Saranda gris flamurin grek

Shko poshtė

default Saranda gris flamurin grek

Mesazh nga ALbo prej Mon Apr 21, 2008 9:58 pm

Saranda gris flamurin grek

Te rinjte e qytetit djegin dhe shkelin ne mes te sheshit flamurin grek duke thirrur parrullen "Himara eshte shqiptare". Shkolla e qytetit ishte gdhire e vizatuar me parrulla antishqiptare "Fuck Albania"


SARANDĖ – Njė grup tė rinjsh nga qyteti jugor i Sarandės dogjėn tė zemėruar dje flamurin grek nė mes tė sheshit kryesor, si dhe hodhėn parrulla tė ashpra kundėr shtetit fqinj dhe prirjeve antishqiptare tė njė drejtuesi lokal nga Himara. Pėr kėtė arsye, tė nxitur nga tė tilla qėndrime, tė rinjtė e qytetit, tė veshur me flamuj kombėtarė shqiptarė, nė shenjė kundėrpėrgjigjeje ndaj pseudogrekėve tė Himarės morėn dhe dogjėn flamuj grekė si dhe thirrėn “Poshtė Bollano!”, “Himara nuk ėshtė Greqi!” etj. Mėsohet se njė grup djemsh zbritėn dje nė mesditė nė qendėr tė qytetit tė Sarandės, aty ku zakonisht zhvillohen tubimet e partive politike dhe kryen njė demonstrim kundėrshtues ndaj qėndrimeve antishqiptare tė kreut tė “Omonia”-s, Vasil Bollanos. Reagimi i tyre shėrbeu edhe si njė qėndrim ndaj mobilizimit tė tė afėrmeve tė Bollanos pėr tė krijuar incidente me policinė shqiptare, duke bėrtitur pranė postės sė policisė “Poshtė shqiptarėt!”, “Duam policė grekė tė na mbrojnė!” etj. Tė rinjtė manifestuan pėr afro gjysmė ore mes thirrjesh: “Poshtė Bollano!”, “Himara nuk ėshtė Greqi!” etj.

Ndėrkohė dyshohet se njė provokim i rėndė qė ndodhi po nė Sarandė atė ditė, mund tė ketė qenė nė zanafillė tė kėtij incidenti. Shkolla “Hasan Tahsini” e qytetit tė Sarandės ishte gdhirė ditėn e djeshme e shkarravitur me parrulla antishqiptare, tė cilat duket se ishin shkruar gjatė natės nga njė dorė e panjohur, nė gjuhėn angleze. Parrullat ndėr tė cilat binte nė sy njė shkrim i madh “Fuck Albania” si dhe disa tė tjerė ku thuhej vdekje Shqipėrisė sė Madhe dhe rroftė Greqia, u konstatuan gjatė mėngjesit nga forcat policore vendase nė murin e pasmė tė shkollės sė mesme tė qytetit dhe ndoshta u kthyen nė njė fitil baruti pėr zemėrimin e gjimnazistėve sarandiotė qė reaguan duke djegur dhe shkelur me kėmbė flamurin e shtetit fqinj.

Sidoqoftė, sipas vetė protestuesve qė valėvisnin gjatė gjithė kohės flamuj shqiptarė, ishin zhvillimet nė Himarė ato qė i kishin shtyrė tė reagonin nė kėtė mėnyrė. “Ato kishin si qėllim krijimin e zhurmave dhe jopasqyrimin e njė situate reale. Himara ėshtė shqiptare”, tha njėri prej tyre. Nė mbyllje tė kėtij manifestimi paqėsor, ku nuk pati reagime kundėrshtuese, nė shenjė mospajtimi me veprimet antishqiptare tė njė grupi tė caktuar njerėzish nė Himarė, pjesėmarrėsit nė protestė, kryesisht tė rinj dhe adoleshentė, grisėn dhe i vunė zjarrin njė flamuri grek. Grupi i demonstruesve qė zbriti nė sheshin qendror tė qytetit tė Sarandės rreth orės 13:00, u shpėrnda pa ndėrhyrjen e policisė rreth orės 13:30, duke lėnė nė pas copat e djegura dhe tė grisura tė flamurit bardhė e blu tė Greqisė. Grumbullimi ishte spontan dhe grupi i protestuesve i vogėl. Kėtij grupi nuk iu bashkuan nė fakt qytetarė e kalimtarė tė rastit qė gjendeshin nė ato momente nė shesh. Me mbėrritjen e policisė ēdo gjė u normalizua dhe nuk lindi nevoja e reagimit me forcė.
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

http://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Saranda gris flamurin grek

Mesazh nga nardlushnja prej Tue Apr 22, 2008 7:34 am

Per te gjithe situaten e krijuar fajin e kane qeverite shqiptare qe na kane udhehequr 18 vitet e fundit.
Gjithmon ato kane mbajtur nje qendrim inferior kundrejt greqise.Si pasoj e kesaj ka rezultuar nje mostrajtim i mire i shqiptareve ne greqi(shikohen si qytetare te dores se fundit),dhe nje kurajim i grupeve antishqiptare si te Bolanos me tarafin e tij.
Une mendoj se demokracia ne shqiperi nuk eshte kuptuar drejte.Nuk do te thote demokraci dhe liri fjale tu jepet e drejta Bolanove te shine ne kurrizin e copetuar shqiptar dhe te shprehen si tu doje qejfi.
Ai duhet te futet ne burg.
Sa per ata qytetare Sarandiot qe nuk merrnin pjese ne miting,nuk me ben pershtypje sepse jane ata qytetare qe flasin vetem greqisht ne rruge ,ne shtepi ,ne pune . Sa turp!
Sa per djegjen e flamurit,nuk jam dakort sepse eshte simbol ,dhe si i tille duhet respektuar.
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : Saranda gris flamurin grek N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi