbėrritur rreth orės 2 tė pasdites. Sapo e sollėm nė shėrbimin e ORL-sė bėmė tė gjitha analizat dhe iu nėnshtrua njė tjetėr ndėrhyrjeje nga mjekėt e kėtij shėrbimi. Pasdite, deri nga ora 6, kur unė kam qenė i pranishėm, pacientja nuk kishte hemorragji dhe ishte stabilizuar.

Pas kėsaj ore unė u largova dhe nga ora 7 e 15 minuta tė mesditės, mjekėt e QSUT-sė mė morėn nė telefon dhe mė thanė se pacientja kishte hemorragji dhe se gjaku ishte i vrullshėm. Pėr fat tė keq, ajo nuk mundi tė mbijetonte. Cili ėshtė shkaku i vdekjes sė pacientes Matilda Petriti, sipas mendimit tuaj? Ėshtė e vėshtirė tė jap njė pėrgjigje se nga i kanė ardhur komplikacionet dhe mė pas vdekja e pacientes. Pėr kėtė do tė vendosin hetimet. Unė e them me pėrgjegjėsi tė plotė se jam i ndėrgjegjshėm se nuk kam bėrė asnjė gabim profesional, pasi gjatė operacionit dhe 4 ditė pas operacionit, pacientja nuk ka patur asnjė komplikacion. Sapo pacientja ndėrroi jetė, unė lajmėrova policinė dhe Mjekėsinė Ligjore nė mėnyrė qė ēėshtja tė shqyrtohet nga organet kompetente dhe tė nxjerrė nė pah tė vėrtetėn.




Prindėrit e 17-vjeēares Matilda Petriti akuzojnė mjekėt pėr vdekjen e saj.

Ekspertiza: I ėshtė prerė damari Operohet pėr bajamet, vdes nga hemorragjia Vdekja e njė pacienteje 17-vjeēare ka vėnė nėn hetim njė grup mjekėsh tė shėrbimit tė ORL-sė nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nga Prokuroria e Tiranės dhe Pogradecit. Pacientja Matilda Petriti ka humbur jetėn ditėn e diel nė mbrėmje pasi ishte operuar mė parė nga bajamet nė njė klinikė private nė Pogradec, pronė e mjekut Xhevahir Hoxhalalri, qė punonte njėkohėsisht edhe nė Spitalin Francez pranė QSUT-sė. Prindėrit e saj, akuzojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė mjekun Hoxhallari, por edhe mjekėt e QSUT-sė, si pėrgjegjės sė vdekjes sė vajzės sė tyre.

Ndėrkohė qė ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrė nė pah se pacientes i ėshtė kėputur njė damar, i cili ka qenė edhe shkak i hemorragjisė. Ngjarja Pėr shkak tė problemeve tė shpeshta me bajamet qė kishte Matilda, prindėrit e saj, mė 7 prill tė kėtij muaji iu drejtuan njė klinike private nė Pogradec, pronė e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Sipas prindėrve tė saj, mjeku Hoxhallari, i cili ka kryer edhe ndėrhyrjen kirurgjikale kundrejt njė pagese prej 11 mijė lekėsh, 2 orė pas operacionit ka rekomanduar dėrgimin e saj nė shtėpi, pasi ajo nuk ka patur mė probleme. Nė fakt, nuk ka ndodhur kėshtu, pasi 22 ditėt nė vijim pėr Matildėn kanė qenė me hemorragji, ku i ėshtė nėnshtruar edhe 4 operacioneve tė tjera derisa ajo ndėrroi jetė nė spital. Duke parė gjendjen e vajzės, i ati, Besim Petriti tregon se ishte transferuar nė Maliq, pėr tė qenė mė afėr ndonjė emergjence.

Pikėrisht tė dielėn pasdite vajza ėshtė pėrkeqėsuar, duke pėsuar hemorragjinė e radhės. Mė pas ėshtė dėrguar drejt shėrbimit tė ORL-sė nė QSUT, ku ėshtė kontrolluar nga njė grup prej 5 mjekėsh tė kėtij spitali, tė cilėt sipas prindėrve kanė siguruar se ajo nuk ka probleme. Por nė orėt e vona tė ditės sė diel, pacientja ka patur pėrsėri hemorragji, derisa rreth orės 20 ajo ka ndėrruar jetė. Ekspertiza Tė hėnėn nė mėngjes nisi ekspertiza mjeko-ligjore pėr tė vėrtetuar nėse gjatė operimit ishte prerė njė nga damarėt, rezultatet e tė cilės po priteshin edhe nga Prokuroria. Ekspertiza ka dalė me konkluzionin se vdekja ka ardhur pėr shkak tė hemorragjisė. Familjarėt kishin akuzuar mė herėt se gjatė operimit ishte prerė njė damar qė shkaktoi hemorragjinė e vazhdueshme. Ndėrkohė bėhet e ditur se autopsia ėshtė kėrkuar nga policia, e cila prej mesnatės sė djeshme ka nisur hetimin pėr kėtė rast. Dje janė marrė nė pyetje tė afėrm dhe disa mjekė qė janė pėrfshirė nė kėtė ngjarje



Sipas Besim Petritit, fajtor pėr vdekjen e vajzės ėshtė mjeku Hoxhallari dhe ata tė QSUT-sė Babai: Fajtor tė vdekjes sė Matildės janė mjekėt Papėrgjegjshmėri dhe veprim antinjerėzor nga mjekėt. Kėshtu ėshtė shprehur babai i pacientes qė ndėrroi jetė, Besim Petriti. Sipas tij e bija ėshtė bėrė operacion para 25 ditėsh, nė klinikėn private tė mjekut Xhevahir Hoxhallari, nė Pogradec. "Ėshtė 100 pėr qind papėrgjegjshmėri e mjekut antinjerėzor sepse vajza, pėr 25 ditė, ka qenė 10 herė me hemorragji",- pohon Petriti duke shtuar se mjekut Hoxhallari i kishin kėrkuar qė tė konsultohej edhe me mjekė tė tjerė. Madje ata, sipas tij, i kishin kėrkuar t'i rekomandonte ta nxirrnin jashtė vendit, pasi i kishim mundėsitė pėr nė Maqedoni dhe Greqi, por ai nuk ka bėrė asgjė.

"Tė dielėn rreth orės 6.30 ka pasur hemorragji, e kanė lajmėruar infermieret, por nuk bėri asgjė, por mjeku Hoxhallari tha se e ka marrė vetė nėn kujdes nė Tiranė",- pohon ai, duke shtuar se mjeku e ka hipur nė njė ambulancė e cila nuk kishte serum dhe vetė mjeku i ka shoqėruar me makinėn e tij private. Pas kėsaj, ai thekson se vajzėn e dėrguan me urgjencė nė Spitalin e Tiranės, por edhe aty ka shumė ankesa pasi vajzės edhe pse iu bėnė tre ndėrhyrje tė tjera pėr ndaljen e hemorragjisė, sipas babait tė saj, ajo nuk u ēua nė reanimacion, por nė njė dhomė nė njė cep tė pavionit, larg vėmendjes.

"E ngjiti nė katin e dytė dhe e la atje dhe nuk na tha asgjė. I bėmė presion qė tė na tregonte se ēfarė kishte vajza. Nė orėn 7 pa 10 dhe na tha ikni nė shtėpi. Kėrkuam ndihmėn e mjekėve dhe tė infermierėve, por nuk kishte njeri dhe e nxorėm jashtė. Pas 40 minutash erdhi shefi dhe e bėri alarmante",- thotė babai i pacientes duke shtuar se pavioni u rrethua me policė, por ai kishte ikur fshehurazi dhe atėherė ne kishin kuptuar se vajza kishte vdekur. "Na ka futur mjekė qė tė mos e bėjmė publike, por ne nuk e duruam vdekjen e vajzės tonė pėr faj tė tyre",- thekson ai. Kolegėt e Hoxhallarit: Ja aktiviteti i tij Pogradec - Pėrballė ish-Fabrikės sė Blojės, nė krye tė zonės industriale ndodhet klinika private e Xhevahir Hoxhallarit. Mjeku specialist, thonė kolegėt e tij, ka marrė njė specializim pėr ORL pas daljes nė pension tė specialistit tė ORL, Sotiraq Pilinxhi. Kolegėt e mjekut Xhevair Hoxhallari tregojnė aktivitetin e Xhevahir Hoxhallarit, tė cilėt theksojnė se ai punonte nė disa vende.

Kėshtu, drejtori i spitalit tė qytetit tė Pogradecit, Robert Gusho pohon se ai, pasi punoi pak vjet nė spital, mori njė licencė nga Ministria e Shėndetėsisė pėr tė dalė si mjek privat. Tek ish-mobilieria e Ndėrmarrjes Komunale, sipas tij, Hoxhallari pasi i bleu vendin dhe ngriti njė vilė disakatėshe, nė katin e parė ai krijoi klinikėn private. Gjithashtu ai pohon se pas pak kohėsh, Xhevahiri transferohet nė Tiranė duke punuar katėr ditė nė QSUT dhe tre ditė nė Pogradec . "Mjeku kthehej nė Pogradec ditėn e premte nė mesditė, ku e prisnin njė numėr i madh pacientėsh pasi rrethi i Pogradecit me mė shumė se 85 mijė banorė, kishte tė vetmin specialist nė kėtė fushė (privat) dhe radha pėr vizitė dhe operacionet qė ai kryente, ishin tė planifikuara nė data tė caktuara",- pohojnė banorėt duke shtuar se pėrveēse nga rrethi i Pogradecit, vinin edhe shumė pacientė nga rrethet fqinjė pasi mjeku Xhevahir Hoxhallari kishte krijuar njė emėr tė mirė nė tė gjithė rajonin.

Burimi:Gazeta Shekulli

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Fakte tė reja pėr vrasjen e gazetarit

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:39 pm

Rikthehet nė qendėr tė hetimeve vrasja e gazetarit Ali Ukaj. Edhe pse ishte njė ēėshtje e mbyllur, pasi gjykata e kishte dhėnė vendimin e saj, 11 vjet mė vonė hetuesit kanė rimarrė nė dorė dosjen e gazetarit kosovar. Emri i tij ka dalė nga dėshmitė e mbledhura pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės, pėr tė cilin dyshohet se gazetari kosovar, i cili punonte nė Shqipėri, kishte investiguar dhe kishte arritur tė zbulonte disa fakte. Por, mė 29 korrik tė vitit 1997, puna dhe jeta e tij u ndėrpre, pasi u godit me mjete tė forta nga kushėriri i tij, Selman Ukaj. Ky i fundit nuk u dėnua nga gjykata, sepse raporti mjeko-ligjor vlerėsoi se nuk ishte i pėrgjegjshėm pėr veprėn penale qė kishte kryer.

Prej kohėsh, organi i prokurorisė po heton pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės, fat i tė cilit edhe sot nuk dihet, pavarėsisht se deri tanimė dyshohet se zhdukja ėshtė kryer nga persona nė Shėrbimin Informativ Shtetėror tė asaj kohe. Gjatė hetimeve pėr kėtė person, grupi hetimor ka mbledhur disa dėshmi, nga tė cilat ka rezultuar edhe emri i Ali Ukajt. Nga dėshmitė e marra, grupi hetimor ka ngritur dyshimet se gazetari i vrarė ka investiguar pėr zhdukjen e tij. Kėshtu, dėshmi tė reja janė mbledhur mbi kėtė ngjarje, ku janė pėrmendur disa emra, duke ngritur dyshimet se vrasja e tij mund tė ketė ardhur pėr shkak tė investigimit pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės.

Madje, sipas tė dhėnave nga grupi hetimor, dėshmitarėt kanė treguar se ai kishte arritur tė zbardhte njė pjesė tė mirė pėr kėtė ēėshtje, por puna e tij nuk shkoi deri nė fund. Kėshtu, ēėshtja e Remzi Hoxhės ka sjellė nė vėmendje pėr hetuesit edhe dosjen e vrasjes sė gazetarit. Sipas tė dhėnave, kjo dosje mund tė quhet e rihapur, pėr tė cilėn po kryhen edhe hetime tė tjera. Grupi hetimor ėshtė shprehur se fakte tė reja kanė dalė nė dritė dhe ato do tė vlerėsohen nga grupi i punės. Megjithatė, pėr kėtė vrasje ėshtė dhėnė edhe njė vendim gjykate. Sipas vendimit tė gjykatės, autori i kėsaj vrasjeje ka qenė Selman Ukaj.

Mė datė 29 korrik 1997, rreth orės 00.30, Selman Ukaj, sapo ishte kthyer me viktimėn Ali Ukaj nė banesėn e kėtij tė fundit. Kanė vėnė re se banesa ishte bėrė rrėmujė nga vjedhėsit. Midis tė pandehurit dhe viktimės ka filluar njė konflikt, pėr shkak tė pasaportave personale tė tij dhe tė afėrmve tė Selmanit, tė cilat nuk po i gjenin. "Nė grindje e sipėr Selman Ukaj ka goditur viktimėn me sende tė forta, ku sipas aktit mjeko-ligjor i ėshtė shkaktuar vdekja. Pas momentit tė goditjes, i pandehuri ka filluar tė bėrtasė, duke e mbajtur pėr shumė kohė viktimėn nė prehėr. I pandehuri nuk ka lėvizur nga banesa deri kur ėshtė lajmėruar policia dhe e kanė arrestuar", deklarohet nė vendimin e gjykatės.

Por, gjykata e ka nxjerrė kėtė person tė papėrgjegjshėm nga akti i ekspertizės. Sipas mjekėve, Selman Ukaj ka paraqitur ērregullime tė stresit postraumatik dhe se veprėn penale e ka kryer nė kushtet e afektit patologjik, ku errėsimi i vetėdijes me axhitim psikomotor ka ēuar nė prishjen tėrėsisht tė ekuilibrit tė tij mendor dhe pėr pasojė nuk ka qenė nė gjendje tė kontrollojė veprimet e tij. Sa mė sipėr, ekspertėt kanė arritur nė konkluzionin se i pandehuri nuk ėshtė i pėrgjegjshėm pėr veprėn penale tė kryer. Jetėshkrimi Kush ėshtė Ali Ukaj? Ali Ukaj ka lindur nė fshatin Lumbardhė tė Deēanit.

Nė kohėn kur ishte student, Aliu detyrohet tė arratiset nė Shqipėri nė vazhdėn e burgosjeve dhe represionit nė vitin 1993, qė ushtronte policia serbe. Aliu ishte kėrkuar shumė herė nga policia serbe, qė tė arrestohej. Nė Tiranė vazhdoi studimet nė degėn e Gazetarisė. Njėkohėsisht edhe punonte si gazetar. Me origjinė nga Kosova, pėr rreth katėr vite, viktima ushtroi profesionin si gazetar nė Tiranė. Pasi kishte pėrfunduar shkollėn e lartė nė Jugosllavi, nė degėn Gjeo-Politikė, 26-vjeēari kishte vazhduar shkollėn e Gazetarisė dhe kishte shkuar nė vitin e katėrt. Por, atė natė korriku, ai u gjet i masakruar nė shtėpinė e tij. Vrasja e tij u mbyll shumė shpejt, duke dėrguar njė autor nė gjykatė, i cili doli me ērregullime mendore, por emri i tij mbeti gjatė nė kujtesėn e njerėzve qė e kanė njohur.

Nė atė kohė, ai pėrgjohej edhe nga SHIK-u, pasi kishte botuar disa artikuj rreth UĒK-sė dhe po investigonte mbi ēėshtje tė cilat kishin mbetur tė pazbardhura, e deri mė sot, ende nuk kanė marrė ndonjė pėrgjigje. Akuzat Faktet e pandriēuara tė vrasjes sė Ali Ukajt Pas vrasjes sė gazetarit Ali Ukaj, njė sėrė akuzash u ngritėn se kjo mund tė jetė kryer nga SHIK-u i asaj kohe, apo edhe nga shėrbimet e fshehta tė vendeve tė tjera. Megjithatė, kėto fakte nuk u ndriēuan ndonjėherė. Njė ndėr akuzuesit ka qenė edhe Forumi i Mediave tė Lira. Por, ende tė paqarta mbeten rrethanat e vrasjes dhe ato tė pas vrasjes. Gjykata vendosi qė autori tė mbahej i izoluar nė psikiatri, por shumė shpejt, ai u largua nga Shqipėria dhe nga tė dhėnat mėsohet se ndodhet nė Zvicėr.

Grupi hetimor ka zbuluar se familjarėt e Ali Ukajt kishin tentuar tė kontaktojnė me tė, por nuk ia kanė arritur, pasi, sipas dėshmive, ai ėshtė shmangur herė pas here. Ndėrkohė, akuzat mė tė ashpra u bėnė nė Kosovė, ku pretendohej se vrasja nuk ishte kryer nga personi i dėnuar, por edhe pėr kėtė nuk u mor pėrgjigje ndonjėherė. Gjithashtu, kur u ngrit njė komision hetimor nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr veprimtarinė e SHISH, u deklarua se do tė shikohet edhe dosja e gazetarit tė vrarė, por edhe nė kėtė rast nuk u publikua asnjė e dhėnė konkrete. Gjithė kėto dyshime, ende kanė mbetur tė pazbardhura, megjithėse mund tė ndriēonin vrasjen e gazetarit kosovar.

Burimi:Gazeta Shqip

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Vetėhelmohet 21-vjeēarja shtatzėnė

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:40 pm

"Njė 21-vjeēare nga Mokra, shtatzėnė nė muajin e tretė, i ka dhėnė fund jetės ditėn e Pashkėve me vetėhelmim, ndėrkohė qė nė harkun e njė jave, shėnohet viktima e 5-tė nga vetėvrasjen nė Qarkun e Elbasanit...

Viktima, sipas policisė dhe burimeve nė spitalin e Pėrrenjasit, ėshtė Rubije Ēela, nga fshati Buzahishte i Mokrės.

21-vjeēarja, sipas mjekėve tė spitalit tė Pėrrenjasit, ėshtė paraqitur nė kėtė spital nė orėn 10.00 tė ditės sė diel, nė gjendje tė rėnduar, pasi kishte pirė njė sasi helmi bujqėsor, i quajtur rrogor. Doza e madhe e helmit i ka bėrė tė pavlefshme pėrpjekjet e mjekėve. 21-vjeēarja ka ndėrruar jetė nė orėn 16.00 tė kėsaj dite, nė mjediset spitalore.

Mjekėt konfirmojnė gjithashtu se viktima ishte shtatzėnė nė muajin e tretė tė barrės. Policia dhe ekspertėt ligjor kanė nisur hetimet. Paraprakisht, burime policore shtojnė se shkak i vetėhelmimit tė 21- vjeēares mendohet tė jenė konfliktet familjare. Prej kohėsh ajo jetonte nė emigracion nė Greqi familjarisht, ndėrsa para 10 ditėsh ishte kthyer nė Mokėr me rastin e festės sė Pashkėve.

Pushimet nė vendlindje, sipas burimeve pėr Gazetėn, nuk kanė qenė tė mbara pėr nusen e re. Pohohet se gjatė kėtyre ditėve ka pasur konflikte nė familje, por nuk mėsohet shkaku i tyre. 21- vjeēarja Ēela ėshtė viktima e 5-tė nga Elbasani gjatė javės sė fundit, ku 4 prej tyre janė me vetėhelmim. fa.po.

Burimi:Gazeta Shqiptare

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Austriaku pranon abuzimin me tė bijėn

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:42 pm

"Policia austriake thotė se njė 73 vjecar e ka pranuar se e ka mbajtur peng mė shumė se 20 vjet tė bijen e vet me tė cilėn i ka bėrė shtatė fėmijė...

Paralelet mes kėtij rasti dhe rastit tė Natasha Kampusch, e cila kishte ikur pas tetė vjet qėndrimi nė njė bodrum tė ngjashėm kanė shokuar dhe intriguar kėtė vend.

Hetimete policore po vazhdojne.

Korrespondetja e BBC-sė thotė se nė mesin e fqinjve tė tyre mbretėron shok dhe mosbesim. Nje grua i tha BBC-sė nuk mund tė imagjinojė qė dicka e tillė ka ndodhur nė qytetin e tyre tė qetė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Fier, zhduket gjimnazistja 15 vjeēe

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:43 pm

Njė vajzė 15 vjeēe nga fshati Rreth-Libofshė i Fierit ka vėnė nė alarm policinė, pasi rezulton e humbur qė nga mesdita e sė shtunės. Policia nuk e ka klasifikuar humbjen e sė miturės si njė ngjarje rrėmbimi, ndėrkohė qė familjarėt kanė denoncuar zhdukjen e saj nė komisariat. Mungesa e 15-vjeēares nė shtėpi ėshtė vėnė re nga e ėma, rreth orės 15:00 tė ditės sė shtunė, ndėrsa pas disa orėsh babai ka bėrė njė denoncim pėr zhdukje nė polici.

Menjėherė pas marrjes sė informacionit nga babai i 15-vjeēares sė quajtur Xhulieta Agolli, policia ka nisur kėrkimet dhe hetimin pėr zbardhjen e rrethanave tė zhdukjes sė adoleshentes. Uniforma tė shumta policore kanė shkuar nė fshatin Rreth-Libofshė dhe kanė marrė nė pyetje shumė tė afėrm tė familjes Agolli, si dhe shumė nga shokėt dhe shoqet e vajzės, e cila ndiqte shkollėn e mesme tė pėrgjithshme nė Libofshė. Familja Familja Agolli jeton nė fshatin Rreth-Libofshė, 24 kilometra larg nga Fieri. Ylmia, nėna e Xhulietės, ėshtė e bindur se vajzėn e kanė rrėmbyer.

"Unė kam dalė nga banesa dhe jam kthyer disa orė mė vonė. Shtėpinė e kam gjetur tė pėrmbysur dhe e alarmuar kam njoftuar burrin dhe mė pas tė afėrmit", tregon Ylmia. Ajo tregon gjithashtu se disa ditė mė parė e kanė gjetur vajzėn duke folur nė telefon me numrin 128 tė zjarrfikėses. "E pyeta vajzėn me kė fliste dhe ajo mė tha se fliste me ata tė zjarrfikėses. Madje, ai mashkulli qė e kam dėgjuar edhe vetė nė telefon kishte lėnė takim me vajzėn time. Unė tek ai i kam dyshimet", thotė nėna e 15-vjeēares sė humbur.

Ndėrkohė, babai tregon se para disa ditėsh, teksa kthehej nga shkolla, vajza ishte ndjekur nga dy burra rreth 35 vjeē, tė cilėt udhėtonin me njė fuoristradė. "Ata i kanė dėrguar vajzės nė shtėpi edhe njė letėr kėrcėnuese, tė cilėn ua kam dhėnė atyre tė policisė", thotė Maksim Agolli, babai i Xhulietės. Policia Sipas burimeve zyrtare tė Policisė sė Fierit, 15-vjeēarja Xhulieta Agolli e ka pėrgatitur mė parė largimin e saj. "Ajo ka shfrytėzuar mungesėn e nėnės nė shtėpi dhe pasi ka veshur rrobat mė tė mira ėshtė larguar. Madje, babai i saj na ka thėnė se nė shtėpi i mungonte edhe njė shumė prej 50 mijė lekėsh", thotė nėndrejtori i Policisė sė Fierit, Artan Cuku. Numri dy i Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Fier, ka pohuar gjithashtu se "15-vjeēarja ėshtė parė tė lėvizė pa problem nėpėr rrugėt e qytetit tė Fierit".

Edhe pse i ati i tė miturės kėmbėngul para policisė se vajzėn ia kanė marrė, duke e mashtruar, policia deklaron zyrtarisht se Xhulieta Agolli ėshtė larguar me dėshirėn e saj. Po burimet zyrtare policore tregojnė se kanė nisur kontrollet pėr gjetjen e sė miturės. Shumė postblloqe janė ngritur nė afėrsi tė fshatit Rreth-Libofshė, si dhe pėrgjatė rrugės kombėtare Fier-Lushnjė.

Policia ende nuk e ka identifikuar personin me tė cilin ėshtė larguar adoleshentja, por ka informacione se ai ėshtė i dashuri i saj. Nga burime policore mėsohet se dy vjet mė parė, motra e Xhulieta Agollit ėshtė larguar nga shtėpia me dėshirė dhe ka shkuar nė Itali, ku punon si prostitutė. Mendohet se motra ka bėrė lidhjen e sė miturės me njė djalė, i cili do ta ēonte edhe Xhulietėn nė Itali. Gjatė gjithė natės sė tė shtunės, policia ka ushtruar kontrolle nė disa nga hotelet dhe motelet e Fierit, ndėrkohė qė fotoja e vajzės ėshtė shpėrndarė nė tė gjitha pikat kufitare, pėr tė parandaluar largimin e saj jashtė vendit.

Burimi:Gazeta Shqip

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Burri emigrant, vetembytet nena e tre femijeve

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 1:44 pm

Sipas familjareve nena e tre femijeve eshte larguar nga shtepia rreth ores 11.00 te nje dite me pare dhe nuk eshte kthyer me ne shtepi. Familjaret jane shqetesuar per fatin e saj ne oret e para te mbremjes.

Ata kane pyetur ne te aferm dhe ne fshat dhe kur nuk kane marre asnje pergjigje, kane kerkuar ndihmen e policise. Kerkimet kane nisur heret ne mengjes. Te aferm dhe policia e kane gjetur trupin e pajete ne rezervuarin e fshatit Tregan.

Ne vendngjarje kane shkuar ekspertet dhe nje grup hetimor. Sipas eksperteve ne trupin e viktimes nuk jane konstatuar shenja te dhunes por te edemes polmonare te provokuar nga mbytja ne uje. Ende mbeten enigme shkaqet e vetembytjes se nenes se tre femijeve. Bashkeshorti i saj ndodhet emigrant ne Greqi. Grupi hetimor ka marre ne pyetje te aferm te se ndjeres. Nga te dhenat e para rezulton se vetmbytja mund te jete kushtezuar nga kushtet e veshtira ekonomike ne familje.

Ne pamundesi per te rritur femijet Flutura Toromani ka gjetur nje zgjidhje shume te veshtire duke i dhene fund vetes ne ujerat e rezervuarit. Vetesakrifikimet e kushtezuara nga faktore ekonomike jane shtuar se tepermi kohet e fundit ne Qarkun e Elbasanit.

F.Salliu

Burimi:koha Jone

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Maniaku pėrdhunon fqinjėn e mitur, shpallet nė kėrkim

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 7:32 pm

Albert Berhani denoncohet nė Komisariatin e Krujės nga njė familje. Ai akuzohet pėr pėrdhunimin e fqinjės e saj nėn kėrcėnimin e armės

Ardian Shpendi

KRUJĖ – Pėrdhunon fqinjėn e tij tė mitur nėn kėrcėnimin e armės dhe mė pas zhduket, duke u shpallur person nė kėrkim nga policia. Burimet zyrtare tė komisariatit tė Krujės bėjnė tė ditur se nė adresė tė shtetasit Albert Berhani ka mbėrritur njė denoncim pėr pėrdhunim. Ai tashmė ėshtė shpallur person nė kėrkim dhe forcat e policisė kanė kėrkuar nga komisariatet e rretheve tė tjera qė ta ndalojnė. 40-vjeēari i shpallur nė kėrkim, ka qenė i dėnuar pėr kėtė vepėr penale edhe mė parė. Tashmė, maniaku seksual kėrkohet pėr veprėn penale mė tė fundit, pasi pa pėrdhunuar fqinjėn e tij.
Pėrdhunimi
Burime zyrtare tė policisė sė Krujės bėjnė tė ditur se pėrdhunimi i tė miturės ndodhi dje, rreth orės 13:20 minuta. Vajza ka qenė duke u kthyer pėr nė banesėn e saj, kur ėshtė pikasur nga maniaku, i cili e ka ndjekur me makinė nga pas. Kur e mitura ka dalė nė njė rrugicė qė nuk kishte kalimtarė tė pranishėm nė atė moment, pranė saj ka mbėrritur Berhani. Pasi ka nxjerrė pistoletėn nga brezi, duke ia vendosur vajzės nė kokė, i ka kėrkuar asaj qė tė hipė nė makinėn e tij. Ai e ka kėrcėnuar se nė rast se nuk do ta bėnte njė gjė tė tillė, do ta vriste. Sipas burimeve tė policisė vendore, maniaku seksual ka udhėtuar me vajzėn jashtė qytetit tė Krujės, ku mė pas e ka pėrdhunuar. Pasi ka kryer marrėdhėnie seksuale nėn presionin e armės, maniaku i ka kėrkuar qė tė mos e denoncojė nė polici, pasi do tė hakmerret ndaj saj dhe familjes.
Denoncimi
Menjėherė pas tri orėsh, Berhani e ka lėnė vajzėn nė qytetin e Krujės. Me tė mbėrritur nė banesėn e saj, e mitura iu ka treguar gjithēka prindėrve tė saj, tė cilėt kanė bėrė denoncimin nė komisariatin e qytetit. Sipas burimeve tė policisė, shtetasi Albert Berhani ėshtė shpallur nė kėrkim. Por duket se maniaku ka marrė informacion se ėshtė i kėrkuar dhe ėshtė larguar nė drejtim tė paditur. Burimet policore bėjnė tė ditur se vajza i ėshtė nėnshtruar ekspertizės mjeko-ligjore.
Burimet zyrtare tė policisė sė Krujės bėjnė tė ditur se maniaku seksual Albert Berhani ka qenė i dėnuar edhe mė parė pėr veprėn penale tė pėrdhunimit.


Burimi i Lajmit!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 7:36 pm

Age shkruajti:Albert Berhani denoncohet nė Komisariatin e Krujės nga njė familje. Ai akuzohet pėr pėrdhunimin e fqinjės e saj nėn kėrcėnimin e armės

Ardian Shpendi


Burime zyrtare tė policisė sė Krujės bėjnė tė ditur se pėrdhunimi i tė miturės ndodhi dje, rreth orės 13:20 minuta. Vajza ka qenė duke u kthyer pėr nė banesėn e saj, kur ėshtė pikasur nga maniaku, i cili e ka ndjekur me makinė nga pas. Kur e mitura ka dalė nė njė rrugicė qė nuk kishte kalimtarė tė pranishėm nė atė moment, pranė saj ka mbėrritur Berhani. Pasi ka nxjerrė pistoletėn nga brezi, duke ia vendosur vajzės nė kokė, i ka kėrkuar asaj qė tė hipė nė makinėn e tij. Ai e ka kėrcėnuar se nė rast se nuk do ta bėnte njė gjė tė tillė, do ta vriste. Sipas burimeve tė policisė vendore, maniaku seksual ka udhėtuar me vajzėn jashtė qytetit tė Krujės, ku mė pas e ka pėrdhunuar. Pasi ka kryer marrėdhėnie seksuale nėn presionin e armės, maniaku i ka kėrkuar qė tė mos e denoncojė nė polici, pasi do tė hakmerret ndaj saj dhe familjes.
Denoncimi

Burimet zyrtare tė policisė sė Krujės bėjnė tė ditur se maniaku seksual Albert Berhani ka qenė i dėnuar edhe mė parė pėr veprėn penale tė pėrdhunimit.


Burimi i Lajmit!

Kete lajm e lexova edhe me beri shum pershtypje se sa jane shtuar kto maniaket psikopate...Gjynah ajo e shkreta cka hequr.Po sin nuk i vjen zor njehere 40vj burre ai plehra.Per keto maniaket jo burg po denim me vdekje duhet edhe jo vdekje e shpejte po nje torture e gjate
qe vdekjen ta kerkojne me ngulm

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Wed Apr 30, 2008 10:47 pm

Po nėse e ka thirrė ajo fisnikja Age ! E pastaj ka bėrė ndryshe vaki. Mos me burg tė pėrjetshėm se shumė i rėndė ėshtė !

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Masakroi gruan per xhelozi, i falen 10 vjet burg

Mesazh nga Musafir prej Sat May 03, 2008 4:40 pm

Masakroi gruan per xhelozi, i falen 10 vjet burg
Pranon se masakroi gruan me kose per shkaqe xhelozie, gjykata i fal 10 vite burg. Gjykata e Elbasanit ka denuar me 16 vjet e 8 muaj burg Asqeri Kullollin, 44 vjec, me banim ne fshatin Lisaj, pasi u akuzua per vepren penale te vrasjes. Me 13 qershor te vitit te kaluar, Asqeri Kullolli goditi per vdekje me kose bashkeshorten e tij, Ishe Kullolli, 38 vjece. Gjate seancave gjyqesore, Asqeri Kullolli ka pranuar se e ka vrare bashkeshorten per motive xhelozie, pasi ajo e tradhtonte me te tjere. Fillimisht, Prokuroria kerkoi ekspertim neuropsikiatrik per autorin. Por, pas ekzaminimeve te eksperteve, ai rezultoi i afte menderisht. Megjithate, ndaj tij prokurori i ceshtjes, Neritan Hoxha, ngriti akuzen e "vrasjes me dashje" dhe kerkoi qe te denohet me 25 vjet burg. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatesja Daniela Zirka, ka lene ne fuqi denimin e dhene nga prokurori. Por, meqe ne kete rast i pandehuri ka pranuar se eshte autor i vrasjes, ai ka perfituar ulje e 1/3 e mases se denimit. Perfundimisht trupi gjykues ka dhene 16 vjet e 8 muaj burg per Asqeri Kullollin.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Vrau emigrantin per 600 euro, kerkohet burg perjete

Mesazh nga Musafir prej Sat May 03, 2008 4:43 pm

Vrau emigrantin per 600 euro, kerkohet burg perjete

nga zemrushe Today at 5:34 pm
Vrau emigrantin per 600 euro, kerkohet burg perjete
Berat - Prokuroria kerkon burgim te perjetshem per emigrantin 24-vjecar, qe akuzohet se vrau per 600 euro ne Greqi bashkatdhetarin e tij. Luan Muhametaj rrezikon te mos e shohe me driten e diellit, per shkak te ngjarjes, per te cilen eshte arrestuar disa muaj me pare nga policia e Beratit ne fshatin Mbreshtan, ku dhe banonte. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2005, ne zonen e Vollosit, te shtetit fqinj, ku u gjet i therur me thike bariu Lavderim Meta, banues ne Mat. Mbi bazen e provave ne dosje, prokurori i ceshtjes, Skender Mestani, i kerkoi gjykates denimin me burg perjete te Muhametaj, ndersa mbrojtja pretendon ulje te denimit dhe mungese provash. Hetimet per ngjarjen nisen ne Greqi menjehere pas krimit. I riu nga fshati Xiber, i rrethit te Matit, mesohet se punonte si bari dhe ndersa kishte marre rrogen nje dite para ngjarjes, do te largohej per ne nje tjeter vend. Autori kerkoi ta shoqeronte, por Meta u gjet i vdekur gjate udhetimit dhe me vete nuk iu gjeten as 600 euro te fituara nga puna si bari.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default 5 viktima ne 24 ore,vrasje makabre ne himare dhe berat

Mesazh nga bledikorcari prej Wed May 07, 2008 5:02 pm

Shifra tė frikshme: 3 tė vetėvrarė nė Fier, Berat, Tropojė


Njė krim i tmerrshėm ka ndodhur dje nė mėngjes nė qytetin e Himarės. Njė punėtor 24-vjeēar ka masakruar nė mes tė qytetit, nė sy tė dhjetėra njerėzve, njė burrė 72-vjeēar. Policia e Vlorės njoftoi dje se Pirro Bollano, lindur e banues nė Himarė, ka gjetur vdekjen pasi ėshtė goditur disa herė me sende tė forta nė kokė dhe nė trup. Si autor i vrasjes ėshtė arrestuar njė punėtor ndėrtimi 24-vjeēar, banor i fshatit Fiershegan tė Lushnjės. Zyrtarėt e policisė nuk kanė dashur tė japin shumė detaje pėr krimin dje, duke e pėrmbledhur gjithēka nė termat standarde "vrasje pėr motive tė dobėta".

Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 09:00 nė sheshin pėrballė filialit tė "Albtelekomit", nė skaj tė shėtitores kryesore tė qytetit tė vogėl. Dėshmitarė okularė nė vendngjarje kanė treguar se 24-vjeēari Bledi Xhaferri ka marrė njė gur nė dorė dhe ka goditur 72-vjeēarin Pirro Bollano. Fillimisht ai e ka goditur tė moshuarin pas koke dhe ky i fundit ka rėnė nė tokė. Pas kėsaj ai ka vijuar tė qėllojė tė moshuarin edhe dy herė tė tjera me gur, duke i ēarė kafkėn e mė pas ka futur gishtėrinjtė nė kafkėn e plakut duke nxjerrė prej andej trutė. Pasi ka mbaruar punė me kokėn e 72-vjeēarit, monstra ka nxjerrė nga xhepi njė thikė dhe i ka prerė barkun Bollanos, duke hapur organet e brendshme tė tij. Pas kėsaj ai ėshtė gjunjėzuar pėrpara trupit tė pajetė dhe ka nisur tė bėrtasė me tė madhe "Krishti u ngjall!".

Banorėt tė frikėsuar janė futur brenda dyqaneve apo shtėpive, ndėrsa njė efektiv i policisė bashkiake tė Himarės ka mundur t‘i afrohet 24-vjeēarit tė gjunjėzuar dhe e ka neutralizuar atė. Mėsohet se ka qenė pikėrisht shefi i policisė bashkiake personi qė e ka neutralizuar mostrėn dhe mė pas ka lajmėruar punonjėsit e policisė sė shtetit, tė cilėt kanė rrethuar menjėherė vendngjarjen, pėr tė mos lejuar qytetarėt tė shohin trupin e masakruar. Policia nuk ka lejuar as tė afėrmit e 72-vjeēarit tė afroheshin, pasi ai ishte shpėrfytyruar.

24-vjeēari Bledi Xhaferri nuk ka bėrė asnjė rezistencė. Ai ėshtė izoluar fillimisht nė ambientet e postės sė policisė nė Himarė, ndėrsa mė pas ėshtė dėrguar nė dhomat e paraburgimit pranė Drejtorisė sė Policisė sė Vlorės.

Banorė tė Himarės thanė dje se 24-vjeēari nga Lushnja kishte filluar punė pėrpara 10 ditėsh nė njė firmė ndėrtimi, ku 72-vjeēari Bollano bėnte punėn e mbikėqyrėsit. Bledi Xhaferri njihej si person me probleme mendore, por deri dje nuk kishte shfaqur shenja agresiviteti. Ndėrkohė, mėsohet se 72-vjeēari Pirro Bollano ka qenė person pa probleme.

Vrasja


Policia: Sokol Kokoshi u qėllua me njė plumb nė shpatull nga kushėriri i gruas sė tij


Berat, ekzekutohet me pistoletė njė 35-vjeēar



Njė 35-vjeēar ka gjetur vdekjen dje nė mėngjes, pasi ėshtė qėlluar me armė zjarri nė njė nga lokalet e qendrės sė qytetit tė Beratit. Sokol Kokoshi, banor i lagjes "Donika Kastrioti", ėshtė qėlluar me armė zjarri ndėrsa ka qenė duke pirė kafe me disa tė afėrm dhe vjehrrin e tij. Burime nga vendi i ngjarjes bėjnė me dije se rreth orės 09:00 nga jashtė lokalit kanė hyrė nė lokal Ndriēim Veleshnja, i shoqėruar prej tė afėrmve tė tij dhe ka qėlluar me armė zjarri pistoletė 35-vjeēarin qė ishte duke pirė kafe. Njė plumb ka pėrshkuar trupin e 35-vjeēarit Kokoshi, i cili megjithėse ėshtė dėrguar urgjentisht nė spital, nuk ka mundur tė mbijetojė. Burime nga spitali i Beratit bėjnė me dije se 35-vjeēari nuk ka mundur tė marrė as ndihmėn e parė, pasi ka ndėrruar jetė gjatė rrugės. Trupi i pajetė ėshtė dėrguar mė pas nė morgun e spitalit, ku i ėshtė nėnshtruar ekspertizės mjekoligjore. Ndėrkohė, nė vendin e ngjarjes, nė lagjen "22 Tetori", shumė pranė qendrės sė qytetit, kanė mbėrritur ekspertėt e policisė, qė kanė nisur hetimet rreth ngjarjes. Policia bllokoi menjėherė lokalin ku ndodhi krimi. Nė vendngjarje u gjetėn katėr gėzhoja tė qitura nga njė pistoletė. Nga dėshmitė nė vendin e ngjarjes, policia mėsoi se personi qė qėlloi ndaj Kokoshit i ishte afruar tavolinės sė tij dhe i kishte drejtuar armėn duke qėlluar nė distancė tė afėrt. Mė pas ai ėshtė larguar me shpejtėsi me njė mjet tjetėr. Jashtė lokalit policia ka bllokuar dhe mjetin me tė cilin dyshohet tė ketė ardhur autori, njė "Alfa Romeo" me targa TR8837I, me ngjyrė tė zezė. Sipas policisė, ende nuk dihen shkaqet e kėsaj vrasjeje, por po hetohet nė disa pista. Ekspertėt e policisė kanė arritur tė bėjnė identifikimin e autorit, i cili dyshohet se ėshtė 22-vjeēari Ndriēim Veleshnja, djali i xhaxhait tė bashkėshortes sė viktimės. Duke u nisur nga kjo lidhje, policia ka ngritur dyshimet se vrasja mund tė ketė pėr shkak njė grindje tė ndodhur dy ditė mė parė midis viktimės dhe vėllait tė autorit. Dje nė mėngjes, Sokol Kokoshi ishte takuar me vjehrrin e tij pikėrisht pėr tė sqaruar kėtė zėnkė. Sipas burimeve nga komisariati i policisė, autori i kėsaj vrasjeje ėshtė shpallur nė kėrkim dhe po punohet pėr zbulimin e vendndodhjes dhe arrestimin e tij me akuzėn e vrasjes.


Vetėvrasjet


Viktimat, dy gra dhe njė burrė


Tre tė vdekur, njėri shpėton


Tri vetėvrasje kanė ndodhur gjatė paradites sė djeshme nė Berat, Fier dhe Tropojė, ndėrsa nė Pėrrenjas, njė burrė qė tentoi tė digjte veten me benzinė, ėshtė shpėtuar nė momentin e fundit.

Njė 23-vjeēare nga qyteza e Urės Vajgurore nė Rrethin e Beratit i ka dhėnė fund jetės nė mesditėn e djeshme, duke u vetėvarur nė kasollen e banesės sė saj. Migena Vrani, nėnė e njė fėmije, u gjet e varur rreth orės 14:00 nga tė afėrmit. Policia nuk i ka ende tė qarta shkaqet qė e kanė ēuar gruan e re drejt kėtij akti.

Nė Fier njė 35-vjeēare nga lagjja "Afrim" e qytetit ka pirė disa kokrra fostoksinė tė hėnėn nė mbrėmje. Miranda Maloku ėshtė gjetur e shtrirė nė anė tė rrugės nga kalimtarė tė rastit dhe ėshtė ēuar nė spital. Mjekėt thanė se gruaja ishte nė gjendje tepėr tė rėndė dhe nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm ka ndėrruar jetė nė spital. Policia e ka pasur tė vėshtirė tė identifikojė gruan, deri sa nė orėn 04:00 tė mėngjesit bashkėshorti i saj ka denoncuar humbjen e gruas. Gruaja kishte pak kohė qė kishte ardhur me familjen nga Puka dhe prej disa javėsh punonte nė njė rrobaqepėsi. Gjendja e rėndė ekonomike si dhe lodhja nė punė mendohet tė jetė shkaku qė e shtyu drejt vetėvrasjes. Ajo e ka pirė fostoksinėn rrugės duke u kthyer nga puna.

Nė Dragobi tė Tropojės, njė 65-vjeēar me emrin Hamdi Ismailaj ėshtė vetėvrarė pasditen e sė hėnės me pistoletė nė shtėpinė e tij. Ismailaj kishte pak vite qė ishte shpėrngulur me banim nė Tiranė bashkė me familjen, ndėrsa kėto ditė ai ishte kthyer i vetėm nė shtėpinė e vjetėr pėr pushimet e pranverės, siē u kishte rrėfyer disa fqinjėve para se tė vetėvritej. Burime tė policisė nė Tropojė tregojnė se 65-vjeēari kishte qėlluar veten me njė pistoletė model 56, duke e futur nė gojė. Mėsohet se burri i moshuar ka pasur probleme mendore.

Njė tentativė vetėvrasjeje nė Pėrrenjas ka pėrfunduar, fatmirėsisht, pa sukses dje. I penguar nga komuna nė biznes dhe i mbytur nė kredi, pronari i njė rezervati peshku i ka vėnė vetes flakėn, duke u lyer me benzinė. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 08:00 tė mėngjesit tė djeshėm, kur 52-vjeēari Rakip Laēka tentoi t‘i japė fund jetės, duke u djegur brenda nė makinėn e tij. Njė telefonatė anonime nė polici ka ēuar nė vendngjarje shumė policė, tė cilėt tė ndihmuar edhe nga familjarėt e 52-vjeēarit kanė arritur ta nxjerrin atė nga makina dhe t‘i shuajnė flakėt, pa arritur qė ato tė shkaktonin dėmtime tė rėnda. Laēka kishte marrė rreth 150 milionė lekė borxhe dhe kredi pėr ngritjen e njė rezervati peshku, por sė fundmi i ishte ndaluar furnizimi me ujė nga tunelet e Qafė Thanės.




Shqip
__________________
Aishiteru Zeta

bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve: 656
Location: brenda forumit \
Job/hobbies: puna ime
Shteti:
Reputation: 1
Points: 7
Registration date: 29/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Sėpatė pas koke 36-vjeēarit, ende mister vrasja

Mesazh nga Musafir prej Fri May 09, 2008 4:18 pm

TIRANĖ - Goditja vdekjeprurėse me njė sėpatė pas koke i ka shkaktuar vdekjen e menjėhershme babait tė dy fėmijėve. Altin Hoxha, 36 vjeē, lindur e banues nė Tiranė, ėshtė gjetur i vdekur me njė plagė nė kokė mėngjesin e djeshėm nė autostradėn Tiranė-Durrės. Trupi i pajetė i viktimės mėsohet tė jetė gjetur nga njė komshiu i tij, rreth orės 5.00 tė mėngjesit. Por sapo ka dalė nė rrugė, pėr tė kapur fugonin e radhės, ka parė poshtė mbikalimit trupin e njė njeriu. Ėshtė afruar qė ta shohė dhe nė atė moment ka njohur se kufoma i pėrkiste Altinit, njeriut qė banonte pranė shtėpisė sė tij. I shqetėsuar, ai ka njoftuar menjėherė familjarėt e viktimės. Ka qenė gruaja e Hoxhės, ajo e cila ėshtė pėrballur menjėherė me ngjarjen e kobshme. Mė pas me ēėshtjen janė marrė specialistėt e Seksionit tė Krimeve Kundėr Jetės, tė cilėt kanė nisur punėn pėr zbardhjen e vrasjes. Burime zyrtare pranė grupit hetimor bėjnė me dije, se shumė pranė vendit ku u gjet trupi, ėshtė gjetur edhe njė sėpatė e lyer me gjak, e cila i ka shkaktuar vdekjen 36-vjeēarit. Ndėrkohė qė sipas ekspertizės mjeko-ligjore, mėsohet se vdekja ka ardhur si pasojė e njė goditjeje me mjet prerės, e cila i ėshtė dhėnė nė pjesėn e prapme tė kokės, qė ka vazhduar deri nė shpatull. Ndėrsa nga tė tjera burime zyrtare policore, bėhet e ditur se pista e vetme pėr tė cilėn po hetohet, ėshtė vrasja pėr motive tė dobėta dhe dyshimet mė tė shumta pėr ndonjė lidhje jashtėmartesore tė Hoxhės. Por puna hetimore vazhdon ende pėr kapjen e autorit, prangosja e tė cilit do tė zbardhė dhe shkaqet e vėrteta tė ekzekutimit misterioz. Altin Hoxha banonte nė Kashar dhe ishte i dypunėsuar. Natėn punonte roje i njė objekti privat, ndėrsa ditėn lavazhier nė Mullet. Vdekja e tij ka lėnė hije misteri tek tė afėrmit, tė cilėt tashmė pėrveē dhembjes, do t’u duhet tė pėrballen edhe me shkaqet e vėrteta qė i morėn jetėn tė afėrmit tė tyre.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Fri May 09, 2008 4:28 pm

Maskarenj ngelet duke vrare njeri tjetrin per ic gje ne fer e kini vendin

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Pėrleshje me armė, vriten dy tė rinj

Mesazh nga Musafir prej Fri May 09, 2008 4:33 pm

Malėsi e Madhe, njėri nga viktimat kėrkohej nga policia, por lėvizte lirshėm me armė nė dorė

Dy tė rinj kanė vdekur ndėrsa njė tjetėr ėshtė plagosur rėndė gjatė njė shkėmbimi zjarri nė njė fshat tė thellė tė Malėsisė sė Madhe. Edhe pas 24 orėsh, policia nuk i ka ende tė qarta rrethanat e ngjarjes sė rėndė, tė ndodhur nė njė zonė qė ėshtė krejtėsisht jashtė kontrollit tė saj.

Pėrleshja me armė ka ndodhur rreth orės 23:00 tė sė mėrkurės, pranė njė lokali nė Bartosh, njė fshat i thellė malor i Rrethit Malėsi e Madhe. Gjergj Shotaj, 26 vjeē, dhe Tom Ulaj, 23 vjeē, kanė mbetur tė vdekur nė vend nga plumbat e kallashnikovit, ndėrsa Ardian Narkaj, 28 vjeē, ėshtė plagosur rėndė.

Fshati ku ka ndodhur krimi ndodhet nė njė terren tė thyer, shumė larg qytetit tė Koplikut. Pėr kėtė arsye, atje mungon shėrbimi i telefonisė celulare, madje edhe radiot e policisė nuk funksionojnė. Kjo ka bėrė qė policia tė shkojė me vonesė nė vendngjarje dhe ta ketė tė vėshtirė zbardhjen e rrethanave tė krimit. Burime nga Policia e Shkodrės pohojnė se po hetohet nė dy pista kryesore pėr zbardhjen e ngjarjes. Sė pari mendohet se gjithēka ka ndodhur pas njė zėnke pėr motive tė dobėta, pasi tre personat kanė qenė duke pirė sė bashku nė njė lokal tė fshatit. Nga dėshmitė e para mėsohet se ata kanė nisur tė debatojnė me njėri-tjetrin nė gjendje tė dehur. Sipas njė versioni tė hedhur nga dėshmitarėt, debati mes tyre ka nisur nė lokal me fjalė, pastaj ka degjeneruar nė pėrleshje fizike, e mė pas nė njė shkėmbim zjarri qė ka pėrfunduar me dy tė vdekur dhe njė tė plagosur.

Por, nga marrja nė pyetje e disa personave tė tjerė qė kanė dijeni pėr ngjarjen, policia ka ngritur njė pistė tė dytė hetimi, sipas tė cilės tre viktimat janė qėlluar nga njė person tjetėr, ende i paidentifikuar. Njė tjetėr fakt qė i shkon pėrshtat pistės sė dytė tė hetimeve ėshtė gjetja e trupave tė pajetė nė rrugėn kryesore tė fshatit dhe jo pranė lokalit ku thuhet se ka nisur sherri. Po sipas policisė, fakti qė dy viktimat janė njohur si problematikė nė zonė dhe kanė pasur shoqėri me njėri-tjetrin ka ngritur dyshimet se ata janė qėlluar nga njė person tjetėr. Edhe pas dy ditėsh, policia nuk e ka ende tė qartė motivin e kėsaj pėrleshjeje me armė, si dhe rolin qė ka pasur nė kėtė ngjarje personi qė ka mbetur i plagosur.

Ndėrkohė, mėsohet se njėri nga viktimat, Tom Ulaj, ishte person i shpallur nė kėrkim nga policia pėr grabitje me armė. Ai ka qenė gjithashtu i dėnuar mė parė pėr armėmbajtje pa leje. Ngjarja e ndodhur tė enjten nė mbrėmje ka nxjerrė nė pah edhe njė shqetėsim tė banorėve tė zonave tė thella malore, ku lėvizja e njerėzve tė armatosur dhe shkrehja e armėve ėshtė bėrė njė fenomen i zakonshėm. Sipas disa banorėve tė fshatit Bratosh ku ndodhi ngjarja e sė mėrkurės, krismat e armėve nė kėtė zonė janė tė zakonshme gjatė natės, ndaj edhe njerėzit i shmangin lėvizjet pas perėndimit tė diellit. "Policia duket nė kėto anė vetėm kur vriten njerėz", tha dje njė banor i fshatit.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 9:01 am

shpresoj qe i ndjeri te mos kete vuajtur shume.
vrasesi kriminel kete radhe u mjaftua vetem me nje goditje Zot na ruaje nga ky primitizem. po pse u mbaruan kallashet ?

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga bledikorcari prej Sat May 10, 2008 9:10 am

kallashi gulukutke eshte kur nuk do ta lendosh shume ate qe do te vrasesh,se ke degjuar ate qe thote populli "plumbi eshte i embel" ? prandaj dhe ky ka pasur shume armiqesi,ka dashur ta lendoje dhe te vuaje i ndjeri ose ska pasur kallash fare.

bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve: 656
Location: brenda forumit \
Job/hobbies: puna ime
Shteti:
Reputation: 1
Points: 7
Registration date: 29/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Masakra e Himares: E vrava se po me shikonte

Mesazh nga Musafir prej Tue May 13, 2008 3:48 am

"I akuzuari per vrasjen makabre te 72-vjecarit Pirro Bollano ka paraqitur dje perpara hetuesve nje tjeter version ne lidhje me shkaqet e sulmit ndaj te moshuarit. "Ai po me shikonte dhe une e vrava"-ka thene dje 24-vjecari Bledi Xhaferri ne dhomat e paraburgimit te Vlores. Hetuesit thane se deklarata me e fundit eshte nje tjeter nonsens nga 24-vjecari, i cili prej disa ditesh kishte vendosur te mbyllte gojen...

E Hene, 12 Maj 2008

Dje ai ka nxjerre vetem disa fjali te shkurtra e pa lidhje gjate seances se zakonshme te pyetjeve, ndersa burimet nga grupi hetimor pohuan se ende nuk kane mberritur ekspertet qe priten nga kryeqyteti. Kjo eshte deklarata e dyte e 24-vjecarit nga fshati Fier-Shegan i rrethit te Fierit. Diten e masakres ai ka pohuar: "Punoja per te, kisha kaq dite e s'po me jepte leket, keshtu mua me thirren xhindet dhe e vrava".

Hetuesit vlonjate thane se jane gjithnje e me te bindur per gjendjen e paqendrueshme mendore te 24-vjecarit Bledi Xhaferri, por gjithcka pritet te certifikohet nga ekspertet mjeko-ligjore dhe ata te psikiatrise ligjore. Nderkohe mesohet se Bledi Xhaferri vazhdon te mbahet ne nje qeli te posacme ne dhomat e paraburgimit te Vlores.

Ai qendron i vetem, pasi policia mendon se eshte i rrezikshem edhe per te paraburgosurit e tjere. Ngjarja per te cilen akuzohet Xhaferri ka ndodhur mengjesin e 6 majit te ketij viti. Deshmitaret treguan se Bledi Xhaferri, i dyshuar si i semure mendor, i ka care kafken me gur dhe me pas i ka shqyer trupin me thike 72-vjecarit Pirro Bollano, ne qender te qytetit te Himares.

Policia tha se viktima kishte punesuar 24-vjecarin per te kryer disa punime ne nje sipermarrje ndertimi, ku ai ishte mbikeqyres, dhe dyshohet se motiv i sulmit ka qene mosmarreveshja per ceshtjen e pageses. "I riu ka qene duke pire nje frape, ne nje nga lokalet ne sheshin kryesor te qytetit, perballe godines se Albtelekomit", tregoi per policine vendore nje nga personat e shumte, qe kane pare skenen e krimit.

Ornela Hila

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Harem me minorene, pranga dy shqiptareve

Mesazh nga Musafir prej Tue May 13, 2008 3:49 am

"Dy shqiptare jane arrestuar pas nje operacioni te bujshem te policise italiane ne qytetin e Albes, pasi akuzohen per shfrytezim te gjashte vajzave per prostitucion. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga burimet zyrtare te karabinierise, sipas te cilave dy te rinjte, me iniciale M. S., dhe tjetri 29 vjec me iniciale G. P., 26 vjec, jane arrestuar pasi ishin tutore te gjashte vajzave shqiptare...

E Hene, 12 Maj 2008

Denoncimi ishte bere nga nje prej viktimave, qe sipas policise ka mundur te shkeputet nga grupi. Dy te rinjte kishin vite qe jetonin ne Itali, dhe nga policia kishin pasur disa here raportime ne lidhje me aktivitetin, per disa ngjarje te vogla. Nderkaq qe operacioni kishte nisur disa kohe me pare kur policia kishte filluar hetimet duke mbajtur nen vezhgim te dyshuarit, ndersa nje vajze siguronte nga 50-200 euro per cdo klient dhe leket ua jepnin tutoreve te tyre. Karabinieret e qytetit te Albes ne Itali, kane perfunduar gjate nates se dy diteve me pare nje operacion kunder shfrytezimit te qenieve njerezore.

Te arrestuar jane dy shqiptaret njeri 29 vjec me iniciale M. S., dhe tjetri 26 vjec me iniciale G. P. I pari akuzohet per shfrytezim prostitucioni te minoreneve, ndersa i dyti per shfrytezim te qenieve njerezore dhe per trafik klandestinesh dhe armembajtjes pa leje. Prej disa muajsh policia ishte ne gjurmet e tyre, duke u terhequr nga makinat luksoze, nje "Mercedes Benz" dhe nje "Alfa Romeo". Gjate hetimeve kishte rezultuar se ata kishin nxjerre ne rruge 6 prostituta, te moshave nga 17 deri 22 vjece, te gjitha shqiptare. Mes vajzave 3 ishin te komunitetit rom. Ato sipas te dhenave te policies, prostituonin cdo nate ne vendin e Albes dhe ne menyre te vecante ne Piana Biglini, Vittoria e Pocapaglia.

Dy tutoret shqiptare sapo i linin vajzat ne vendin e punes, qarkullonin ne zone me makinat e tyre per te vezhguar dhe per te evituar ndonje problem qe mund te lindte me ndonje "klient" te prostitutave, nese ndonjeri nuk paguante. Por edhe per te eliminuar konkurrencen dhe "ambientin perreth" tyre, nese vinte ndonje tjeter prostitute, e per kete arsye ata ishin edhe te armatosur me thika. Vajzat ishin te kercenuara per te punuar sa me shume dhe per t'u dhene atyre nje pjese te fitimeve. Te arrestuarit ndodhen ne burg dhe u jane sekuestruar automjetet. Ndersa per njeren nga vajzat shqiptare te shfrytezuara, e cila rezulton pa dokumente, policia ka pergatitur pezullimin nga Italia, duke e rikthyer serish ne Shqiperi.

Vajzat: Shkonim me 6 kliente cdo dite Gjashte vajzat te cilat kishin kohe qe dilnin ne rruge, shkonim me disa kliente ne dite duke marre nga 50 deri ne 200 euro, ku shumicen e parave e merrnin dy te rinjte shqiptare qe jane vene ne pranga. Ato kane treguar ne polici se ishin te detyruara qe te kishin marredhenie seksuale me 5-6 kliente secila brenda dites. Por shumica e parave qe ata fitonin shkonin per llogari te tutoreve te tyre. Nderkohe qe ato mbanin para vetem per te jetuar, per te ngrene buke dhe per te blere rroba, qe te dilnin sa me mire ne rruge.

Perg: A.Cena

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi