Fan Noli:Kufijtė elastikė tė Shqipėrisė

Shko poshtė

default Fan Noli:Kufijtė elastikė tė Shqipėrisė

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 10:19 pm

Fan Noli:Kufijtė elastikė tė Shqipėrisė


Duke folur pėrpara Kėshillit tė Lidhjes mė 25 shtator, Fan Noli dha njė pėrshkrim mbresėlėnės tė luftės sė Shqipėrisė pėr tė ruajtur tėrėsinė e kufijve tė saj. Nė librin e historianit britanik Joseph Swire gjejmė fjalėn e plotė tė Nolit mbi kėtė ēėshtje.
“Ēėshtja e kufijve tė Shqipėrisė, - tha ai, - qė ishte nė diskutim qysh pėrpara Luftės Botėrore, njėmbėdhjetė vjet mė parė, ende po pret njė zgjidhje pėrfundimtare - njė zgjidhje qė ēdo dimėr ėshtė shtyrė pėr nė verėn e ardhshme. A duhet tė presim njė tjetėr shtyrje nė dimrin qė po vjen - me tė gjitha konfliktet dhe ndėrlikimet qė do tė sjellė kjo si pasojė? Kjo ėshtė njė pyetje qė populli shqiptar e bėn me njė shqetėsim qė rritet vazhdimisht. Kjo torturė ka zgjatur tepėr gjatė; kjo barrė e padėshirueshme ka peshon tepėr rėndė mbi njė popull qė dėshiron vetėm paqen.
Mė lejoni tė jap njė pėrshkrim tė shkurtėr tė kėsaj tragjedie. Akti i saj i fundit po pret mė kot njė dimėr tė mbarė.
Mė 1913, pas Luftėrave Ballkanike, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, pas bisedimesh tė gjata dhe tė lodhshme, pėrvijoi nė hartė kufijtė e Shqipėrisė, duke lėnė mė shumė shqiptarė jashtė kufirit tė Shqipėrisė se brenda tij. Njė komision ndėrkombėtar u udhėzua ta pėrvijonte kufirin nė terren dhe ky komision e nisi punėn e tij nė shtator 1913. Dimri i parė solli shtyrjen e parė. Verėn qė pasoi Lufta Botėrore e pengoi punėn e komisionit dhe, nga viti 1914 deri mė 1920, ne nuk mund t’i numėrojmė dot as dimrat, as verat qė pasuan. Ne ishim tepėr tė zėnė me numėrimin e sulmeve, kundėrsulmeve dhe pushtimeve tė huaja ushtarake qė pasuan njėri-tjetrin nė njė vend qė nuk i pėrkiste askujt.
Pėr mė tepėr, gjatė kėsaj periudhe fatkeqe nuk flitej pėr caktimin e kufijve tė Shqipėrisė, por vetėm pėr asgjėsimin e Shqipėrisė. Ēėshtja e kufijve u rimor pėrsėri mė 1921, pas pranimit tė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve - njė ngjarje rėndėsia e sė cilės ėshtė e pamundur tė mbiēmohet.
Mė 1921, situata ishte kjo: thuajse i gjithė territori qė mė 1913 i ishte caktuar Shqipėrisė qe nė duart e vetė shqiptarėve, duke pėrjashtuar rreth njėzet fshatra nė lindje tė Korēės, qė formonin njė zonė asnjanėse dhe tė pushtuar nga grekėt, si dhe njė hapėsirė mjaft tė shtrirė nga liqeni i Ohrit deri nė liqenin e Shkodrės, tė pushtuar nga serbėt nė pėrputhje me njė vijė demarkacioni tė caktuar nga Aleatėt gjatė armėpushimit. Kjo vijė ishte shumė elastike. Ajo kishte njė prirje spazmodike tė lėvizte drejt perėndimit dhe jo njė herė arriti deri nė periferitė e Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė. Shqiptarėve nuk u pėlqenin lėvizjet e kėsaj vije tė lėkundshme; kėtu e kishin burimin luftimet periodike nė kufi dhe ndėrhyrja e Lidhjes sė Kombeve”
(Marrė nga libri “Shqipėria- Ngritja e njė mbretėrie”)

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi