Disa teknika pėr ta arritur relaksimin fizik dhe psikik

Shko poshtė

default Disa teknika pėr ta arritur relaksimin fizik dhe psikik

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 4:29 pm

Disa teknika pėr ta arritur relaksimin fizik dhe psikik

A keni ngritur ndonjėherė lartė nga toka macen e fjetur nėn rrezet e Diellit? Nėse po, me siguri keni vėrejtur se trupin e ka aq tė butė dhe tė ēliruar, ngjashėm si njė kukull nga lecka. Mėsuesit e Jogės thonė se studimi i macės ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr ta zotėzuar teknikėn e relaksimit. Vėrtet: nuk mė kujtohet tė kem parė ndonjėherė mace tė lodhur, mace qė ka pėrjetuar thyerje nervore, mace e cila vuan nga pagjumėsia, ērregullimet apo ulqerja nė lukth...

Metoda e parė

-Relaksimi
Shtrihuni apo uluni nė vendin ku do tė ndiheni tė rehatshėm, ēlirohuni nga gjėrat qė e shtrėngojne trupin tuaj; rrypi, ēorapet, ora e dorės etj. Lėshoni muzikėn pėr relaksim. Merrni frymė qetė dhe thellė. Rėndėsi duhet t'i kushtoni harmonisė mes frymėmarrjes dhe frymėnxjerrjes. Mos mendoni asgjė. Nėse nėpėr kokė ju bredhin mendimet, asgjė pėr kėtė, le tė bredhin ato, ndėrsa ju asnjė veprim tė 'dhunshėm' mos e ndėrmerrni. Vėshtroni ato sikur tė ishit vėshtrues pasiv. Pra mos gjykoni, por vetem vėshtroni pasivisht. Do tė vėreni se si rrjedhin mendimet, ndryshojnė, bile edhe formėsohen dhe paraqiten si videoklipe nė formė tė fotografive. Ėshtė mirė qė ēdo ditė sė paku 30-60 minuta t'i kushtoni relaksimit tuaj. Pas njė kohe disa ditėshe do tė arrini qė pa problem ta kontroloni gjendjen tuaj emocionale.

Metoda e dytė

-Metodė tjetėr pėr relaksim ėshtė edhe pėrmes vizualizimit (paramendimit). Gjatė kėtij lloji tė meditimit sė pari harmonizohet frymėmarrja me tė rrahurat e zemrės pėrmes pulsit te dorės. Nė fillim me gishtin tregues tė njėrės dorė mateni pulsin nė dorėn tjetėr. Pėr gjashtė (6) tė rrahura tė pulsit merrni frymė thellė dhe qetė. Mbane frymėn pėr njė kohėzgjatje sa tre (3) tė rrahura tė pulsit, dhe pas kėsaj e kryeni frymėnxjerrjen pėr periudhė kohore sa gjashtė tė rrahura te pulsit. Pra, thjeshtė: 6 tė rrahurat e para tė pulsit- frymemarrja thellė dhe qetė (le tė bėhet frymėmarrja e plotė gjersa tė mbushe mushkėritė dhe tė ngitet krahėrori, regjioni i barkut dhe shpatullat). 3 tė rrahura tė pulsit-mbaje frymėn. Per 6 tė rrahurat e pulsit mė pastaj, nxjerre frymėn ngadalė dhe qetė. Kėshtu duhet tė veproni, duke matur vazhdimisht pulsin me njėrėn dorė gjersa tė arrini qė ta mbani ritmin e frymėmarrjes dhe tė pulsit pa problem dhe vetvetiu. Kur ta arrini kėtė, lėshoni muzikėn e zgjedhur pėr relaksim psikik e fizik, vendosni pozitėn mė tė pėrshtatshme qė ju pėrgjigjet dhe vazhdoni relaksimin duke filluar vizualizimin (paramendimin). Se ēka do tė vizualizoni, kjo ėshtė ēėshtje e juaj, varet nga imagjinata e juaj. Gjat vizualizimit duhet t'i vėreni qartė fotografitė e paramenduara. Ne fillim do tė keni vėshtėrsi, ndoshta do t'ju rrjedhin mendimet ne kahje tė padėshiruar, apo ndoshta nė kokė do t'ju shfaqen fotografi te pakėrkuara, ndoshta do tė keni vėshtėrsi tė vizualizoni kjartė dhe me ngjyrėra... por, asgjė pėr kėtė. Kjo nuk guxon tė jetė problem. Ē'do gjė nė fillim ėshtė e vėshtirė, e mė pastaj bėhet e lehtė.
Pėr shembull: Paramendoni se ndodheni nė njė vend me gjelbėrim, e ndieni cicėrimėn e zogjėve dhe rrezet e ngrohta tė Diellit kudo nė trupin tuaj. Jeni po e zėmė nė njė kopėsht pėrplot lule tė llojllojshme e tė bukura. Aty pranė rrjedhė uji (pėroi, lumi...) duke gurgulluar. Shėtiteni nėpėr atė vend. Pranė ujit e ndieni freskinė dhe flladin e ajrit. E ndieni aromėn e luleve, fluturat... Nėse gjat vizualizimit ju zė gjumi, nuk ėshtė problem. Vetė gjumi do t'ju relaksojė. Pra vazhdoni nesėr sėrish. Gjat relaksimit dhe vizualizimit pėrdorni tema tė llojllojshme, sipas deshirės. Ne kėtė mund t'ju ndihmojnė zėrat e llojllojshme nga audiokasetat nė kompilacion me muzikėn relaksuese. Pra ndėroni ēdo ditė (sipas mundėsive dhe dėshirės) temat muzikore pėr relaksim qė tė i ikni me sukses monotonisė. Nė asnjė rast, gjat relaksimit mos mendoni pėr punėt tuaja tė nesėrme, pėr obligimet, problemet etj. Pra nėse dėshironi t'i pėrkushtoheni relaksimit, atėher punėt tjera leni anash. E nėse megjithatė vetvetiu ju shfaqen mendime tė padėshiruara, problemet, obligimet... e dini si duhet vepruar. Pa ndikuar fare, vėshtroni nė mėnyrė pasive sikur tė mos kanė tė bėjnė me ju. Nuk ėshtė me rėndėsi se ē'ka do tė paramendoni apo si do tė arrini tė relaksoheni. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė: ē'lirojeni trupin nga ē'do pozitė e palakmuar, gjeni pozitėn e lirė (ulur apo shtrirė) dhe lejoni qė mendimet tuaja t'i bartin tingujt e muzikės relaksuese. Sė shpejti do t'i publikojmė disa aplikacione me muzikė qė do t'ju ndihmojnė rreth relaksimit dhe nė fazėn e mėvonshme tė meditimit tuaj.

Gjashtė keshilla per relaksim e ē'lodhje tė pėrditshme

Ja disa kėshilla qė do t'Ju ndihmojnė tė zotėroni shkathtėsinė e relaksimit:

1. Lexoni ndonjė libėr tė mirė pėr shkathtėsinė e relaksimit dhe pėrballimin e lodhjes.

2. Mėsohuni tė relaksoheni nė raste tė llojllojshme. Ēlironi trupin ashtu qė t'ju duket si njė leckė e vjetėr e stėrlarė. Unė pėr shembull nė tavolinėn e punės mbaj njė leckė tė vjetėr - qė t'mė pėrkujtojė pėr ēdo ēast nė relaksim. Nėse kjo ju duket qesharake, mendoni nė macen. A keni ngritur ndonjėherė lartė nga toka macen e fjetur nėn rrezet e Diellit? Nėse po, me siguri keni vėrejtur se trupin e ka aq tė butė dhe tė ēliruar, ngjashėm si njė kukull nga lecka. Mėsuesit e Jogės thonė se studimi i macės ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr ta zotėzuar teknikėn e relaksimit. Vėrtet: nuk mė kujtohet tė kem parė ndonjėherė mace tė lodhur, mace qė ka pėrjetuar thyerje nervore, mace e cila vuan nga pagjumėsia, ērregullimet apo ulqerja nė lukth. Edhe ju mundeni tė mėsoni tė relaksoheni sikur macja, dhe nė mėnyrė tė sigurt t'i shmangeni tė gjitha ērregullimeve.

3. Pėrpiquni qė gjatė rėzimit tė mbani pozitėn sa mė tė pėrshtatshme tė trupit. Mbani mend se tendosja fizike shkakton dhembje nė krahė dhe lodhje nervore.

4. Kontrollohuni katėr - deri pesė herė nė ditė. Pyetuni: "a ia vėshtėrsojė vetes punėn me mbajtjen e trupit dhe pozitėn e saj? A i pėrdori muskujt qė s'kanė lidhje me punėn qė kryej?" Njė konfirmim i tillė do t'ju mundėsojė tė fitoni shprehinė e relaksimit.

5. Nė mbrėmje gjithnjė pyetuni: "Sa jam i lodhur?"

6. Nė fund tė ditės edhe njėherė analizoni se ē'ju ka shtyer tė ndiheni tė lodhur. Thuani vetes suaj se nuk jeni lodhur pėr shkak tė asaj qė jeni rėnduar mentalisht, por pėr shkak tė asaj qė keni kryer punė nė pozitė skajshėm tė papėrshtatshme. "Suksesi i kryerjes sė punėve vlerėsohet nė bazė tė asaj se sa ndihem i ēlodhur, e jo i lodhur", tha me njė rast Daniel Xhoslin. "Kur nė fund tė ditės ndihem, nė veēanti i lodhur apo kur nė bazė tė ngacmueshmėrisė mund tė vlerėsojė se i kamtė lodhur nervat, e di se ajo ditė pėr nga sasia dhe cilėsia ishte e pasuksesshme." Sikur tė gjithė t'i pėrmbaheshim kėtyre rregullave tė thjeshta, i sigurt jam se tė gjitha sėmundjet e shkaktuara nga tendosja nervore, gjatė natės do tė pakėsoheshin nė minimum. Njėkohėsisht do t'ndaleshim sė plotėsuari spitalet pėr sėmundje psikike me njerėz tė rraskapitur nga lodhja, brengar dhe ērregulimet.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi