Meshkujt, mė delikatė se femrat

Shko poshtė

default Meshkujt, mė delikatė se femrat

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 12:03 am

Meshkujt, mė delikatė se femrat

Janė cilėsuar si seksi i dobėt, qė sėmuren mė shpejt dhe qė nuk dėshirojnė tė mjekohen. Ja se ē‘duhet tė bėjnė, sipas iniciativave tė reja "Men‘s Initiative"

A ėshtė e vėrtetė qė seksi i dobėt janė meshkujt? Ata qė kanė prezantuar alarmin e zbuluar janė pikėrisht ekspertėt e "Gender Medicine", mjekėsi e cila studion diferencėn mes dy gjinive dhe shqetėsohet pėr mungesėn e studimeve dhe vėmendjen shkencore mbi shėndetin e femrės. Mbi kėtė ēėshtje, Marianne Legato, pėrgjegjėse e ortakėrisė pėr "Gender-Specific Medicine" nė Universitetin kolumbian, njė nga ekspertet e mėdha tė mjekėsisė amerikane pėr femrat, do tė nxjerrė sė shpejti nė qarkullim librin tjetėr, i cili titullohet "Why men die first" ("Pėrse meshkujt vdesin tė parėt").
Qė meshkujt jetojnė mė pak se femrat, kjo nuk ėshtė njė gjė e re. Nė Evropė jetėgjatėsia e njė mashkulli ėshtė rreth 75 vjeē, ndėrsa e femrave 81. Por ajo qė nuk kuptojmė ėshtė se pėrse ndodh ky fenomen? Ajo ēka vėrejnė specialistėt ėshtė se meshkujt nuk kujdesen aspak pėr veten, lėnė gjithēka pas dore, nuk shkojnė kurrė te mjeku.
"Duhet tė mėsojmė tė pėrqendrohemi te karakteristikat e meshkujve, ashtu siē kemi bėrė pėr femrat. Meshkujt vuajnė mė shumė nga sėmundjet dhe traumat, kalojnė mė shumė rreziqe, bėjnė punė mė tė rėnda. Ėshtė momenti qė shkenca tė tregojė kujdes karshi problemeve tė tyre", shpjegon Legato. Pas kėtij zbulimi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, jo vetėm qė ėshtė hapur njė qendėr shėndeti pėr meshkujt, por edhe nė shumė universitete po krijohen departamente tė specializuara pėr kėtė fenomen. Revolucioni mashkullor, qė ka nisur pėrtej oqeanit, po vjen edhe drejt nesh: "Le tė flasim pėr tumorin nė gji. Sigurisht qė ėshtė njė vrasės, por kjo nuk e justifikon neglizhencėn ndaj njė tumori nė prostat. Tė gjithė e njohin "Femra Evropiane", lėvizje kundėr luftės sė kancerit nė gji. Sa vetė e dinė qė ekziston "Meshkujt Evropianė", lėvizje e cila ka lindur si pasojė e parandalimit tė kancerit nė prostat? Sigurisht qė janė tė pakėt ata qė e dinė", pohon Francesco Montorsi, profesor i Urologjisė. "Tashmė, ekzaminimi i kancerit tė gjirit ėshtė bėrė rutinė, ndėrsa pėr prostatėn shumė meshkuj ngurrojnė tė vizitohen. Madje nuk ekzistojnė as ekzaminime zyrtare pėr tensionin e lartė dhe infarktet, edhe pse patologjitė kardiovaskulare shpesh herė janė shkaktaret kryesore tė vdekjes. Por njė e dhėnė qė ėshtė zbuluar kohėt e fundit tregon se meshkujt dhe femrat biologjikisht janė tė ndryshėm. Ka ardhur koha qė gjėrat t‘i shohim mė me imtėsi", thekson Montorsi.
Njė fjalė e urtė amerikane thotė: "Gratė vuajnė, burrat vdesin" dhe nė kėtė mes diēka ėshtė e vėrtetė. Meshkujt bėhen mė lehtė viktima tė aksidenteve, akteve tė dhunės dhe infeksioneve dhe nuk mund tė besojnė te mbrojtja hormonale qė i mban gratė larg nga patologjitė kardiovaskulare, tė paktėn deri nė menopauzė. Edhe nė kėtė rast kujdesi ėshtė rritur pėr impotencėn dhe ilaēet pėr ta kuruar atė. Kjo i ka dhėnė njė favor gjinisė mashkullore, duke nxjerrė nė sipėrfaqe njė ēėshtje tė rėndėsishme. Njė studim i publikuar nė revistėn "Annals of Internal Medicine" tregon se meshkujt qė vuajnė nga ky shqetėsim, kanė 50% mė shumė mundėsi tė vuajnė edhe nga diabeti dhe sindromat metabolike. "Impotenca ėshtė njė faktor i rrezikshėm, i cili duhet mbajtur gjithnjė nėn vėzhgim. E thėnė me fjalė tė tjera, njė sėmundje vaskulare e aparatit gjenital- sepse pėr kėtė bėhet fjalė -mund tė jetė njė ‘arteriosklerozė‘ mjaft e pėrhapur", shpjegon Modena.
"Janė vetė ata qė rrezikojnė shėndetin e tyre. Ka meshkuj qė luajnė rolin e stoikėve, ndėrsa tė tjerė qė janė shumė tė shėndetshėm dhe kontrollohen shpesh. Por zakonisht meshkujt shkojnė te doktori vetėm pėr tė bėrė analizat, apo vetėm atėherė kur i urdhėrojnė gratė", shkruhet nė njė artikull tė "Wall Street Journal". Veē tė tjerash, edhe gratė marrin pak ilaēe dhe shkojnė te doktori jo pėr vete, por pėr tė marrė receta dhe analiza pėr familjarėt, bashkėshortėt dhe fėmijėt. Megjithatė, ka nga ata qė mendojnė se jetėgjatėsia e burrave tė martuar i detyrohet edhe kėtij fakti, pėrveē njė stili jete tė shėndetshme. Por shkujdesja e meshkujve rrezikon tė kthehet nė njė rrezik tė vėrtetė. Pėr shembull, infeksionet urinare dhe prostatike, nėse nuk kurohen, tė japin shqetėsime dhe pėrkeqėsohen. "Shtatė nė dhjetė gra kanė si pikė referimi gjinekologun dhe njė seri takimesh e kontrollesh, tė cilat fillojnė nė moshė shumė tė re e zgjasin pėr gjithė jetėn. Shumė pak meshkujt e dinė se ekziston njė specialist pėr shėndetin seksual", shpjegon Montorsi. E nėse nė tė kaluarėn vizita ushtarake ishte njė ēėshtje pėr tė ndarė anomalitė e zhvillimit seksual, sot e shohim tė pėrdoret shumė vonė, atėherė kur shfaqen problemet e pjellorisė. Por pas asaj qė mund tė duket inkoshiencė, ekzistojnė edhe rregulla biologjike. "Duke kėrkuar tė kuptojmė pėrse dhimbja kronike ishte kaq e pėrhapur mes femrave, kemi vėnė re se testosteroni, pėrveēse rrit agresivitetin, ėshtė njė analgjezik natyror, qė ka njė veprim frenues, i pėrhapur nė sistemin nervor qendror, ndėrsa estrogjenet nxisin neuronet", thekson Legato.
Njė faktor i rėndėsishėm qė nuk duhet harruar ėshtė edhe depresioni mashkullor, me rrezik kardiovaskular. "Tė kuptojmė se cilėt janė faktorėt mbrojtės qė ndihmojnė gratė tė jetojnė mė gjatė, do tė na shėrbejė pėr t‘i kuruar mė mirė tė gjithė. Dhe njė nga problemet kryesore qė duhet zgjidhur ėshtė vėshtirėsia qė kanė meshkujt pėr tė pėrballuar stresin. Sigurisht nė kėtė kėndvėshtrim femrat janė mė tė forta", pėrfundon Legato. Por brishtėsia mashkullore fillon shumė herėt, qė nė barkun e nėnės. "Fillimisht ka mė shumė embrione tė seksit mashkull, por abortohen mė lehtė, aq sa sot lindjet e meshkujve po pakėsohen gjithnjė e mė shumė, pėr arsye ende tė paqarta. Ndoshta shkak pėr kėtė fenomen ėshtė ndotja e ambientit, si pesticidet, qė shkaktojnė mė shumė dėme nė embrionet mashkullore e qė nuk mbrohen nga hormonet femėrore. Gjėrat nuk ndryshojnė pas lindjes: vajzat janė mė tė zhvilluara e mė tė forta. Njė mashkull ka nevojė pėr rreth shtatė javė zhvillim pėr tė arritur njė femėr. Meshkujt zhvillohen mė me vonesė, si nga ana intelektuale, ashtu edhe ajo fizike e me kalimin e viteve gjėrat nuk pėrmirėsohen", pėrfundon Legato.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi