Historia, si trafikoheshin kurbetēinjtė e dikurshėm!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default Historia, si trafikoheshin kurbetēinjtė e dikurshėm!

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 9:25 pm

Shqiptarėt, jashtė. Nė fillim si ushtarė, nizamė e komandantė tė fushatave ushtarake osmane. Me rėnien e kėsaj perandorie, shthurjen e rendit feudal dhe vendosjen e marrėdhėnieve kapitaliste ata s'shkonin mė drejt Orientit si ushtarė, por si punėtorė mėditės. Stambolli, Edreneneja, Egjipti e Selaniku, "eldoradot" e para tė emigrimit. Kolonitė shqiptare tė Sofjes dhe Bukureshtit dhe Egjiptit. Fluksi mė i madh i lėvizjeve pėr nė vendet perėndimore nė ēerekshekullin e parė tė shekullit tė 20-tė. Vendet ku shkonin dhe rrugėt e mundimshme qė pėrshkonin kurbetēinjtė e parė. Fenomeni i kontrabandės sė qenieve njerėzore dhe rrjetet e trafikut brenda dhe jashtė vendit. Gazeta "Tirana Observer" boton sot historinė e emigrimit tė shqiptarėve rrugėt qė ata ndiqnin dhe pagesat qė bėnin dhe sa kohė duhet tė punonin pėr tė larė borxhet. Shfrytėzimi i egėr, pasiguria dhe kushtet e vėshtira nė minierat e Francės, nė rrugėt e Stambollit dhe Selanikut, por edhe Amerika dhe Australia mė vonė s'qenė mė tė mirat. Pse shumė kurbetēinj tė dėshpėruar i futeshin alkoolit e bixhozit. Kėmbė shqiptari jashtė pėr 50 vjet tė regjimit komunist. Hapja e Shqipėrisė, eksodi i madh dhe shembja e mitit tė mėrgimit. Rrugėt legale dhe ilegale tė emigracionit tė sotėm.

Emigrimet e para
Janė tė njohura lėvizjet e shqiptarėve nė shekuj, ngulimet dhe eksodet e tyre tė mėdha nė mesjetė nė Greqi, nė brigjet e Italisė jugore dhe vise tė tjera tė Ballkanit, por krahas kėtyre, shqiptarėt janė parė nė lėvizje mė tė vogla e tė pėrkohshme nė Venetik, Spanjė e brigjet e Danubit pėr tregti, nė perandorinė osmane si nizamė, ushtarė mercenarė, ndėrtues, por edhe punonjės nė administratėn e lartė. Le tė kujtojmė kėtu Qyprilinjtė dhe shumė vezirė e gjeneralė tė lartė tė shquar tė perandorisė me origjinė shqiptare, kryearkitektėt e famshėm, Arkitekt Sinani dhe arkitekt Kasėmi, veprat e tė cilėve ruajnė shkėlqimin e dhe sot nė Stamboll, mė pas rilindėsit tanė tė shquar etj. Por pėr emigracion tė mirėfilltė mund tė flitet aty nga mesi i shekullit tė 19-tė, kur zhdukja e ushtrive mercenare liroi shumė krahė pune, kur filluan tė shthureshin marrėdhėniet feudale dhe shumė fshatarė tė mbetur pa tokė, tė mbytur nė borxhe filluan tė shisnin krahun e tyre tė punės, fillimisht si argatė me mėditje nė punė sezonale, si ustallarė nė gjithė Ballkanin, Thraki, Stamboll, por edhe nė krahina tė tjera tė vendit. Mė pas mėrgimet u bėnė mė tė shpeshta sidomos nga krahinat e Korēės, Pėrmetit dhe Gjirokastrės. Nė fund tė shekullit tė 19-tė nė Stamboll kishte mbi 60.000 shqiptarė tė mėrguar, kryesisht fshatarė, ndėrsa qytetarėt iu drejtuan Rumanisė (10 000), Sofjes (8 000), Egjiptit (30 000). Vitit 1885 ēel njė rrugė tė re pėr shqiptarėt, fillon njė valė e madhe emigracioni pėr nė SHBA dhe nė njė masė mė tė vogėl, nė Argjentinė. Emigrimi nė atė kohė u bė njė plagė shoqėrore. "Nė Korēė nuk ka mbetur asnjė djalė, vetėm gra e tregtarė pleq shikon njeriu udhėve", shkruan njė gazetė e kohės. Njė vend nė Korēė rrėzė kodrave tė Shėndėllisė nė tė dalė tė qytetit, atje ku pėrcilleshin kurbetēinjtė me familjarėt mori emrin "Lėndina e lotėve". Kjo tragjedi pėrshkruhej nė kėngėt e popullit, por ishte edhe njė nga temat mė tė lėvruara tė shtypit dhe letėrsisė sė asaj kohe. Janė tė kėsaj kohe kėngėt e famshme tė kurbetit qė i kėndon me aq ndjenjė e kolorit Eli Fra si, "Zunė yjtė e po rrallojnė, zunė kurbetlinjtė e shkojnė", Qeraxhiu i Grebenesė" etj.
Por jeta dhe puna e tė mėrguarve nuk ishte aspak e lehtė. Nė SHBA ata punonin nė punė tė rėnda tė pakualifikuara krahu nėpėr fabrika, ferma bujqėsore, nė punė botore, ndėrtim etj., ndėrsa pėr tė fjetur, qė tė kursenin flinin nėpėr baraka, hanin e visheshin keq, atje ku hanin edhe flinin. Paga ishte sa 1/20 e pagės sė njė punėtori anglo-sankson. Por nė kushte tepėr tė vėshtira dhe tė pa siguruar punonin emigrantėt nė Francė, tė cilėt shkuan aty nė ēerekshekullin e parė tė shek. tė 20-tė. Ata punonin nė minierat e San Etien, flinin 20-30 veta nė njė kapanon nė kondita higjienike mizerable. Shumė prej tyre nga qė punon nėn tokė dhe jetonin keq u sėmurėn nga tuberkulozi. Megjithėse ishin tė pa siguruar dhe s'gėzonin asnjė tė drejtė, pasi s'ishte asnjė konventė me Shqipėrinė, paga e tyre cungohej nga katėr taksa nga tė cilat punėtorėt nuk pėrfitonin asgjė. Tė dėshpėruar ata fillonin tė pinin alkool dhe tė loznin kumar. Njė pjesė e madhe niseshin nė kėmbė nga Franca pėr t'u kthyer nė Shqipėri, por sa kalonin nė kufirin italian i kthenin pėrsėri nė Francė.
E keqja tjetėr nė tė gjitha shtetet ku punonin emigrantėt, qoftė edhe nė atė tė Amerikės, ishte se punėtorėt shqiptarė mbetėn tė pakualifikuar, pjatalarės, fshesarė, druvarė, kasapė, bahēevanė, kalldrėmxhinj etj.
Megjithatė, duke parė gjithė atė zhvillim dhe duke e krahasuar atė me jetesėn nė Shqipėri, u bėnė mė tė civilizuar, sollėn nė vendlindje shumė elemente qytetarie dhe pėrparimi. Kurbeti lozi njė rol tė madh jo vetėm civilizues shoqėror, por edhe politik pėr zgjimin e ndėrgjegjes politike kombėtare, pasi shumė nga kėta kurbetēinj u vunė nė krye tė lėvizjeve popullore, lėvizjes pėr arsim etj. Shumė fshatra nė Jug qė kishin mė shumė kurbetēinj ndryshuan pamjen me shtėpi tė reja dy-trekatėshe, me rrugė tė shtruara, por edhe me njė mėnyrė tė re jetese, ēka ėshtė e dukshme edhe sot po tė shkosh nė kėto fshatra.

Pagesat pėr tė emigruar
Veē sa thamė mė sipėr pėr gjeografinė e emigrimit shqiptar tė fundshekullit tė 19-tė - fillimshekullit tė 20-tė, njė kalvar i vėrtetė ishte rruga qė bėnin emigrantėt, por jo vetėm rruga fizike, qė me mjetet e transportit tė asaj kohe ishte njė stėrmundim i vėrtetė, por pėr pagesat e larta qė u merrnin fajdexhinjtė dhe marifetēintė trafikantė kėtyre
qenieve njerėzore. Edhe atėherė si tani lulėzoi njė trafik i pa parė dhe pamėshirshėm i klandestinėve. Nė mungesėn e njė shteti (Turqia ishte nė agoni dhe periudha e Luftės sė Parė Botėrore tek ne krijoi njė rrėmujė tė varetė) trafikantė shqiptarė tė lidhur edhe me tė huaj rripnin pa mėshirė fakir fukarenjtė shqiptarė, tė cilėt pėr tė siguruar kėto tė holla duhet tė linin peng atė copė tokė qė kishin ose shtėpinė ku banonin. Rrallė herė ngjiste qė tė shlyhej huaja e rėnduar me kamatė. Nė disa qytete si nė Korēė dhe Gjirokastėr tregtarėt krijuan agjenci tė posaēme pėr tė pėrcjellė njerėz nė mėrgim. Ata spekulonin me mėnyrat mė tė ulėta e mė tė poshtra me nevojtarėt qė nga e keqja braktisnin atdheun. Nė njė studim tė autorit Kristaq Misha pėr lėvizjen punėtore nė Shqipėri jepen shembuj rrėnqethės tė kėtij fenomeni tė marra nga shtypi i kohės. Gazeta "Kombi" e Bostonit majit 1907, shkruan "Ca tregtarė tė Korēės si Vėllazėria Turtulli, Aleks Fundoja etj. rrjepin botėn me kėtė rast. Dy veta nga Devolli mė thanė kėtė gjė tė ēuditshme; Si dėgjuan tė gjorėt qė nė Amerikė "i mbledhin tė hollat me lopatė" u nisėn kėtu. Po u lipsen tė holla, venė nė Vėllezėrit Turtulli dhe vėnė peng mallin. Pėr njė biletė nga Patra (Greqi) qė kushton 200 franga, dmth, 8 lira turke, qė u dhanė nė dorė, u vunė peng gjithė mallin pėr 34 lira tė Turqisė. Duhet tė punojnė mė shumė se 6 muaj tė gjorėt qė tė mund tė lirojė mallin e tyre tė marrė peng". Gazeta "Drita" e Sofjes shkruante herė pas here pėr kėto skandale. Ja si shkruan ajo nė numrin e 90-tė tė vitit 1907: "Liēi Fundoja nė Korēė merr 30 lira pėr navllon prej 11 lira. Kėshtu ka marrė mė qafė shumė shqiptarė, pa mos u dhėnė nė dorė asnjė para, hoqnė njė mijė tė kėqija udhės, aq sa deshėn tė hidheshin e tė mbyteshin nė det, dhe kur dolėn kėtu flinin nė rrugė, meqenėse nuk kishin ndonjė tė njohur, s'dinin as gjuhė as tė mėsuar tė hapnin dorėn e tė lypnin".
Qeveritė e kohės sido tė dobėta, por mė vonė edhe qeveria e Zogut qė e mbante veten si qeveri e vėrtetė, jo vetėm s’e ndihmonin kėtė shtesė tė mėrguarish qė shkonte jashtė pėr bukėn e gojės, por nuk e shikonin as me sy tė mirė. Legata dhe konsullatat jashtė njoftonin se shqiptarėt e mėrguar binin nė kontakt me elementė shqiptarė demokratė e revolucionarė dhe shpreheshin hapur kundėr regjimit. Ky ishte shkaku qė kufizohej dhėnia e pasaportave dhe leje qėndrimeve. Nga mijėra tė mėrguar nga Korēa nė vitin 1928 vetėm 1500 veta u pajisėn me pasaporta pėr nė SHBA, Australi dhe Argjentinė, po kėshtu u dhanė pak pasaporta pėr nė Francė e Greqi nga rrethe tė tjera si nga Pėrmeti, Skrapari, Tepelena e Gjirokastra. Mirėpo tė shtrėnguara nga nevoja njerėzit filluan tė mėrgonin fshehurazi nėpėrmjet Greqisė ose nėpėrmjet anijeve tė mallrave nga Durrėsi. Skandalet pėr trafikimin e emigrantėve ndiqnin njėri- tjetrin. Nė vitin 1929 disa shoqėri kapitaliste franceze, pronare minierash nė Sant Etien, dėrguan dy agjentė shqiptarė pėr tė grumbulluar fuqi punėtore me ēmim tė ulėt. Ata grumbulluan mbi 100 punėtorė, tė cilėt pėr "nderin" qė u bėnin mashtruesit merrnin nga secili 160 franga ari. Por kur shkuan nė port ata u kėrkuan edhe nga 40 franga pėr agjentin konsullor tė Francės "pėr t'i rregulluar pa problem". Pas kėtyre agjentėve filluan rrjete tė tjerė rrjete trafikantėsh si nė Himarė, Pėrmet, Gjirokastėr, Durrės etj. qė nisėn kontingjente tė tėrė punėtorėsh, sidomos nė Francė. Shtypi asaj kohe zbuloi se kėto rrjete ishin lidhur me drejtorėt e minierave dhe administratėn franceze, tė cilėt i shfrytėzonin punėtorėt si skllevėr tė vėrtetė. Ata nuk paguheshin me mėditjen e caktuar apo tė krahasuar me punėtorėt francezė apo tė kombėsive tė tjera, por me njė pagė minimale. Pronari pėr tė mos lėvizur u mbante pasaportat dhe i detyronte me anė tė njė kontrate tė detyrueshme tė punonin pėr tė shlyer shpenzimet e navllos (udhėtimit, anijes). Nė kėtė kontrabandė njerėzish kishte gisht edhe prefekti i Luarės, i cili pėr punėtorėt pa pasaportė merrte njė shumė tė caktuar qė ia jepte pronari nga rroga e punėtorėve. Por kishte raste qė gjendej njė shkak dhe punėtorėt pėrziheshin nga puna pa iu kthyer detyrimet qė u kishte pronari brenda.
Njė tjetėr kurbet i gjuajtur nga kontrabandistėt ishte Australia, ku do tė paguaje njė shumė tė majme. Ja si shkruan gazeta "Telegraf e 13 marsit tė vitit 1927 pėr njė kontingjent punėtorėsh qė paguan dhe nuk shkuan dot nė Australi: "Mijėra u derdhė, lanė mall e katandi dhe shpenzuan mbi njė milion franga ari kot pėr udhėtim".
Po kėto veprime mashtruese bėheshin nga agjencitė pėr udhėtimet nė Amerikė, ku shumė shqiptarė i dėrgonin me dokumente false. Autoritetet vendore kur i kapnin i nisnin pėrsėri pėr nė Shqipėri. Merret me mend se ē'ishte tė ktheheshe pa para pėrsėri dhe ē'do tė hiqje. Shumė nga kėta qė nuk pėrballuan kthimin shkuan nė Amerikėn Latine, ku shumė prej tyre vdiqėn nė zonat tropikale apo humbėn pa u lidhur dot me familjet.
Djemtė shqiptarė qė edhe sot kaptojnė Gramozin e i bien mė kėmbė pash mė pash Greqisė, apo ata qė kanė ikur me gomone, a fshehurazi nė maune mallrash, nuk bėjnė gjė tjetėr, veēse kėndojnė njė kėngė tė kėnduar mė parė nga gjyshėrit e tyre. Por edhe kur vjen puna pėr tė paguar, paguajnė e mashtrohen sikurse edhe gjyshėrit e tyre. Mjerisht kjo ėshtė njė e vėrtet e hidhur. Mirė atėherė qė s'kishte shtet, po sot?!

Shembja e njė miti
Pėr 50 vjet me radhė tė sundimit i regjimit komunist Shqipėria e mbyllur nė guackėn e saj "si i vetmi vend socialist nė botė" nuk e njohu emigracionin e jashtėm. Dhe as bėhej fjalė tė ishte nė strategjinė e tij njė gjė e tillė. Kurbeti kishte mbetur vetėm nė folklor, si njė plagė shoqėrore historike. Emigrimi konsiderohej si njė akt tradhtie i dėnueshėm me vdekje ose burgim pa afat. Aparati represiv i regjimit ideologjik Marksist-Leninist tė Enver Hoxhės kontrollonte nga afėr tė gjitha aspektet e jetės shqiptare, duke bindur shtetasit e kėtij vendi, qė ata jetonin nė njė parajsė komuniste. Fatkeqėsisht pėr regjimin, shumė shqiptare gjatė viteve tė fundit tė komunizmit, patėn mundėsi tė shikonin njė parajsė tjetėr alternative, gjatė ndjekjes fshehurazi tė televizionit italian.
Nė vitin 1990, kur Shqipėria si "guri i fundit i dominosė" ende s'po lėvizte, ndėrkohė qė shumė vende tė Evropės lindore kishin nisur rrugėn e demokracisė, duke shembur regjimin regjimet e vjetra, rreth 5.000 shqiptarė kėrkuan azil nė ambasadat e vendeve perėndimore nė Tiranė. Eventualisht, ata u lejuan tė shkojnė nė perėndim. Nė total, nga "pushtimi i ambasadave" deri nė fillim tė vitit 1991 lanė vendin rreth 20.000 shqiptarė. Por mė i madh eksodi qe nė muajt mars dhe gusht 1991. 25.000 emigrantėt e marsit me aniet qė u mbushėn plot zbarkuan dhe fituan statusin e refugjatit nė Itali, por s'patėn kėtė fat 20.000 emigrantėt e gushtit, tė cilėt nė shumicėn e rasteve u riatdhesuan. Po kėshtu i madh qė emigrimi drejt Greqisė.
Kronologjia e emigrimit tė shqiptarėve ndryshoi vit pas viti, por ai u bė mė i shpeshtė pėrsėri pas ngjarjeve tė '97-ės, i shoqėruar me njė nga tragjeditė mė tė dhimbshme, tė njohur me emrin "Tragjedia e Otrantos", ajo e "9 janarit" dhe shumė e shumė aksidente tė rėnda tė pa regjistruara me gomone.
Nė mungesėn e njė statistike tė saktė si nė vendin tonė, por edhe nė vendet pritėse, ku ka shumė emigrantė tė pa legalizuar mendohet se 1/3 popullsisė ose 1 000 000 shqiptarė janė jashtė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi