POLICIA SHQIPTARE: numri prej 30 mije femra te trafikuara, absurd

Shko poshtė

default POLICIA SHQIPTARE: numri prej 30 mije femra te trafikuara, absurd

Mesazh nga Musafir prej Sat May 03, 2008 5:08 pm

POLICIA SHQIPTARE: numri prej 30 mije femra te trafikuara, absurd
Policia shqiptare hedh poshtė akuzat e ngritura nga organizata joqeveritare "Poppy Project" me qendėr nė Britaninė e Madhe sipas sė cilės Shqipėria renditej ndėr vendet e para pėr trafikimin e femrave. Nė njė deklaratė pėr shtyp, policia shqiptare e konsideron absurd numrin prej 30 mijė femrash shqiptare tė trafikuara nė Mbretėrinė e Bashkuar. Mė tej nė deklarate thuhej se nė mes drejtuesve tė Ministrisė sė brendshme dhe drejtuesve tė kėsaj organizate nuk ėshtė trajtuar asnjėherė problemi i trafikimit tė femrave nga Shqipėria drejt Britanisė sė Madhe.

Reagimi erdhi menjėherė pasi qė organizata "Poppy Project" raportoi para komisionit tė brendshėm tė parlamentit britanik dy ditė mė parė.

Nė raport Shqipėria renditej ndėr vendet e para pėr trafikimin e femrave dhe se segmente tė zbatimit tė ligjit nė Shqipėri janė tė pėrfshira nė mėnyrė aktive nė trafikimin e grave qė pėrfundojnė nė Mbretėrinė e Bashkuar.

Sipas kėsaj organizate, Shqipėria radhitet mes vendeve si Kina, Uganda, Tajlanda dhe Nigeria ku nuk luftohet trafikimi i grave pėr prostitucion nė Britaninė e Madhe dhe nuk bėhet shumė pėr ta parandaluar.

Marr nga gazeta "Emigranti"

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi