Kronika e zeze

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

default Ushtari me pagesė: Mora gjakun e dajės

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 12:32 pm

Kapet autori i atentatit nė Shijak. Viktima dyshohej pėr vrasjen e burrit tė motrės

Ushtari me pagesė i Brigadės sė Reagimit tė Shpejtė nė Zall Herr ekzekutoi 46-vjeēarin nga Shijaku, 5 vjet pas vrasjes sė Jaho Smoqit. Ekzekutori ka qenė mes tė shoqėruarve tė parė tė policisė pas ngjarjes. Nazmi Rramilli, 24 vjeē, nga fshati Hardhishtė i Komunės Gjepalaj ėshtė arrestuar nė orėt e para tė ditės sė djeshme pėr vrasje me paramendim. Rramilli, ushtari me pagesė i Zall Herrit, ka pohuar krimin, duke treguar se vrasja e Smoqit nė fundin e nėntorit tė vitit 2003 kėrkonte shpagim. Megjithatė, ai ka pranuar se ėshtė penduar pėr krimin e bėrė, menjėherė pas tij.

Ndėrkaq, nė qytetin e Shijakut, situata ka qenė e rėnduar dhe vrasja e Begės, babait tė tre fėmijėve, fare pranė banesės sė tij, ka qenė tema kryesore e bisedave. Hak pa marrė dhe gjak pa larė nuk mbetet. Thėnia e njohur shqiptare ėshtė pėrmendur shpesh dje gjatė diskutimeve tė shijakasve dhe durrsakėve, ende tė tronditur nga ngjarja. Ėshtė komentuar gjatė fundi i Begės, si dhe jeta e tij para kėtij momenti. Nuk ėshtė lėnė jashtė vėmendjes as angazhimi i viktimės nė fushatat elektorale tė demokratėve, duke kujtuar shprehjen e famshme: "Tė gjithė pėr ā€¦ Olldashin". Vrasja makabre e biznesmenit Jaho Smoqi nė Xhafzotaj, gjatė natės sė vonė tė 29 nėntorit 2003, ndėrsa ishte nė gjumė bashkė me tė shoqen, ka qenė njė nga krimet mė makabre tė atyre viteve qė ende mbahet mend nė Durrės. Dalja e emrit tė viktimės, si njė prej kriminelėve tė asaj nate tė vonė, orientoi agjentėt e antikrimit tė Shijakut dhe Durrėsit drejt ndėrhyrjeve tė shpejta dhe energjike. Mes tė shoqėruarve tė parė pėr ngjarjen e mbrėmjes tė sė premtes, policia kishte futur nė ambientet e saj edhe njeriun qė ekzekutoi Hysen Begėn, rreth orės 19:00 nė lagjen "Erzen" tė Shijakut. Drejtues tė Policisė sė Shijakut thanė pėr gazetėn se suksesi i zbardhjes sė ngjarjes dhe gjetjes sė autorit u bazua nė pėrcaktimin e shpejtė tė pistave tė hetimit. Kjo bėri qė tė identifikohej, kapej e arrestohej brenda njė harku tė shkurtėr kohor nga ēasti i vrasjes i dyshuari si autor. Zėdhėnėsja e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Durrės bėri tė ditur arrestimin e shtetasit Nazmi Rramilli, vitlindja 1984, lindur e banues nė fshatin Hardhishtė tė Komunės Gjepalaj, Durrės, me arsim tė mesėm, i padėnuar mė parė, me detyrė ushtar me pagesė nė Brigadėn e Reagimit tė Shpejtė me qendėr nė Zall Herr tė Tiranės. Veprimet e para hetimore tė dokumentuara zbardhėn identitetin e Rramillit, si tė dyshuar kryesor pėr vrasjen e Begės nė Shijak me armė zjarri, automatik model 56, pėr motive gjakmarrjeje. Nga deklarimet e tij nė polici rezulton se 24-vjeēari ishte i bindur se viktima ishte pėrfshirė nė vrasjen e djalit tė hallės sė babait tė tij, tė cilin e thėrriste dajė, nė vitin 2003. Pėr kėtė vrasje tė shėmtuar ėshtė dėnuar me burgim dhe vuan dėnimin shtetasi Fatos Balla, ndėrsa njė tjetėr person u arrestua dhe u la i lirė pėr mungesė provash. Nė vrasjen e Smoqit, e shoqja kishte arritur tė identifikonte, ndonėse tė maskuar, tė vėllain, viktima e njė dite mė parė. Pohimet e mėpasshme e shmangėn deklarimin e emrit tė tij, ndoshta pėr hir tė lidhjes sė fortė tė gjakut tė Hysen Begės me gruan e viktimės, nė vitin 2003.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 12:50 pm

Shkoder, prangoset supermashtruesi i kartave telefonike,

Shkruan "Pas shume denoncimeve dhe hetimeve te njepasnjeshme, policia e Shkodres ka vene ne pranga autorin e supermashtrimit te 277.000 lekesh te reja vetem nepermjet telefonit. 22-vjecari duke telefonuar nga numra fiks dhe duke u hequr si nje “kompani” private, premtonte dhurata joshese kundrejt dergimit te kartave rimbushese Vodafon dhe AMC...

SHKODER - Eshte arrestuar ne Shkoder supermashtruesi i kartave telefonike i cili premtonte dhurata per te ashtuquajturit fitues te kompanive Vodafon dhe AMC. I prangosuri 22-vjecar Artan Bardhi, lindur dhe banues ne fshatin Freken, Lezhe, kishte zgjedhur nje metode teper bindese per te mashtruar dhjetra persona vetem nepermjet personit. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise se Shkodres te cilet bene te ditur se 22-vjecari ka mashtruar persona te ndryshem ne disa qytete te Shqiperise, si Shkoder, Puke, Durres, Korce, Mirdite, Peshkopi, etj.

Mashtrimi eshte kryer duke u telefonuar ketyre personave kryesish ne numra fiks dhe duke u hequr si nje kompani private, e cila do jepte dhurata per te ashtequajturit fitues. Keta te fundit duhej t'i dergonin “kompanise” karta rimbushese Vodafone dhe AMC, te cilat kapnin nje shume te konsiderueshme lekesh. Nje pjese e personave “viktime” te ketyre mashtrimeve , iu drejtuan Drejtorise se Policise dhe Prokurorise se Rrethit, duke bere kallzime penale ndaj autorit te pa identifikuar, te kesaj vepre penele. Nga keto denoncime policia nisi hetimet dhe njekohesisht paralajmėroi qytetaret qe te mos bien pre e ketij fenomeni. Fale punes intensive te organeve hetimore, u be e mundur identifikimi dhe kapja e autorit te supermashtrimit.

Nderkohe policia ben te ditur se 22-vjecari Artan Bardhi ka mashtruar:

1. Shtetasen V. O. nga Shkodra e mashtruar ne shumen 20.000 leke te reja (20 karta rimbushese AMC).

2. Shtetasi P. N. nga Shkodra i mashtruar ne shumen 70.000 leke te reja (60 karta rimbushese AMC dhe 10 Vodafone).

3. Shtetasit H. K. nga Shkodra i mashtruar ne shumen 9.000 leke te reja (9 karta rimbushese AMC).

4. Shtetasit Z. B. nga Shkodra i mashtruar ne shumen 75.000 leke te reja (75 karta rimbushese AMC).

5. Shtetasit M. Sh. nga Shkodra i mashtruar ne shumen 55.000 leke te reja (55 karta rimbushese AMC).

6. Shtetasve A. C. dhe H. K. nga Lushnja te mashtruar ne shumen 30.000 leke te reja (24 karta rimbushese Vodafone dhe 6 karta rimbushese AMC).

7. Shtetases E. M. nga Shkodra e mashtruar ne shumen 8.000 leke te reja (8 karta rimbushese AMC).

8. Shtetasit S. M. nga Kukesi i mashtruar ne shumen 10.000 leke te reja (10 karta rimbushese AMC). Gjithashtu ky shtetas, dyshohet te jete autor i te tjera mashtrimeve, te ketij lloji, per te cilet do behet verifikimi dhe dokumentimi perkates ligjor. Materialet ne ngarkim te shteasit Artan Bardhi do I kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te “mashtrimit”.

(A.S/Balkanweb)

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 12:54 pm

Ekzekutohet me plumb nė kokė emigranti

"POGRADEC Ekzekutohet me dy plumba nė kokė njė emigrant shqiptar, i cili vetėm dy javė mė parė ishte kthyer pranė familjes sė tij nė Pogradec. Prishja e pazareve pėr trafiqe tė ndryshme nė Itali, i ka kushtuar jetėn Toni Shytit...

( 15/05/08)

Albana Cakshiri

Ai ėshtė qėlluar pėr vdekje, pak metra larg banesės sė tij dhe nė afėrsi tė varrezave tė dėshmorėve tė kėtij qyteti. Ngjarja e rėndė ka ndodhur mbrėmjen e sė martės, nė lagjen nr.1 tė Pogradecit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Korēės, bėjnė me dije se nė vrasjen e 36-vjeēarit janė pėrfshirė mė shumė se dy persona. Sipas ekspertėve tė ēėshtjes, pista kryesore e hetimit ėshtė ajo e vrasjes tipike mafioze pėr shkak tė aktivitetit tė dyshimtė tė viktimės nė vendin fqinj. Nuk pėrjashtohet dhe mundėsia e ekzekutimit tė Toni Shytit pėr konflikt pronėsie.

Vetėm pak orė pas ngjarjes, uniformat blu kanė shoqėruar disa persona, mes tė cilėve dhe tė afėrm tė emigrantit. Po punohet intensivisht pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave tė ngjarjes, si edhe identifikimin dhe arrestimin e autorėve tė krimit. VRASJA Rreth 10 ditė mė parė, Toni Shyti nga fshati Gėshtenjas i Pogradecit, ishte kthyer nga Italia ku kishte emigruar prej vitesh, pėr tė parė shtėpinė e re qė kishte blerė familja e tij (kishte kontribuuar dhe vetė financiarisht) nė lagjen nr.1 tė kėtij qyteti. Kishte njė vit qė nuk kishte takuar tė afėrmit e tij, ndaj ka ardhur dhe pėr t'u ēmallur me ta.

Por ka qenė vizita e fundit nė vendlindje e emigrantit. Fatkeqėsisht, ai ėshtė ekzekutuar nė pritė nga persona ende tė paidentifikuar. Pasditen e sė martės, 36-vjeēari kishte dalė pėr tė pirė njė kafe me shokėt e tij nė qytet. Rreth orės 22:20, Shyti ishte duke u kthyer i vetėm nė banesėn e tij. Nė afėrsi tė varrezave tė dėshmorėve tė Pogradecit, ai ėshtė qėlluar dy herė me pistoletė nė kokė, duke mbetur i vdekur nė vend. Krismat e armės kanė alarmuar tė afėrmit e viktimės si dhe banorėt e lagjes, tė cilėt kanė shpejtuar t'i vijnė nė ndihmė tė riut. Por ishte shumė vonė, pasi 36-vjeēari kishte ndėrruar jetė.

HETIMI

Vrasja e Toni Shytit ėshtė i pari krim mafioz i shėnuar kėtė vit nė qytetin e Pogradecit. Forca tė shumta policore kanė mbėrritur nė vendngjarje dhe kanė kryer veprimet e para hetimore. Burime pranė grupit hetimor, pohojnė se dy ose mė shumė persona i kanė zėnė pritė viktimės dhe e kanė qėlluar pėr vdekje. Fillimisht ėshtė dyshuar se motivi i krimit ka tė bėjė pėr ēėshtje pronėsie (i vjehrri i viktimės kishte pasur njė konflikt me vėllain e tij). Por mė pas, kjo pistė ėshtė hedhur poshtė. Sipas policisė, Shyti u vra pėr shkak tė problemeve tė mbartura qė ai kishte nė Itali.

Gazeta Shqiptare

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 12:56 pm

Vetėhelmohet pas fejesės sė tė dashurės

"Mami dhe babi, ju kėrkoj falje qė po ju lėndoj. Por unė jam shumė i mėrzitur, dhe nuk e dua mė jetėn. Ndaj dua tė vdes. Mė falni....” Kėto ishin fjalėt e fundit tė Vullnet Dikos, nga Struga e Maqedonisė, student nė vitin e parė pėr Informatikė nė Universitetin e Tiranės. ..

( 15/05/08)

Gerti Xhaja

Ato janė tė shkruara nė kompjuterin e tij, para se tė pinte tabletat vdekjeprurėse tė fostoksinės. Nuk dihet nėse kjo ishte mbyllja e munguar nė romanin qė shkruante prej tre muajsh dhe ia dedikonte dashurisė sė tij me vajzėn nga Struga, e cila ishte fejuar me dikė tjetėr jo mė larg se njė muaj mė parė. Kjo ėshtė pak a shumė historia e depresionit qė shtyu studentin shqiptaro-maqedonas nė vetėhelmim, mesnatėn duke gdhirė dita e djeshme, nė banesėn e marrė me qira nė rrugėn “Ali Demi” nė Tiranė. Historia ruhet nė materialet dhe ditarin e jetės sė tij, tė pėrshtatur nė njė miniroman, tė cilin kishte nisur tė shkruante.

Burime pranė grupit hetimor tė Komisariatit numėr 1 tė Policisė sė Tiranės, konfirmojnė se kanė gjetur nė njė file tė hapur nė desktopin e kompjuterit, tre faqe ėord, ku Diko kishte shkruar lamtumirėn e tij pėr njerėzit e vet mė tė dashur. Gjithashtu, tė njėjtat burime, por edhe shokėt e Dikos, konfirmojnė ekzistencėn e njė materiali tjetėr ku pėrshkruhet nė mėnyrė artistike historia e dashurisė sė Dikos. Ngjarja Policia e ka gjetur nė gjendje agonie, nė banesė studentin, rreth orės 23:00 tė mbrėmjes sė tė martės. Pranė tij gjendej kutia cilindrike me tė cilėn kishte blerė tabletat vdekjeprurėse tė fostoksinės. Sė bashku me njė fqinjin e vet, policia ka mundur ta dėrgojė nė parametrat jetėsorė nė repartin e toksikologjisė tė Spitalit Ushtarak, 19-vjeēarin shqiptaro-maqedonas.

Ndėrsa mjekėt nuk kanė mundur tė bėjnė asgjė pėr tė mbajtur nė jetė studentin e nisur tashmė nė rrugėn pa kthim tė vdekjes. Ishte penduar pėr vendimin e vetėsakrifikimit, por askush nuk ka mundur ta ndihmojė pėrballė efekteve vdekjeprurėse tė helmit qė kishte konsumuar. Vetė Diko, pasi kishte konsumuar helmin, kishte kontaktuar nė telefon me tė afėrmit pėr tė kėrkuar ndihmė. Fqinji dhe policia kishin shkuar menjėherė nė dhomėn ku jetonte i vetėm Diko, por helmi kishte nisur tė jepte efektet e para. Policia Nuk ka pasur asnjė dyshim qė ngjarja ishte njė vetėhelmim “i pastėr”, nė kushtet e depresionit tė rėndė psikik.

Tė tillė e ka konkluduar ngjarjen nė raportin e tij, grupi hetimor i Komisariatit numėr 1 tė Policisė sė Tiranės, i cili kishte juridiksionin e vendit tė ngjarjes. Trupi i pajetė i ėshtė nėnshtruar ekspertizės mjeko-ligjore nė morgun e Tiranės. Nė orėt e mesditės trupi u ėshtė dorėzuar familjarėve, tė cilėt, tė tronditur nga fatkeqėsia, kishin mbėrritur nė Tiranė. Ishin tė shumtė shokėt e klasės dhe miqtė qė studenti kishte mundur tė bėnte nė njė vit shkollė nė Tiranė, tė cilėt ishin grumbulluar pranė morgut tė Tiranės, nga ku pritej qė xhenazeja tė nisej nė drejtim tė shtėpisė dhe varrezave tė familjes, nė Strugė tė Maqedonisė, ku do tė kryhej ceremonia mortore sipas riteve tė familjes dhe ku do tė ishte banesa e fundit e studentit 19-vjeēar. Shoku i dhomės: Nuk e pėrjetoi mirė ndarjen nga e dashura Ka tė njėjtėn moshė me Vullnet Dikon, dhe tė dashurėn po nga Struga.

Ishte shoku i tij mė i ngushtė, madje pėr disa muaj kishin qėndruar bashkė me qira. Ndėrsa do i mbesė peng pėr gjithė jetėn qė nuk mundi ta ndihmojė shokun e vet tė kalonte kėtė periudhė tė vėshtirė. “Tre ditė mė parė ishim bashkė nė kafe. Mė tha qė tė mos hyja shumė thellė nė lidhjen qė kam me njė vajzė nga Struga. E dija qė nuk e kishte pėrjetuar mirė ndarjen dhe mundohesha qė dilnim bashkė hera-herės”, - tė thotė shoku i Vullnetit, i cili studion pėr Stomatologji nė Tiranė. Sipas tij, Vullneti i kishte dhėnė tė lexonte dorėshkrimin nė formė miniromani qė kishte shkruar pėr lidhjen me njė vajzė nga Struga.

Gazeta Shqiptare

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 1:01 pm

Bresheri kallashi, vritet 46-vjecari

"Nje 46-vjecar eshte vrare mbreme rreth ores 19:00 me arme zjarri prane baneses se tij ne qytetin e Shijakut. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur se Hysen Bega eshte qelluar per motive dhe nga persona te panjohur me nje arme automatike ne lagjen "Erzen", ne qender te qytetit te Shijakut...

E Premte, 16 Maj 2008

Hysen Bega ka nderruar jete nga plaget e shumta qe ka marre, duke mos u dhene mundesi familjareve t'i japin ndihmen e pare. Banore te Shijakut thane se viktima njihej si njeri me karakter te forte dhe ka sherbyer ne zgjedhjet e 3 korrikut te vitit 2005 si komisioner i kandidatit per deputet, Sokol Olldashi, i cili me vone u emerua minister i Brendshem. Te njejten detyre ai ka mbuluar edhe per deputetin aktual te Shijakut, Osman Metalla. Deshmitare ne vendngjarje i treguan policise se nje djalosh me nje motor te vogel, tip "Scooter" hyri ne rrugicen e pashtruar me asfalt. I riu ndaloi prane 46-vjecarit qe ndodhej prane shtepise. Nga nje distance fare e shkurter, ai ka nxjerre nje arme automatike, tip "Kallashnikov" dhe ka leshuar nje bresheri te gjate mbi 46-vjecarin.

Hysen Bega ka rene pertoke i gjakosur dhe ka dhene shpirt ne pak sekonda. I riu i ka dhene gaz motorit dhe eshte larguar me shpejtesi ne rrugice. Ai ka dale me pas ne rrugen kryesore te qytetit dhe ka dale nga Shijaku, duke marre drejtimin e vendit te quajtur "Kater Rruget". Policia e Shijakut u njoftua per krimin dhe per drejtimin qe mori autori i vrasjes. Salla Operative e Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit dha alarmin ne Tirane, Kavaje dhe Kruje, duke njoftuar homologet per krimin dhe largimin e motorit. Ndersa ka njoftuar edhe eproret ne Ministrine e Brendshme, nje grup i posacem hetimor me ne krye nendrejtorin e Policise se Qarkut, Hamza Bodlli dhe shefin e Komisariatit te Policise se Durresit, Aleks Hajdari, eshte nisur ne vendngjarje.

Patrulla policie jane vene ne ndjekje te autorit, i cili u largua me motorin e vogel 50 kubikesh, ndersa ne alarm u ngrit edhe Policia Rrugore. Ne pika te ndryshme u ngriten postblloqe te rrugoreve, te perforcuar nga policia e Rendit. Nderkohe policia mesoi se vrasesi kishte marre rrugen ne krahun e majte qe kalon permes fshatit Pjeze dhe ka dale ne rrugen e vjeter Durres-Plepa-Ndroq-Tirane. Nje i ri me motor u ndalua nga policia e kryeqytetit ne zonen e Kombinatit, ne hyrje te Tiranes, i dyshuar si autori i krimit. I ndaluari, emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia, nuk iu bind urdhrit te policise per te ndaluar ne nje postbllok te policise rrugore. Uniformat blu u vune ne ndjekje te tij.

I dyshuari devijoi duke hyre ne rrugica te zones se Kombinatit, derisa policia e rrethoi dhe e ndaloi. Pas kapjes se tij, ai u dergua fillimisht ne dhomat e shoqerimit ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes, dhe me pas me nje automjet te posacem policor u nis drejt Durresit ku po kryhen hetimet ne lidhje me vrasjen e Hysen Beges. Mbreme ai iu dorezua grupit te posacem hetimor dhe u mor ne pyetje nga hetuesit dhe prokuroret e Durresit, te cilet po merren me hetimet e para. Policia tha se te ndaluarit i eshte bere prova e parafines per te pare nese ne duart e tij ka faktore plotesues te qitjes.

Ne vendngjarje 17 gezhoja Grupi i eksperteve qe mberriten ne lagjen "Erzen" te qytetit te Shijakut fiksoi provat e gjetura ne vendngjarje. "Te shperndara ne nje siperfaqe te vogel gjetem dhe grumbulluam 17 gezhoja te kalibrit 7,62 milimetra, te cilat kane dale nga nje arme zjarri automatike model 56, bene te ditur burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit. Ne korpusin e provave te para do te bejne pjese edhe fotografite e marra nga vendi i ngjarjes, gjurmet e fiksuara te motorit me te cilin u krye krimi si dhe grimca gome te leshuara nga motori.

Njekohesisht ne cilesine e proves jane marre deshmite e para nga persona qe mendohet se kane dijeni per rrethanat apo motivet per te cilat u krye krimi. Mjekesia ligjore Ekspertet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit kane marre kufomen dhe e kane derguar ne morgun e spitalit te Durresit. Ekspertet mjeko-ligjore kane nisur kryerjen e autopsise dhe nxjerrjen e plumbave nga trupi i viktimes. Kufoma eshte mbajtur deri vone ne mjediset e morgut, pasi ekspertet kane punuar per ore te tera mbi trupin e viktimes. Secili prej plumbave te nxjerre eshte fotografuar dhe paketuar, pasi do te beje pjese ne korpusin e provave materiale qe jane vene ne dispozicion te Prokurorise se Rrethit te Durresit, e cila po punon per zbardhjen e rrethanave, autorit dhe motiveve te vrasjes. Viktima, baxhanaku i Smoqit

Nga hetimet e para te policise se Durresit ka rezultuar se viktima ishte baxhanaku i Jaho Smoqit, biznesmenit qe u vra ne shtepine e tij ne Shijak, mbremjen e 29 nentorit te vitit 2003. Smoqi ishte pronar i nje pike "Eurolloto" dhe policia tha se u vra ne perpjekje per ta grabitur. Ne perleshje mbeti e plagosur bashkeshortja e biznesmenit. Ne lidhje me kete krim, Gjykata e Rrethit te Durresit ka denuar me 22 vjet burg Fatos Ballen. Ai u akuzua duke marre si baze gjurmet e gishtave te gjetura ne vendngjarje. Ngjarja u raportua edhe ne raportin vjetor te "Amnesty International".

Koha Jone

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 1:03 pm

Kushėriri vret babain e shtatė fėmijėve
"BERAT - Njė 35-vjeēar nga qyteti i Beratit, ėshtė vrarė me thikė nė zemėr nga djali i hallės sė tij teksa po i kėrkonte llogari se i ngacmonte tė bijėn. Burime policore bėjnė me dije se rreth orės 13:00 tė ditės sė djeshme, Genci Mejdani ka ftuar nė njė nga lokalet e lagjes 'Uznovė', kushėririn e tij Maringlen Haxhillari...

( 15/05/08)

Teksa ishin duke pirė nė tavolinė, tė dy kushėrinjtė janė grindur keqaz me njėri-tjetrin. Mejdani, baba i 7 fėmijėve ka dalė nga lokali pėr tė shmangur njė pėrleshje tė mundshme, por ėshtė ndjekur nga pas nga i riu Haxhillari, vėllai i kėtij tė fundit, Zeneli si dhe njė shoku i tyre.

Afėr banesės, 35-vjeēari Genci Mejdani ėshtė qėlluar tri herė me thikė nga Maringlen Haxhillari. Burime tė tjera pohojnė se autori i krimit i ngacmonte vajzėn viktimės.

Vetėm pak orė mė pas, policia ka arrestuar 22-vjeēarin, i cili akuzohet pėr 'vrasje me dashje' dhe 'mbajtje tė armėve tė ftohta'. Ndėrsa ėshtė shoqėruar vėllai i vrasėsit dhe njė tjetėr.

Gazeta Shqiptare

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Mon May 19, 2008 6:10 pm

Ndėrron jetė krye-imami i Qendrės Islamike Shqiptare nė Miēigan, Vehbi Ismaili

"Tė shtunėn nė orėt e para tė mėngjesit vdiq udhėheqėsi i Qendrės Islame Shqiptare nė Miēigan, krye-imami Vehbi Ismaili...

Intervistoi Rudina Dervishi

Imam Vehbi Ismaili lindi nė Shkodėr mė 25 nėntor tė vitit 1919.

Ai erdhi nė Amerikė nga fundi i viteve 40-tė dhe u bė udhėheqės i Bashkisė Islame Shqiptare nė Amerikė. Interesat e tij ishin tė gjera, nga feja, tek politika e ēėshtje qė lidhen me Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Gjatė shėrbimit tė tij fetar, liria ishte ideali i kėtij kleriku tė nderuar.

Gjate emisionit televiziv Ditari kolegia jone Rudina Dervishi bisedoi me imam Shuaib Gėrguri, qė drejton tani Qendrėn Islame Shqiptare nė Miēigan, rreth veprimtarisė sė krye-imamit Vehbi Ismaili. //ib//

Zeri i Amerikes

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Mon May 19, 2008 6:13 pm

Plagoset 10-vjeēari me armė gjahu

"Policia ka arritur nė vendngjarje pėr tė dhėnė arsyet, dhe mendohet se 10-vjeēari ėshtė plagosur nga pakujdesia duke luajtur me armen...

Orjeta Zhupa

Njė djalė 10-vjeēar ėshtė plagosur rėndė ditėn e sotme me armėn e gjahut ėe mbanin nė shtėpi. Gazmend Berisha ėshtė dėrguar me urgjencė nė spitalin e Fierit nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.

Policia ka arritur nė vendngjarje pėr tė dhėnė arsyet, dhe mendohet se 10-vjeēari ėshtė plagosur nga pakujdesia duke luajtur me armen. Po punohet pėr tė hedhur dritė mbi ngjarjen. Shekulli

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Musafir prej Wed May 28, 2008 3:50 pm

LUSHNJĖ, 23 MAJ - Katėr tė rinj nga Tirana kanė humbur jetėn nė rrugėn Rrogozhinė-Lushnjė, pėr shkak tė njė shkarkimi rrufeje mbi makinėn nė tė cilėn udhėtonin. Vdekja e tė rinjve, qė janė tė gjithė studentė tė moshave 20 dhe 21 vjeē, ėshtė klasifikuar si aksident automobilistik, por, sipas burimeve nga Policia e Lushnjės, shkaku i vėrtetė ka qenė shkarkimi i rrufesė mbi makinė, ēfarė ka bėrė qė shoferi tė humbasė drejtimin e mjetit dhe tė pėrplaset me bordurat anėsore tė rrugės.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orės 11:40 tė ditės sė djeshme, nė segmentin rrugor Rrogozhinė-Lushnjė, pikėrisht nė rrethrrotullimin e Ēermės. Katėr tė rinjtė, shokė kursi me njėri-tjetrin, kanė qenė duke udhėtuar me mjetin tip "Mercedes Benz" me targa TR7673M, i cili drejtohej nga shtetasi Roland Muja, 20 vjeē, i cili ishte edhe viktima e parė e kėtij aksidenti.

Nga informacionet qė grupi hetimor ka grumbulluar nė vendin e ngjarjes, mėsohet se mjeti ka qenė me njė shpejtėsi tė ulėt, pėr shkak tė rrotullimit tė detyruar qė duhet tė bėnte nė Ēermė, por njė shkarkim rrufeje ėshtė parė nga dėshmitarėt okularė tė bjerė mbi makinėn e tyre, gjė qė ka shkaktuar humbjen e kontrollit tė mjetit nga ana e drejtuesit dhe pėrplasjen e makinės me bordurėn e rrethrrotullimit. Njerėzit qė kanė shkuar nė ndihmė tė tė rinjve kanė parė se drejtuesi i mjetit, Roland Muja, kishte gjetur vdekjen e menjėhershme, ndėrsa tre tė tjerėt ishin pa ndjenja. Policia saktėsoi se nė spitalin e Lushnjės kanė mbėrritur tė plagosur rėndė tė rinjtė: Eduard Vrapi, 20 vjeē,

Admir Vladi, 21 vjeē dhe Endri Shurdhi, 20 vjeē. Ndėrsa 20-vjeēari tjetėr, Roland Muja, ka gjetur vdekjen e menjėhershme.

Dyshimi se shkak i vdekjes ka qenė njė goditje rrufeje ėshtė hedhur fillimisht nga grupi hetimor, pasi mėsohet nga burime konfidenciale se mbi trupat e viktimave fillimisht janė parė shenja djegieje. Mė pas kanė qenė dėshmitė e personave tė pranishėm nė vendngjarje, qė kanė zbardhur edhe rrethanat e aksidentit.

Nuk dihet ende nėse rrufeja ėshtė shkarkuar mbi mjet apo pėrpara tij. Pak minuta pas aksidentit, pas dėrgimit me urgjencė tė tre tė plagosurve rėndė nė spitalin e Lushnjės, mėsohet se kanė ndėrruar jetė edhe dy tė rinjtė e tjerė, Eduard Vrapi dhe Admir Vladi, pėrkatėsisht 20 dhe 21 vjeē.

Identiteti i tyre fillimisht ka qenė i vėshtirė pėr t‘u mėsuar, pėr faktin se nuk kanė pasur dokumente identifikimi me vete pėrveē drejtuesit tė mjetit. Endri Shurdhi, 20 vjeē, ishte i vetmi qė mbėrriti i vetėdijshėm nė spitalin e Lushnjės dhe ishte ai qė identifikoi shokėt. Por, edhe Shurdhi nuk u ka mbijetuar plagėve dhe ka ndėrruar jetė paditen e djeshme.

Viktimat

Roland Muja, 20 vjeē

Eduard Vrapi, 20 vjeē

Admir Vladi, 21 vjeē

Endri Shurdhi, 20 vjeē




Rasti


Mė 2004-ėn, vdekje nga

rrufeja nė mes tė Tiranės


Njė goditje rrufeje i ka marrė jetėn njė tė riu nė qendėr tė kryeqytetit mė 8 qershor tė vitit 2004. Maksim Spaho ėshtė goditur nga njė rrufe rreth orės 17:20 tė 8 qershorit pranė stacionit tė autobusėve tė Kamzės, disa metra larg sheshit "Skėnderbej". Nga kjo goditje rrufeje u plagosėn edhe dy kalimtarė tė tjerė. Spaho ka qenė duke ecur nė rrugė nė momentin qė ėshtė goditur nga rrufeja, ndėrkohė qė nė ato momente binte njė shi pa pushim. Nė atė kohė u diskutua pėr mungesėn e rrufepritėseve nė ambientet publike. Vdekje nga goditjet e rrufesė regjistrohen ēdo vit nė Shqipėri, por zakonisht kėto ngjarje ndodhin nė fshatra. Rasti i fundit i vdekjes nga rrufeja ėshtė shėnuar gati njė vit mė parė, nė njė fshat tė Fierit, ku humbi jetėn nė arė njė fėmijė 11 vjeē.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default KURBIN, GJENDET 70 VJEĒARI

Mesazh nga Musafir prej Sat Jun 14, 2008 7:56 pm

Pas 8 ditė kėrkimesh u gjet sot i pa jetė trupi i 70-vjeēarit Lik Muca. I moshuari u gjet i mbytur nė ujėrat e lumit Vinjoll tė Kurbinit, ndėrkohė qė familjarėt e kishin shpallur nė kėrkim, pasi ai ishte zhdukur pa lėnė gjurmė.Tė dhėnat e para hetimore, flasin pėr njė vdekje aksidentale tė 70-vjeēarit, pasi nga ekspertiza e bėrė mbi kufomėn nuk kanė rezultuar shenja dhune.Sipas familjarėve, ai ka qenė duke ruajtur bagėtitė, por prej mė shumė se njė jave nuk ėshtė parė mė. Tė afėrmit nisėn tė shqetėsoheshin, pasi ai nuk po kthehej, ashtu si bėnte zakonisht dhe fillimisht nisėn vetė kėrkimet. Kur gjithēka rezultoi e kotė, pasi ai nuk po gjendej, u njoftua policia lokale, qė nisi hetimet dhe kėrkimet.Sipas policisė, trupi i tij ėshtė nxjerrė nga rrjedha e lumit nė afėrsi tė fshatit Skuraj tė Kurbinit, rreth 15 km larg vendit ku u mendohet se ėshtė mbytur.Nė breg tė lumit janė gjetur disa tesha tė tij dhe njė shkop. Kėto, sipas policisė janė shenja qė tė bėjnė tė dyshosh se ai ėshtė pėrpirė nga rrjedha e fortė e lumit, pasi dita e zhdukjes sė tij mėoshet se ka pėrkuar edhe me njė mot me reshje e tė paqėndrueshėm. Pavarėsisht kėsaj, policia ėshtė duke hetuar pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Kronika e zeze

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi