Hey njerez !!: Sipas studimeve psikologjike Meshkujt flasim me shume se grate !!!!

Shko poshtė

default Hey njerez !!: Sipas studimeve psikologjike Meshkujt flasim me shume se grate !!!!

Mesazh nga Musafir prej Tue May 06, 2008 11:54 pm


Meshkujt flasin me shume se grate !!!



Femrat ndoshta i ndjekė prapa reputacioni i gjinisė qė flet, mirėpo njė hulumtim ka dėshmuar se meshkujt megjithatė flasin mė shumė.
Psikologja Campbell Leaper nga Universiteti Santa Cruz i Kalifornisė ka mbledhur tė dhėnat e hulumtimeve tė kryera qysh prej vitit 1960, tė cilat kanė tė bėjnė me dallimet mashkull-femėr kur bėhet fjalė pėr tė folurit. Janė pėrfshirė tė dhėnat e hulumtimeve tė cilat flasin se nė sasisė e fjalėve tė folura ndikon situata e veēantė, edhe nėse biseda bėhet nė mes gjinive tė njėjta apo ėshtė nė pyetje mashkulli dhe femra.

Situatat nė tė cilat meshkujt flasin mė shumė, janė pėr shembull, momentet kur duhet tė marrin njė vendim tė rėndėsishėm. Femrat, megjithatė, mė shumė flasin atėherė kur tema ėshtė e lidhur me fėmijėt e tyre apo edhe me to.

Kėto dallime, sipas Leaper, dalin nga dallimet bazė nė mes tė dy gjinive tė cilat janė tė pranuara nė masė tė madhe nė shoqėri – gratė mė lirshėm dhe mė shumė flasin pėr ndjenjat e tyre, derisa meshkujt e hapin gojėn kur duhet tė dėshmojnė dominimin e tyre dhe prirjen pėr tė marrė barrė mbi vete.

“Nuk qėndrojnė thėniet se femrat janė mė tė prira pėr tė folur sesa meshkujt. Krejt varet nga situata nė tė cilėn zhvillohet biseda dhe gjinia e personit tė kyēur nė tė”, ka deklaruar autorja e studimit.

Pak kohė mė parė ėshtė kryer njė hulumtim nė mesin e studentėve, qė ka dėshmuar se nė mesatare meshkujt dhe femrat flasin numėr tė njėjtė tė fjalėve brenda ditės. Leaper nė lidhje mė kėtė ka thėnė se ky lloj i matjes, sipas numrit tė fjalėve, dallon dukshėm nga metoda e cila niset nga matja e kohės sė bėrė nė bisede, e kėtu definitivisht kryesojnė meshkujt.

Njė nga faktorėt i cili vendosė se sa njė person do tė flasė ėshtė edhe gjinia e tij/saj, respektivisht nėse flet me personin e sė njėjtės gjini apo tė gjinisė sė kundėrt.

“Meshkujt janė mė llafazanė kur e kanė bashkėbiseduese njė femėr, e arsyeja pėr kėtė ėshtė se janė tė ngritur nė atė mėnyrė qė tė dominojnė nė lidhje”, ka sqaruar psikologja Leaper.

Po juve si mendoni?

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi