Kanceri hedh rrėnjė nė Shqipėri

Shko poshtė

default Kanceri hedh rrėnjė nė Shqipėri

Mesazh nga Musafir prej Sat May 03, 2008 5:11 pm

Kanceri hedh rrėnjė nė Shqipėri
Alarmi i agjencive tė OKB-sė. Cilėsohet si “epidemi”. 4000 raste diagnostikohen ēdo vit, pjesa mė e madhe e tyre nuk mund tė kurohen, pėr shkak se zbulohen shumė vonė

Kanceri po pėrhapet frikshėm nė Shqipėri. 4000 raste tė prekur nga kjo sėmundje diagnostikohen ēdo vit dhe dy e treta e tyre zbulohen shumė vonė dhe nuk mund tė kurohen. Kjo gjendje ka ngjallur shqetėsimin e dy agjencive tė OKB-sė, Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike, IAEA. Kėto dy agjenci kanė bashkuar forcat pėr t’i ardhur nė ndihmė shtetit shqiptar nė kėtė situatė vėrtet shqetėsuese. Raportet e tė dhėnave pėr numrin e tė prekurve nga kanceri dhe pėrhapjes sė tij vit pas viti, janė me tė vėrtetė drastike pėr njė popullsi si ajo e Shqipėrisė. Sipas njė raporti tė botuar nė faqen e Agjencisė sė Energjisė Atomike, ku publikohen kėto tė dhėna, sqarohet se pėr njė popullsi aq tė vogėl sa vendi ynė, prej afro 3.6 milionė banorėsh, shkak i shtimit tė rasteve tė kancerit ėshtė ndryshimi i mėnyrės sė tė jetuarit qė pas regjimit tė izoluar komunist. Sipas studimeve tė bėra nga kėto dy organizata, tashmė sėmundja e kancerit ka nisur tė pėrhapet pėr shkak tė ushqimeve, pirjes sė duhanit, ndotjes sė mjedisit, aktivitetit fizik, stresit, si dhe shumė faktorėve tė tjerė qė po ndihmojnė nė pėrparimin galopant tė kėsaj sėmundjeje. Po sipas kėtyre studimeve, qė pas vitit 1990 kanceri nė Shqipėri ėshtė bėrė vrasėsi i dytė pas sėmundjeve tė zemrės. Organizata e Kombeve tė Bashkuara nėpėrmjet agjencive tė saj, ka vendosur kontakte me mjekėt shqiptarė tė Institutit tė Onkologjisė, pėr tė ndihmuar nė parandalimin e vdekshmėrisė nga kjo sėmundje. Janė marrė disa masa pėr parandalimin e mėtejshėm tė kancerit nga agjencitė e OKB-sė. Sipas raportit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, programi i agjencisė sė Energjisė Atomike tė OKB-sė qė merret me terapinė e kancerit nė bashkėpunim me OBSH-nė, ka ndihmuar Shqipėrinė tė pėrpilojė njė draft pėr kontrollin kombėtar tė kancerit. Sipas kėtyre agjencive, ata po e ndihmojnė Shqipėrinė edhe me asistencė teknike, si me makineri dhe pajisje, por edhe me trajnime nė sektorin e onkologjisė rrezatuese. Pėr tė parandaluar pėrhapjen e mėtejshme tė kancerit nė Shqipėri, ekspertėt e shėndetėsisė sugjerojnė njė fushatė sensibilizimi pėr parandalim dhe diagnostikim tė pėrhershėm. Por mjekėt shqiptarė tė pafuqishėm pėr ta ndryshuar situatėn aktuale tė krijuar nė ambientet spitalore, kėrkojnė ndihmė nga kėto organizma ndėrkombėtare, pėr tė ndihmuar me ekspertizė dhe pajisje, nė mėnyrė qė tė parandalohen vuajtjet e kancerit.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi