Tradhetar si Ali Kelcyra

Shko poshtė

default Tradhetar si Ali Kelcyra

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 10:43 pm

“Tradhetar” si Ali Kelcyra

Nje jete ne funksion te Shqiperise demokratike e perendimore. “Feudali” idealist qe tradhetoi interesat e ngushta te klases se vet dhe iu kushtua ceshtjes kombetare. Mesazhet e nje patrioti “te cuditshem”
Kur e ftuan te merrte pjese ne kremtimin e 50 vjetorit te themelimit te “Vatres” (viti 1962), Ali Kelcyra pranoi me kenaqesi. Gjate darkes qe u shtrua ne Boston, Aliun e ulen ne tryezen kryesore, perkrah imzot Nolit, “kryetarit tim t’idealit”, sic e quante ai. Bashkefjalimi i tyre vazhdoi per disa minuta dhe askush nuk kishte haber per cfare flisnin. Por “sekretin” e bisedes e nxorri vete Noli para te pranishmeve, qe njerezia te mos kujtonin se “sajoi ndonje komplot” me shokun e dikurshem. “Ne Greqine e vjeter, lufta pervec me arme, behej dhe me fjale, me Logos. Nje lufte e tille u zhvillua nje here mes oratorit me te shquar, Demostenit, dhe nje tjeter oratori te shquar, Eskinit”, nisi sqarimin Noli. “Puna ishte ne se duhej t’i binin Filipit te Maqedonise apo jo. Demosteni donte lufte, kurse Eskini ishte kunder. Luften me Logos e fitoi Demosteni dhe Eskinin e syrgjynosen ne nje ishull te Persise. Ne ate ishull, Eskini hapi nje shkolle oratorie dhe nje dite u lexoi dishepujve te tij fjalimin qe kish mbajtur kunder tezes se Demostenit. Dishepujt u habiten shume nga ai fjalim, saqe thane: Po ti u mbajte kete fjale athinasve dhe ata te syrgjynosen?”. Dhe Eskini u pergjegj: “Ah ta degjonit ate masakarane tjeter se c’tha, do ta kuptonit arsyen”. Peshkopi i shquar perfundoi sqarimin e tij: “Kete mesele i tregova mikut tim ketu prane, pasi ai me tregoi c’kishte bere e c’kishte folur ne Shqiperi”.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tradhetar si Ali Kelcyra

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 10:44 pm

Ky ishte vleresimi i Fan Nolit per bashkeluftetarin e vjeter te llogoreve politike te viteve ’20, ne Shqiperine e sapodale nga lufta boterore. Nje vit me pas ketij episodi te rrefyer nga gazetat shqiptare te kohes ne SHBA, Ali Kelcyra mbylli syte dhe dy vjet pas tij, edhe i madhi Fan Noli. Te permbledhesh gjithcka per Ali Kelcyren (titullin bej ai e refuzoi kategorikisht), ne nje dosier, eshte sigurisht e pamjaftueshme. Qofte ehe per faktin se duhet te hedhesh drite mbi nje figure qe per gati 60 vjet vetem sa eshtehedhus sistematikisht balte. U desh nje vizite ne Shqiperie dhe disa intervista te bijes se tij Hana, qe mbi kete figure te tregohej serish interes. Por vepra me permbledhese, shteruese dhe serioze eshte padyshim libri i autorit Tanush Frasheri me titull “Ali Kelcyra, aristokrati kuq e zi” botuar ne vitin 2005 nga “Cabej” ne Tirane dhe Qendra e Studimeve Shqiptare ne Londer, ku bashkohen mjaft deshmi e deshmitare bashkekohore qe flasin lidhur me jeten e tij, si dhe dokumente te Arkivit te Shtetit, e ne vecanti te arkivit te Ministrise se Puneve te Brendshme.

Me kete rast, me duhet te ndalem pak funksionin qe duhet te kete nje proces qe ka ndodhur natyrshem pas viteve 90-te ne Shqiperi, sic eshte ritrajtimi i figura historike te kombit, qe kane jetuar e vepruar ne nje kontekst te caktuar. Platoni ne “Republiken” e tij, do t’u mesonte kandidateve mbreter 5 vjet me rradhe “Teorine e Ideve”, sepse ne perjetesi, idete kane qene fuqite shtytese te njerezimit. Prandaj, kur behen promovime e rivleresime si ne rastin e Kelcyres, nuk kemi te bejme thjesht me biografi dhe rezyme jeteshkrimesh. Per informimin dhe ndricimin e brezave, kryesore eshte percimi i ideve qe kane bartur keta personazhe te shquar. Nuk behet fjale vetem per figurat fizike, por mbi te gjitha per respektimin e substratit kombetar, te asaj shtrese figurash publike ne themel te te cilave qendron edhe qenia e Shqiperise se sotme.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tradhetar si Ali Kelcyra

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 10:45 pm

Ali Kelcyra (1891-1963), ishte jurist me prirje politike perendimore, kurse e drejta dhe demokracia ishin te bashkelidhura ngushte ne idealin e tij. Parlamenti per te, si institucioni i shtetit te se drejtes dhe demokracia parlamentare, ishin balsami qe zbuste plaget e konflikteve shoqerore, sepse kur kundershtite e papajtueshme ndermjet pozites e opozites e bejne te pamundur kompromisin, atehere demokracia nuk funksionon. Nen kete tingellim aktual, percillet dhe mesazhi tjeter i tij: Liria, si nje vlere e patjetersueshme eshte thelbi i demokracise, qe parakupton edhe barazine. Keto pikepamje te Ali Kelcyres, si nje politikan demokrat jane shpalosur per kohen e viteve 1921-1924, kur mbronte edhe barazine e gruas e te burrit ne te gjitha fushat. I quajtur qe ne parlamentin e pare shqiptar si “bilbil” nga oratoria e tij. Ishte koha e perplasjes te ideologjive, te bolshevizmit, fares se fashizmit e nazizmit dhe domosdoshmerise per nje bashkim kombetar, qe te shmangej cdo kercenim ndaj ceshtjes shqiptare. Vlera e akteve te Ali Kelcyres, mund te fokusohet ne keto drejtime: Se pari ne formimin e tij, si demokrat qe reflekton ne shkollimin dhe karakterin e tij. Qe ne vitin 1915, ndjek studimet ne universitetin e Romes per drejtesi. Ne ato rrethana historike afrohet ideologjikisht me revisten “Avanti” te Partise Socialiste Italiane. Ne korrik 1925 mbron titullin doktor ne jurisprudence. Me 10 tetor 1933, martohet me Advije (Dudush) Vrioni dhe me 8 mars 1936, i lind femija e vetme Hana. Zoteronte frengjishten, italishten, turqishten, greqishten dhe gjermanishten.

“Ne pamje te pare te corientonte liberalizmi i birit te nje dere feduale… Tek ai kishte nje revolte biologjike, natyrore, kunder mjerimit, padrejtesise, shtypjes, despotizmit”, shkruan autori Tanush Frasheri ne librin e tij per Ali Kelcyren (faqe 25). Ne fakt, ne keto vite te formimit te tij, Aliu “theu” traditen feudale te familjes dhe i drejtohet popullit, bashkohet e rron me ta, saqe shkakton indinjaten e te gjithe bejlereve te Jugut. Kuptohet, qe mjaft bejlere u bene pro turkut, ose pro atij shteti qe i mbronte interesat e ngushta te tyre dhe per kete fakt spekullohet shume ne histori me te gjithe klasen e bejlereve. Ne Vjene, e sidomos ne France, ai, ishte mik i mjediseve socialiste. Me ndihmen e kryetarit te Bashkise se Vjenes, socialistit Seitz, Aliu mori lejeqendrimin ne qytetin austriak, ndersa ne Paris (nga viti 1930-1939) Ali Kelcyren e gjejme midis figurave me te shquara te social-demokracise europiane: F. Adler- udheheqes Internacionales Socialiste, Turati, Treves, Nenni, Blum, Saragat, Nitti; mes radikal-socialisteve Justin Godard-akademik i Frances, E. Herriot, dhe me udheheqesit e majte te partise popullore italiane, si G. Miglioli, Tarchiani. Ai bashkepunon me gazetat me prestigjioze pariziane te krahut te qendres se majte. Per veprimet e tij kunder fashizmit, emri iu shenua ne listen e zeze te antifashisteve. Motoja e jetes se tij ishte: “T’i sherbejme artdheut, jo te sherbehemi prej tij”.

Per kete motiv, Aliu, eshte ulur ne nje tryeze bisedimesh, sa me armikun, aq edhe me kundershtaret e vet politike, komunistet, mjaft qe te shmangej rreziku i jetes se qindra mijerave shqiptareve. Per ceshtjen e atdheut, ai u shkroi, dhe u takua me personalitetet e shquara te kohes, si: Briant- minister i Jashtem i Frances (1930); Guernut- minister i Arsimit e mik i Shqiperise; Leger -sekretar i pergjithshem i M.P.J-se se Frances; Fotic-ish minister i Jashtem i Jugosllavise.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tradhetar si Ali Kelcyra

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 10:45 pm

Shperthimi i Luftes I Ballkanike me 18.10.1912 e shtrengoi Ali Kelcyren te kthehet ne Kelcyre, e cila, pas pak kohesh u pushtua nga forcat greke. Aliu ne kete periudhe historike ka nje aktivitet te ngjeshur me mbrojtjen kombetare dhe ne perpjekjet kunder andarteve greke ne vitin 1914, jane akoma mbresat e te moshuarve mbi fjalimin e pare publik te Aliut para deshnicareve dhe brenda ca ditesh e gjithe krahina e Kelcyres u organizua ne nje force ushtarake rreth 2000 vetash per mbrojtjen e vendit. Me ndermjetesine e patrioteve u lidh me cetat e Th. Germenjit, S. Butkes, Zalo Prodanit e Qani Starjes. Jane ngjarje me vete betejat e forcave vullnetare te komanduara nga Ali Kelcyra, te cilat shtrenguan greket qe te sprapseshin. Me 27 korrik 1913, kur erdhi princ Vidi me princeshen Sofi, Ali Kelcyra, (mbasi kishte luftuar edhe kunder bandave te Haxhi Qamilit) pershendeti ne emer te princ Vidit. Ne kete periudhe Aliu mendonte se: “Nga mungesa e zhvillimit te ndergjegjes kombetare nen masat e popullit, fanatizmat fetare te cilat s’mund te pranonin vellazerimin e elementeve te ndryshem; intrigat dhe invadimet e zakonshme te huaja... etj, moren zemer...”.

Pikerisht ne kete kohe, levizja kombetare po kalonte nje krize dhe depresion te perkohshem. Aliu vendoset ne Kalabri, ne San Demetrio Korona, ku Mehdi Frasheri ishte mesues i gjuhes shqipe. Pastaj ne ndjekje te rruges universitare shkon ne Rome, Zvicer dhe se bashku me nje tufe patriotesh te shquar, si Sotir Kolea, dr. Mihal Turtulli, Pandeli Cali, Mit’hat Frasheri, etj, krijojne Komitetin Shqipetar te Lozanes. Edhe per veprimtarine e ketij komiteti, ka nje aktivitet te pastudiuar dhe te permendur realisht ne histori. Keshtu, jane denoncimet per padrejtesite ndaj Shqiperise derguar ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1919. Per te shmangur konfliktin me Austro-Hungarine u caktuan Ali Kelcyra, Koco Tasi, per te biseduar fshehurazi ne zonen e pushtuar nga austriaket, me Th.Germenjin, S.Butken, Hysen Nikolicen etj. Se bashku me ta, ne tere krahinen e Jugut u krijuan “cetat kombetare shqiptare”. Te kesaj vlere historike jane qendrimet me arme ne dore kunder pushtuesve italiane; ne kongresin e Lushnjes; ne luften e Vlores, gjate viteve 1915-1920, Ali Kelcyra me patriotet e tjere, formojne Komitetin e Mbrojtjes Kombetare ku zgjidhet ne krye te udheheqjes. Me mbarimin e luftes se Vlores, “Mbrojtja Kombetare”, pas tri vjet aktiviteti me 3.9.1920, zyrtarisht u shpernda. Ali Kelcyra me Spiro Koleken u caktuan ne komisionin e marreveshjes italo-shqiptare, me 2 gusht 1920, qe shenoi dhenien fund te pretendimeve italiane per Vloren. Ne parlamentin shqiptar, Aliu, zgjidhet si deputet i prefektures se Gjirokastres ne dy legjislatura (21 prill 1921-30 shtator 1922, dhe 21 janar 1944, deri 2 qershor 1944). Luften per demokraci, ai e shihte tek perpjekja per forcimin e elementit demokratik ne vet gjirin e Keshillit Kombetar (parlamenti), prandaj ne fjalen e tij te pare ne parlament, hodhi hapin e fillimit ne kete drejtim, duke propozuar, qe ne apelin e deputeteve “te mos perdoret me titulli bej, se parlamenti eshte demokratik”.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tradhetar si Ali Kelcyra

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 10:45 pm

“Hiqini ato bej dhe efendi, thirri nje djalosh qe vjen nga nje prej shtepive me te degjuara te bejlereve te Toskerise.., i cili, nuk ishte vecse, z. A. Kelcyra...”, shkruante gazeta “Dielli” me 30.5. 1921. Ekrem Vlora shkruante ne “Hylli i Drites”, se “megjithe jeten e shkurter parlamentare, ai do te behet i njohur permes fjales se tij te shkelqyer, do te rradhitet midis elokuencave te me te shquara te opozites. Jane me dhjetera vleresime per fjalet e tij ne parlament, duartrokitje, per te gjitha punet e perfunduara prej tij ne komisionet, si kryetar i saj. Punoi edhe me Dom Ndre Mjeden, si zevendes i tij, shoqeron delegacionin e Lidhjes se Kombeve qe kishte ardhur ne Shqiperi me 1921, etj. Ne tematiken parlamentare, idete, propozimet e formulimet qe i duheshin shume nje shteti te ri shqiptar, sidomos per te drejten, mbajne peshen ekskluzive te mendimeve te tij. E vecante ka qene marredhenia me Fan Nolin me 1924, ku edhe Aliu ishte deputet i opozites, por kurrsesi pro bolshevizmit. Nje tjeter aktivitet i papermendur nga historia enveriste, edhe pse e kishin per zemer, ka qene i ashtuquajturi revolucioni i qershorit 1924.

Nga dhjetori 1924, deri ne gusht te vitit 1939, eshte koha e mergimit te pare te Ali Kelcyres...Ka nje ngjeshje punesh te refugjatit Kelcyra ne Itali, sidomos nga relatat ne “Palaco Chighi” (1925), pastaj ne krijimin e organizates “Bashkimi Kombetar” (shtator 1925) dhe me shqiptaret e “Vatres” ne SHBA, kolonite ne Rumani, Egjypt etj, jane vite intensive pune me Luigj Gurakuqin, Fan Nolin etj, ngjarje qe Italia nuk ia fali Ali Kelcyres edhe per faktin se nuk donte t’i prishte marredheniet me Zogun. Nje furi e madhe diplomatike ndodh ne Itali prej Aliut, gjate riorientimit te politikes se saj ndaj Shqiperise me synimin per t’i larguar qellimet strategjike te pushtimit fashist. Po keshtu, aspekte diplomatike, politike dhe gazetarie, ka ne Beograd, kur jugosllavet tentuan qe te benin per vete, Xh. Bushatin, A. Kelcyren, A. Sumen, nepermjet Ceno bej Kryeziut dhe ministrise se Puneve te Jashtme Jugosllave. Por Aliu i hodhi poshte keto propozime ne menyre kategorike, sepse e dinte shume mire qe Ceno bej Kryeziu ishte njeriu besnik i Beogradit, si dhe pergjegjesi per vrasjen e Luigj Gurakuqit e Bajram Currit.

Nga fundi i korrikut 1927, kthehet ne Vjene se bashku me XH. Bushatin e P. Sumen, si komitet drejtues i “Bashkombit” (gazete), duke u perpjekur te terhiqnin nga Konare-ja mjaft intelektuale te infektuar nga bolshevizmi. Ne Vjene Aliu u takua me Nolin e sapokthyer nga pelegrinazhi ne “sinodin e shenjte” te komunizmit, Moska. “Noli, - shkruan Kelcyra- ishte disi i zhgenjyer nga jeta e madheshtia e ndertimit te komunizmit ne Bashkimin Sovjetik”. Aliu ishte i prere si kunder fashizmit, ashtu dhe kunder bolshevizmit, si p.sh ne artikujt nr.10 date 7 qershor, dhe nr. 13, date 31 korrik 1929, me titull “Aktiviteti i Organizates Bashkimi Kombetar” dhe “Relacionet sllavo-shqiptare”. Edhe persa i perket ceshtjes se autoqefalise, Aliu e ka patur ne qender te vemendjes duke qene kurdohere me nje krah me Fan Nolin.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tradhetar si Ali Kelcyra

Mesazh nga Musafir prej Wed May 07, 2008 10:46 pm

Aliu u vendos ne Paris (1930-1939), duke patur lidhje te ngushta me socialistet franceze. Ai punonte nen moton: “Gjithcka per ta shkeputur Shqiperine nga kthetrat e Musolinit”. Per kete ne mesin e korrikut te vitit 1930, i drejtohej ministrit te Jashtem francez, socialistit te shquar Aristide Briant me nje memorandum, per synimet e Musolinit ne Shqiperi. Ne kete vorbull te politikes ne prag lufte, ne praktiken e punes dhe mendimet e shprehura publikisht, Aliu zbulon tere intrigat e italianeve, spekullimet jugosllave dhe greke. Ai u zgjodh ne krye te organizates “Bashkomb”. Kane qene orvajtje te deshperuara per te evituar pushtimin fashist te Shqiperise, dhe per kete flasin materialet e quajtura “Protokollet e Parisit”; “Telegramet e drejtuara Musolinit”, e deri tek takimi me vete Jakomonin, ku, dr. Ali Kelcyra, here si gazetar, e here si deputet e politikan, mban nje qendrim kombetar per te frenuar tragjedine e pushtimit.

Me 24 prill 1939, ne vecanti, pas hidherimit te tij per ndodhine e dorezimit te kurores V. Emanuelit III (16 prill 1939), i erdhen per ta takuar Mustafa Kruja dhe Qazim Koculi, sipas lajmerimit qe kishte bere Ermest Koliqi, minister i Arsimit, se mekembesi Jakomoni donte te takonte ne Rome te gjithe nacionalistet shqiptare. Jakomoni, pas fjales me M. Krujen, e pyeti Ali Kelcyren se perse ai nuk kishte besim ne politiken e qeverise italiane. Aliu me nje guxim, si rrallekush, i beri nje ekspoze per te gjitha etapat e marredhenieve italo-shqiptare, duke kujtuar lenien ne balte te tyre ne vitin 1914, largimin e Vidit, marreveshjen Titoni-Venizellos. Jakomoni, e akuzoi Aliun se po parashtronte pikepamjet si ata te frontit popullor. Aliu i paraqiti tri kondita Jakomonit, ne emer te nacionalisteve, te cilat fashizmi nuk i pranoi.

Pas 15 vjet mergimi neper Europe, ne gusht 1939 kthehet ne atdheun e pushtuar per te organizuar rezistencen dhe per kete ishte ne qender te milicise fashiste italiane. Aliu bashkevepronte me patriotet shqiptare si Rasim Babameto, Baba Kamberi, Agathokli Xhitomi, Lutfi Zavalani, Fazlli Frasheri, Llazar Fundo, Shefki Miraku etj. Lidhjet kryesore i kishte me Mit’hat Frasherin, Fuat Dibren e Hasan Dostin. Ne maj te vitit 1942, ne shtepine ku banonte Ali Kelcyra ne Tirane u be nje mbledhje e gjere: Mit’hat Frasheri, F. Dibra, K. Tromara, N. Vlora, H. Dosti, F. Quku, I. Luzaj, S. Butka, T. Frasheri, Musine Kokalari, prof.dr Selman Riza, Lec Kurti, Th. Orollogai, Lef Nosi, etj. Ne kete mbledhje u vendos qe organizatat e frontit te Rezistences, te thirreshin vetem si Organizata e Ballit Kombetar, qe zgjodhi si kryetar Mit’hat Frasherin. Patriotet dhe intelektualet shqiptare me koncepte perendimore, i shqetesonte lufta dhe fitorja e dy diktaturave, por megjithate, ata kane kerkuar bashkepunim me komunistet, deri sa te cliroheshin nga okupatori dhe pastaj ne menyre demokratike te vendosej per te ardhmen. “Tradhetari” i klases se vet, nga nentori 1944 deri me 26 shtator 1963, jetoi fazen e dyte dhe fundit te emigracionit, vazhdimisht ne perpjekje te medha se bashku me nacionaliste te tjere shqiptare, qe ta shihnin Shqiperine nen sistem demokratik dhe te lidhur me Perendimin. E ne kushte te tjera, ndoshta ajo bisede e paharruar me Fan Nolin, nuk do behej ne Boston, por ne Tirane.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Tradhetar si Ali Kelcyra

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi