Bajram Curri

Shko poshtė

default Bajram Curri

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 2:02 am

Bajram Curri
(1862 - 29 mars 1925 )

Atdhetar e demokrat i shquar revolucionar, udhėheqės i lėvizjes pėr ēlirimin e bashkimin kombėtar tė vendit, Hero i Popullit.

Lindi nė Gjakovė. U brumos me idetė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Pejės tė viteve 1899-1900. Udhėheqės i lėvizjes antiimperialiste nė Kosovė dhe njė nga prijėsit kryesorė tė Mbledhjes sė Ferizajt, tė korrikut 1908, ku pėrkrahu kėrkesėn pėr vendosjen e kushtetutės.

Ndihmoi nė themelimin e klubeve e tė shkollave shqipe nė Kosovė, mbrojti alfabetin e gjuhės shqipe tė vendosur nė Kongresin e Manastirit. Nėnkryetar i klubit "Bashkimi" tė Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur tė Malėsisė sė Mbishkodrės tė vitit 1911, u bėri njė qėndresė tė fortė ushtrive osmane nė Qafėn e Morinės.

Nė maj tė vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes sė Junikut, mori pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė armatosur, u shqua si njė nga komandantėt e talentuar popullorė qė theu ushtritė osmane nė Qafėn e Prushit e nė fushėn e Kosovės. Sė bashku me Hasan Prishtinėn, Isa Boletinin e Idriz Seferin nė krye tė forcave kryengritėse hyri nė Shkup, duke ēliruar nga zgjedha osmane gjithė vilajetin e Kosovės. Pas 1912 punoi nė Kosovė pėr mbrojtjen e shtetit tė pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Londrės tė 1913 qė lanė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar Kosovėn dhe vise tė tjera shqiptare dhe luftoi pėr bashkimin e tyre me atdheun. Nė vitin 1913 qe njė nga drejtuesit e kryengritjes sė armatosur popullore nė Kosovė kundėr zgjedhės serbomalazeze. Nė vitin 1914 mori pjesė nė luftėn kundėr veprimeve antikombėtare e separatiste tė Esat Pashė Toptanit nė Durrės.

Nė vitin 1918 u zgjodh anėtar i Komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" dhe u bė njė nga udhėheqėsit e tij kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dėrgoi njė protestė Konferencės sė Paqes nė Paris (1919) nė tė cilėn kėrkonte qė tė njiheshin tė drejtat e Shqipėrisė dhe qė popullsisė shqiptare nė Kosovė t'i jepej e drejta tė shprehte lirisht aspiratat kombėtare. Mė 12 dhjetor 1920, i drejtoi Qeverisė sovjetike njė promemorie, ku shprehu bindjen se ajo do t'i bėnte njė vlerėsim tė drejtė ēėshtjes sė kufijve tė Shqipėrisė. Hyri nė lidhje me udhėheqėsit e lėvizjeve revolucionare tė popujve ballkanikė qė vuanin nėn zgjedhėn e monarkisė serbomadhe.

Nė Kongresin e Lushnjės u zgjodh anėtar i Kėshillit Kombėtar, i cili e caktoi ministėr pa portofol tė qeverisė dhe komandant tė pėrgjithshėm te forcave tė armatosura. Ai udhėhoqi veprimet ushtarake pėr shtypjen e lėvizjes esatiste. Kuptoi shpejt rrezikun qė i sillte vendit forcimi i pozitave tė Ahmet Zogut nė shtetin shqiptar, iu kundėrvu atij qysh nė fillim dhe u radhit nė krahun e forcave demokratike qė luftonin kundėr ēifligarėve reaksionarė. Nė dhjetor 1921 u caktua Komandant i Pėrgjithshėm i forcave tė armatosura nė qeverinė e Hasan Prishtinės.

Pas marrjes sė pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos nė Krasniqe nga ku vazhdoi luftėn nė gjirin e malėsorėve tė Veriut. Mori pjesė nė Lėvizjen e Marsit tė vitit 1922 kundėr Ahmet Zogut dhe forcave reaksionare. Krijoi njė zonė tė lirė nė Malėsinė e Gjakovės (Tropojė) nga ku kėrcėnonte qeverinė reaksionare tė Tiranės dhe bashkėpunoi me ēetėn e Azem Galicės qė luftonte nė Kosovė pėr ēlirim kombėtar.

Ishte ndėr udhėheqėsit kryesorė tė forcave demokratike revolucionare qė shpartalluan repartet zogiste dhe i hapėn rrugėn fitores sė Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924. Nė vjeshtė tė vitit 1924 shkoi nė Gjenevė pėr tė paraqitur para Lidhjes sė Kombeve ēėshtjen e tė drejtave tė popullsisė shqiptare tė Kosovės tė shtypur egėrsisht nga serbomėdhenjtė. E vazhdoi luftėn kundėr reaksionit tė brendshėm dhe shovinistėve serbė edhe pas shtypjes sė Revolucionit tė Qershorit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentėt e shovinistėve serbė nė Dragobi , mė 29 mars.
[/color]

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi