Personalitetet tė shquar Shqipėtar

Shko poshtė

default Personalitetet tė shquar Shqipėtar

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 1:38 am

Personalitetet tė shquar Shqipėtar

KUKUZELI Jan, figure e shquar e kultures bizantine, me origjine nga Durresi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI. Merita qendron ne faktin se nocioni muzikor i tij u perdor per disa shekuj ne muziken kishtare. Kukuzeli punoi mbi nje sistem te shkrimit muzikor te krijuar nga ai vete, me emrin sistemi kukuzelik. Ky sistem, i cili paraqitet si faza e trete e semiografise bizantine, perdorej mbi 40 germa grafike dhe bazohej ne rrathet muzikore. Ky sistem u shtjellua ne nje traktat te vecante me titull "Fillimi i shenjave psalltike te perpiluara dhe te perpunuara prej mjeshtrit Jan Kukuzeli".

ANDREA Aleksi 1425-1505 (i mbiquajturi Durrsaku). Arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane. Ne te gjitha mbishkrimet e veprave shenon origjinen e tij nga Durresi, ku dhe lindi. Ne moshe te re mergoi ne qytetin Spilit, te Dalmacise, ku dhe studioi prane skulptorit Mark Troja. Eshte autor i statujave te lozhes se tregtareve ne Ankone te Italise, i 1454 afreskeve ne nje kishe te ishullit Arabe te Dalmacise. Kryevepra e tij mbahet pagezimorja e Trogirit.

BARLETI Marin (rreth 1460- 1512). Humanist i njohur, historian, i pari autor i njohur dhe nje nga me te medhenjte e letersise se vjeter shqiptare. U lind ne Shkoder dhe per jeten e tij dihet shume pak. Ka jetuar ne mergim si prift ne trevat venedikase, ku dhe plotesoi kulturen e tij humaniste dhe u be nje njohes i thelle i letersise klasike dhe gjuhes latine, me te cilen shkruajti veprat e tij. Prej Barletit njihen tri vepra, "Rrethimi i Shkodres", "Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut" dhe "Shkurtore e jetes se papeve dhe perandoreve".

Arkitekt Kasemi (1570-1650) Mjeshter i arkitektures klasike osmane. U lind ne fshatin Gremsh te Tomorrices, Skrapar. Studimet e larta per arkitekture i kreu ne Stamboll dhe u radhit nder ndihmesit me te afert te arkitekt Sinanit. Ai ka sherbyer si kryearkitekt i perandorise osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance ne Stamboll si dhe mjaft vepra ne Shqiperi si bujtina, ura, banja dhe trasete e rrugeve mesjetare Berat Korce etj.

BARDHI Frang (1606-1643) Leksikografi i pare shqiptar, historian, folklorist dhe etnograf. Nje nga autoret me te vjeter te letersise shqipe. Lindi ne nje familje te larte klerikesh te Kallmetit (Zadrime). Beri studimet ne kolegjin fetar te Loretos (Itali) dhe me 1635 u emerua peshkop i Sapes. Hartoi dhe botoi fjalorin latinisht- shqip, "Gjergj Kastrioti i Epirit" etj.

BOGDANI Pjeter(1625-1689). Shkrimtari me i shquar i letersise se vjeter shqiptare. Lindi ne Gur te Hasit ne vitin 1625. Pasi kreu studimet e larta teologjike dhe filozofike ne Rome, ku dhe mori titullin Doktor, sherbeu si famullitar ne Pult dhe Prizren. Me 1656 u emerua peshkop i Shkodres, e me 1677 kryepeshkop i Shkupit. Vepra me kryesore e tij, "Ceta e Profeteve", u botua ne vitin 1685 ne qytetin e Padovas ne Itali, si dhe u rishtyp ne vitin 1691 dhe 1702 ne Venedik me tituj te ndryshem.

BUZUKU Gjon shek.XVI. Autori i pare i njohur deri tani i letersise shqiptare, shqiperuesi i nje libri kishtar qe eshte quajtur "Meshari" (1555), me e vjetra veper shqipe qe ka arritur.Kopja e librit eshte e cunguar, i mungojne 16 faqet e para. Vepra permban lende kishtare dhe pjese kryesore te liturgjise katolike.Meshari eshte botuar ne alfbetin latin te tipit gjysmegotik.

TEPELENA Ali Pashe, sundimtar i fuqishem feudal ne Shqiperine Jugore. Themelues i Pashallekut autonom te Janines, kryengrites kunder pushtetit te Portes Osmane ne Shqiperi. Lindi ne Tepelene ne nje familje feudalesh ushtarake dhe u dallua per aftesite e energjite, me te cilen ndoqi planet e veta ambicioze per t'u bere sundimtar i vetem i vendit duke perdorur te gjitha mjetet. Me 1784 fitoi graden e "Pashait" si komandant ushtarak prane Valiut te Rumelise ne Sofje. Politika e Ali Pashe Tepelenes synonte autonomine dhe bashkimin e krahinave shqiptare nen sundimin e pashallekut te Janines.

ASDRENI(Aleks Stavre Drenova 1824-1947). Poet i shquar, publicist dhe veprimtar demokrat. Eshte autor i Himnit te Flamurit. Me krijimtarine e tij shenoi nje hap ne kalimin nga romantizmi te realizmi.

KRISTOFORIDHI Kostandin 1827 1895. Levrues dhe studiues i gjuhes shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombetare, arsimit dhe kultures. Lindi ne Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea te Janines. Veprimtaria e tij themelore lidhet me perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe. Ai njihet si hartuesi i pare i Abetares se pare shqipe ne gegerisht ne vitin 1867 dhe nje vit me vone po kete abetare e botoi ne toskerisht. Vepra themelore eshte "Fjalori i gjuhes shqipe". Eshte perkrahes i teorise mbi prejardhjen pellazge te shqipes.

GJIKA Elena (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste perparimtare rumune me origjine shqiptare. Eshte autore e shume studimeve si Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore, Shkrimtaret shqiptare te Italise jugore, Shqiptaret ne Rumani, etj. Eshte e njohur ne opinionin boteror per ndihmen e dhene ne ceshtjen shqiptare.

FRASHERI Naim 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi. Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj.

IDRONOMEO Kole 1860-1939 Piktor i Rilindjes Kombetare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit. Lindi ne Shkoder dhe qe ne moshe te vogel shfaqi prirje per artin. Ai kishte nje studio fotografike dhe ka dhene i pari shfaqje kinematografike ne vend ne vitin 1912. Krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit etnografik. Kryevepra e tij eshte "Motra Tone" viti 1883. Eshte i pari ne artin shqiptar qe trajtoi peisazhin.

KONICA Faik 1876-1942. Publicist kritik letrar dhe veprimtar politik. Gjate veprimtarise se tij eshte perpjekur per nje gjuhe letrare te perbashket dhe ndihmoi ne pasurimin e zhvillimit te stilit letrar dhe publicistik te shqipes se shkruar. Veprat e tij me te njohura jane "Doktor Gjelpera zbulon rrenjet e drames se Mamurrasit", "Nen hijen e hurmave", etj.Njihet si drejtues i revistes Albania", nje prej organeve me te rendesishme te Rilindjes.
Aleksander Mosiu(Artist i Popullit) Lindi ne qytetin e Kavajes ne vitin 1879. Ai ridhte nga nje familje shqiptare e Moisive, e cila per arsye ekonomike emigroi ne Trieste. Pas mbarimit te shkolles se mesme ne Grac te Austrise dhe pas nderprerjes se konservatorit te Vjenes, Moisiu per arsye ekonomike filloi te punoje si duartrokites ne opera dhe si figurant ne Burgteater, ku dhe nisi krijimtaria teatrale e tij.Debutoi me sukses ne vitin 1903 ne Teatrin gjerman te Prages, ne Teatrin "Skena Popullore", te Berlinit etj. Moisiu u vleresua si aktor ne rolet e Osvaldit, Pozes, Hamletit, nderkohe qe vetem rolin e Fedjas ne dramen "Kufoma e gjalle", te Leon Tolstoit e interpretoi 1200 here. Vetem tre vjet para se te nderronte jete, ne vitin 1935. Moisiu triumfoi ne skenat e Evropes ne shfaqjen jubilare "Fausti" te Getes.

EFTIMIU Viktor 1889-1972, Shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kultures rumune dhe asaj boterore. Akademiku Eftimiu, lindi ne fshatin Boboshtice te Korces, dhe emigroi ne vitet e para te jetes ne Bukuresht te Rumanise. Nder veprat e tij spikasin romanet "Njeriu qe pa vdekjen me sy", "Kokoshi i zi", "Prometeu", "Dr.Fausti" etj si dhe mjaft krijime me motive shqiptare si "Portrete dhe kujtime", "Dy kryqe", poemthi "Skenderbeu", esseja "Folklor shqiptar" etj.Gjate jetes se tij, ai mbajti lidhje me vendlindjen. Ne fillimin e viteve '20 ishte kryetar i nje Shoqate atdhetare, e cila punonte per mbrojtjen e te drejtave te Shqiperise si shtet i pavarur.

GJADRI Gjovalin 1899-1974 Inxhinjer, konstruktor i shquar ne projektimin dhe ndertimin e urave. Lindi ne Shkoder. Shkollen e mesme dhe te larte e kreu ne Austri. Njihet si nje nga zbatuesit e punimeve te Ures se Matit nje prej urave te johura ne literaturen boterore, e cila ne vitin 1999 u shpall monument kulture nga Qeveria shqiptare. Nder urat e projektuara prej tij permenden ura e Penkoves, e Mbrostarit, e Rrogozhines, ura e shetitores "Deshmoret e Kombit".

PORADECI Lasgush (Llazar Gusho), 1900-1989. Poet lirik.Lindi ne Pogradec ne nje familje zanatcinjsh. Arsimin e kreu ne qytetin e lindjes, me pas u shkollua ne Athine dhe Rumani dhe studimet i perfundoi ne Austri. Lirikat e tij dashurore, filozofike e atdhetare u permblodhen ne vellimet "Vallja e yjeve" (1933) dhe "Ylli i zemres" (1937). Lasgush Poradeci ka perkthyer ne gjuhen shqipe vepra te poeteve te shquar botetore (Hajne, Majakovski, Pushkin, Gete).

KONO Kristo kompozitor, Artist i Popullit. Lindi ne qytetin e Korces ne vitin 1907. Ka kryer studimet e larta muzikore ne Paris te Frances, dhe u diplomua ne konservatorin Xh.Verdi te Milanosper klarinete dhe instrumentacione per bande. Kur u kthye ne atdhe organizoi dhe riorganizoi bandat muzikore te disa qyteteve. Krahas kompozimeve si romanca, poema per kor, solist e orkesterka. Ai ka kompozuar operten "Agimi", vepra e pare e ketij lloji ne muziken tone, dhe operen "Lulja e kujtimit", ku per here te pare ne muziken skenike trajtohet tema patriotike. Eshte nga autoret e pare shqiptare qe vuri motivin popullor ne partiturat korale dhe orkestrale dhe e ngriti ate ne nivelin e muzikes se kultivuar.

Mitrush Kuteli (Dhimiter Pasko) 1907-1967 Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe perkthyes. Mesimet e para i mori ne vendlindjen e tij, Pogradec, kurse studimet e larta per ekonomi i kreu ne Bukuresht te Rumanise. Ne veprimtarine letrare njihet per veprat "Nete shqiptare", "Ago Jakupi e te tjera rrefenja", "Fshati im e pi rakine", "Pylli i geshtenjave", "Xinxifillua", "Tregime te mocme shqiptare", etj. Njihet edhe si kritik letrar.

CABEJ Eqerem 1908 -'80. Nje nga figurat me te shquara te shkences arsimit dhe kultures shqiptare. Studimet e larta i ka mbaruar per filologji ne Vjene te Austrise dhe u specializua ne gjuhesine krahasuese indoevropiane. Veprimtarine shkencore e shtjelloi ne gjuhesi, por edhe jashte saj, ne folklor, etnografi dhe histori te letersise. Vend zene studimet etimologjike dhe leksiokologjike historike, dialektologjia e onomastikes si edhe kodifikimi i gjuhes letrare. "Studime etimoligjike ne fushen e shqipes", "Hyrja ne historine e gjuhes shqipe", "Fonetika historike e shqipes",jane disa prej veprave me te spikatura te tij.

KOCO Tefta Tashko, artiste e shquar, soprano lirike, Artiste e Popullit. Lindi ne Fajum te Egjiptit. Studimet per kanto i filloi ne France, ne qytetin Monpelje me 1927 dhe i vazhdoi ne Paris ne vitin 1930 ne Institutin e Larte te Muzikes.Ne vitet 1931-1932 mori pjese ne konkurset e organizuara nga Konservatori i Parisit, nga "Opera Komike" ku debutoi me rolin e baterflait dhe u vleresua per cilesite e saj vokale-interpretative. Veprimtarine koncertale ne Shqiperi e nisi ne vitin 1935, duke dhene koncerte ne te gjithe qytete e vendit

BUDA Aleks. Historian profesor, kryetar i Akademise se shkencave ne vitin '72. Lindi ne vitin 1911 ne Elbasan. Studimet i ka kryer ne Austri. Ka dhene ndihmese te madhe ne fushen e historise mesjetare shqiptare dhe te Rilindjes Kombetare. Eshte bashkeautor dhe redaktor pergjegjes i "Historise se Shqiperise" (1959).

KRAJA Marije, kengetare e periudhes se Pavaresise dhe me pas Artiste e Popullit. Lindi ne Zara (Dalmaci) ne vitin 1911.Arsimin e mesem dhe te larte e ka kryer ne Austri. Veprimtaria e saj perfshin te gjitha gjinite e muzikes vokale te kultivuar qe nga muzika e dhomes (kenge romance) dhe oratoriale dhe deri tek muzika skenike. Ka perfaqesuar artin lirik shqiptar edhe ne vendet e Evropes dhe Azise.

Kadri Roshi (Artistit i Popullit). Lindi ne 4 janar te vitit 1924 ne Mallakaster. Perfundoi studimet e larta ne Prage ne vitin 1941. Qe nga ajo kohe dhe deri sot ai numeron 170 role te cilat perbejne nje jete te madhe artistike, ku nderthuren veshtiresite e nje jete prej jetimi, ciraku, portieri kinemaje dhe deri te aktori origjinal me portretin e njeriut te fisem.Eshte konsideruar si legjenda e skenes dhe ekranit shqiptar.

AGOLLI Dritero, poet, prozator dhe publicist i njohur.Lindi ne vitin 1931 ne Menkulas te Devollit. Per nga gjinite, krijimtaria e tij eshte e pasur, midis te cilave spikat romani "Komisari Memo", romani satirik "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo", si dhe shume poema ku gjejne shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut.

KADARE Ismail. Eshte shkrimtari me i madh i letrave shqipe, i cili qe pas viteve '90 jeton ne France. Kanditat i cmimit Nobel ne letersi. Lindi ne vitin 1936 ne Gjirokaster. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes.

HATIBI Ervin, Ervin Hatibi eshte nje nga poetet e brezit te ri, ose me mire e brezit rinor te fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thene se Hatibi eshte vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Personalitetet tė shquar Shqipėtar

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 1:39 am

Figura te shquara shqipetare


Ismail KADARE . Eshte shkrimtari me i madh i letrave shqipe, i cili qe pas viteve '90 jeton ne France. Kanditat i cmimit Nobel ne letersi. Lindi ne vitin 1936 ne Gjirokaster. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes.

Kristaq ANTONIU (1909- 1979) Kengetar, tenor dhe bariton (Artist i Popullit). Lindi ne Korce dhe mergoi ne Rumani, ku dhe perfundoi Akademine Mimodramatike te Bukureshtit. Interpretoi role te para ne disa filma kinematografie, ku dhe u be i njohur.Si koncertist dhe kengetar operetash beri turne me nje trupe neper Evrope. Ne Shqiperi u kthye ne vitin '35 ku dhe nisi nje veprimtari te gjalle artistike. U shqua ne interpretimin e arieve nga operat klasike dhe te kengeve popullore

Fan NOLI ėshtė artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakė, jo shumė larg nga Ederneja.Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė,Pas njė sėmundjeje tė rėndė vdes nė Florida.

Aleksander MOISIU(Artist i Popullit) Lindi ne qytetin e Kavajes ne vitin 1879. Ai ridhte nga nje familje shqiptare e Moisive, e cila per arsye ekonomike emigroi ne Trieste. Pas mbarimit te shkolles se mesme ne Grac te Austrise dhe pas nderprerjes se konservatorit te Vjenes, Moisiu per arsye ekonomike filloi te punoje si duartrokites ne opera dhe si figurant ne Burgteater, ku dhe nisi krijimtaria teatrale e tij.Debutoi me sukses ne vitin 1903 ne Teatrin gjerman te Prages, ne Teatrin "Skena Popullore", te Berlinit etj. Moisiu u vleresua si aktor ne rolet e Osvaldit, Pozes, Hamletit, nderkohe qe vetem rolin e Fedjas ne dramen "Kufoma e gjalle", te Leon Tolstoit e interpretoi 1200 here. Vetem tre vjet para se te nderronte jete, ne vitin 1935. Moisiu triumfoi ne skenat e Evropes ne shfaqjen jubilare "Fausti" te Getes.

Kole IDRONOMEO 1860-1939 Piktor i Rilindjes Kombetare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit. Lindi ne Shkoder dhe qe ne moshe te vogel shfaqi prirje per artin. Ai kishte nje studio fotografike dhe ka dhene i pari shfaqje kinematografike ne vend ne vitin 1912. Krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit etnografik. Kryevepra e tij eshte "Motra Tone" viti 1883. Eshte i pari ne artin shqiptar qe trajtoi peisazhin.

Naim FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi. Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj.

Abdyl FRASHERI (1839 -1892) ka qenė patriot e demokrat i shquar dhe njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.Lindi nė Frashėr (Pėrmet) mė 1839 nė familjen e njė spahiu tė vogėl tė deklasuar. Pjesėn e parė tė jetės e kaloi nė fshatin e lindjes. Nė moshėn 18 vjeēare u vendos pėr nevoja pune nė Janinė. U shqua si personalitet politik qysh mė 1877. Nė fund tė kėtij viti (1877), kur ishte deputet i Janinės nė parlamentin e dytė osman, Abdyl Frashėri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, qė u formua nė Stamboll

Sami FRASHERI ( 1850-1904 ) ka qenė rilindas i shquar, ideologu kryesor i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Nė literaturėn e huaj ėshtė njohur me emrin Shemsedin Sami. Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor 1850. Mėsimet e para i mori nė fshatin e tij. Kreu shkollėn e mesme greke Zosimea nė Janinė, ku pėrveē literaturės sė pėrgjithshme, pėrvetėsoi edhe disa gjuhė tė huaja

Elena GJIKA (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste perparimtare rumune me origjine shqiptare. Eshte autore e shume studimeve si Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore, Shkrimtaret shqiptare te Italise jugore, Shqiptaret ne Rumani, etj. Eshte e njohur ne opinionin boteror per ndihmen e dhene ne ceshtjen shqiptare

Kostandin KRISTOFORIDHI ( 1827 1895 ). Levrues dhe studiues i gjuhes shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombetare, arsimit dhe kultures. Lindi ne Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea te Janines. Veprimtaria e tij themelore lidhet me perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe. Ai njihet si hartuesi i pare i Abetares se pare shqipe ne gegerisht ne vitin 1867 dhe nje vit me vone po kete abetare e botoi ne toskerisht. Vepra themelore eshte "Fjalori i gjuhes shqipe". Eshte perkrahes i teorise mbi prejardhjen pellazge te shqipes.

Ali Pashe TEPELENA , sundimtar i fuqishem feudal ne Shqiperine Jugore. Themelues i Pashallekut autonom te Janines, kryengrites kunder pushtetit te Portes Osmane ne Shqiperi. Lindi ne Tepelene ne nje familje feudalesh ushtarake dhe u dallua per aftesite e energjite, me te cilen ndoqi planet e veta ambicioze per t'u bere sundimtar i vetem i vendit duke perdorur te gjitha mjetet. Me 1784 fitoi graden e "Pashait" si komandant ushtarak prane Valiut te Rumelise ne Sofje. Politika e Ali Pashe Tepelenes synonte autonomine dhe bashkimin e krahinave shqiptare nen sundimin e pashallekut te Janines

Arkitekt KASEMI (1570-1650) Mjeshter i arkitektures klasike osmane. U lind ne fshatin Gremsh te Tomorrices, Skrapar. Studimet e larta per arkitekture i kreu ne Stamboll dhe u radhit nder ndihmesit me te afert te arkitekt Sinanit. Ai ka sherbyer si kryearkitekt i perandorise osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance ne Stamboll si dhe mjaft vepra ne Shqiperi si bujtina, ura, banja dhe trasete e rrugeve mesjetare Berat Korce etj.

Aleksi ANDREA 1425-1505 (i mbiquajturi Durrsaku). Arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane. Ne te gjitha mbishkrimet e veprave shenon origjinen e tij nga Durresi, ku dhe lindi. Ne moshe te re mergoi ne qytetin Spilit, te Dalmacise, ku dhe studioi prane skulptorit Mark Troja. Eshte autor i statujave te lozhes se tregtareve ne Ankone te Italise, i 1454 afreskeve ne nje kishe te ishullit Arabe te Dalmacise. Kryevepra e tij mbahet pagezimorja e Trogirit.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Personalitetet tė shquar Shqipėtar

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 2:03 am

Tė pėrpiqemi nga gjithė skajet tė pėrfėshijmė personalitete tė tilla!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Personalitetet tė shquar Shqipėtar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi