A duhet tė kemi shėrbim mendor tė hapur?

Shko poshtė

default A duhet tė kemi shėrbim mendor tė hapur?

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 12:02 pm

A duhet tė kemi shėrbim mendor tė hapur?


Vizitat, 25 pėr qind depresion

Do tė duhej tė ndodhnin dy ngjarje krejt tė papėlqyeshme, qė opinioni publik nė Shqipėri t’i kushtonte edhe njėherė vėmendje tė posaēme shėndetit mendor dhe mėnyrės sė trajtimit tė tij nė institucionet pėrgjegjėse. Edhe kėtė herė, ashtu sikurse ndodh rėndom nė njė vend mė tranzicion tė gjatė, siē ėshtė edhe Shqipėria, fenomeni kthehet nė shqetėsim vetėm pasi i kalon caqet e normalitetit tė pėrditshėm qė na rrethon. Pėr kėdo, krimet monstruoze tė ndodhura muajt e fundit, qė kishin pėr autorė personazhe jo tė qėndrueshme mendėrisht, ishte thjesht faji i kėtyre tė fundit, por shumėkush ka harruar se pas ngjarjeve tė tilla tė dhimbshme fshihet njė histori tjetėr, ajo e mungesės sė pėrkujdesjes karshi njė pjese tė shoqėrisė qė tradicionalisht ėshtė lėnė pas dore.

Shėndet mendor pa statistika

Ndoshta mund tė duket disi e habitshme, por fakt ėshtė qė Shqipėria nuk disponon ndonjė statistikė tė saktė tė numrit tė personave qė paraqesin probleme tė shėndetit mendor. Kėtė fakt e pranojnė edhe nė Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė, ku thuhet tekstualisht se nė vendin tonė, ashtu si edhe nė fushat e tjera shėndetėsore, mungon studimi i mirėfilltė epidemiologjik, pėrsa i pėrket shėndetit mendor. Po kėshtu, nė dallim nga vendet e tjera tė rajonit e mė gjerė, Shqipėria paraqet njė sėrė mangėsish nė mbulimin me shėrbime komunitare, tejet tė nevojshme pėr tė ndihmuar njerėzit me ē’rregullime tė shėndetit mendor. I vėrtetė ėshtė konstatimi se aktualisht tė vetmet rrethe tė mbuluara me shėrbime janė Tirana, Elbasani dhe Shkodra, ēka do tė thotė se trajtimi i shėndetit mendor nė pjesėn tjetėr tė territorit pothuajse nuk ekziston, duke lėnė shkas edhe pėr ngjarje tė tilla makabre.

Deinstitucionalizim apo liri

Ledia Lazri, shefe e zyrės sė Shėndetit Mendor pranė OBSH-sė, thotė pėr revistėn “Spektėr” se, me gjithė procesin nė vazhdim tė deinstitucionalizimit tė shėndetit mendor, ka ende rrethe tė tėra nė vend qė, pėr njė urgjencė psikiatrike u duhet tė udhėtojnė nga 4 deri nė 8 orė pėr tė mbėrritur nė spitalin mė tė afėrt. Kjo mangėsi padyshim qė ka sjellė edhe efektet e veta negative, tė cilat, shpeshherė lidhen edhe me vetė mentalitetin qė ekziston nė opinionin publik, pėrsa u pėrket sėmundjeve mendore. Nė kėtė kontekst, edhe mjekėt psikiatėr mundohen tė sqarojnė termin “deinstitucionalizim”, i cili shpesh konceptohet si “pajisja me liri tė pakufizuar pėr tė sėmurėt mendorė”. “Deinstitucionalizim nuk do tė thotė nxjerrja e pacientėve nė rrugė. Shumė njerėz e keqkuptojnė kėtė koncept, duke e perceptuar si nxjerrje nė rrugė tė tė gjithė tė sėmurėve mendorė. Deinstitucionalizim do tė thotė t’i ofrohen kėsaj kategorie tė shoqėrisė mė shumė shėrbime cilėsore”. Duke ndjekur kėtė logjikė, mjekja psikiatre Ledia Lazri shton mė tej se shėrbimi i centralizuar i shėndetit mendor nuk i pėrmbush kurrsesi nevojat e popullatės pėr kėtė shėrbim, ēka do tė thotė detyrimisht se duhet bėrė njė pėrpjekje mė e madhe pėr ta shtrirė atė nė tė gjithė vendin. Pėr tė, deinstitucionalizimi bėhet mė i domosdoshėm, po tė marrim nė analizė numrin e popullsisė me shtretėrit psikiatrik, ku rezulton, sipas OBSH-sė, se me 800 shtretėr Shqipėria ėshtė vendi europian me numrin mė tė vogėl tė kapaciteteve tė duhura pėr shtrim.

Vizitat, 25 pėr qind depresion

Ky numėr bėhet edhe mė i pamjaftueshėm, po t’u referohemi thėnieve tė mjekėve psikiatėr, tė cilėt i konsiderojnė shqiptarėt si pjesa mė vulnerabėl ndaj ērregullime tė shėndetit mendor nė Europė. Sipas profesor Anastas Sulit, shef i Shėrbimit tė Shėndetit Mendor, nė bazė tė njė studimi tė kryer, gati 25 pėr qind e vizitave qė kryhen nė shėrbimin shėndetėsor parėsor u pėrkasin personave me ērregullime mendore, nga tė cilėt pjesa mė e madhe tė prekur nga depresioni. Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e numrit tė personave me depresion janė tė shumtė, por ato qė mendohen se janė mė pėrcaktues nė jetėn e shqiptarėve janė varfėria dhe mėnyra e jetesės. Nė kėtė kontekteks, ende fenomene, qė tashmė mund tė duken si tė largėta nė kohė, siē ishin edhe skemat piramidale njė dekadė mė parė, vijojnė tė japin efektet e tyre negative nė popullatė. Mjekja psikiatre Ledia Lazri thotė se detyra sot ėshtė tė parandalojmė pėrshkallėzimin e pėrkeqėsimit tė shėndetit mendor, gjė qė sigurisht nuk mund tė arrihet vetėm me fjalė boshe, por me veprime konkrete, tė cilat duhet tė nisin qė nė mėnyrėn e trajtimit tė pacientėve.

Psikiatria, larg standardeve

Jo rrallėherė, edhe gjatė kohėve tė fundit, institucioni i Avokatit tė Popullit, nė raportet e tij ngre me forcė mungesėn e kushteve nė spitalet psikiatrike, tė cilat i konsideron si shumė larg standardeve tė kėrkuara nga Bashkimi Europian. Kushtet jo tė mira nė qendrat e specializuara spitalore kanė krijuar edhe njė lloj frike nė popullatė. Shumė tė afėrm nuk e pranojnė kurrsesi qė t’i shtrojnė familjarėt e tyre nė qendrat psikiatrike, duke e pėrkeqėsuar edhe mė shumė gjendjen e tyre shėndetėsore. Ata mendojnė se ėshtė mė mirė t’i mbajnė nė shtėpi sesa t’i dėrgojnė nė njė ngrehinė tė quajtur “Psikiatri”, e cila, pėr fat tė keq, edhe sot mbart me vete njė histori aspak tė pėlqyeshme, e lidhur kjo edhe me metodat tradicionale nė trajtimin e tė sėmurėve, tė ndjekura gjatė sistemit komunist. Kjo psikozė ka sjellė edhe pasojat e saj. Shumė tė sėmurė enden rrugėve pa marrė trajtimin e duhur mjekėsor, madje njė pjesė e tyre klasifikohen nė kontingjentin e personave me rrezikshmėri tė lartė shoqėrore.

Policia, nė gjuetinė e tė ēmendurve

Rasti mė i fundit ishte ai i minorenit 13-vjeēar R. H, i cili kohė mė parė ekzekutoi dhe mė pas pėrdhunoi viktimėn. Lirimi i tij nė sallė tė gjyqit, pėr shkak tė mungesės sė institucioneve riedukuese, me gjithė raportin e mjekėve psikiatėr, ku thuhej qartė se personi vuante nga probleme tė paqėndrueshmėrisė mendore, e vuri nė gatishmėri numėr njė Policinė e Shtetit. Megjithėse nė kundėrshtim me ligjin, fill pas kėsaj ngjarjeje kjo strukturė, nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, ka filluar pėrgatitjen e njė regjistri tė posaēėm, nė tė cilin do tė pėrfshihen tė gjithė tė sėmurėt mendorė qė nuk trajtohen nė institucionet pėrkatėse pėrgjegjėse. Tashmė ata e kanė shtrirė aksionin nė tė gjithė vendin, duke kryer e thėnė ndryshe edhe njė depistim tė popullsisė. Por ky aksion, i ndėrmarrė pas njė urdhri tė brendshėm, duket se nuk u pėlqen shumė specialistėve tė shėndetit mendor. Nė dijeni tė kėtij fakti, ata shprehen kategorikisht kundėr pėrndjekjes sė tė sėmurėve mendorė. Por nuk mendon kėshtu Policia e Shtetit, e cila e justifikon ndjekjen e personave me probleme mendore me arsyetimin se mbulimi jo i plotė me shėrbime komunitare ka sjellė edhe rritjen e agresionit nga personat me probleme psikike.

Shėndeti mendor anon kundėr

“Ka njė tė vėrtetė qė, pas ngjarjeve tė tilla, tė cilat shkaktojnė emocione tė forta nė publik, gjithmonė ka edhe reagime tė forta shoqėrore. Dhe kėto reagime kanė reagime qė nga qytetari i thjeshtė e deri te presidenti i Republikės, i cili shkoi deri nė shtėpinė e viktimės sė Peshkopisė”. Por pėr mjekėt psikiatėr ende agresionet nga tė sėmurėt mendorė nuk janė nė atė masė sa tė sjellim shqetėsime nė popullatė. Ledia Lazri, mjeke psikiatre, thotė se agresionet nga tė sėmurėt mendorė nuk janė numerikisht tė krahasueshme me agresionet, dhunėn apo vrasjet qė ndodhin nė popullatėn e pėrgjithshme. Sipas pėrgjegjėses sė zyrės sė Shėndetit Mendor pėr Shqipėrinė nė OBSH, po tė kemi parasysh rritjen e krimit nė familje, njė numėr shumė i vogėl i kėsaj vepre tė dėnueshme penale kryhet nga tė sėmurėt mendorė. Por gjithsesi, Lazri nuk e mohon faktin se tė sėmurėt mendorė janė nė shumicėn e tyre njerėz qė nuk arrijnė tė marrin shėrbime, pėr vetė faktin se njė pjesė e mirė e tyre vijnė nga fshatra tė thella, ku mungon personeli mjekėsor, ēka i lė ata sigurisht tė zbuluar. Po kėshtu, ajo ėshtė kundėr kartelizimit tė detyrueshėm tė tė sėmurėve mendorė, duke e cilėsuar kėtė veprim si shkelje tė pastėr tė tė drejtave tė njeriut.

Publikimi i emrave, pse nuk duhet ta bėjmė?

“Gjendja shėndetėsore e njė personi ėshtė ēėshtje private. Ėshtė njė marrėdhėnie midis tij dhe shėrbimit shėndetėsor, i cili me ligj ka pėr detyrė ta ruajė privatėsinė e qytetarit. Nė momentin qė bėhet thirrje qė kėta njerėz tė depistohen dhe listat e tyre tė publikohen, atėherė ne kemi ndėrhyrė nė jetėn private. Muaj mė parė, kur ndodhi ngjarja e Peshkopisė, pati zėra qė jo vetėm tė kryhej depistimi, por edhe lista tė publikohej. Ka njė gjė: tė gjitha vendet e botės, qė kanė shėrbime tė ngritura, kanė mbulim tė mirė tė shėndetit mendor. Sigurisht qė kėto vende kanė evidenca tė personave me rrezikshmėri shoqėrore qė vuajnė nga sėmundjet mendore. Nė kėto raste shėrbimet e shėndetit mendor janė aktive, monitorojnė gjendjen shėndetėsore tė njė personi, i cili ka precedent tė rrezikshmėrisė”. Sipas Lazrit, vetėm nė kėto raste shėrbimet duhet tė jenė aktive nė monitorimin e gjendjes, por gjithsesi, jo nė publikimin e identitetit tė personit. Mjekja e njohur thotė mė tej se monitorimi i personave me probleme tė shėndetit mendor duhet tė jetė njė detyrė e shėrbimit pėrkatės, dhe jo e policisė: “Shėrbimet e shėndetit mendor e kanė pėr detyrė ta ndjekin ecurinė e gjendjes shėndetėsore tė popullatės qė ata mbulojnė, si dhe tė kontrollojnė nėse ka njerėz qė nuk marrin shėrbime apo jo. Por kur kjo detyrė i jepet policisė, atėherė ēėshtja bėhet mė sensitive. Unė jam informuar edhe pėr rrethe ku drejtoritė pėrkatėse tė policisė u kanė kėrkuar shėrbimeve tė shėndetit mendor qė t’iu ofrojnė listat e tė sėmurėve. E them edhe njėherė, se kjo nuk ėshtė detyrė e organeve tė rendit”. Kėtė logjikė arsyetimi Lazri e mbėshtet nė faktin qė Policia e Shtetit nuk e ka kualifikimin e duhur pėr tė kryer depistimin e tė sėmurėve mendor. Ajo thotė se, kur kjo detyrė u ngarkohet organeve tė rendit, jo vetėm qė humbet qėllimi pėr tė cilin ky lloj depistimi duhet tė kryhet, por nė kėtė rast ekziston edhe rreziku i mundshėm i kapėrcimit tė kompetencave dhe, detyrimisht tė shkeljes sė tė drejtave sė privatėsisė pėr personat qė marrin trajtime nė shėndetin mendor.

Njė nė 20 persona vuan nga depresioni

Femrat vuajnė mė tepėr se meshkujt nga depresioni. Sipas studimeve, rezulton se nė tė gjithė botėn, nė njė moment femrat vuajnė rreth 3,2 pėr qind, ndėrsa meshkujt me 1,9 pėr qind. Duke shtuar se 1 nė 20 persona vuan nga depresioni nė njė moment, shefi i Psikiatrisė, Anastas Suli, shton se “ndikim kanė faktorėt gjenetikė, por qė nuk pėrjashtohen edhe faktorė tė tjerė, si varfėria dhe mėnyra e jetesės”. Sa pėr qind e personave kanė predispozicion tė shfaqin shenja tė depresionit?

Depresioni ėshtė njė sėmundje e zakonshme qė, nėse lihet pa trajtuar e lė pacientin tė vuajė, e bėn familjen tė vuajė, e bėn shoqėrinė tė vuajė. Depresioni takohet nė njė moment tė veēantė, tani p.sh thuhet qė vuajnė 1,9 pėr qind e meshkujve dhe rreth 3,2 pėr qind e femrave. Por, nėse kėtė prevalencė do ta shikojmė jo mė nė njė moment tė caktuar, por pėr njė vit, do tė shikojmė qė prevalenca ėshtė mė e madhe. Femrat vuajnė dy herė mė shumė sesa meshkujt; kjo pėr arsyen e ndėrtimit gjenetik, por jo vetėm pėr kėtė, pasi njė pjesė e meshkujve nuk diagnostikohen me depresion, sepse marrin alkool. Depresioni prek tė gjithė njerėzit. Ai nuk ka dallim seksi, dallim kombėsie etj. Dikur thuhej se, nė kontinentin afrikan depresioni nuk ekzistonte, por ky mund tė ketė qenė ndonjė paragjykim. E vėrteta ėshtė se edhe atje manifestohet si nė vendet e tjera, por manifestohet me kampione klinike tė ndryshme. 25 pėr qind e vizitave qė kryhen nė sistemin parėsor janė me ērregullime mendore dhe njė pjesė e madhe e kėtyre ėshtė me depresion, por mjerisht, vetėm gjysma e kėtyre identifikohet me depresion. Ndėrsa pjesa qė nuk identifikohet shkon me ankesat sistematike, si “mė dhemb shpina; mė dhemb koka; kam pagjumėsi”, dhe marrin mjekimet e papėrshtatshme. Barra qė ka shoqėria pėr t’i mjekuar kėta rritet shumė, ashtu si edhe kostoja direkt (pėr trajtimin e tyre spitalor) apo indirekt. Mund tė them se nė SHBA ēdo vit kostoja direkt dhe indirekt, prej 10 vjetėsh, ėshtė 43 bilionė dollarė, ndėrsa pėr Shqipėrinė nuk e di sesa mund tė jetė kjo kosto. Cilat janė shenjat e shfaqjes sė depresionit?

Depresioni manifestohet me katėr karakteristika kryesore: humori ėshtė i pikėlluar (me njė pikėllim qė nuk ėshtė i zakonshėm ose transitor, por qė ėshtė i zakonshėm, pas njė traume, dėshtimi apo pas njė sėmundje tė zgjatur), por qė vjen vetiu dhe qė dėmton veprimtaritė funksionale tė njeriut. Pra, siē thashė edhe nė fillim, ėshtė gjendja e humorit, e cila shoqėrohet edhe me njė veprimtari intelektuale tė reduktuar. Pra, ka njė frenim psikomotor, ka njė pakėsim tė koncentrimit tė vėmendjes, ka njė varfėri nė mendime, nuk ka qartėsinė dhe likuiditetin e mėparshėm, nuk ka veprimtarinė qė ka pasur mė pėrpara, ndihet i lodhur, i kėputur, i pafuqishėm dhe qė e gjithė kjo shoqėrohet me ankesa trupore, me mangėsi tė oreksit, ērregullime tė gjumit (ose i del gjumi gjatė natės, ose herėt nė mėngjes). Veēanėrisht, mėngjesi ėshtė i frikshėm: i sėmuri e ndjen veten tė lodhur dhe tė paaftė pėr tė pėrballuar punėn qė e pret gjatė ditės. Nė vend qė tė thotė “Sa mirė, u gdhi njė ditė e re” dhe ta fillojė ditėn me vitalitet (duke bėrė plane) thotė sesi do ta shtyjė kėtė ditė. Nga ana tjetėr, i sėmuri ka edhe zhvlerėsim tė fuqive tė veta (intelektuale dhe fizike), e ndjen veten fajtor, e ndien veten tė pazotin qė tė bėjė punėt mė tė zakonshme, dhe pastaj i vjen keq dhe thotė: “Si u katandisa unė nė kėtė gjendje, i paaftė pėr tė gėzuar fėmijėt e mi, i paaftė pėr tė marrė pjesė nė problematikėn qė ka familja, i paaftė pėr tė marrė pjesė nė aktivitete tė gėzueshme” etj., duke e ēuar veten deri nė vendime fatale pėr jetėn e tij.

Dr. Suli, cilat janė shkaqet qė sjellin depresion te njeriu?

Shkaqet e depresionit janė kryesisht biologjike, psikologjike dhe sociale. Por, natyrisht qė nė radhė tė parė janė biologjike. Pra, ėshtė provuar katėrcipėrisht se disa nga rajonet e trurit, veēanėrisht rajoni frontal i trurit, sistemi limbik dhe talamusi vuajnė. Kjo manifestohet edhe me prishje tė ekuilibrave biokimikė. Nė kėto raste kemi ulje tė neuoromendiatorėve. Mjekimi me antidepresiv ėshtė shumė i suksesshėm. Pra, depresioni kryesisht nuk shkaktohet nga faktorė tė jashtėm, por kryesisht nga faktori gjenetik. Por, pa harruar faktorin e jashtėm, pasi edhe ai ndikon. Kėtu pėrfshihet varfėria, mėnyra e jetesės, ndikon nėse personi ėshtė vetėm, nėse ėshtė i ve, kur merret me drogėn apo alkoolin etj. Tė gjitha kėto janė predispozicion pėr tė instaluar depresionin.

Ēfarė nuk ėshtė depresion?

Depresion nuk ėshtė gjendja e pikėlluar, normale dhe transitore qė vjen mbas njė humbjeje tė njeriut tė dashur, mbas njė dėshtimi nė dashuri, mbas njė humbjeje nė jetėn private, mbas njė katastrofe etj. Nėse kjo gjendje vazhdon mbi 6 muaj (si rregull nuk ėshtė i prerė), ne duhet tė mendojmė se kėtu ėshtė instaluar depresioni. Pra, jo ēdo pikėllim apo hidhėrim duhet ta konsiderojmė dhe t’i vėmė emrin depresion.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi