Beqari nga hiri apo pahiri ??? ??? ?

Shko poshtė

default Beqari nga hiri apo pahiri ??? ??? ?

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 2:46 pm

Pikėsėpari dua t'ju kėrkoj t'i lexoni me dashamirėsi kėto radhė, pasi nuk kanė pėr qėllim tė sulmojnė a lėndojnė ndokėnd, por thjesht tė ndihmojė tė parit e beqarisė si nga pozitat e epėrme tė atyre qė s'kanė tė bėjnė me tė, ashtu edhe nga pozitat indiferente (kinse, ndoshta) tė pėsuesve.


Stilet jetėsore tė beqarėve kanė ndryshuar vitet e fundit dhe gjithnjė e mė shumė beqaria po shihet si njė alternativė e vlerė, kundrejt martesės. Askush s'mund ta mohojė besimin, tashmė tė provuar dhe statistikisht, qė sa mė e hershme martesa, aq mė e lartė mundėsia pėr t'u ndarė. Dhe e kundėrta, ka vlerė: sa mė e vonė martesa, aq mė shumė bėhet e mundur marrja e njė vendimi tė pjekur e tė qėndrueshėm nė kohė.

Nė fakt ka disa forca qė e tėrheqin njeriun drejt martesės, e tė tjera qė mund ta bėjnė ta shikojė beqarinė si mė tė kėndshme. E siē ka arsye tė mira e tė kėqija pėr t'u martuar, po tė tilla ka edhe pėr tė qėndruar beqarė. Presioni i familjarėve, dėshira pėr t'u larguar nga shtėpia, frika nga pavarėsia, vetmia dhe mungesa e zgjedhje/zgjidhjeve tė tjera, janė shtysat mė tė gabuara pėr martesė, e nė tė kundėrt me to qėndrojnė dėshira pėr tė krijuar familje, ndjenjat e dashuria pėr tjetrin, siguria, statusi social dhe prestigji. Disa shtysa negative qė i drejtojnė njerėzit ndaj beqarisė janė komunikimi i varfėr, mėrzia, mungesa e lumturisė, zemėrimi, dhe ndjesia e tė qenit nė kurth brenda marrėdhėnies. Ndėrsa shtysa pozitive pėr ta zgjedhur beqarinė janė mundėsitė pėr ngritje profesionale, dėshira pėr tė qenė i pavarur, dėshira pėr tė lėvizur dhe liria pėr tė ndryshuar. Njerėzit duhet t'i shqyrtojnė me vėmendje arsyet e tyre pėr tė qėndruar beqarė apo pėr t'u martuar, pasi martesa sot ėshtė njė zgjidhje personale dhe jo diktat social.

Pėrgjithėsisht beqarėt janė persona tė orientuar ndaj karrierės e arritjeve, kanė arsim tė lartė e liri mė tė madhe personale, gjė qė i bėn shpesh edhe mė tė pėlqyeshėm nga punėmarrėsit. Veēanėrisht femrat qė qėndrojnė beqare kanė njė inteligjencė mbi mesataren dhe janė pozitivisht arriviste. Ndoshta ėshtė po kjo arsyeja qė i bėn ta kenė mė tė vėshtirė tė gjejnė mashkullin “me kėmbė tė palidhura” tė tė njėjtit nivel- kėta janė lidhur qė mė parė, e me nivel mė poshtėm se i tyri. E nėse kujtojmė edhe faktin qė femrat janė mė tė shumta nė numėr se meshkujt, e qė tė parat nė radhėn e lindjes apo vajzat e vetme janė me kėrkesė tė lartė ndaj vetes, zgjedhja bėhet mė e vėshtirė.

Beqarėt pėrbėjnė nė fakt njė grup shumė tė ndryshėm. Pėrveē atyre mė tė rinjve e tė pamartuar ndonjėherė, nė kėtė grup bėjnė pjesė edhe tė ndarėt, tė divorcuarit, e tė mbeturit tė ve. Ndaj ėshtė e vėshtirė tė bėhen pėrgjithėsime, pasi asnjė stereotip i vetėm nuk mund t'i pėrshkruaj ata. E megjithatė, ekzistojnė disa paragjykime, ndėr tė cilėt po zgjedh njėrin pėr tė provuar pavėrtetėsinė: Thuhet qė beqarėt janė persona tė vetmuar e fatkeqė. Nė fakt tė jesh vetėm, nuk do tė thotė tė jesh i vetmuar. Ėshtė paragjykimi social ai qė mund ta ēojė dikė drejt martesės dhe kur ai nuk e dėshiron njė gjė tė tillė. Kjo po qė do ta bėnte mė tė palumtur e tė mbyllur nė vetvete. E parė nė njė shtrirje kohore, ndjesia e vetmisė prej tė qenit vetėm ėshtė e lartė midis adoleshentėve dhe tė rriturve tė rinj, e bie gjatė moshės sė rritur tė mesme e tė vonė. Kjo pasi nėse personi di ta vlerėsojė veten e t'i japė mundėsinė asaj pėr tė qenė e pavarur e papritshmėri jorealiste, ka mundėsi tė gjejė interesa tė tjerė pėr t'u ndjerė i plotėsuar. Ata qė jetojė vetėm dinė ta pėrdorin ligjin e kompensimit: kanė kontakte mė tė gjera me personat jashtė familjes e mė shumė ndėrveprim social se tė martuarit.

Beqaria e suksesshme ėshtė mėse e mundur dhe varet nga aftėsia dhe mundėsia pėr tė qenė ekonomikisht i pavarur, autonom pėr nga aspekti social dhe psikologjik (pėr tė ecur me kėmbėt e tyre), si dhe bindja se ky status ėshtė zgjedhje e jo shtrėngim prej rrethanave. Edhe njėherė kėndvėshtrimi del nė plan tė parė.

Nė pėrgjithėsi beqarėt mendojnė se mėnyra mė e mirė pėr t'u ndjerė tė plotėsuar ėshtė karriera. E megjithatė ata marrin kėnaqėsi edhe nga miqtė, aktivitetet kulturore, pasionet e tyre, ushtrimet fizike dhe mbi tė gjitha lidhjet romantike. Duhet mbajtur parasysh se ideja e "beqarit tė stazhionuar" ėshtė mė shumė njė mit. Sikurse edhe tė martuarit, ata kėrkojnė vijimėsi tė ndjenjave, intimitetit dhe tė kėnaqėsisė nė jetė. 'Beqarėt e lumtur i gėzohen jetės dhe kėrkojnė dikė me tė cilin ta shijojnė atė, ndėrsa tė palumturit kėrkojnė dikė qė t'i bėjė tė lumtur.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi