Gjeje qetėsinė tėnde me ndihmėn e meditimit

Shko poshtė

default Gjeje qetėsinė tėnde me ndihmėn e meditimit

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 2:03 pm

Gjeje qetėsinė tėnde me ndihmėn e meditimit

Arsyeja pse duhet medituar ėshtė ngase meditimi e pakėson stresin, ndėrsa studimet mjekėsore tregojnė se ajo zvogėlon edhe efektet pėrcjellėse qė stresi i sjellė me veti siq janė: aknet, dhimbja e kokės, astma...

Meditimi
Nė qoftėse tė duhet ndihmė pėr t'i bėrė ballė tendosjeve, mund tė provosh metodėn qė rrjedhė nga India dhe ėshtė e vjetėr 3000 vjetė. Gjithkund nė Holivudė, meditimi depėrtoi pėrmes dyerve tė mėdha, dhe tash ėshtė hit atje dhe kudo tjetėr nė botė. Edhe ti mund t'i bashkangjitesh Madonės, Sara Mitchelit, Gelarit dhe shumė njerėzve tjerė qė pėrmes kėsaj metode arijnė ta mbajnė drejtpeshimin e vet psiqik.
"Njė natė para ndonjė detyre tė rėndėsishme nė shkollė, unė meditoj," thotė Zek Jonsi trembėdhjetvjeēar. "definitivisht ajo mė ndihmonė tė fokusohem dhe qė mė mire ta pėrqėndroj vėmendjen." Nishit Patel, e cila mbanė seminare mbi meditimin nė kolegje dhe shkolla tė mesme nė New York city thotė: "Arsyeja pse duhet medituar ėshtė ngase e pakėson stresin, ndėrsa studimet mjekėsore tregojnė se meditimi zvogėlon edhe efektet pėrcjellėse qė stresi i sjellė me veti siq janė aknet, dhimbja e kokės, astma. Meditimi ėshtė i mire pėr tinejxherė qė dėshirojnė tė luftojnė me presionet me tė cilat pėrballen dhe po ashtu ndihmonė qė mė pastėr tė mendojnė."

Si tė filloni tė meditoni
Bazat e meditimit mėsohen lehtė, mund tė meditosh kudo dhe njė séance e meditimit zgjat 20 minuta. Ja si tė filloni:
Mbani robe komfore dhe gjejeni njė vend tė qetė. Do tė ishte ideale qė gjithnjė tė meditosh nė vendin e njėjtė, ngase do tė tė ndihmojė qė mė shpejtė tė relaksohesh. Ulu nė batanie apo nė jastėk nė pozitė kėmbėkryq (mund tė ulesh edhe nė karige, por kujdes duhet t'i kushtosh qė thembrat tė jenė nė kėndė tė drejtė nė raport me kofshat e kėmbės. Pėr ta aritur atė, mund tė pėrdorėsh jasėk dhe atė ta vendosėsh nėn shputa apo prapa vitheve.
Ulu ashtu qė tė ndihesh kėndshėm, por mos qėndro i kėrrusur. Mbylli sytė dhe merr frymė normalisht pėrmes hundės. Shtrij duart mbi kokė aq sa mundesh, dhe pastaj lėshoi nė gjunjė, ashtu qė gishti i madh dhe gishti tregues tė preken. Nė kėtė mėnyrė energjia do tė qarkulloj nė organizmin tėnd dhe nuk do tė "ikė".
Merr frymė drejtė, duke zgjeruar dhe mbledhur barkun gjatė ēdo frumėmarrjeje, gjegjėsisht frymėnxjerrjes. Nė kėtė mėnyrė do tė arrin qė mė me sukses ta pasurosh zemrėn, mushkėritė dhe trurin me oksigjen, dhe t'i ndihmosh trupit tėnd qė tė nxjerrė mė me sukses dioksidin e karbonit dhe tė gjitha toksinet qė mblidhen gjatė ditės. Nė filozofinė e lindjes besohet se oksigjeni pėrmbanė forcėn energjetike tė jetės (ky fluid jetėsor nė Indi quhet "PRANA", nė Kinė "CHI" ).
Pastaj, ndaji pesė minuta pėr ta relaksuar ēdo pjesė tė trupit tend, duke filluar me kokėn dhe ashtu me rradhė lehtė drejtė shputave. 15 minutat e ardhme fokusohu nė frymėmarrje tė lehtė dhe tė thellė. Mos u brengos nėse tė ikin mendimet. Nėse e zė veten duke menduar mbi atė se ēka duhet tė bėsh nesėr, ēka tė veshėsh pėr ndejėn e sotme me miqtė, apo ku tė shkosh me tė dashurėn pėr ditėlindje, thjesht, asgjė pėr kėtė. Mos u shtrėngo, por thjesht pėrqėndrohu lehtė nė frymėmarrje. Sa mė gjatė qė merresh me meditim, do tė jetė mė lehtė qė ta pėrvetėsosh kėtė teknikė pėr vetkontroll.
Natyrisht , lexues tė nderuar, secili individė mund tė gjejė mėnyrėn mė tė mire pėr tė, qė tė ketė sukses nė pėrvetėsimin e teknikave tė meditimit. Nė tė ardhmen do tė publikojmė nė faqet e Mjellmės mjaft tema tjera lidhur me meditimin.
Pėr koncentrim mė tė lehtė preferohet qė tė thoni disa fjalė apo fraza. Mė e popullarizuar ėshtė fjala "OM", e cila pėrsėritet secilėn here gjatė frymėnxjerrjes. Mantra tjetėr shpesh e pėrdorur ėshtė "HUM", qė nga gjuha sankrite d.m.th. (jam unė 'kjo') apo ('ajo' qė jam). Mirėpo gjithnjė mund tė pėrdorni edhe ndonjė tjetėr fjalė. Me rėndėsi ėshtė qė ajo fjalė tė tė pėrgjigjet dhe ta pėrdorėsh ēdo here.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi