Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rustemi

Shko poshtė

Avni Rustemi Empty Avni Rustemi

Mesazh nga Musafir Thu May 08, 2008 2:04 am

Avni Rustemi
(1895 - 10 qershor 1924)

Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhėheqės i shoqėrisė demokratike "Bashkimi", pjesėtar i opozitės demokratike nė Asamblenė Kombėtare nė prag tė Revolucionit tė Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi nė Libohovė, Gjirokastėr nė njė familje atdhetare. Mėsimet fillore i mori nė vendlindje, vazhdoi nė normalen e Elbasanit dhe mė vonė nė Shėn Mitėr Korone (itali), kurse studimet e larta pėr pedagogji i filloi nė Universitetin e Romės. Ndėrkohė Avni Rustemi punoi si mėsues nė Libohovė (1910), nė Tragjas tė Vlorės (1913), nė Tepelenė (1916-1917) e nė Vlorė (1917-1918).

I rritur dhe i edukuar nė njė mjedis atdhetarėsh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me armė nė dorė pėr lirinė, pavarėsinė e tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Mė 1908 braktisi bankat e shkollės pėr t'u bashkuar me ēetėn e Ēerēiz Topullit , mė 1910 bėri njė pėrpjekje pėr tė vrarė nė Shkodėr komandantin e ekspeditės ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashėn. Mė 1914 u radhit nė forcat shqiptare pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė Jugut nga pushtimi i forcave greke. Mė 1918 , me nismėn e tij u formua nė Vlorė shoqėria atdhetare e rinisė vlonjate me emrin "Djalėria e Vlorės". Nė krye tė saj organizoi demonstratėn antiimperialiste tė 28 Nėntorit 1918 kundėr pushtuesve italianė. Nė pranverė tė vitit 1919 nė Shėn Mitėr krijoi "Lidhjen e Rinisė Shqiptare" pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare, kurse mė 13 qershor 1920 vrau me atentat nė Paris Esat Pashė Toptanin, tradhtar, vegėl e fuqive tė huaja.

Akti heroik i Avni Rustemit nė Paris, nuk ishte njė atentat i thjeshtė, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rustemit qė shtrinė pėrdhe Pashėn e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i njė revolucioni tė ri i popullit shqiptarė qė po ngrihej kundėr feudalizmit . Me t'u kthyer nė Shqipėri, nė dhjetor 1920 ai filloi punėn pėr bashkimin e shoqėrive demokratike ekzistuese nė njė organizatė tė vetme. Kongresi i mbajtur mė 25 prill 1921 nė Vlorė krijoi njė shoqėri qė mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismėn e tij u krijuan dhe organizata profesionale tė mėsuesve. Pas mbylljes sė federatės "Atdheu", nė gusht 1922 pėrsėri me nismėn e Avni Rustemit mė 13 tetor 1922 u krijua nė Tiranė shoqėria demokratike "Bashkimi".

Avni Rustemi nuk qe vetėm organizatori kryesor i shoqėrive demokratike, por edhe njė ndėr ideologėt mė tė shquar demokratė. Idetė e tij, tė formuluara nė njė sėrė fjalimesh e artikujsh publicistikė u bėnė armė e fuqishme nė duart e rinisė demokratike e tė masave tė shtypura punonjėse. "Kur qeveria, nuk plotėson nevojat mė me rėndėsi qė ka kombi, - thoshte ai, atėherė kjo nevojė duhet tė realizohet me interesimin e pjesės sė organizuar tė popullit e ta bėjmė ne qeverinė qė ta ndjejė kėtė nevojė". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rustemi e shikonte nė zhvillimin e ekonomisė sė pavarur kombėtare. "Pa pavarėsi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund tė ketė pavarėsi politike". Idetė e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturės sė Kosovės. Ai kritikoi me guxim shpėrdorimet e aparatit burokratik tė kohės, fodullėkun e injorancėn e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonė dhe tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e veta nė Jugosllavi.

Nė kushtet e ashpėrsimit tė kontradiktave klasore e politike tė vendit, reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit mė 22 prill 1924. Me kėtė akt reaksioni synonte tė godiste lėvizjen demokratike-borgjeze nė ngritje. Vrasja e udhėheqėsit tė shquar tė Lėvizjes demokratike shėrbeu si shkėndijė e revolucionit qė triumfoi mė 10 qershor 1924.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Avni Rustemi Empty Re: Avni Rustemi

Mesazh nga Musafir Thu May 08, 2008 2:05 am

Njerėzit shkelin mbi eshtrat e Avni Rustemit

Zenepe Luka

Nėse pyet nė rrugėt e Vlorės se ku ndodhet varri i Avni Rustemit, vėshtirė tė marrėsh pėrgjigje. Shumica ngrenė supet nė shenjė habie. Tė tjerė njohin historinė e tij dhe jehonėn e tė shtėnave nė Paris.

Kanė dėgjuar pėr ceremoninė madhėshtore tė varrimit tė heroit dhe mė tej nuk dinė tė sqarojnė. Por pėrgjigje nuk japin dot as pėrfaqėsues tė institucioneve kulturore tė kėtij vendi. 83 vjet pas vdekjes sė Rustemit, nuk dihet se ku prehen kockat e tij. Ndonėse arkivoli origjinal mbuluar mė flamurin kombėtar ndodhet nė Muze. Zhvarrimi dhe rivarrosja pėr sė dyti e heroit ka krijuar pėshtjellimin qė nė ditėt e sotme pėrkthehet nė mosdije tė varrit tė Avni Rustemit. E vetmja qė dallon ėshtė shtatorja e bronztė e ngritur nė kujtim tė tij. E megjithatė, ka ende njerėz qė mund tė tregojnė tė vėrtetėn. Nga tė paktėt qė e dinė historinė e varrosjes sė heroit ėshtė arkeologu Perlat Kulla. Ai ka qenė dėshmitar okular nė zhvarrosjen dhe rivarrosjen e Avni Rustemit. Pas shumė vitesh ai ngre zėrin. Sipas tij, neglizhenca e institucioneve kulturore pėr ta bėrė tė dallueshėm vendin ku prehet Avni Rustemi, bėn qė sot mbi tė, tė shkelin mijėra qytetarė duke e ngatėrruar me njė kapak pusete. Kulla rrėfen se varri i Rustemit ndodhet pikėrisht pranė shtatores sė tij tė bronztė. Ky njeri, qė sot ka pėrfunduar kujdestar konvikti, gjithēka qė pa e ka hedhur nė njė ditar. Faqet e tij nuk i njeh askush. Ai shprehet se e ndiente pėr detyrė tė merrte pjesė nė zhvarrimin dhe varrimin e heroit, jo vetėm se ishte punonjės i muzeut nė Vlorė, por kishte edhe detyrimin si bashkėfshatar i Avniut.

Varri
Kishim dėgjuar, madje fiksohej edhe nė foto qė ndodheshin nė eksponatet e Muzeut Historik, se Avni Rustemit i ishte bėrė njė varrim madhėshtor. Por askush nuk e dinte se ku prehej heroi. Kjo, jo vetėm pėr faktin se ai brez dėshmitarėsh tė prillit tė 1924-ės ka ikur, por edhe pėr njė shkak qė justifikon mosdijen. Ky varr ishte ndryshe nga tė tjerėt, i ndėrtuar dy kate nėn tokė.
Ndonėse u rivarros nė kohė tė reja, edhe sot heroi prehet nėn njė pllakė qė shkelet me kėmbė. Askush nuk e di se nėn tė prehen eshtrat e vetė Avni Rustemit. Nuk ka asnjė shenjė qė ta dallojė. Apo tė tėrheqė vėmendjen e qytetarėve. Ca mė tepėr pėr tė orientuar njerėzit qė tė kujdesen qė njė figurė historike tė mos mbetet nė atė lagėshtirė tė pafund.

Rrėfimi
Teksa ndalon nė afėrsi tė pllakės, mbi tė cilėn vitet kanė bėrė punėn e vet, arkeologu perlat Kulla tregon se "kėtu, pikėrisht kėtu ka qenė varri i parė i Avniut. Qė kėtej e nxorėm trupin e tij 20 vjet mė parė pėr ta vendosur nė varrin e ri. Sigurisht qė u ruajt ndėrtimi i vjetėr. Kam qenė unė dhe telekronisti i TVSH-sė, Vasil Qesari. Pasi lėvizėm kėtė pllakė metalike, u futėm nėn tokė, nė thellėsinė e njė boje njeriu. Ishte e frikshme. Nuk dukej asgjė pėrveē njė pusi errėsire. Kur vazhduam mė tej, ndeshėm me njė lloj galerie tė ndarė nė dy dhoma. Njėra ishte krejtėsisht e boshatisur. Ndėrsa tek tjetra, nė tė majtė e nė njė vend paksa mė tė ngritur nga toka, ndodhej arkivoli me trupin e heroit. Ishte vendosur me kujdes pėr tė shmangur lagėshtirėn e ruajtur trupin". Duke kujtuar me saktėsi se ēfarė kishte ndodhur nė atė kohė, Kulla tregon edhe detaje tė ndėrtimit tė brendshėm tė kėtij varri. "Duke vėrejtur me imtėsi anash kėtij varri tė pazakontė, pamė disa dritare tė vogla. Me siguri projektuesi i ka ndėrtuar me funksionin pėr tė bėrė ajrimin. Aty gjetėm edhe disa kandila tė vegjėl, qė me sa duket janė pėrdorur pėr ndriēim. Sikurse flitet, varrimi ėshtė bėrė nė errėsirėn e mbrėmjes. Dukej qartė edhe shtresa me zhavorr dhe orendi tė tjera, si libra. Nė pamje tė parė tė krijonte pėrshtypjen e njė apartamenti tė vogėl tė ndėrtuar nėn tokė.

Nė morg
Ishte kėrkuar qė trupi i Avni Rustemit tė zhvarrosej. Pas varrit historia e Kullės vazhdon nė morgun e qytetit. Aty ku ishin 24 orė nėn vėzhgimin e policisė. "Pasi u bėnė filmimet dhe fotografimet, arkivoli u nxor prej aty dhe u dėrgua menjeherė nė morgun e spitalit. Unė dhe Vasili vazhdonim tė ishim tė pranishėm nė kėtė moment tė dhimbshėm dhe tė mistershėm, bashkė me njė grup mjekėsh. Pamė se spitali u rrethua nga forca tė shumta policore. Tė gjithė prisnim me ankth nėse nė atė arkivol tė posaēėm, i plumbosur, i zbukuruar me gdhendje, pėr tė cilin flitej se kishte ardhur nga Austria, ndodhej vėrtetė trupi i Avni Rustemit", - tregon historiani. Kujton se nė kėtė ceremoni tė dytė, por tė zhvarrosjes sė Rustemit ishin tė pranishėm shumė mjekė, mes tė cilėve pėrmend mjekun Servet Kojdheli. Gjithashtu, sipas Kullės, i pranishėm ishte edhe njė i afėrm i heroit, njė mėsues i shquar i quajtur Skėnder Hamiti. Para pak kohėsh ai ėshtė ndarė nga jeta.
Nė atė sallė tė morgut kurioziteti i mbante peshė. "Ishte shumė e vėshtirė tė hapje arkivolin, pasi ishte i plumbosur. Llamarinisti qė e kishte punuar, ishte porositur qė tė veprohej me kujdes pėr tė mos dėmtuar trupin. Na erdhi e papritur kur pamė se brenda arkivolit tė madh ishte njė tjetėr arkivol i vogėl prej plumbi, i mbyllur hermetikisht. Pjesa e sipėrme ishte me xham dhe dukej qartė koka. Sapo u ngrit kapaku, menjėherė u dalluan mustaqet nėn hundė dhe flokėt e shkurtra tė Avniut. Kishin mbetur ashtu sikurse i kishte 60 vjet nga dita e vdekjes. Po ashtu sikurse e shohim edhe sot nė foto, asnjė qime nuk i kishte lėvizur. Avni Rustemi dukej sikur flinte. Tė gjithė thirrėm: Ja, heroi. Njėri nga mjekėt tregoi se qimja nuk tretet, madje ajo rritet edhe pak pas vdekjes sė njeriut. Me kujdesin mė tė madh lėvizėm kapakun dhe para nesh u shfaq skeleti. Dukej se ishte vėnė nga njė dorė e kujdesshme dhe sipas rregullave tė fesė. Ishte mbuluar me qefin dhe copat e pėlhurės sė bardhė, dėshmi e riteve tė fesė myslimane", - rrėfen Kulla. Vazhdon deri nė detaje kur tregon se "Duart ishin kryqėzuar nė mes, ndėrsa mbi gjoks ishte vendosur njė copė kuq e zi. Duhet tė ketė qenė flamur. Pasi u dokumentua gjithēka, skeletin e kaluam nė njė arkivol tė ri mė tė vogėl, ndėrsa origjinalin e dėrguam nė muze, ku ndodhet edhe sot.

Rivarrimi
Pasi u kryen tė gjitha procedurat e mėsipėrme, trupi i Avni Rustemit duhej tė rivarrosej. Lėvizja e varrit tė heroit u bė pėr arsye se nė afėrsi tė tij u ngrit njė shtatore e bronztė, punuar me mjeshtėri nga skulptori Kritaq Rama. Sikurse ishte shprehur nė ditėn e ceremonisė sė pėrurimit, skulptori kishte merak qė gjithēka tė harmonizohej bukur pėr tė evidentuar virtytet e heroit, qė ishte simbol i trimėrisė dhe qėndresės sė shqiptarit. Kėshtu, nė funksion tė shtatores u mbollėn edhe pemėt, veēanėrisht bliri. Duket se edhe lulishten qė gjendet sot aty, ndėrtuar nga arkitektėt me njė projekt tė veēantė, e ka ruajtur shtatorja qė tė mos betonohet. Nė rrėfimin e mėtejshėm tė tij, dėshmitari Perlat Kulla thotė se "edhe pėr rivarrosjen u pėrsėrit i njėjti itinerar si nė ditėn e varrimit, 60 vjet mė parė. Ishte mbrėmje dhe disa qytetarė e ndoqėn ritualin e varrimit. Ishin tė pranishėm edhe autoritetet e pushtetit tė asaj kohe. Rivarrimi u bė nė dy dhomat e mėparshme, i vendosur nė krah tė majtė kur ngjitesh tek shkallėt e bazamentit tė shtatores sė heroit. Mbi tė u vendos pllaka e bardhė e mermertė qė mund tė lėvizet me vėshtirėsi. Pėr tė gjitha detajet e zhvarrosjes dhe rivarrosjes sė tij, iu dėrgua njė informacion i shoqėruar me filmime dhe foto ministrit tė Brendshėm tė asaj kohe, Hekuran Isait, qė ishte shumė i interesuar pėr problemin.

Pakujdesia
"Avni Rustemi prehet aty, nėn memorialin e bronztė. Qė tė prekėsh arkivolin, duhet tė futesh nga kjo pllakė e metaltė qė shkelet pa kujdes, sepse ngjan me njė kapak pusete. Nėse dėshiron tė vendosėsh njė buqetė me lule mbi sipėrfaqe, ėshtė pllaka e mermertė. Nėn tė, nė thellėsi, ėshtė arkivoli me eshtrat e Avniut. Gjithēka u krye mė sė miri, por njė pakujdesi ka sjellė ngatėrresėn e madhe. Njė dorė duhet tė shkruante mbi pllakat e mermertė dhe tė metaltė: kėtu prehet Avni Rustemi", - shprehet Kulla.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Avni Rustemi Empty Re: Avni Rustemi

Mesazh nga Musafir Thu May 08, 2008 2:08 am

"Patrioti vrasės"



Eqerem bej Vlora ishte ngulur pa folur sikur e shihte pėr herė tė parė. Po. Ai kishte tė drejtė tė ishte “ndryshe” mendonte. Avni Rustemit i kėndonin kėngė nė tė gjallė, pas vrasjes qė i kishte bėrė nė Hotel “Kontinental” nė Paris, Esad Pashės. Rrinte pak si i krekosur dhe tė gjithė e shikonin ndėr sy. Pėr kortezi mundohej tė respektonte dhe bashkėvendasin e tij Ajet bej Libohovėn, qė atė ditė e kishte kapur njė pathos lirik. Zotėrinjtė Eqeremi dhe Ajeti, dy bejlerėt e rinj, kunetėr, ishin nisur si zakonisht pėr udhėtime dhe gjendeshin sėbashku me Avni Rustemin nė njė anije. Tė rritur nė Perėndim dukeshin se kishin fare pak lidhje me vendin. Mė shumė me zakonet dhe kokėvrasjet e tij. “Kabina jonė ishte afėr sallonit. Dera nuk ishte e mbyllur po e ndante njė perde, ku dėgjohej gjithshka. Vrasėsi i Esad Pashės, kujton Eqerem bej Vlora 40 vjet mė vonė- dhe disa studentė rreth kunatit tim, po bisedonim pėr politikė. U futa nė kabinė pa i pėrshėndetur. Kunati im ishte rritur nė Zvicėr dhe kishte jetuar shumė kohė nė Greqi...dhe ishte ‘demokratizuar’ thellė. Ata flisnin vetėm pėr politikė. Ajeti kishte pikėpamje shumė liberale pėr bashkėjetesėn e popujve dhe ishte larg nacionalizmit. Ai u shpjegoi se ēfarė mund tė vazhdonte nga marrėdhėnie miqėsore me fqinjėt (Italia, Greqinė, Jugosllavinė); pėrshkoi bukur dėmet, qė mund tė kishte njė popull i prapambetur nga luftrat klasore ose partiake; predikoi masė dhe urtėsi dhe pėrdori tė gjithė regjistrin e retorikės liberale. Kur del Avni Rustemi u thotė miqve: ‘Ne thurrim plane sesi ti menjanojmė pėr tė mirėn e popullit njerėz tė tillė tė rrezikshėm si Shefqet Verlaci dhe Myfit Libohova. A nuk do tė ishte mė mirė qė nė fillim tė vrisnim kėtė Ajet bej Renegatin. Me fjalėt e tij prej shenjtori...”. Ky renegat, qė shqipton Avniu, ėshtė pjesėtar i familjes, qė e ka ndihmuar tė shkojė dhe tė studiojė jashtė. “Kėtij dėshtaku bukėshkalė. Ai studimet i filloi, ndonėse nuk i pėrfundoi me shpenzimet dhe mbėshtetjen e kėsaj familje dhe i ishte rritur mėndja nga vrasja e Esad Pashės”, shkruan me mllef Eqerem beu.

Pak nga Cv e tij
Nė fakt, pėr njė armik tė shpallur tė bejlerėve nuk mund tė pritej mė shumė. Tė dy shtresat kanė armiqėsi pa fund dhe fare pak pika takimi. Qė janė bashkėrisht shqiptarė nuk do tė thotė gjė. Avniu urrente shumė dhe vrasjen e mendon shpesh si arsye pėr tė ndryshuar. Gjithsesi, nė pak vite jetė, kishte bėrė shumė mė shumė se bashkėmoshtarėt e tij, qė rripeshin maleve me bagėti, apo qė vriteshin pa histori nė luftrat me ushtritė e panumėrta, qė vinin nė Shqipėri. I rritur nė Libohovė nga njė familje tė mesme sojllije nė fundin e shekullit tė XIX, ai do tė shkollohej nė Normalen e Elbasanit dhe pastaj do tė vazhdonte tek arbėreshėt e Italisė nė Kolegjin e Shėn Adrianit nė Shėn Mitėr Korone. Por pedagogjinė nuk arrin ta mbarojė nė Romė. Duket se djali ėshtė mė i dhėnė pėr gjėra tė tjera. Ka qenė pėrkohėsisht mėsues nė Libohovė mė 1910; kurse mė 1913 ėshtė nė Tragjas. Nė vitin 1916-1917 ėshtė mėsues nė Tepelenė dhe njė vit mė vonė nė Vlorė. Kujtimet mė tė bukura i ka, si njė nga anėtarėt mė tė rinj nė ēetėn e Ēerēiz Topullit mė 1908. Aftėsinė organizuese e tregon teksa formon njė shoqėri atdhetare me emrin “Djalėria vlonjate” dhe mė tetor tė vitit 1922 krijon nė Tiranė njė nga organizatat mė aktive tė kohės “Bashkimi”.

Armiku i bejlerėve dhe i Zogut
Nė Romė, burri i ri, filloi tė njihej mirė nė komunitetin e shqiptarėve. Donte tė identifikohej. Njė ditė u shfaq i vrenjtur nė shtėpinė e Tefik Mborjes, inspektor i studentėve shqiptarė nė Itali. Mborjen e pataks, kur i thotė prerė se do vriste Esadin. Nė Romė nė vitin 1920 ėshtė tranzit njė delegacion mikst qeveritar dhe me njerėz tė Esadit, qė kėrkojnė njė gjuhė me pashain ngatėrrestar. Shqipėria ėshtė nė flakė dhe kaos. Njerėzit e Esad Pashės nuk gjenin rehat nė atė ditė tė vitit 1920, ku Shqipėria merr pėr herė tė parė trajtėn e shtetit. Esadistėt presin linja telegrafike dhe telefonike dhe vendosin njerėz tė armatosur nė qafa mali. Nė skenė del sėrish, “i tmerrshmi” Osman Bali. Vrasėsi i Riza Pashės, mbrojtėsit tė vėrtetė tė Shkodrės dhe ministrit tė financave, Nexhat efendi Ēomon, shfaqet frikshėm kudo. “Biri i njė bujku nga fshati Bal nė afėrsi tė Tiranės, njė kopuk gjakatar nė sytė e ēdo njeriu tė qytetėruar, por njė ‘trim’, sipas mendėsisė shqiptare”, kujton Vlora, ėshtė protagonist. E vendos nė darė Tiranėn dhe qė nga Rogozhina deri nė lumin e Matit ushton daullja e frikshme e tyre. Pėr fat, Gjirokastra dhe Saranda menaxhohen nga njė komisar civil italian dhe nga njėsi lokale, qė i shpėtojnė pak turbullirės. Vetėm mė 24 prill, xhandarmėria shqiptare hyri nė Gjirokastėr, dhe kėshtu ajo bashkohet me Tiranėn.
Nė kėto ditė, qė jehojnė dyfish jashtė shtetit, Avniu takon Bajram Fevziun, njė nga njerėzit kryesorė tė delegacionit, qė duan t’i kėrkojnė paqtim Esat Pashės. Avniu i tregon shkurt pėr atentatin, Fevziut, protagonist tė delegacionit tė kufijve. Sipas parashikimit, “Fevziu ėshtė dakord, madje e drejton tek miku i tij Xhavit Leskoviku, pėr ndihmė nė tė holla qė kishte nevojė. Mė 5 maj 1920 Avniu ėshtė nė Durrės shoqėruar edhe me letrėn e Mborjes pėr Qazim Kokoshin. Pak ditė mė vonė, ai shkon nė Paris dhe kryen aktin nė ēastin e kryengritjes sė Esadit”, kujton Sejfi Vllamasi. E vret Esadin mė 13 qershor tė vitit 1920. “Ky shembull u tregonte tė rinjve sesi me anė tė njė plumbi tė shkrepur pas shpine si burracakėt, mund tė bėheshe njė ‘njeri i madh’”...Por Vlora, qė thotė kėto fjalė, nuk e fsheh: Esadi e kishte hak trikėmbėshin.

Vrasės dhe tė vrarė
Pas kėsaj, ai ėshtė protagonist i vėrtetė nė Shqipėri. E respektojnė ngado, sikur tė ketė dalė nga libri i historisė. Gjykata franceze, pas njė morie letrash qė mbijnė kudo, i jep lirinė. Eshtė hero nė tė gjallė dhe ka plotėsuar ėndrrėn e tij. Koha do tė tregojė se nuk ndalet kėtu. Zgjidhet nga populli i Kosovės si deputet nė Asamblenė Kombėtare. Nė parlament dėgjohet si tė jetė njė burrė i vjetėr. Propozon qė tė mbahet pesė minuta zi pėr Leninin dhe parlamenti e respekton ashtu si Erebarėn, qė propozon pėr Presidentin Willson. Shkurt ėshtė baraz me njė senator tė moēėm duke shtuar bashkė me lavdinė dhe ata qė e shohin shtrembėt. “Njė natė ora 22 mė vjen nė shtėpi Avni Rustemi, i shoqėruar nga ministri i luftės Mustafa Aranitasi. U ngrita nga gjumi dhe i prita vizitorėt e papritur.... Ishim vetėm tė tre. Avniu ia filloi njė bisedimi me njė parathėnie tė gjatė rreth personit tė Zogut dhe rrezikshmėrisė sė tij dhe pas shumė fjalėve pėrfundoi duke thėnė se: eliminimi i tij ishte njė detyrė patriotike dhe nėse do tė pėlqehej nga ana ime vėnia e tij nė zbatim do tė ishte njė punė e thjeshtė. Mustafa Aranitasi nuk foli asnjė fjalė dhe unė nuk e pyeta pėr mendimin e tij...”. Vllamasi, qė kujton kėto fjalė, rrėshqet me mjeshtėri. Pavarėsisht, se kohė mė vonė ėshtė protagonist i fshehtė nė atentatin tjetėr nga Zogut.
“Avniu nuk mbeti i kėnaqur nga pėrgjigja ime..Mustafa Aranitasi nuk foi sėrish asnjė fjalė...”. Nė fakt, Avniu nuk ka nevojė pėr njerėz tė tavolinės. Partia Demokratike e asaj kohe i sugjeron njė djalė tė ri matjan, me emrin Beqir Valteri pėr tė kryer vrasjen e Zogut. Edhe ky ka lėnė studimet nė Itali. Paradoksalisht ka shkuar atje me paratė e Familjes sė Zogut. I riu ėshtė nga fshati Vinjall dhe njėsoj kėrkon lavdi nė kėtė treg heronjsh lokalė. Avniu sheh disi shėmbėlltyrėn e tij. “Ditė pėr ditė nė njė vend jashtė Tiranės nė prani tė disa krerėve zhvilloheshin ushtrime qitje, siē e pohoi mė vonė atentatori. Kur u stėrvit aq sa tė besohej se mund tė qėllonte pėr vdekje njė njeri nė largėsi 25 metra, ai u quajt i aftė pėr tė kryer vrasjen e tij ‘atdhetare’”, thotė me mllef Vlora. Vazhdimi dihet. Valterit i dridhet dora dhe pastaj nė banjon e parlamentit e pėrfundon rezistencėn e tij pėrballė Osman Gazepit, me kėngė patriotike. Pak minuta mė vonė: “Zogu u fut nė parlament dhe hodhi sytė nga Aqif Pasha, Qazim Koculi, Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemit duke folur qetė: ‘Vazhdoni bisedimet zoti kryetar, se kėto janė gjana qė ndodhin kudo’”, i thotė pa e parė drejtuesit tė seancės.
Nga kėtu pritet filli i jetės sė Avniut. Nė burg, Valterin e trajtojnė mirė dhe ai flet. Tregon. Madje shumė mė tepėr sesa pritej, pėr njerėzit qė e kanė pėrgatitur dhe Avniun. Valteri ikėn nė Francė. Rikthehet nė Shqipėri mė 1939 dhe komunistėt e vrasin mė 1945. Nuk ka shumė problem pėr Zogun. Ai i dinte atentatorėt. Pėr hakmarrjen e tij zgjedh njė njeri, qė deri atėhere, nuk njihej pėr asgjė. Jusuf Reēi kishte marrė me qira njė mulli bloje dhe rreth tij i vėrtitej jeta deri nė atė kohė. Pazari i ri, qė i afrohej, i kalonte mundėsitė e djalit, por ai detyrohej. Pijanec dhe ambicioz, ai nuk e lė kėtė rast. Nė njė farė mėnyre “pajton dhe esadizmin me ahmetizmin”, konkludon Sejfulla Vllamasi. Pėr Zogun ėshtė zgjidhje: Avniu i ka vrarė dajėn. Ka kėrkuar ta heqė qafe dhe atė vetė. Ora vjen. Jusuf Reēi e qėllon “nė vorret e saj kohe nė rrugėn ‘Hoxha Tahsim’ mė 20 prill pasdite nė orėn 16.00, ndėrsa Avniu ishte duke folur me Hoxhė Kadrinė. Alkoliku e qėllon nė nėnshpatullėn e majtė, pas shpine duke e ulur grykėn e pushkės me qėllim qė tė shkaktonte njė plagė tė ērregullt. Avniu pėrgjigjet me pushkė, por vrasėsi ėshtė larguar. Avniu nė spital”, mbaron Sejfullai. Dy ditė mė vonė, Avniu, jep shpirt dhe njėherėsh i jep shkėndijė urrejtjes sė vjetėr disavjeēare midis krahut demokrat dhe atij aristokratik. Pak javė mė vonė fillon Revolucioni dhe Zogu zbythet pėrkohėsisht pėr tė ardhur mė i fortė se kurrė. Nė Vlorė dhe nė tė gjithė Shqipėrinė shpėrthejnė manifestime...”Nė kėtė vazhdė befas partia demokratike vendosi ta zhvendosė tė vdekurin nė Vlorė dhe ta varrosė nė njė lėndinė tė vogėl trekėndėshe para barakės sė teatrit dhe kinemasė nė kryqėzimin e rrugės Skelė-Kaninė-Vlorė dhe pėrmbi tė tė ngrejė njė pėrmendore...Tre muaj mė vonė grumbulli i dheut dukej i lėnė pas dore ndėrsa pas tre vjetėsh ishte zhdukur fare...”, rrėfen Vlora, qė ditėn qė udhėtonin bashkė nė anije me Avniun, e qesėndiste falė trimave zezakė tė armatosur deri nė dhėmbė.
Jusuf Reēi vritet nga komunistėt, ndėrsa Avniu fle gjatė nė Vlorė derisa shumė vite mė pas, teksa e zhvarrosnin, dėshmitarėt panė se trupi i Avniut ishte ende i paprishur. Kishte fituar nderimin nė tė ri, kundrejt jetės sė shkurtėr. Njė kronikė tipike pėr tė synuar lehtė pushtetin e shqiptarėve...

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Avni Rustemi Empty Re: Avni Rustemi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi